logo
HARUN YAHYA

Pjesa E Trete
Aleanca E Tmerrshme Midis Darvinit Dhe Fashizmit

Aleanca E Përgjakshme Mes Darvinit Dhe Hitlerit

Nazizmi (Nacionalsocializmi) lindi në atmosferën kaotike të Gjermanisë, pas humbjes së saj në Luftën e Parë Botërore. Udhëheqësi i Partisë Nacionalsocialiste ishte Adolf Hitleri. Racizmi përbënte bazën e botëkuptimit të Hitlerit. Ai besonte se raca ariane, elementi bazë i kombit gjerman, ishte superiore ndaj të gjitha racave të tjera dhe duhej të sundonte mbi to. Ai ëndërronte që raca ariane të ndërtonte një perandori që do të zgjaste 1000 vjet.

Mbështetja shkencore që Hitleri gjeti për këto teori raciste ishte teoria e Darvinit.

Këshilltari më i rëndësishëm i Hitlerit, historiani racist gjerman Heinrich Von Treitschke, ishte mjaft i ndikuar nga teoria e evolucionit dhe i mbështeste pikëpamjet e tij raciste te Darvinizmi. Ai thoshte se "kombet mund të arrijnë zhvillim vetëm në kushtet e një konkurrence të fortë si përzgjedhja natyrore e Darvinit" dhe deklaronte se kjo do të thoshte luftë e përhershme dhe e pashmangshme. Ai ishte i mendimit se "të zaptosh me anë të shpatës është një mënyrë për t’i sjellë qytetërim barbarizmit dhe dituri injorancës". Ai shkruante:

"Raca e verdhë s’ia thotë fare për aftësi artistike dhe liri politike. Eshtë fati i racës së zezë që t’u shërbejë të bardhëve dhe të jetë objekt i përçmimit të tyre në përjetësi…"43

Ndërkohë që Hitleri zhvillonte teoritë e tij, ai gjeti frymëzim, ashtu si dhe Treitschke, te Darvini dhe sidomos tek ideja e Darvinit mbi luftën për mbijetesë. Për librin e tij famëkeq "Mein Kampf" (Lufta Ime), ai ishte frymëzuar pikërisht nga ideja e kësaj lufte për mbijetesë. Ashtu si Darvini, Hitleri u dha racave joevropiane statusin e majmunëve dhe tha: "Po hoqët gjermanët nordikë, s’mbetet gjë tjetër përveç vallëzimit të majmunëve."44

Në mitingun e partisë në vitin 1933 në Nuremberg, Hitleri shpalli se "një racë superiore e nënshtron një racë inferiore… një e drejtë që e vërejmë në natyrë dhe që mund të konsiderohet si e vetmja e drejtë e imagjinueshme", sepse mbështetet te shkenca.45

Hitleri, i cili besonte në epërsinë e racës ariane, mendonte se epërsia i ishte dhënë kësaj race nga natyra.

Në librin "Mein Kampf", ai shkruan si vijon:

Çifutët formojnë një kundër-racë nën-njerëzore, të destinuar për ligësi nga trashëgimia biologjike, ashtu siç është e destinuar raca nordike për fisnikëri… Historia do të arrijë kulmin me një perandori të re mijëvjeçare me një shkëlqim të paparë, e mbështetur në një hierarki racore të re, të caktuar prej vetë natyrës.46

Hitleri, i cili ishte i mendimit se qeniet njerëzore ishin kafshë të një shkalle të lartë zhvillimi, besonte se në vend që t’ua linte në dorë kontrollin e evolucionit forcave të natyrës apo fatit, me një fjalë rastësisë, ishte e domosdoshme ta merrte vetë në dorë zhvillimin e racës njerëzore. Ishte pikërisht ky qëllimi final i lëvizjes naziste. Që të realizonte këtë qëllim, hapi i parë ishte të ndante e të izolonte racat inferiore nga raca ariane, raca që ata besonin se ishte superiore.

Hitleri dhe libri i tij Mein Kampf

Hitleri dhe libri i tij "Mein Kampf", në të cilin ai shpalosi ideologjinë e tij.

Në këtë gjendje, nazistët iu futën punës për zbatimin e Darvinizmit dhe morën si shembull "Teorinë e Eugjenisë", që e kishte burimin te Darvinizmi.

Teoria E Eugjenisë Mbështetej Tek Idetë Darviniste

Teoria e Eugjenisë, e cila u shfaq në gjysmën e parë të shekullit XX, kishte për qëllim spastrimin e të sëmurëve dhe handikapatëve dhe përmirësimin e racës njerëzore duke rritur numrin e individëve të shëndetshëm. Sipas Teorisë së Eugjenisë, sikurse shfaqen lloje më të mira kafshësh, duke kryqëzuar kafshë të shëndetshme me njëra-tjetrën, ashtu mund të përmirësohet edhe raca njerëzore.

Siç mund të pritet, ata që e paraqitën programin e Eugjenisë ishin darvinistët. Në krye të valës eugjenike në Angli u vu kushëriri i Çarls Darvinit, Frensis Galton dhe i biri i Darvinit, Leonard Darvini.

Ishte e qartë se ideja e Eugjenisë ishte rezultat i natyrshëm i Darvinizmit. Në fakt, kësaj të vërtete iu kushtua një rëndësi e veçantë në ato botime që përkrahnin Eugjenisë. Në to thuhej: "Eugjenia është marrja përsipër nga ana e njeriut e evolucionit të vet."

Leonard Darvini, Frensis Galton

Frensis Galton Leonard Darvini

Kenneth Ludmerer, historian mjeksie në universitetin e Uashingtonit, vuri në dukje se ideja e Eugjenisë është aq e vjetër, sa "Republika" e Platonit, por ai shtoi, gjithashtu, se Darvinizmi ishte arsyeja që u ngjall interesimi për idenë e hedhur në shekullin XIX:

"…mendimi i Eugjenisë moderne lindi vetëm në shekullin XIX. Ngjallja e interesimit për Eugjeninë gjatë atij shekulli kishte rrënjë të shumta. Më e rëndësishmja ishte teoria e evolucionit, sepse idetë e Frensis Galtonit mbi Eugjenitikën – dhe ishte pikërisht ai që krijoi termin "Eugjeni" – ishin rrjedhim logjik i drejpërdrejtë i doktrinës shkencore të shtjelluar prej kushëririt të tij, Darvinit."47

Në Gjermani, i pari që u ndikua dhe e përhapi Eugjeninë ishte biologu i famshëm evolucionist Ernst Haeckel, i cili ishte mik i ngushtë dhe përkrahës i Darvinit. Për të mbështetur teorinë e evolucionit, ai paraqiti tezën e "përsëritjes", sipas së cilës embrionet e ndryshme të qenieve të gjalla ngjasonin me njëra-tjetrën. Më vonë u zbulua se si ai kishte fallsifikuar të dhënat kur kishte nxjerrë këtë pretendim.

Kur, nga njëra anë, Haeckel bënte mashtrime shkencore të këtij lloji, nga ana tjetër, i bënte propagandë eugjenike. Ai sugjeroi që fëmijët handikapatë të sapolindur të vriten menjëherë, sepse kjo, sipas tij, do të përshpejtonte evolucionin e shoqërisë. Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se leprozët dhe njerëzit e sëmurë me kancer dhe me sëmundje mendore duhet të vriten pa iu dhimbsur kujt. Përndryshe këta njerëz do t’i bëheshin barrë shoqërisë dhe do të ngadalësonin evolucionin. Studiuesi amerikan Xhorxh Stein e përmblodhi besnikërinë e verbër të Haeckel ndaj teorisë së evolucionit në një artikull të tijin në revistën "American Scientist" në këtë mënyrë:

… Ai [Heackel] ishte i mendimit se Darvini kishte të drejtë… njerëzimi, pa dyshim, kishte evoluar nga mbretëria e kafshëve. Si rrjedhim, (dhe këtu hapi fatal ishte hedhur me prezantimin e parë të rëndësishëm të Darvinizmit nga Heackel në Gjermani), ekzistenca shoqërore dhe politike e njerëzimit drejtohet nga ligjet e evolucionit, përzgjedhja natyrore dhe biologjia, siç tregohet qartë nga Darvini. Të mendoje ndryshe ishte bestytni.48

Heackel vdiq në 1919, por idetë e tij u trashëguan nga nazistët. Pak kohë pas ardhjes në pushtet të Hitlerit, nisi një program zyrtar Eugjenik. Hitleri e përmblodhi politikën e re në këto fjali:

Në pushtetin popullor, stërvitja e mendjes dhe e trupit do të luajë një rol të rëndësishëm, por edhe përzgjedhja njerëzore është po aq e rëndësishme…. Shteti ka për detyrë të shpallë si të papërshtatshëm për qëllime riprodhimi cilindo që duket qartë se është i sëmurë apo jo i shëndoshë gjenetikisht dhe duhet ta çojë deri në fund këtë detyrë pa mëshirë, pavarësisht nga mirëkuptimi apo mungesa e mirëkuptimit nga ana e ndonjërit. Ndalimi i riprodhimit të personave me të meta trupore apo mendore për një periudhë kohe prej vetëm 600 vjetësh do çonte në përmirësim të shëndetit të njeriut, gjë që s’mund të përfytyrohet në ditët e sotme. Po të realizohej dhe planifikohej pjelloria e anëtarëve më të shëndetshëm të racës, rezultati do të ishte një racë, e cila do t’i kishte humbur farat e kalbjes trupore dhe shpirtërore që bartim ne sot.49

Si domosdoshmëri e kësaj politike të ndjekur nga Hitleri, të sëmurët me të meta mendore, invalidët, të verbërit që nga lindja, si dhe individët me sëmundje gjenetike në shoqërinë gjermane, u mblodhën në "qendra sterilizimi" të veçanta. Këta njerëz konsideroheshin si parazitë të dëmshëm për pastërtinë dhe përparimin evolucionar të racës gjermane. Pak më vonë, në fakt, ata njerëz që ishin spastruar nga shoqëria filluan të vriten me urdhër të fshehtë të Hitlerit.

Këto vrasje u paraqitën si krejt të arsyeshme dhe ata që pranoheshin si inferiorë gjenitikisht, përshkruheshin si "pa përfitim" dhe pengesë për zhvillimin e kombit. Grupe të shumta, duke përfshirë raca e popuj të ndryshëm, që shiheshin si raca inferiore, dalëngadalë filluan të përfshihen në listë. Më vonë u përfshinë njerëzit e sëmurë e të moshuar, ata me verdhëz, ata me të meta të rënda mendore, shurdhmemecët, madje dhe ata me sëmundje të pashërueshme. Kur atleti zezak Xhesi Ouens fitoi 4 medalje ari në Lojrat Olimpike të Berlinit në 1936, Hitleri, edhe pse i uroi të gjithë konkuruesit, nuk pranoi të uronte Xhesi Ouensin dhe u largua nga stadiumi. Disa evolucionistë, madje, mbështetën pikëpamjen se femrat ishin inferiore ndaj meshkujve nga pikëpamja e evolucionit.

Dr. Robert Vartenberg, profesor i shquar i neurologjisë në Kaliforni, u përpoq të vërtetonte inferioritetin e femrave duke thënë se ato nuk do të mund të mbijetonin, po mos të kishin "mbrojtjen e meshkujve". Ai arriti në përfundimin se, për shkak se femrat që ishin më të dobta nuk eliminoheshin me shpejtësi falë kësaj mbrojtjeje, kjo sillte ngadalësim në procesin e evolucionit dhe për këtë arsye, përzgjedhja natyrore nuk vepronte aq shumë te femrat sa ç’vepronte te meshkujt. Në bazë të këtyre mendimeve, në Gjermaninë Naziste femrat ndaloheshin hapur që të ushtronin profesione të caktuara.50

Menjëherë pas zhvillimit të Darvinizmit dhe idesë së Eugjenitikës, në Gjermani, "shkencëtarët racistë" mbështetën hapur vrasjen e anëtarëve dhe segmenteve të padëshiruara të popullsisë. Një prej këtyre shkencëtarëve, Adolf Jost, "nxorri një thirrje për vrasje të drejtpërdrejtë mjekësore" në një libër të botuar në vitin 1895, "Das Recht auf den Tod" (E drejta për vdekjen). Josti ishte i mendimit se "për hir të shëndetit të organizmit shoqëror, shteti duhet të marrë përsipër vdekjen e individëve". Adolf Jost ishte udhëheqësi shpirtëror i Hitlerit, që u shfaq në skenën politike pothuajse 30 vjet më vonë. "Shteti duhet të kujdeset që vetëm të shëndetshmit të lindin fëmijë,"- thoshte Hitleri. "Ai duhet të shpallë si të papërshtatshëm për riprodhim të gjithë ata që kanë ndonjë lloj sëmundjeje apo që kanë trashëguar ndonjë mangësi e, si rrjedhim, mund ta lënë trashëgimi te të tjerët".51

Hitleri

Hitleri mblodhi vajza gjermane bjonde e sykaltra në një kamp dhe u sigurua që ato të shkonin me oficerët e forcave speciale(SS).
Në këtë mënyrë, ai ëndërronte të krijonte një racë superiore.

Në bazë të një ligji të nxjerrë në vitin 1933, 350.000 njerëz me të meta mendore, 30.000 evgjitë dhe qindra fëmijë zezakë u sterilizuan me metoda të tilla si tredhja, rrezet X, injektimet dhe shoku elektrik në zonën e organeve gjinitale. Një oficer nazist, ka thënë: "Nacionalsocializmi s’është gjë tjetër, veçse biologji e vënë në jetë."52

Përveç përpjekjeve për të përshpejtuar zhvillimin e racës gjermane me anë të vrasjes dhe politikave të pamëshirshme kundër njerëzve të pafajshëm, Hitleri po praktikonte edhe një formë tjetër të Eugjenitikës. Gra e burra bjondë e sykaltër, të pranuar si përfaqësues të racës gjermane, u inkurajuan të krijonin lidhje e të bënin fëmijë. Në 1935 "ferma" të veçanta riprodhimi u krijuan për këtë qëllim. Këto ferma, ku u vendosën vajza të reja që i plotësonin kriteret raciste, shpesh frekuentoheshin prej njësive të forcave speciale (SS). Fëmijët e jashtëligjshëm që lindnin në këto ferma rriteshin si ushtarë të mbretërisë së ardhshme gjermane njëmijë vjeçare.

Devijimi Ariano-Racor I Nazistëve

Nazistët përdorën përsëri koncepte darviniste për të vërtetuar superioritetin e racës ariane.

Darvini kishte pretenduar se me evoluimin e njerëzve zmadhohej edhe kafka e tyre. Nazistët e përqafuan fort këtë ide dhe ia nisën punës për matjen e kafkave, për të treguar se raca gjermane ishte superiore. Në çdo cep të Gjermanisë naziste u bënë krahasime që tregonin se kafkat gjermane ishin më të mëdha sesa ato të racave të tjera. Dhëmbët, sytë, flokët dhe tipare të tjera u vlerësuan në bazë të përmasave evolucionare. Individët që nuk përkonin me përmasat e kërkuara, duhej të shfaroseshin në emër të parimeve të Eugjenitikës.

Hitleri

Ashtu si Hitleri, Heinrich Himmler, shefi i gestapos, si dhe oficerë të tjerë nazistë kishin pikëpamje darviniste dhe kjo i bënte të kishin ide raciste e mizore.

E gjitha kjo marrëzi u krye në emër të zbatimit të parimeve darviniste në shoqëri. Historiani amerikan Michael Gordin, autor i librit "The Nazi Doctors and the Nuremberg Code" (Mjekët nazistë dhe kodi i Nurembergut), e zbulon realitetin në këtë mënyrë:

Unë mendoj se ajo që ndodhi ishte një kombinim i përsosur i ideologjisë naziste, Darvinizmit Social dhe higjenës racore, ashtu siç u shfaq në fund të shekullit XIX.53

Xhorxh Stein e shpjegon këtë dukuri:

Nacionalsocializmi, apo çfarëdo të ketë qenë, në fund të fundit ka qenë përpjekja e parë, plotësisht e ndërgjegjshme, për të organizuar një bashkësi politike, duke u mbështetur tek një biopolitikë e hapur: një biopolitikë në përputhje të plotë me faktet shkencore të revolucionit darvinian.54

Evolucionisti me famë. Sir Arthur Keith, shprehet për Hitlerin si vijon:

Fyreri gjerman është evolucionist; ai me vetëdije të plotë ka kërkuar ta bëjë praktikën e ndjekur në Gjermani të përputhet me teorinë e evolucionit.55

Autori i librit "Darwin: Before and After", Robert Clarke, nxori përfundimin se Adolf Hitleri "… ishte magjepsur nga mësimet evolucioniste, ndoshta, qysh në vegjëli. Hitleri arsyetonte se një racë më e lartë do të sundonte gjithmonë mbi një më të ulët."56Filozofia politike e Gjermanisë naziste mori formë nën ndikimin e këtyre ideve të Hitlerit.

Autori i librit "Raca dhe Rajhu", Joseph Tenenbaum shkruan se filozofia politike e Gjermanisë ishte ndërtuar në bazë të bindjes se për ecjen përpara të evolucionit ishin të domosdoshme:

… lufta, seleksionimi natyror dhe mbijetesa e më të fortit, të gjitha këto nocione dhe vëzhgime studimore të arritura…nga Darvini… por tashmë të zhvilluara që në embrion në filozofinë shoqërore gjermane të shekullit XIX... Në këtë mënyrë, u zhvillua doktrina e të drejtës së natyrshme të Gjermanisë për të sunduar botën në bazë të fuqisë supreme… [të një] marrëdhënijeje "çekani dhe kudhre" mes Rajhut dhe kombeve më të dobta.57

Adolf Hitleri nuk ishte i vetmi ndër udhëheqësit nazistë në "luftën e tij të evolucionit ideologjik." Hainrih Himler, kreu i gestapos, "pohoi se ligji i natyrës duhet të bëjë të vetën në luftën për ekzistencë." Në fakt, të gjithë udhëheqësit nazistë i ishin kushtuar evolucionit dhe racizmit gjerman, ashtu sikurse vlerësonin shumica e shkencëtarëve dhe industrialistëve gjermanë gjatë atyre viteve të mallkuara.58

Hitleri

Urrejtja E Hitlerit Për Fenë

Një arsye tjetër që shpjegon rëndësinë e madhe që Hitleri i dha teorisë së evolucionit ishte se ai e shikonte teorinë si një armë kundër besimit fetar. Hitleri ndjente një urrejtje të thellë për fetë me origjinë hyjnore. Virtytet morale si dhembshuria, mëshira dhe përulësia, të urdhëruara nga këto fe, përfaqësonin një pengesë të madhe për njeriun arian të pamëshirshëm dhe luftëtar që nazistët donin të krijonin. Kjo ishte arsyeja që, sapo erdhën në fuqi nazistët në vitin 1933, u përpoqën ta kthenin shoqërinë gjermane në besimet e hershme pagane. Kryqi i thyer (Swastika), simbol nga kulturat e vjetra pagane, ishte një shenjë e këtij rikthimi. Ceremonitë naziste, të mbajtura në çdo cep të Gjermanisë, përbënin një kthim në ritet e lashta pagane. Ideja e evolucionit, trashëgim nga kulturat pagane, shkonte për mrekulli me ideologjinë e Nazizmit. Hitleri një herë zbuloi qëndrimin e tij ndaj Krishtërimit kur e tha hapur se feja është:

... gënjeshtër e organizuar [që] s’duhet t’i mbetet as nam as nishan. Shteti duhet të mbetet padroni absolut. Kur isha më i ri, mendoja se ishte e domosdoshme t’i vihesh [shkatërrimit të fesë] …me dinamit… Situata përfundimtare duhet të jetë… në Fronin e Shën Pjetrit, një prift shërbyes i kaluar në moshë; ballë për ballë me të, ca plaka ogurzeza… Të rinjtë dhe të shëndetshmit janë në anën tonë… Popujt tanë më parë kanë arritur të jetonin mirë e bukur edhe pa këtë fe. Unë kam gjashtë divizione me forca speciale (SS) krejt indiferentë ndaj çështjeve të fesë.59

Këto fotografi përmbledhin vuajtjen, frikën, tmerrin dhe ankthin që i shkaktuan njerëzimit, Hitleri dhe ata që mendonin si ai. Darvinizmi, i cili ishte burimi i parë i këtij makthi, ende vazhdon t'i shkaktojë vuajtje njerëzimit kudo në botë.

Darvinizmi

Darvinizmi

Fotografi që tregojinë gjendjen e njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Hitleri isthte shkaktar i vrasjeve të miliona njerëzve.Ideologjia e tij çnjerëzore mbështetej te tezat e Darvinit për racat superiore dhe inferiore. Ai nuk ngurroi t'i vriste ata që i giykonte si raca inferiore.

Postera nga koha e Hitlerit që simbolizonin vrasjet e bëra në emër të tij.

Darvinizmi

Daniel Gasman i bëri të njohura arsyet e urrejtjes së Hitlerit për fenë në librin e tij "Origjina shkencore e Nacionalsocializmit":

Hitleri theksoi dhe veçoi idenë e evolucionit biologjik si armën kryesore kundër fesë tradicionale dhe vazhdimisht dënonte Krishtërimin, sepse ky i fundit kundërshtonte mësimet e evolucionit… Për Hitlerin, evolucioni ishte vula e shkencës dhe e kulturës bashkëkohore.60

Faktikisht, shkaku themelor i katastrofave të panumërta që përjetoi bota në shekullin XX ishte karakteri i njerëzve të tillë si Hitleri dhe nazistëve të pafe. Këta njerëz që mohonin ekzistencën e Zotit dhe besonin se qeniet njerëzore kishin evoluar derisa u bënë kafshë të zhvilluara, e shihnin veten si të pakontrolluar, pa kurrëfarë përgjegjësie në botë. Imoraliteti dhe tirania e tyre nuk njihte kufij dhe për këtë arsye ata vranë pa pikë mëshire miliona njerëz. Vështirësitë dhe vuajtjet që lindin në një shoqëri pa fe shihen qartë në shembullin e Hitlerit, Stalinit, Mao Ce Dunit, Pol Potit, Frankos, Musolinit e të tjerë, të cilët e mbytën në gjak shekullin XX. Sigurisht që duhet nxjerrë një mësim nga makthi që vjen nga mungesa e fesë.

Katastrofat E Shkaktuara Nga Darvino Fashisti Musolini

Në të njëjtën mënyrë që Hitleri përcaktoi politikën e tij duke përdorur Darvinizmin, po kështu, bashkëkohësi dhe aleati i tij, Benito Musolini, shfrytëzoi pretendimet dhe konceptet darviniste që të hidhte themelet e një Italie imperialiste dhe fashiste.

Musolini ishte një evolucionist kokë e këmbë, i cili mendonte se dhuna kishte qenë një forcë shtytëse në histori dhe se lufta çonte në revolucion. Për të, "mungesa e dëshirës nga ana e Anglisë për të marrë pjesë në luftë shërbeu vetëm për të vërtetuar dekadencën evolucioniste të Perandorisë Britanike."61

Në ballë të revistës "Il popolo d’Italia", të cilën e krijoi me ndihmën financiare të qeverisë franceze, ai vuri shprehjen: "Kush ka hekur, do të ketë edhe bukë". Me fjalë të tjera, ai po u thoshte njerëzve se që të mbushnin barkun, atyre u duhej forca e hekurt për të zhvilluar luftë.

Musolini zgjodhi sëpatën si simbol të fashizmit dhe partisë fashiste, sepse sëpata ishte simbol i luftës, dhunës, vdekjes dhe masakrës.

Mënyra e sjelljes së Musolinit, agresive dhe e prirur për dhunë, si e çdo fashisti, përshkruhet në librin e Denis Mack Smith. Në librin e tij, Smith shkruan se një prej besimeve të patundura të Musolinit ishte agresioni dhe instikti i tij bazë ishte përdorimi i dhunës.62

Politika agresive dhe shtypëse e Musolinit çoi në masakrimin e shumë njerëzve, lënien e tyre pa shtëpi e familje dhe shndërrimin e vendit në gërmadhë. Dhuna dhe shtypja u praktikuan nëpërmjet këmishëzinjve, jo vetëm në vendin e vet, por edhe në vendet e tjera. Në vitin 1935 ai pushtoi Etiopinë dhe deri në vitin 1941 kishte shfarosur 15.000 njerëz. Ai nuk vonoi të mbronte dhe të justifikonte pushtimin e Etiopisë me pikëpamjet raciste të Darvinizmit. Sipas Musolinit, etiopiasit ishin inferiorë, sepse ata bënin pjesë në racën e zezë dhe duhet ta kishin për nder të qeveriseshin nga një racë superiore si italianët.

Nga ana tjetër, ai e vazhdoi shtypjen e popullsisë muslimane të Libisë, të cilën e pushtoi më 3 tetor 1911 dhe. Pushtimit i erdhi fundi vetëm pas një marrëveshjeje të arritur më 10 shkurt 1947. Gjatë asaj periudhe, 1.5 milionë libianë ranë dëshmorë dhe qindra mijëra u plagosën.

Musolini, që ka hyrë në histori për mizorinë dhe shtypjen e tij, e përshkroi kështu Fashizmin që ai përkrahu dhe vuri në jetë, në një fjalim:

Fashizmi nuk është më çlirim, por tirani, s’është më mburoja e kombit, por mbrojtja e interesave vetjake.63

Siç pamë nga shembujt e Hitlerit dhe Musolinit, Fashizmi, ku të fortët dhe mizorët kanë gjithmonë të drejtë e janë superiorë dhe ku e vetmja mënyrë për të arritur sukses dhe zhvillim ishte përdorimi i forcës, agresionit, dhunës dhe luftës, ishte një zbatim i pretendimit të Darvinit se "të fortët jetojnë, të dobëtit vdesin", parim ky që bëri miliona e miliona njerëz të vuajnë.

franco_2

Fashisti Franko Dhe Shtypja Që Solli Ai Në Spanjë

Një tjetër shtypës fashist që e shndërroi shekullin XX në një det gjaku ishte Franko. Ai organizoi lëvizjen "Falange" në Spanjë me përkrahjen e fashistëve darvinistë, Hitlerit e Musolinit, dhe i shkaktoi vuajtje të mëdha e shtypje popullit të Spanjës. Frankoja e futi popullin e tij në luftë civile, duke nxitur vëllain kundër vëllait, babain kundër të birit. Gjatë luftës civile në Spanjë, mesatarisht 250 njerëz në ditë vriteshin në Madrid, 150 në Barcelonë dhe 80 në Sevilje. U kryen edhe shumë ekzekutime që u ngulitën fort në kujtesën e njerëzve. Masakra të pamëshirshme kryheshin në të gjithë vendin. Në një fshat të vogël malor në veri të Madridit, 31 fshatarë u arrestuan, sepse nuk kishin votuar për Frankon dhe, nga këta, 13 u nxorën jashtë fshatit me kamion dhe u vranë në anë të rrugës. Fashistët hynë në një qytet pranë Seviljes, me një popullsi prej 11.000 banorësh dhe vranë më shumë se 300 njerëz. Si pasojë e ngjarjeve të dhunshme që vazhduan në këtë mënyrë, rreth 800.000 njerëz u vranë në luftën civile dhe 200.000 të tjerë u ekzekutuan me urdhër të Frankos. Miliona u plagosën apo u gjymtuan.

S'u tregua pikë mëshirë as për fëmijët në Luftën Civile të Spanjës, për të cilën shkaktar ishte Franko. Njerëzit u nxorën nga shtëpitë e tyre pa asnjë arsye dhe u qëlluan. Njerëz të pafajshëm u vranë, u gjymtuan, humbën familjet dhe të dashurit e tyre. Këto s'ishin gjë tjetër, veçse pasqyrim i mizorisë fashiste në jetën e përditshme.

fashiste

Frankoja I Dhuroi Hitlerit Popullsinë E Një Fshati Të Tërë Për Të Provuar Armët E Tij!

Përkrahësit më të flaktë të Frankos në luftën civile ishin Hitleri dhe Musolini. Franko nuk e la përkrahjen e aleatëve të tij pa e shpërblyer: ai bëri një nga marrëveshjet më mizore e më të pamëshirshme në të gjithë historinë, duke u dhënë nazistëve për dhuratë qytete të vogla si Guernika, për të provuar armët e tyre të reja.

Në mëngjesin e 5 majit 1937 banorët e qytetit të vogël të Guernikës u zgjuan për të parë vdekjen që e sollën aeroplanët bombardues gjigandë dhe tonelatat me bomba, mrekullitë e reja të teknologjisë naziste. Qyteti i vogël ishte lënë nga Frankoja që të bënin prova aeroplanët e nazistëve.64

Kjo ngjarje ishte vetëm një nga frytet e asaj filozofie të çmendur që i konsideronte qeniet njerëzore si kavie laboratori. Kjo filozofi, që la mijëra njerëz të vdesin vetëm e vetëm që të provohej fuqia e armëve të saj dhe që gjymtoi, dëmtoi e torturoi mijëra të tjerë, është e gjallë ende sot, e fshehur pas maskave të ndryshme. Ajo do të vazhdojë për aq kohë sa të mbahet gjallë filozofia darviniste.

Roli Paraprak I Darvinizmit Në Luftën E Parë Dhe Të Dytë Botërore

Në librin e tij "Evropa që prej 1870-ës", profesori i njohur i historisë James Joll shpjegon se një prej faktorëve që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore ishte besimi që kishin udhëheqësit e Evropës së asaj kohe tek idetë darviniste:

Kemi parë se si idetë darviniste patën ndikim të madh në ideologjinë e imperializmit në fund të shekullit XIX, por është e rëndësishme të kuptosh se sa shabllon është marrë doktrina e luftës për ekzistencë dhe seleksionimi natyror nga pjesa më e madhe e udhëheqësve të Evropës në vitet para Luftës së Parë Botërore. Oficeri madhor austro-hungarez, p.sh., Franc Baron Conrad fon Hoetzendorff, shkroi në kujtimet e tij pas luftës:

"Fetë filantropike, parimet morale dhe doktrinat filozofike sigurisht që nganjëherë mund të shërbejnë për të dobësuar luftën e njerëzimit për ekzistencë në formën e tij më primitive, por ato nuk do t’ia dalin dot kurrë ta përjashtojnë atë si një motiv shtytës të botës… Katastrofa e luftës botërore ndodhi pikërisht në përputhje me këtë parim të madh, si rezultat i forcave shtytëse në jetën e shteteve dhe popujve, si stuhi me bubullima, e cila duhet, për nga natyra që ka, të shkarkohet."

E parë kundrejt këtij sfondi ideologjik, këmbëngulja e Konradit për nevojën e një lufte parandaluese në mënyrë që të ruhet monarkia austro-hungareze, bëhet e kuptueshme.

Kemi parë, gjithashtu, se si këto pikëpamje nuk i kishin vetëm personalitetet ushtarake dhe se Maks Veberi, p.sh., merrej shumë me luftën ndërkombëtare për mbijetesë. Edhe Kurt Ricler, ndihmësi personal dhe njeriu i besuar i kancelarit gjerman Teobald fon Betman-Holvek, shkroi në vitin 1914: "Urrejtja absolute dhe e përjetshme në marrëdhëniet mes popujve është e lindur dhe armiqësia që e vërejmë ngado nuk është pasojë e një shmangieje nga natyra njerëzore, por është thelbi i kësaj bote dhe burimi i vetë jetës."65

Fridrih fon Bernhard, gjeneral në Luftën e Parë Botërore dhe darvinist social gjerman, ishte, gjithashtu, një prej këtyre udhëheqësve. "Lufta," deklaronte Bernhard "është nevojë biologjike; ajo është aq e domosdoshme sa ç’është dhe lufta e forcave të natyrës. Ajo jep një vendim të drejtë nga ana biologjike, meqë vendimet e saj mbështeten te vetë natyra e gjërave."66

Siç e kemi parë, Lufta e Parë Botërore shpërtheu për shkak të mendimtarëve, gjeneralëve dhe udhëheqësve evropianë, të cilët e shikonin fillimin e luftës, derdhjen e gjakut dhe shkaktimin e vuajtjeve si një lloj "zhvillimi" dhe ligj të pandryshueshëm të natyrës. Frymëzimi ideologjik që e çoi tërë këtë brez në shkatërrim me këto ide tërësisht të rreme, s’ishin tjetër veçse konceptet e Darvinit mbi "luftën për mbijetesë" dhe "racat e privilegjuara". Dy vjet pasi Bernardi tha këto fjalë, shpërtheu Lufta e Parë Botërore, që do të sillte zhvillim biologjik (!), duke lënë pas 8 milionë të vdekur, qindra qytete gërmadhë dhe miliona të plagosur, të gjymtuar, të pastrehë dhe të papunë. Rrënjët e luftës naziste, që nisi 21 vjet më vonë dhe la rreth 50 milionë të vdekur, i gjen, gjithashtu, te Darvinizmi.

Diktatorët

Diktatorët dhe tiranët darvinistë që besonin se lufta do t'i çonte drejt përparimit të njerëzimit, e shndërruan shekullin XX në një det gjaku. Ata përhapën dhunë anekënd botës.

Shpesh, Hitleri e lidhte politikën e tij të luftës dhe genocidit me Darvinizmin. Ai e shihte luftën, jo vetëm si mjet për të eliminuar racat më të dobëta, por, gjithashtu, edhe si forcë për të hequr qafe anëtarët e dobët të racës supreme. Gjermania naziste e lëvdonte luftën pjesërisht për këtë arsye, sepse në mendjet e mbrapshta lufta ishte një hap themelor për përparimin e racës.

Evolucionisti A. E. Wiggam e shpjegoi "bindjen se lufta e zhvillon njeriun", tek e cila Hitleri mbështeste politikën e tij, në një libër të botuar në vitin 1922:

… një herë e një kohë zor se mund të thuhet se njeriu kishte më shumë tru se kushërinjtë e tij antropoidë, majmunët, por, duke shkelmuar, duke kafshuar, duke u përleshur dhe duke ia kaluar me zgjuarsi armiqve të tij, truri i njeriut u zmadhua shumë dhe iu shtua mençuria e shkathtësia, në mos përmasa e tij…67

Hitlerin e përkrahnin evolucionistë si Wiggam, ndaj dhe ai e shihte luftën si një detyrim për ata që donin të mbijetonin, gjë që e tha hapur në librin e tij "Mein Kampf":

E gjithë bota e natyrës është një betejë e fuqishme mes fuqisë dhe dobësisë, e cila pason një fitore të përjetshme të të fortit kundër të dobtit. Nuk do të kishte gjë tjetër veçse kalbëzim në të gjithë natyrën, në qoftë se nuk do ndodhte kështu. Ai që do të jetojë, duhet të luftojë. Ai që nuk do të luftojë në këtë botë, ku lufta e përhershme është ligji i jetës, nuk e gëzon të drejtën për të ekzistuar. Të mendosh ndryshe do të thotë të "fyesh" natyrën. Brengat, mundimet dhe sëmundjet janë kundërpërgjigjia e saj.68

Duke pasur parasysh pretendimet e Darvinit se i forti mbijeton pas luftës për mbijetesë dhe se llojet e zhvilluara me këtë mënyrë përshtaten në shoqëritë njerëzore, edhe luftrat nisën të shiheshin si domosdoshmëri për zhvillimin e njerëzimit. Për shembull, Hitleri deklaroi se merita për madhështinë e Gjermanisë i takon eliminimit, gjatë luftrave shekullore, të anëtarëve më të dobët të shoqërisë së saj. Gjermanët nuk e kishin të huaj luftën dhe ky justifikim i ri "shkencor" përbënte një forcë për të mbështetur politikat luftëdashëse.

Lufta e Vietnamit

Lufta e Vietnamit
Lufta e Vietnamit, në të cilën u vranë apo u plagosën më shumë se një milion njerëz nga të dy palët, la shumë njerëz në vuajtje e mjerim edhe pas mbarimit të saj. Për më tepër, shumë prej këtyre njerëzve u detyruan ta bëjnë luftën mijëra milje larg shtëpive të tyre.

Lufta e Vietnamit

Një baba që po u tregon trupave të Vietnamit Jugor fëmijën e tij të vrarë, gjatë ndjekjeve të forcave guerrilase të Viet Kongut.

Bosnjë dhe Kosovë

Bosnjë dhe Kosovë
Ngjarjet e kohëve të fundit në Bosnjë e Kosovë nuk duhet të harrohen kurrë. Mungesa e dhembshurisë për njerëzit e pafajshëm, sepse i përkisnin një feje, një race a kulture tjetër, mosshtrirja e dorës për ndihmë, si dhe shtypja e njerëzve të pafajshëm në mes të Evropës që vazhdoi prej vitesh, tregojnë qartë shthurjen morale dhe mungesën e dhembshurisë që mbizotëron në shekullin XX.

Xhakartë

Xhakartë
Gjatë kryengritjes së majit në Xhakartë, morgu i qytetit u mbush plot e përplot me të vdekur. Nga luftimet që u bënë në vend u shkatërruan qytete dhe u dogjën makina.

Irlandë e veriut

Irlandë e veriut
Njerëz që jetonin me frikë e në mjerim dhe rrugë të shkatërruara si pasojë e sulmeve terroriste gjatë përleshjeve dhjetëra vjeçare midis Britanisë së Madhe dhe Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA). Fotografia anash tregon situatën në 1972. Fotografia poshtë atë të vitit 1986.

Diku tjetër, Hitleri ka pretenduar se: "qytetërimi njerëzor nuk do të ekzistonte, ashtu siç e njohim sot, nëse nuk do të bëhej fjalë për luftën e vazhdueshme."69

Në lidhje me çështjen e luftës, Heackel propozoi që të vihen në jetë metodat e spartanëve të Greqisë së Lashtë. Ai pretendoi se "duke vrarë të gjithë fëmijët, përveç atyre që ishin të fuqishëm e gëzonin shëndet të përkryer", spartanët ishin "vazhdimisht në kulmin e fuqisë dhe energjisë."70

Lufta shihej si "një rregullues i domosdoshëm" i popullsive në të gjithë Evropën dhe jo vetëm në Gjermani. "Po të mos ishte lufta,"- shkruan darvinisti social gjerman Fridrih fon Bernhard, - "ndoshta do të shihnim se raca inferiore dhe të degjeneruara do t’ia kalonin në numër e pasuri racave të shëndetshme dhe rinore.

Rëndësia rigjeneruese e luftrave qëndron në atë se ajo sjell përzgjedhjen dhe, kështu, lufta kthehet në një domosdoshmëri biologjike.71

Siç e kemi parë nga sa kemi treguar deri tani, Hitleri dhe ideologët nazistë që e përkrahnin atë e shihnin luftën si një domosdoshmëri me frymëzimin që e gjenin te Darvinizmi. Duke vënë në jetë këtë domosdoshmëri, ata i shkaktuan vuajtje të ndryshme popullit të tyre dhe popujve të tjerë në botë. Nga ky këndvështrim s’do të bënim kurrfarë gabimi po ta cilësonim Çarls Darvinin si një nga përgjegjësit kryesorë për vuajtjet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.Profesor Dr. Jerry Bergmann bën fjalë kështu për ndikimin e Darvinizmit mbi Luftën e Dytë Botërore:

Provat se idetë darviniste patën një efekt të jashtëzakonshëm te mendimi dhe praktika gjermane, janë shumë të qarta… Në fakt, idetë darviniste ndikuan në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, humbjen e 40 milionë jetëve dhe vajtjen dëm të rreth 6 trilionë dollarëve. Duke qenë i bindur deri në fund se evolucioni nuk ishte një gënjeshtër, Hitleri e konsideronte veten si shpëtimtarin modern të njerëzimit… Duke zhvilluar një racë superiore, bota do ta mbante si njeriun që e ngriti njerëzimin në një shkallë më të lartë evolucioni.72

Sigurisht që ka pasur luftra të panumërta në botë edhe para se Darvini të nxirrte teorinë e tij, por për shkak të ndikimit që pati teoria e tij, për herë të parë, luftës iu dha një miratim i rremë nga shkenca. Maks Nordaw drejtoi vëmendjen nga roli negativ i Darvinit për çështjen e luftrave në një artikull të titulluar "The Philosophy and Morals of War" (Filozofia dhe etika e luftës) që bëri bujë në Amerikë:

Personaliteti më i madh nga të gjithë përkrahësit e luftës është Darvini. Meqë teoria e evolucionit është përhapur, ata mund ta mbulojnë barbarizmin e tyre të lindur me emrin e Darvinit dhe t’i shpallin instiktet gjakatare të skutave më të thella të zemrës së tyre, si fjala e fundit e shkencës.73

S’ishte rastësi që shekulli XX njohu luftrat më të përgjakshme që ka parë ndonjëherë bota me sy, pasi ai shekull ishte pasardhësi i shekullit XIX, i cili ishte mbrujtur me ide të ideologëve të tillë materialistë si Darvini, Marksi dhe Frojdi. Darvinizmi kishte përgatitur terrenin teorik e të ashtuquajtur shkencor që do të përfundonte në luftë dhe tiranët, që e shikonin luftën si të domosdoshme për zhvillimin e njerëzimit, vranë gjithsej 60 milionë njerëz në të dy luftrat botërore.

Luftra Nga Të Gjitha Anët E Botës Neonazistët

Edhe pse udhëheqësit fashistë si Hitleri, Musolini dhe organizatat naziste të lidhura me ta (SA, SS dhe Gestapoja) apo "këmishëzinjtë" e Musolinit sot duken sikur i përkasin të kaluarës, organizatat neonaziste që ndjekin idetë e tyre e vazhdojnë ende veprimtarinë. Sidomos në vitet e fundit, lëvizjet raciste e fashiste janë rizgjuar në shumë vende evropiane. Në ballë të këtyre lëvizjeve qëndrojnë neonazistët e Gjermanisë.

Neonazistët kanë në rradhët e tyre rrugaçë të papunë, të droguar dhe tipa të etur për gjak. Ata zotërojnë të gjitha tiparet e mentalitetit fashist. Një artikull gazete për neonazistët tregon se sa i tërheq ata gjaku dhe dhuna:

Gjaku, nderi dhe fanatizmi… Mjaftojnë këto tri fjalë për të përmbledhur vlerat e anëtarëve të Grupit Fashist të Olimpias. Sot organizata ka 35.000 anëtarë dhe në sytë e të tërëve mund të vihet re dëshira e papërmbajtur për t’u ngritur.74

Neonazistët janë ndikuar nga i njëjti arsyetim darvinist, si "të parët" e tyre, Hitleri dhe udhëheqësit e tjerë nazistë. Në faqet e internetit që kanë hapur për propagandë naziste dhe raciste ka mundësi të ndeshësh fjalët e Darvinit dhe lëvdata për të, sepse Darvini u siguron mbështetje të gjitha lëvizjeve dhe ideve neonaziste. Prandaj, në faqet e tyre ata e paraqesin Darvinizmin si teori që duhet të pranohet, pa pasur nevojë për prova.

Sulmet dhe vrasjet që kryejnë neonazistët janë krejt të pamëshirshme. Ata ndjejnë kënaqësi kur i djegin njerëzit të gjallë, kur frikësojnë dhe torturojnë fëmijët e vegjël. Turqit janë ndër grupet kryesore që mbahen veçanërisht në shënjestrën e tyre. Neonazistët shfaqin urrejtjen dhe armiqësinë e tyre për turqit në çdo cep të faqeve të tyre të internetit dhe e tregojnë këtë urrejtje me vepra. Kjo deklaratë për turqit është botuar në një faqe interneti të neonazistëve:

Neonazistët

Neonazistët ndërmorën një sulm kundër turqve në qytetin e Mëlnit në vitin 1992.

5
Për shembull, po të ishte në dorën time sot, do të më pëlqente të shihja një pjesë të madhe të turqve në dhomat e gazit.75

Emri ku neonazistët mbështesin urrejtjen e tyre ndaj turqve është përsëri Çarls Darvini. Neonazistët mendojnë se po japin një shpjegim të ashtuquajtur shkencor për urrejtjen e tyre ndaj turqve, duke iu referuar pretendimeve absurde të Darvinit. Në faqen e fundit të këtij kapitulli mund të shihni disa faqe interneti të neonazistëve, të cilat i thurin lavde Darvinit dhe shprehin mendimet e tyre për kombin turk.

Dhuna neonaziste kundër turqve dhe popujve të tjerë është shtuar kohët e fundit. Gazeta e përditshme turke "Sabah", e datës 12 gusht 2000, bëri të njohur një listë të sulmeve neonaziste gjatë verës së vitit 2000:

- Në qershor u thyen dritaret e xhamisë "Rahman" në qytetin e Gerës në krahinën e Tyringenit

- Dy shishe (molotov) u hodhën në një xhami turke në qytetin e vogël të Epingenit në krahinën e Baden-Vyrtembergut.

- Një shishe me lëndë plasëse u hodh në Xhaminë e Gjelbër në lagjen Utersen të Pinebergut.

- Një ndërtese ku banonin turq iu vu zjarri në Memingen.

- Në Bokolt një lokali turk dhe një godine ku banonin libanezë iu vu zjarri. 14 njerëz u plagosën, njëri në gjëndje të rëndë.

- Në qytetin e Kemnicit në Gjermaninë Lindore foshnja 7-muajshe e një familjeje irakene u hodh përdhe. Fytyra e foshnjes u dëmtua kur preku betonin.76

Neonazistët

Faqet e internetit të hapura nga neonazistët. Në këto faqe, neonazistët që nderojnë Darvinin, fyejnë e kërcënojnë turqit.

Neonazistët

Revista "Stern" (Nr. 40/1992) shkruan: GJERMANIA NE RENIE Çdo ditë sheh sulme me gurë dhe bomba zjarrhedhëse kundër kampeve të refugjatëve. Urrejtja e përgjithshme kundër të huajve po rritet dhe frika për të ardhmen sundon. Politikanët janë të pafuqishëm. Lëvizja e krahut të djathtë në Gjermani shihet me ankth nga shtetet e huaja. Ku po shkon ky vend kështu?

Jo shumë kohë më parë kanë ndodhur incidente edhe më të rënda. Duke marrë për bazë urrejtjen e Darvinit ndaj turqve, neonazistët organizuan një sulm kundër turqve në Mëln në nëntor të 1992-shit. Më vonë, në vitin 1993, 5 turq u dogjën të gjallë në Solingen prej neonazistëve.77

Shtypi e përshkroi këtë sulm si "sulmin më mizor racist në historinë e Gjermanisë qysh prej epokës naziste". Sulme të këtij lloji filluan te haseshin shpesh në vitet në vijim. Shtëpive të shumë turqve iu vu zjarri, ndërsa të tjerë u rrahën dhe u plagosën. Sulme të ngjashme u zhvilluan edhe në Hollandë. Në një sulm kundër turqve mbetën të vrarë një grua dhe pesë fëmijët e saj. Njerëzit që morën pjesë në kortezhin e përmortshëm që u mbajt, morën letra kërcënuese me kryqin e thyer përsipër.

Neonazistët

"Stern" (Nr.40/1992)shkruan: Këngët e së djathtës radikale përbëjnë muzikën e marshimit për aktet e dhunshme drejtuar të huajve. Të rinjtë, numri i të cilëve shtohet nga dita në ditë, sidomos në krahinat e reja gjermane, po nxiten prej këtyre ritmeve agresive.

Këto incidente janë vetëm disa nga sulmet raciste kundër turqve. Sulmet dhe vrasjet e këtyre grupeve fashiste, pasardhës besnikë të Darvinit dhe fashistëve si Hitleri, vazhdojnë ende. Masat ligjore nuk do të mjaftojnë për të ndaluar sulmet çnjerëzore të këtyre grupeve. Mënyra e sigurtë, për t’u dhënë fund atyre, është lufta serioze ideologjike krahas masave ligjore. Veprimet e dhunshme të këtyre njerëzve që e shohin racizmin si ligj të natyrës nuk do të mbarojnë për sa kohë që idetë darviniste nuk do të jenë hedhur poshtë si antishkencore.

SHENIME

43- Alaeddin fienel, Irk ve Irkçilik Düflüncesi (Ideja e racës dhe Racizmi), Ankara:Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, fq.62-6

44- War Against Religion http://www.geocities.com/ Heartland/Meadows/1733/book2-ch3.html

45- J. Tenenbaum., Race and Reich, Twayne Pub., New York, fq. 211, 1956; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin. org/holocaust.htm

46- L.H. Gann, »Adolf Hitler, The Complete Totalitarian«, The Intercollegiate Review, Fall 1985, fq. 24; cituar në librin e Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989, fq. 78

47-K. Ludmerer., Eugenics, In: Encyclopedia of Bioethics, Edited by Mark Lappe, The Free Press, New York, fq. 457, 1978; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, www.trueorigin.org/ holocaust.htm

48-G. Stein., Biological science and the roots of Nazism, American Scientist 76(1): fq. 54, 1988; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust.htm

49-Adolf Hitler, Mein Kampf, München: Verlag Franz Eher Nachfolger, 1993, fq. 44, 447-448; cituar nga A.E. Wilder Smith, Man’s Origin Man’s Destiny, The Word For Today Publishing 1993, fq. 163, 164

50-P. Weindling, Health, Race and German Policies Between National Unification and Nazism 1870-1945, Cambridge University Press, Cambridge, MA, 1989, cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and The Nazi Race Holocaust, www.trueorigin.org/holocaust.htm

51-Theodore D. Hall, The Scientific Background of the Nazi »Race Purification« Program, http://www.trufax. org/avoid/nazi.html

52-Theodore D. Hall, The Scientific Background of the Nazi »Race Purification« Program, http://www.trufax. org/avoid/nazi.html

53-John J. Michalczyk (editor), Nazi Medicine: In The Shadow of The Reich (film dokumnetar), First Run Features, New York, 1997

54-George J. Stein, »Biological Science and the Roots of Nazism«, American Scientist, vol. 76, (Janar/Shkurt 1988), fq. 52

55-Sir Arthur Keith, Evolution and Ethics, New York: G.P. Putnam’s Sons, 1947, fq. 14

56-Robert Clark, Darwin: Before and After, Grand Rapids International Press, Grand Rapids, MI, 1958. fq.115

57-A. Keith, Evolution and Ethics, G. P. Putnam’s Sons, New York, fq. 230, 1946, cituar by Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, www.trueorigin. org/holocaust.htm

58-Francis Schaeffer, How Shall We Then Live?, Old Tappan, N.J.: Revell, 1976, fq. 151; cituar nga Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989, fq. 78

59-A. Hitler, Hitler’s Secret Conversations 1941–1944, With an introductory essay on The Mind of Adolf Hitler by H.R. Trevor-Roper, Farrar, Straus and Young, New York, fq. 117, 1953; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http:// www.trueorigin.org/holocaust.htm

60-Daniel Gasman, The Scientific Origins of National Socialism: Social Darwinism in Earnest Haeckel and the German Monist League, New York: American Elsevier Press, 1971, fq. 168

61-Robert E.D. Clark, Darwin: Before and After, London: Paternoster Press, 1948, fq. 115, cituar nga in Henry M. Morris, The Long War Against God, Baker Book House, 1989, fq. 81

62-Denis Mack Smith, Mussolini, fq. 14

63-John P. Diggins, Mussolini and Fascism, Princeton University Press, 1972, fq. 15

64-Cagdas Liderler Ansiklopedisi, Vol. 2, fq. 669

65-James Joll, Europe Since 1870: An International History, Penguin Books, Middlesex, 1990, fq. 164

66-M.F. Ashley-Montagu, Man in Process (New York: World. Pub. Co. 1961) fq. 76, 77 cituar nga Bolton Davidheiser, W E Lammers (ed) Scientific Studies in Special Creationism, 1971, fq. 338-339

67-A.E. Wiggam, The New Dialogue of Science, Garden Publishing Co., Garden City, NY, fq. 102, 1922; cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust.htm

68-Robert Clark, Darwin: Before and After, Grand Rapids International Press, Grand Rapids, MI, 1958., fq. 115-116; Cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust. htm

69-Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust.htm 70 Earnest Haeckel, The History of Creation: Or the Development of the Earth and Its Inhabitants by the Action of Natural Causes, Appleton, New York, 1876, fq. 1

70- cituar nga Jerry Bergman, Darwinism and the Nazi Race Holocaust, http://www.trueorigin.org/holocaust. htm

71-Theodore D. Hall, The Scientific Background of the Nazi »Race Purification« Program, http://www.trufax. org/avoid/nazi.html

72-Marshall Hall, Hitler, Lenin, Stalin, Mao et al: The Role of Darwinian Evolutionism in Their Lives, http:// www.fixedearth.com/hlsm.html

73-Max Nordau, The Philosophy and Morals of War, North American Review 169 (1889):794 cituar nga Richard Hofstadter, Social Darwinism in American Thought, Boston: Beacon Press, 1955, fq.171

74-Tempo Magazine, 14 Korrik 1991

75-http://chefsseite.tsx.org/

76-Sabah Daily, 12 Gusht 2000

77-San Francisco Examiner, 1 prill1997

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje: Shkaktarët e vuajtjeve në shekullin XX
  • Një histori e shkurtër e Darvinizmit
  • Racizmi dhe kolonializmi i Darvini
  • Aleanca e tmerrshme midis Darvinit dhe Fashizmit
  • Darvinizmi: Burimi i Barbarisë Komuniste
  • Kapitalizmi dhe lufta për mbijetesë në ekonomi
  • Rrënimi moral që solli Darvinizmi
  • Perfundimi: Moçali i Darvinizmit duhet tharë