logo
HARUN YAHYA

JETA Ë KËSAJ BOTE

Universi ynë është i rregulluar në mënyrë të përsosur. Yje dhe galaktika të panumërta lëvizin nëpër orbitat e tyre në një harmoni të plotë. Galaktikat që përbëhen gati prej 300 miliardë yjeve lëvizin njëra pranë tjetrës dhe për çudi të të gjithëve, gjatë këtij kalimi gjigant nuk ndodhë asnjë përplasje. Rregulli tillë nuk mund t’i përshkruhet rastësisë. Bile, shpejtësitë e objekteve në univers janë përtej kufijve të imagjinatës së njeriut. Dimensionet fizike të hapësirës janë të shumë të mëdha kur i krahasojmë me matjet që i bëjmë në tokë. Yjet dhe planetët, me masa prej bilionë e trilionë tonelata, e galaktikat, me madhësi që mund të llogariten vetëm përmes formulave matematikore, të gjitha këto lëvizin në rrugët tyre të caktuara në hapësirë me shpejtësi të pabesueshme.

Për shembull, toka sillet rreth boshtit të vet ashtu që një pikat në sipërfaqe e saj lëvizin me një shpejtësi mesatare prej rreth 1,670 km/h. Shpejtësia mesatare lineare e tokës rreth diellit është 108,000 km/h. Këto shifra, sidoqoftë, kanë të bëjnë vetëm me tokën. Ne hasim në shifra edhe shumë më të mëdha kur t’i shqyrtojmë dimensionet përtej sistemit diellor. Në univers, siç sistemet rriten në madhësi, edhe shpejtësitë rritet. Sistemi diellor rrotullohet rreth qendrës së galaktikës me shpejtësi prej 720,000 km/h. Shpejtësia e vetë Rrugës së Qumështit, që përmban rreth 200 bilion yje, është 950,000 km/h. Kjo lëvizje e vazhdueshme është e pakonceptueshme. Toka, së bashku me sistemin diellor, çdo vit lëviz për 500 milion km larg vendit ku ka qenë para një viti.

Ekziston një ekuilibër i jashtëzakonshëm brenda kësaj lëvizje dinamike dhe zbulon se jeta në tokë është e bazuar në një balancim shumë delikat. Një ndryshim i vogël, qoftë edhe milimetrik në orbitën e trupave qiellorë mund të shkaktojë pasoja shumë serioze. Disa mund të jenë aq të dëmshme saqë jeta në tokë do të bëhej e pamundur. Në sistemet e tilla ku ekziston ekuilibri i madh si dhe shpejtësi marramendëse, në çdo kohë mund të ndodhin aksidente gjigante. Mirëpo, fakti që ne jetojmë jetën normale në planetin tonë bën që ne të harrojmë për rreziqet që ekzistojnë në univers. Rregulli i tanishëm i universit me gati numër të parëndësishëm të përplasjeve për të cilat ne dimë, thjeshtë na bën që të mendojmë se neve na rrethon një mjedis i përsosur, i qëndrueshëm dhe i sigurt.

Njerëzit nuk mendojnë shumë për çështje të tilla. Kjo është pse ata kurrë nuk shohin rrjetin e jashtëzakonshëm të kushteve të ndërlidhura mes veti që e bën jetën e mundur në tokë e as që e kuptojnë ata se njohja e qëllimit të vërtetë të jetës së tyre është aq e rëndësishme. Ata jetojnë madje pa e pyetur veten se si ky ekuilibër i pafund e delikat e ka zanafillën.

Megjithatë, njeriut i është dhënë mundësia për të menduar. Njeriu pa medituar në mënyrë të vetëdijshme dhe të mençur për ambientin që e rrethon, kurrë nuk do të mund ta shoh realitetin apo të ketë ide më të vogël pse është krijuar kjo botë dhe kush është ai që bën këtë rregull të madh të lëviz me aq rimë të përkryer.

Dikush që i rreh në mendje këto çështje dhe e kupton rëndësinë e tyre do të përballët me faktin e pashmangshëm: universi në të cilën jetojmë është e krijuar nga Krijuesi, ekzistenca dhe cilësitë e të Tij janë të shfaqura në çdo gjë që ekziston. Toka, një pikë e imtë në univers, është krijuar që të shërbejë për një qëllimi të rëndësishëm. Asgjë nuk ndodhë pa qëllim të caktuar në rrjedhën e jetës sonë. Krijuesi, duke i shfaqur cilësitë e Tij, fuqinë e Tij dhe urtësinë nëpër univers, nuk e ka lënë njeriun të vetmuar por e ka vendosur atë me qëllim të rëndësishëm.

Arsyeja pse njeriu ekziston në tokë është treguar hollësisht nga Allahu në Kur’an:

Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmiri. Ai është ngadhënjyesi, mëkatëfalësi. (Al Mulk: 2)

Ne e krijuam prej ujit të bashkë-dyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. ) (Al Insan: 2

Në Kur’an, Allahu më tutje e bën të qartë se asgjë nuk është pa qëllim:

Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar). Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë. (Enbia: 16-17)

Fshehtësia e Botës

Allahu thekson qëllimin e njeriut në ajetin vijues:

Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë. (Kahf:7)

Duke bërë këtë, Allahu pret nga njeriu gjatë tërë jetës që të mbetet shërbëtor i devotshëm i Tij. Me fjalë tjera, bota është vend, ku ata që i frikësohen Allahut dhe ata që janë jo falënderues dallojnë nga njëri tjetri. E mira dhe e keqja, e përsosura dhe e meta janë pranë njëra tjetrës në këtë “rregullim”. Njeriu sprovohet në shumë mënyra. Në fund, besimtarët do të veçohen nga jobesimtarët dhe do të fitojnë parajsën. Në Kur’an kjo përshkruhet kështu:

A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët. (Ankebut:2-3 )

Në mënyrë që të kuptohet esenca e kësaj sprove, njeriu duhet që të ketë njohuri të thellë për Krijuesin e tij, ekzistenca dhe cilësitë e të Cilit shfaqen në çdo gjë që ekziston. Ai është Krijuesi, Poseduesi i fuqisë, diturisë dhe mençurisë së pafund.

dünya hayatı

Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti! (Hashr:24)

Allahu e krijoi njeriun nga balta, duke e pajisur atë me shumë tipare, dhe i dhuroi shumë mirësi. Askush nuk mëson vetvetiu si të sheh, si të dëgjoj, si të ec apo si të marr frymë. Bile, këto sisteme komplekse janë të vendosura në trupin e tij në mitër para se ai të lind, atëherë kur ai nuk ka asnjë mundësi që të perceptoj botën e jashtme.

Pasi i janë dhënë të gjitha këto tipare, ajo që pritet nga njeriu është që të bëhet shërbëtor i Allahut. Mirëpo, siç Allahu thotë qartë në Kur’an, shumica e njerëzve janë “keqbërës’ dhe “jo falënderues” ndaj Krijuesit të tyre, për shkak se ata refuzojnë nënshtrimin ndaj Allahut. Ata supozojnë se jeta është e gjatë dhe se ata kanë fuqi personale që të mbijetojnë.

Kjo është arsyeja pse qëllimi i tyre është që të “shfrytëzojnë jetën deri në fund”. Ata e harrojnë vdekjen dhe ahiretin. Ata përpiqen që të kënaqen në jetë dhe që të arrijnë standarde më të mira jetësore. Allahu shpjegon lidhjen e tyre ndaj kësaj jete në ajetin vijues:

Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret. (Insan:27)

Jobesimtarët përpiqen që të shijojnë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote. Por, siç sugjeron ajeti, jeta kalon shumë shpejt. Kjo është pika vendimtare që shumica e njerëzve harrojnë ta përkujtojnë.

Të marrim një shembull për të qartësuar më shumë temën në fjalë.

Disa sekonda apo disa orë?

Paramendo një pushim tipik: pas shumë muajve të punës së zellshme, i ke dy javë pushim dhe keni arritur në pushimoren tuaj të preferuar pas tetë orëve vozitje të lodhshme. Korridori është i stërmbushur me mysafirë si ju. Bile i vëren fytyrat e njohura dhe i përshëndetë ata. Koha është e ngrohtë dhe nuk dëshiron që ta humbasësh asnjë minutë të kënaqësisë nën diell dhe detin e qetë, kështu që pa humbur kohë, e gjen dhomën tënde, vesh kostumet e larjes dhe vrapon për në plazh. Më në fund, arrin tek uji i pastër si loti, por papritmas të befason një zë: “Zgjohu, do të vonohesh për në punë!”

Këto fjali të duken të pakuptimta. Për një çast, nuk e kupton se çfarë është duke ndodhur; aty është një mungesë ndërlidhjeje e pakuptueshme ndërmjet asaj që sheh dhe dëgjon. Kur i hap sytë dhe e sheh veten në dhomën e fjetjes, e vërteta është se e gjitha ka qenë ëndërr dhe që iu ka mahnitur shumë. Nuk mund ta përmbash veten duke e shprehur mahnitjen: “Kam vozitur tetë orë për të arritur atje. Megjithëse sot përjashta është ftohtë acar, e ndjeva ngrohtësinë e diellit në ëndërr. I ndjeva edhe stërpikat e ujit në fytyrën time.”

Tetë orë rrugë gjer tek vend pushimi, koha që ke pritur në korridor, shkurtimisht, çdo gjë që ka të bëjë me pushimin tënd në të vërtetë ishte një ëndërr prej disa sekondash. Megjithëse nuk dallohej nga jeta reale, çfarë keni përjetuar në mënyrë të vërtetë ishte vetëm se një ëndërr.

Kjo sugjeron se ne do të mund të zgjohemi nga jetë në tokë sikur që zgjohemi nga ëndrra. Pastaj, jobesimtarët do të shprehen në të njëjtën mënyrë habie. Gjatë jetës së tyre, ata nuk kanë mundur ta lirojnë veten nga keq perceptimi se jeta e tyre do të jetë e gjatë. Sidoqoftë, në kohën kur ata do të ringjallen, do të kuptojnë se periudha kohore që duket të ketë qenë jeta prej 60 apo 70 vjetësh ishte thjesht sikur një kohëzgjatje prej disa sekonda. Allahu tregon për këtë gjë në Kur’an:

Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?" Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dinit njëmend pak keni qëndruar!" (Mu'minun:112-114)

Qoftë dhjetë apo njëqind vjeç, njeriu eventualisht do të kuptojë kohën e shkurtë të jetës së tij siç tregon ajeti më lartë. Kjo është sikur në rastin kur njeriu që zgjohet nga ëndrra duke iu zhdukur të gjitha pamjet e pushimit të bukur dhe të gjatë, papritur duke kuptuar se kjo ka qenë vetëm një ëndërr prej disa sekondash. Në të njëjtën mënyrë, shkurtësia e jetës do të godasë njeriun kur të gjitha tjerat për jetë e tij harrohen. Në ajetin vijues të Kur’anit Allahu kujdesshëm tërheq vëmendjen në këtë fakt:

E ditën kur të bëhet kiameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës. (Rrum:55)

Të gjithë e kanë kohën e caktuar, sikur për ata që jetojnë disa orë apo disa ditë, e sikur për ata që jetojnë për 70 vjet... Diçka që është e kufizuar do të përfundojë një ditë. Të jetë tetëdhjetë apo njëqind vjeç, çdo ditë njeriu i afrohet ditës së paracaktuar. Njeriu, në të vërtetë, e përjeton këtë fakt gjatë tërë jetës së tij. Pa marrë parasysh planet e projektuara që ai planifikon për vete, një ditë ai do të arrijë atë kohë specifike kur ai do të përfundojë qëllimin e tij. Çdo synim apo gjë e çmuar e menduar si pikë kthyese në jetën e ndonjërit, shumë shpejt del se ka qenë vetëm fantazi e përkohshme.

Paramendoni një djalosh, p.sh., i cili sapo ka hyrë në shkollën e mesme. Natyrisht, ai mezi pret ditën që do të diplomojë. Ai shpreson në atë me padurim të papërmbajtur. Shumë shpejt do ta sheh veten duke u regjistruar në fakultet. Në këtë etapë të jetës së tij, atij as që i bien ndërmend vitet e gjata në shkollën e mesme. Ai tashmë ka tjera gjëra që e preokupojnë; ai dëshiron që t’i shfrytëzojë maksimalisht këto vite të çmueshme që ta lehtësojë frikën e tij për të ardhmen. Kështu që, ai bën plane të shumta. Jo shumë gjatë, e ai është i zënë me përgatitjen e martesës së tij, një rast i veçantë që e pret me padurim. Sidoqoftë koha kalon më shpejt se sa ai ka pritur dhe ai lë prapa vete shumë vite dhe përnjëherë e gjen veten si një njeri që kujdeset për familjen. Me kohë ai bëhet gjysh, një plak i vjetër me shëndet që vazhdimisht i dobësohet, ai si nëpër mjegull i përkujton ngjarjet që i jepnin kënaqësi sa ishte i ri. Kujtimet e zymta zbehen edhe më tej. Shqetësimet që e mundonin si të ri më nuk i interesojnë. Vetëm disa pamje të jetës së tij i shpalosen para syve. Koha e paracaktuar afrohet. Koha e mbetur është shumë e kufizuar; disa vite, disa muaj apo ndoshta edhe vetëm disa ditë. Tregim klasik i njeri, pa përjashtime, përfundon me shërbimin e funeralit, ku marrin pjesë anëtaret e familjes së ngushtë, miqtë e afërt si dhe farefisi. E vërteta është se askush nuk është imun ndaj këtij përfundimi.

Megjithatë, që nga fillimi i historisë, Allahu e ka njoftuar mësuar njeriun për natyrën e përkohshme të kësaj bote dhe e ka përshkruar jetën e ahiretit si vendbanim të vërtetë dhe përhershëm të tij. Shumë detaje që kanë të bëjnë me parajsën dhe ferrin përshkruhen në shpalljet e Allahut. Pavarësisht nga ky fakt, njeriu tenton të harrojë këtë të vërtetë thelbësore dhe mundohet që të gjitha përpjekjet e veta t’i investojë në këtë jetë, edhe pse është e shkurtë dhe e përkohshme. Mirëpo vetëm ata që supozojnë një qasje racionale ndaj jetës janë të ftuar që të kthjelltësojnë mendjet dhe vetëdijet e tyre dhe të kuptojnë se kjo jetë nuk e vlen aspak në krahasim me jetën e përhershme. Për këtë arsye synimi kryesor i njeriut është që të fitojë parajsën, vend i përhershëm i bujarisë dhe bollëkut të Allahut. Kërkimi i kënaqësisë së Allahut me besim të vërtetë është mënyra e vetme që të fitohet ahireti. Mirëpo, ata që tentojnë të mos mendojnë për fundin e pashmangshëm të kësaj bote, dhe që jetojnë duke qëndruar me atë qëndrim sigurisht që meritojnë dënim të përhershëm.

tmerrshëm

(Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E, vërtetë, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, kanë refuzuar udhën e drejtë. (Junus: 45)

Ti (Muhamed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar. (Ahkaf: 35)

Ambicie të shfrenuara

Më herët në këtë libër, kemi përmendur se koha që një njeri i zakonshëm e kalon në këtë botë është e shkurtë “sa qel e mbyll sytë”. Sidoqoftë, pa marrë parasysh se çfarë posedon njeriu në jetë, ai nuk do ta arrijë kënaqësinë e vërtetë përderisa ai nuk beson në Allahun dhe përmend Allahun pa pushuar.

Që nga koha kur ai fillon të bëhet i rritur ai lakmon pasurinë, fuqinë ose statusin. Mirëpo, për çudi, ai ka burime të kufizuara për të plotësuar këto dëshira; nuk ka shans që t’i posedoj të gjitha që i dëshiron. As pasuria, as suksesi apo ndonjë përparim, sidoqoftë, nuk do t’i qetësojë ambiciet e tij. Pa marrë parasysh statusin social apo gjininë, jetët e njerëzve shumë shpesh janë të kufizuara në vetëm 6 apo 7 dekada. Me mbarimin e kësaj periudhe, vdekja i bën të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, gjëra të pakuptimta.

Ai që është i prirë për dëshira të shfrenuara gjithmonë e gjen vetën të sëmurë “me pakënaqësi”. Në secilën fazë të jetës, kjo pakënaqësia është çdoherë e pranishme, ndërsa shkaqet ndryshojnë varësisht nga koha dhe kushtet. Dëshira për të plotësuar këto dëshira mund t’i bëj disa njerëz të llastohen gati në çdo gjë. Ai mund të jetë aq i angazhuar ndaj dëshirave të tij saqë është i gatshëm që të përballoj çdo pasojë, bile edhe nëse do të thotë humbjen e familjes së ngushtë apo të jetë i dëbuar. Ndonjëherë me kohë ai e arrin cakun e vet, por “magjia” zhduket. Ai humb interesimin në qëllimin e tij të arritur. Për më tepër, duke qenë i pakënaqur me këtë arritje, ai menjëherë fillon që të kërkojë një synim apo cak tjetër dhe bën çfarëdo që është e mundur që të arrijë cakun derisa ta arrijë atë.

Posedimi i ambicieve të shfrenuara është karakteristikë tipike e një jobesimtar. Kjo veçori mbetet me të deri sa të vdes. Kurrë nuk ndihet i kënaqur me atë që ka. Kjo është për shkak se ai thjesht i dëshiron të gjitha për lakminë vetjake të tij e jo që të fitojë kënaqësinë e Allahut. Në të njëjtën mënyrë, të gjitha që njerëzit i posedojnë dhe përpiqen që t’i kenë është arsye për lëvdatë, e njerëzit bëhen të shkujdesur nga kufizimet që i ka vënë Allahu. Sigurisht, Allahu nuk do të lejojë dikë që është aq i pabindur ndaj Tij që të ketë qetësi shpirtërore në këtë botë. Allahu thotë në ajetin Kur’anor:

"Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen." (Rra'd:28)

Bota mashtruese

Shembuj të panumërt të krijimit të përsosur e rrethojnë njeriun kudo në botë: pamje të mahnitshme, miliona lloje bimësh të ndryshme, qielli i kaltër, retë e rënda me shi, apo trupi i njeriut – një organizëm i përsosur përplot me sisteme komplekse. Të gjitha këto janë shembuj mahnitës të krijimit, mendimi për këto jep perceptim të thellë.

Shikimi i fluturës duke shfaqur krahët e saj, modele të mrekullueshme e të ndërlikuara me çka edhe dallohet, është një përjetim që kurrë nuk harrohet. Puplat e kokës së një zogu, aq të imëta e të shkëlqyera që duken sikurse një copë kadife e zezë, apo ngjyrat tërheqëse e aroma e luleve janë të mahnitshme për shpirtin e njeriut.

Çdonjërit, gati pa përjashtim, i pëlqen fytyra e bukur. Shtëpitë luksoze, orendi prej ari dhe veturat luksoze për disa njerëz janë pasuritë më të dashura. Njeriu dëshiron shumë gjëra tjera në jetë, por bukuria e çdo gjëje që posedojmë është e paracaktuar që të zhduken në kohë.

Pema gradualisht prishet dhe më në fund kalbet që nga çasti kur është këputur nga dega. Aroma e luleve mbush dhomat tona vetëm për periudhë të kufizuar. Së shpejti, ngjyrat fillojnë t’u zbehen dhe vyshken. Fytyra më e bukur rrudhet pas disa dekadave: efekti i vjetëve në lëkurë dhe zbardhja e flokëve bën që ajo fytyrë e bukur mos të dallohet shumë nga fytyrat e tjera të njerëzve të plakur. Nuk mbetet asnjë shenjë nga lëkura e shëndoshë dhe faqet e kuqe të një tinejxheri pasi të kalojnë vitet. Ndërtesat duhet të rinovohen; veturat dalin nga moda, bile çka është edhe më keq, ndryshken. Shkurtimisht, çdo gjë që na rrethon i nënshtrohet shkatërrimit të kohës. Kjo duket të jetë për disa si “një proces natyror”. Mirëpo, bartë një porosi të qartë: “asgjë nuk është imune ndaj efektit të kohës.”

Mbi të gjitha, çdo bimë, kafshë dhe qenie njerëzore në botë – me fjalë tjera, çdo qenie e gjallë – është e vdekshme. Fakti se popullsia botërore nuk pakësohet gjatë shekujve – për shkak të lindjeve –nuk duhet të na bëjë që të mos e përfillim faktin e vdekjes.

Sidoqoftë si pasion i shfrenuar, magjia e posedimit dhe pasurisë ndikon shumë në njeriun. Etja për të posedim padashur e rrëmben atë. Mirëpo, një gjë duhet kuptuar: Allahu është i vetmi Posedues i çdo gjëje. Qeniet e gjalla jetojnë aq sa Ai dëshiron dhe vdesin kur Ai e përcakton vdekjen e tyre.

eski-yeni
In the Qur'an, the last remaining authentic revelation which guides humanity to the true path, Allah repeatedly reminds us of the temporary nature of this world, summoning us to clarity of mind and consciousness. Indeed, wherever we live, we are all vulnerable to the devastating effects of this world, a self-explanatory phenomenon for people who observe life and the happenings around us. This is also true of all the attractions surrounding us. The pictures in this page are each a demonstration of this fact. Any corner of the world, no matter how impressive, will be exposed to unavoidable deterioration in a few decades, sometimes in even shorter periods of time than one would have ever expected.

Allahu e thërret njeriun që ta mendoj për këtë në ajetin vijues:

Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë. (Junus: 24)

Në këtë ajet, është treguar se çdo gjë në këtë botë që mendohet të jetë e këndshme dhe e bukur një ditë do të humb bukurinë e vet. Bile, do të zhduken krejtësisht nga faqja e dheut. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për ta menduar, meqë Allahu na informon se Ai jep shembuj të tillë “për ata që mendojnë”. Nga njeriu si qenie inteligjente pritet që të mendojë dhe të marrë mësim nga ngjarjet dhe më në fund që t’i vë synimet e arsyeshme për jetën e tij. “Të menduarit” dhe “të kuptuarit” janë veçori unike të njeriut; dhe pa këto veçori, njeriu humb tiparet e veta dalluese dhe bëhet edhe më i ultë se kafshët. Edhe kafshët bëjnë jetë që ngjason në disa aspekte me jetën e njeriut: marrin frymë, shtohen dhe një ditë vdesin. Kafshët kurrë nuk mendojnë pse dhe si janë lindur, apo se një ditë do të vdesin. Është shumë e natyrshme që ato nuk angazhohen në përpjekjen për të kuptuar e qëllimin e vërtetë të kësaj jete; ato nuk pritet të mendojnë për qëllimin e krijimit të tyre apo për Krijuesin.

çürüme
Everything on earth is destined to perish. This is the real nature of worldly life...

Mirëpo, njeriu është përgjegjës ndaj Allahut për të ngritur vetëdijen për Allahun duke menduar dhe duke qenë i ndërgjegjshëm ndaj urdhrave të Tij. Më tutje, nga ai pritet që të kuptojë se kjo botë ekziston vetëm për një kohë të caktuar. Ata që me të vërtetë i kuptojnë këto fakte do të kërkojnë udhëzimin dhe ndriçimin e mendjes nga Allahu duke u angazhuar në vepra të mira.

Përndryshe, njeriu do të ballafaqohet me vuajtje në të dy botët, në këtë dhe në ahiret. Ai bëhet i pasur, por kurrë i lumtur. Bukuria dhe fama zakonisht sjellin më shumë fatkeqësi sesa jetë të lumtur. Një njeri i popullarizuar, p.sh. i cili një ditë gjendet në lajkat e admiruesve të vet, më vonë lufton me disa problemet shëndetësore, dhe një ditë vdes i vetmuar në një dhomë të vogël hoteli, duke mos u kujdesur askush për të.

canlı-ölü

Shembuj Kur'anor për mashtrimet e botës

Allahu pandërprerë thekson në Kur’an se kjo është vetëm “një botë ku të gjitha kënaqësitë janë të gjykuara të zhduken”. Allahu tregon tregime për shoqëritë, burra e femra nga e kaluara që janë kënaqur në pasuritë, famën ose statusin social të tyre, se kanë pasur përfundime të tmerrshme. Kjo pikërisht u ka ndodhur dy njerëzve, siç tregohet në suren Kehf:

E ti sillu atyre (që kërkuan t’i largosh varfanjakët) si shembull dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dyjave bimë tjera.

Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.

Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) itha: - duke iu krenuar atij - “Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!”

Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetës (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: “Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!”

Dhe nuk besoj se do të ndodhë kiameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo.

Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë -: "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"

"Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!"

E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah" - (Allahu çka do bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).

Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).

Ose të gdhijë uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!"

Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!"

E nuk pati krah (grup), përveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.

Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dh te Ai është përfundimi më i mirë.

E ti (Muhammed) paraqitu atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.

Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. (Kehf: 32-46)

Mburrja e dikujt me pasurinë e vet e bën atë qesharak. Ky është ligj i pandryshuar i Allahut. Pasuria dhe pushteti janë dhuratë nga Allahu dhe në çdo moment mund të merren. Tregimi për “pronaret e kopshtit” që është treguar në Kur’an është një shembull tjetër në lidhje me këtë:

Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim. E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshall-llah!” E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.

Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.

Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin. Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t’i vilni! Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojnë kush). Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër. E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”. Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të! Ai me maturi prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendni Zotin?” Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë” Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin. Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!” Shpresohet se Zoti ynë do na zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.

Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë. (Kalem:17-33)

Syri i kujdesshëm menjëherë e vëren nga këto ajete se në këtë tregim Allahu nuk jep shembuj nga jeta e ateistëve. Këta që përmenden këtu janë pikërisht ata që besojnë në Allahun por zemrat e tyre janë bërë të ftohta ndaj përkujtimit të Allahut dhe të cilët janë jo-falënderuese ndaj Krijuesit të tyre. Ata bëhen kryelartë në atë çfarë Allahu iu ka dhënë si dhuratë, dhe krejtësisht kanë harruar se këto dhurata janë vetëm burime që të përdorën në mënyrën e Tij. Në mënyrë tipike, ata pohojnë ekzistencën dhe fuqinë e Allahut; por zemrat e tyre janë të mbushura me krenari, ambicie dhe egoizëm.

gol col

And coin for them the similitude of the life of the world as water which We send down from the sky, and the vegetation of the earth mingled with it and then became dry twigs that the winds scatter. Allah is able to do all things. (Surat al-Kahf: 45)

The likeness of the life of the present is as the rain which We send down from the skies: by its mingling arises the produce of the earth, which provides food for men and animals: (It grows) till the earth is clad with its golden ornaments and is decked out (in beauty): the people to whom it belongs think they have all powers of disposal over it: There reaches it Our command by night or by day, and We make it like a harvest clean-mown, as if it had not flourished only the day before! Thus do We explain the Signs in detail for those who reflect. (Surah Yunus: 24)

Tregimi i Karunit, njërit prej popullit të Musait a.s., në Kur’an rrëfehet si shembull tipik i karakterit të pasanikut të kësaj bote. Që të dy, Karuni dhe ata që vrapojnë pas statusit dhe pasurisë së tij janë të ashtuquajtur besimtarë që largohen nga feja e tyre për shkak të pasurive e kështu humbin jetën e bekuar e të përhershme, humbja e tyre është humbje e përhershme:

Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!"Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit. Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!" Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë sish që ishin edhe më të fuqishëm e më tëi pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di). Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!" E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!" Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet. E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!" Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut. Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t'i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar. (Kasas:76-84)

Vepra më e shëmtuar e Karunit ishte që ta shoh veten si të veçantë dhe të pavarur nga Allahu. Në të vërtetë, siç sugjeronë edhe ajeti, ai nuk e ka mohuar ekzistencën e Allahut, por thjesht ka menduar se ai- për shkak të veçorive të veta superiore – meritoi fuqinë dhe pasurinë që atij i dhuroi Allahu. Sidoqoftë, të gjithë njerëzit në botë janë shërbëtorë të Allahut dhe pasuria e tyre nuk iu është dhënë atyre vetëm pse ata e meritojnë. Të gjithat që i jepen njeriut janë dhuratë nga Allahu. Nëse ai është i vetëdijshëm për këtë fakt, ai kurrë nuk do të ishte jo-falënderues dhe i prishur ndaj Krijuesit të vet për shkak të pasurisë që ka. Ai vetëm do të ndihet falënderues dhe do të shfaqë mirënjohjen e tij me sjelljet e tij të mira ndaj Allahut. Sigurisht kjo është mënyra më e mirë dhe më e ndershme që të tregohet mirënjohja e dikujt ndaj Allahut. Nga ana tjetër, Karuni dhe ata që kanë aspirata të bëhen sikur ai, i kuptojnë veprat e liga që ata i bëjnë vetëm kur ndeshen me fatkeqësi. Pas të gjitha të këqijave që bien mbi ta, nëse ende vazhdojnë me të njëjtin avaz ndaj Allahut, ata janë plotësisht të shkatërruar. Fundi i tyre do të jetë i pashmangshëm: ferri (xhehenemi), një vend i lig në të cilin do të mbesin përgjithmonë!

Ju njerëz dine se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Hadid:20)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Jeta e kësaj bote
  • Dobësitë e njeriut
  • Dhënia pas të mirave te kësaj bote
  • Fatkeqësitë dhe rreziqet natyrore
  • Civilizimet e vjetra
  • Vendbanimi i vërtetë e njeriut: Aeti
  • Vërejtje
  • Relativiteti i kohës dhe realitiviteti i fatit