logo
HARUN YAHYA

FATKEQËSITË DHE RREZIQET NATYRORE

Bota është gjithçka përpos e qetë dhe e palëvizshme. Të gjithë kemi pika të dobëta ndaj rreziqeve natyrore, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Shirat meteorikë, asteroidet janë vetëm disa nga faktorët që shihen si rreziqe jashtëtokësore. Edhe pse toka duket mjaft kompakte, bërthama e saj përbëhet nga elementet e shkrira. Bile nuk do të jetë e ekzagjeruar shprehja për këtë pjesë të tokës, që mbetet e padukshme për ne, “bërthama e zjarrtë”. Gjithashtu ekziston edhe atmosfera që rrethon tokën, që është një “mbrojtës” nga kërcënimet e jashtme. Por, asnjë pjesë e tokës nuk është imune ndaj efekteve të fuqive atmosferike si shtrëngatat, stuhitë, apo tufanet.

Rreziqet natyrore mund të godasin çdo moment. Mund të shkaktojnë humbje të konsiderueshme të jetëve dhe pasurisë. Të njohura në përgjithësi si fatkeqësi “natyrore”, tërmetet, vetëtimat, vërshimet e shpejta, zjarret e egra globale, shiu acidik dhe dallgët jonormale kanë intensitete dhe efekte të ndryshme. E përbashkët për të gjitha është se për një çast mund të shkatërrojnë një qytet, me të gjithë banorët, deri në gërmadha. Më e rëndësishmja e kësaj është se asnjë njeri në botë nuk ka fuqi që t’i luftojë apo të parandalojë asnjërën nga këto rreziqe.

Shkatërrime të mëdha janë çfarë lënë pas katastrofat në tërë botën. Sidoqoftë, fatkeqësia çdoherë ka efektin vetëm në regjion të caktuar duke iu falënderuar drejtpeshimit delikat të natyrës e që është krijim i Allahut. Një mbrojtje e rëndësishme ekziston në botë për të gjitha qeniet e gjalla e gjithashtu edhe për njeriun. Mundësia e ndonjë fatkeqësie shkatërruese natyrale është e fshehët përkundër të gjitha mbrojtjeve. Allahu krijoi këto fatkeqësi që të tregojë se sa e pasigurt nganjëherë mund të jetë vendbanimi. Këto dukuri në natyrë janë përkujtues për tërë njerëzinë se nuk kemi asgjë në kontroll në këtë planet. Në të njëjtën mënyrë, çdo fatkeqësi shërben për të na përkujtuar dobësitë tona natyrore. Këto sigurisht janë paralajmërime për ata që vrasin mendjen për rëndësinë e këtyre ngjarjeve dhe marrin mësim nga përjetimet e të tjerëve.

Çfarë duhet tjetër të mësojë njeriu nga fatkeqësitë natyrore?

Bota është krijuar veçanërisht për njeriun. Arsyeja pse njeriu është krijuar është evident ashtu siç sugjeron ky ajet:

Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t'ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. (Hud:7)

“Rregullimi” i kësaj “sprove” është mjaft i ndërlikuar, sidoqoftë, çdo ngjarje është komponentë e këtij rregullimi të sofistikuar. Bile, asnjëra nga këto dukuri natyrore nuk ngjanë rastësisht; të gjitha kanë shpjegime shkencore. P.sh., forca e gravitacionit të tokës shpjegon pse ne nuk humbasim në gjithësi; shiu bie kur avulli i ujit arrin nivel të caktuar të ngopjes. Shkaqet e njëjta vlejnë edhe për vdekjen, aksidentet apo sëmundjet. Shkaqe të shumta mund të citohen pse vdes, sëmuret, apo ka përjeton aksident një njeri. Sidoqoftë, ajo që është me rëndësi nuk është numri i këtyre arsyeve por “siguria” e sistemit që i shkakton këto dhe pasojat pastaj. Një aspekt i veçantë i këtij sistemi është i rëndësishëm; secili incident shkaktohet në atë mënyrë që mendja e njeriut mund ta kuptojë plotësisht. Allahu e paralajmëron njeriun me anë të fatkeqësive natyrore. Tërmeti, p.sh., mbyt mijëra gra, fëmijë dhe të rinj dhe lëndon edhe shumë të tjerë. Ata që janë të shkujdesur nga paralajmërimet e Allahut mundohen t’i shpjegojnë incidentet e tilla si fenomene “natyrore” dhe pak e kuptojnë se Allahu i krijon këto për qëllim të veçantë. Të paramendojmë këtë: çfarë do të ndodhte nëse vetëm ata që janë fajtorë para Allahut të vdesin në tërmet? Në atë rast, kriteri i duhur për “sprovë” të njerëzimit nuk do të arrihej. Ja pse Allahu krijon secilin fenomen në rregullim “natyror”. Vetëm ata që janë të vetëdijshëm mbi ekzistencën e Allahut dhe kanë kuptim të plotë të krijimit të Tij e kuptojnë arsyen hyjnore pas këtyre shfaqjeve “natyrore”.

Në ajetin, “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne (Enbija:35), Allahu thotë se Ai sprovon njeriun përmes ndodhive të mira dhe të këqija.

Se shumë njerëz dëmtohen nga fatkeqësitë është fshehtësia e sprovës. Njeriu gjithmonë duhet të ketë në mendje se Allahu është Gjykatës i Gjithëdijshëm "..e në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi" (Zumer:75)

Të gjitha ndodhitë në jetën e njeriut në këtë botë janë pjesë e këtij testi. Ata që janë besimtarë të vërtetë e kuptojnë thelbin e kësaj fshehtësie. Kurdo që një fatkeqësie iu bie atyre, ata drejtohen vetëm te Allahu dhe pendohen. Ata janë shërbëtorë të Allahut dhe janë të vetëdijshëm për premtimin e Allahut:

Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë. (Bekare:155-157)

Siç thuhet në ajet, të gjithë njerëzit, besimtarët dhe jobesimtarët, testohen në shumë mënyra: ndonjëherë me ndonjë fatkeqësi natyrore, herëve diçka ndodh në jetën tonë të përditshme, sëmundje apo aksident. Fatkeqësitë e tilla u ndodhin si personave ashtu edhe shoqërive dhe shkaktojnë humbje si në material ashtu edhe vuajtje shpirtërore. I pasuri mund të bankrotojë, vajza e bukur mund të lëndohet në fytyrë, apo i tërë qyteti mund të shkatërrohet deri në gërmadha nga tërmeti. Këto incidente janë tregues të qartë se si, në çdo çast, ngjarjet mund të ndryshojnë jetët tona.

doğal afetler

Allah creates natural disasters on purpose. That is the way in which He demonstrates that this world is a temporary place used to put people to "the test".

Njerëzit duhet të jenë të aftë që të nxjerrin mësim nga këto ndodhi. Padyshim, Allahu nuk krijon diçka pa ndonjë qëllim; çdo fatkeqësi është përkujtues për njerëzit me qëllimin që t’i shpëtoj njerëzit nga zvetënimi në të cilën janë. Në Kur’an, Allahu thotë se pa lejen e Tij, asgjë nuk ndodhë:

Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send. (Tegabun: 11)

Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botes tjetër, edhe atij do t'ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë. (Ali Imran:145)

Një mësim tjetër që njeriu mund të nxjerrë nga fatkeqësitë, që e supozon veten të fortë në tokë, kupton se ai është i dobët dhe nuk ka fuqi që t’i bëj ballë fatkeqësive, e që mund të ndodhin çdo çast me vullnetin e Allahut. Njeriu nuk mund t’i ndihmoj as vetës e as dikujt tjetër. Me të vërtetë Allahu është i Gjithëfuqishëm. Kjo ceket në ajetin e mëposhtëm:

Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s'ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send. (En'am: 17)

Në këtë kapitull, do të jepen njohuri gjithëpërfshirëse për disa lloje të fatkeqësive që shkaktohen në tokë. Qëllimi është që të përkujtohen njerëzit se kjo botë nuk është vend që duhet kushtuar dashuri të verbër. Këto fatkeqësi theksojnë se sa në mënyrë të dëshpëruar na duhet udhëzimi dhe ndihma nga Allahu. Ky dëshpërim është paraqitje e qartë se njerëzit janë të paaftë para Allahut. Siç thuhet në ajetin; "...dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar". (Ankebut:22)

Tërmetet

Tërmetet janë njëra ndër forcat më shkatërruese në tokë. Humbjet më të mëdha të jetës së njerëzve ngjajnë gjatë tërmeteve. Hulumtimet zbulojnë se në çdo dy minuta diku sipërfaqja e tokës çahet. Sipas statistikave, toka dridhet me miliona herë gjatë vitit. Mesatarisht, intensiteti i 300.000 tërmeteve është i vogël; janë vetëm dridhje të pandjeshme dhe nuk shkaktojnë dëme fare. Njëzet prej tyre, nga ana tjetër, janë tërmete të fuqishme që tundin tokën. Meqë ato nuk godasin shpesh vende me popullsi të dendur, ato mbysin disa njerëz, apo asnjë, dhe shkaktojnë dëme të vogla ekonomike. Vetëm 5 nga këto tërmete i rrëzojnë ndërtesat.

Kjo informatë tregon se njerëzit nuk hasin shpesh në tërmete. Padyshim, kjo është mbrojtje speciale e Allahut kundër fatkeqësive për njerëzinë.

Në ditët e sotme, vetëm një qytet apo regjion bëhet vend i tërmetit shkatërrues. Por, me dëshirën e Allahut, tërmeti mund të kaplojë tërë planetin çdo çast. Ky lloj tërmeti mund të shuaj jetën mbi tokë. Struktura e tokës është mjaft e ndjeshme në tërmete; një lëvizje apo këputje e papritur e masës së madhe të shkëmbinjve në brendi të korës së tokës apo shtresës së lartë mund ta bëjë të pashmangshme katastrofën.

Tërmeti nuk ka të bëjë me llojin e dheut që i zgjeron efektet e valëve sizmike gjatë udhëtimit nëpër të. Tërmeti mund të ndodh edhe nëse nuk ekzistojnë kushtet për tërmet. Me dëshirën e Allahut, tërmeti mund të ndodh në çdo çast. Sidoqoftë, Allahu veçanërisht krijon pasiguri dhe jo-stabilitet në disa pjesë të tokës. Kjo është për të përkujtuar njerëzit se, në çdo çast, incident i papritur mund t’i sjell në rrezik jetët e tyre. Në Kur’an, Allahu i paralajmëron njerëzit për katastrofë të mundshme:

A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë? Ose t'i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj. Ose do t'i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s'ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin). (Nahl: 45-47)

Kjo tërmete që lëkundin tokën vetëm disa sekonda mund të zgjasin me orë, bile edhe disa ditë. Derisa njerëzit fillojnë të marrin veten, mund të ndodhë menjëherë tjetri. Kjo sigurisht është lehtë për Allahun. Mirëpo, me mëshirën e Tij, Allahu e mbron njeriun e me fatkeqësitë si këto e përkujtojnë atë, në çdo kohë, se ai nuk ka kurrfarë kontrolli gjatë jetës së tij.

Në këtë pikë, do të ishte e dobishme të përkujtohet një tërmet i mëdha, që kanë ndodhur në shek. 20-të.

Teknologjia përjeton humbje: Kobe

kobe depremi

Kobe, Japan's second most densely populated industrialised city and most important port after Tokyo. At 5:46 am on the 17th January 1995, twenty seconds of intense shock waves caused appalling damage. Only twenty seconds and everything people had toiled their whole lives to possess was destroyed.

florida kasırgası 1988
In February 1988, a hurricane caused extensive damage when it struck Florida. The hurricane demolished buildings and hurled automobiles onto buildings. (Next and below) Automobiles and households scattered by the hurricane.

Sot shkalla e përparuar e teknologjisë dhe shkencës inspiron njeriun me ndjenjën se ka kontroll mbi natyrën. Por, ata që janë të trullosur nga nocion i tillë së shpejti do të ndiejnë zhgënjim. Teknologjia është një mjet i siguruar nga Allahu për t’i shërbyer njeriut dhe është nën kontroll të plotë të Tij. Ngjarjet e ndryshme tregojnë se edhe teknologjitë më të avancuara janë të paafta që të sundojnë natyrën.

P.sh., përkundër “teknologjisë tërmet-rezistuese” të zhvilluar nga shkencëtarët japonez, Kobe ra si viktimë e rrëshqitjes së gjerë të shkaktuar prej 20 sekondave të valëve të fuqishme të tërmetit gjatë vitit 1995. Strukturat më të forta rezistuese nga tërmeti në botë të ndërtuara që tu rezistojnë lëkundjeve intensive thjeshtë janë shembur gjatë tërmetit me fuqi prej 6.9 shkallësh. Gjatë tri dekadave të mëparshme, qeveria japoneze kishte investuar 40 miliardë dollarë në kërkime studimore që të zhvilloj sisteme paralajmëruese për tërmete. Sidoqoftë, këto përpjekje nuk kanë dhënë fare rezultate bindëse. Pasi jemi duke iu afruar fundit të mileniumit, shkencëtarët ende janë të paaftë që të shpikin sistemet ashtu që të paralajmërojnë dhe të zvogëlojnë efektet shkatërruese nga lëkundjet sizmike. Kobe ishte një shembull i kohëve të fundit, në mes shumë të tjerëve, duke demonstruar se sa i ndjeshëm është qyteti modern nga strukturat sizmike të papritura.

Qytetarët ishin të bindur se teknologjia moderne e zhvilluar që të parashikoj tërmetet e mëdha mund t’i shpëtojë ata nga shkatërrimi i plotë. Sidoqoftë, pas fatkeqësisë që e kishin bërë qytetin Kobe vetëm një grumbull mbeturinash, u bë e qartë se asnjë teknologji nuk është në dispozicion që të paralajmëroj njerëzit për rrezik. Është bërë e qartë se edhe të ashtuquajturat “struktura kundër tërmetit” nuk janë të qëndrueshme fare ndaj tërmetit që epiqendrën e ka pasur 15 km larg në juglindje të qendrës së qytetit në Kobe.

Regjioni i dëmtuar nga tërmeti ka përfshirë qytetet shumë të populluara të Kobës dhe Osakës. Për këtë shkak ka ndodhur dëmi tmerrues, duke lënë 5,200 njerëz të vdekur dhe 300,000 tjerë të lënduar. Dëmet e përgjithshme janë vlerësuar në 200 miliardë dollarë.3

Sigurisht nga fatkeqësia e tillë mund të nxirren mësime. Banorët e qyteteve, të mësuar të jetojnë këndshëm, papritmas ishin të përballuar me shumë çaste të vështira pas fatkeqësisë. Në gjendje shoku, ata nuk ishin në gjendje që të kuptojnë se si t’ia bëjnë më tutje,- e le më që të bëjnë plane për të ardhmen.

Tajfunet, uraganet, tornadot...

Tajfunet, uraganet, dhe tornadot janë fatkeqësi natyrore që njerëzit i përjetojnë shpesh. Këto fatkeqësi dhe pasojat e tyre marrin me vete me mijëra jetë gjatë vitit. Këto janë erëra shumë të forta, që mund tu shkaktojnë dëme të mëdha qyteteve, duke mbytur dhe lënduar banorët, shkuljen e mijëra drunjve, vërvitjen e shtëpizave, shtyllave telefonike bile edhe ndërtesave, kilometra më tutje.

Tajfunet e mëdha në veçanti mund të shkaktojnë ngritjen e papritur të valëve gjigante nga fundi i detit. Në këtë fenomen, stuhi të fuqishme shpërndajnë valë që kanë shpejtësi prej qindra km/h nëpër oqean në drejtim të brigjeve. Në këto raste, uji ngritët mbi tokën dhe shirat e rreptë shkaktojnë vërshime në regjionin e deltave.

Shndërrimi i erërave që zakonisht janë si puhiza të mesme në stuhi të fuqishme me aftësi që të lëvizin ndërtesa, padyshim na detyron që të kërkojmë fuqinë më të madhe që i bën këto gjëra të ndodhin. Përsiatja e njëjtë e debatuar në seksionin e tërmeteve vlen edhe për tajfunet, uraganet dhe tornadot: nëse Allahu do të dëshironte, njeriu shumë shpesh do të ndeshej me fatkeqësi të tilla natyrore. Derisa njerëzit fillojnë të marrin veten, mund të ndodhë menjëherë tjetri. Në Kur’an, Allahu e përkujton njeriun se erërat janë nën kontrollin e Tij:

A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet. A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im? (Mulk: 16-18)

Mirëpo, Allahu i mbron njerëzit nga rreziqet. Ai vetëm nganjëherë dërgon kundër tyre stuhi të ashpra. Kjo sigurisht është për të paralajmëruar njeriun. Qëllimi i paralajmërimit është që t’u tregohet atyre se qëllim përfundimtar në jetë është të qenurit shërbëtor i Allahut, dhe sa ata janë të paaftë kundër fuqisë së Allahut dhe se do të gjykohen në ditën e gjykimit.

hortum ve kasırga
A tornado big enough to sweep away homes and reduce a whole city to rubble. In February 1988, after a hurricane's passing in Florida, a heap of powerboats.

Vullkanet

Njëjtë sikur dridhjet apo tundjet e tokës të shkaktuar nga lëvizja apo këputja papritmas e masave të mëdha të shkëmbinjve brenda korës së tokës apo shtresës së lartë, shpërthimet vullkanike janë një formë tjetër e mahnitshme e fatkeqësive natyrore. Ekzistojnë rreth 1,500 vullkane aktive në botë; 5504 janë mbi sipërfaqen e tokës e tjerët janë nën oqeane. Këto vullkane mund të shpërthejnë në çdo çast në mënyra jashtëzakonisht shkatërruese ashtu që askush nuk mund ta parashikojë. Kur të shpërthejnë, vullkanet mund të mbysin banorë të qyteteve përreth si dhe të shkatërrojnë të mbjellat duke i mbuluar arat me hi.

Disa shpërthime katastrofike që ndodhën në këtë shekull sikurse edhe më parë në histori kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjen e njerëzve. Këto shpërthime kanë zhdukur nga harta shumë qytete dhe ka zhdukur shumë bashkësi.

Sigurisht nga shpërthimet vullkanike gjatë historisë mund të nxirren mësime. Maja e Vezuvit në Itali, p.sh., e ka varrosur qytetin romak Pompei, në të cilin njerëzit jetonin një jetë të shthurur, nën valët e llavës së nxehtë. Është i habitshëm fakti se 20,000 banorë të këtij qyteti të përparuar ishin asfiksuar më së shumti nga rrjedhat piroklastike që e kishte pushtuar qytetin me 24 gusht të vitit 79.

Sot, sidoqoftë, pasiviteti i vullkaneve mundet shpesh që të ndërpritet dhe mund të zgjohen papritur duke hedhur avull dhe hi me qindra metra lart në ajër. Ndërkohë, rrjedhat piroklastike i vërshojnë regjionet duke shkaktuar dëme në çfarëdo që hasin. Një efekt tjetër i dëmshëm i shpërthimeve janë retë e gazrave të dëmshme dhe hirit që bartet nga era në regjionet e populluara. Këto erëra të tmerrshme, ndonjëherë edhe me shpejtësi prej 120 km/h, djegin çdo gjë dhe i mbulojnë qytetet sikurse një çadër kundër diellit.

Njëra ndër katastrofat më të mëdha ndodhi më 1833 kur Krakatau, në Indokinë, ka shpërthyer fuqishëm, duke prodhuar valë të zërit që është dëgjuar 4.000 km larg dhe duke krijuar cuname të larta deri 45 metra. Valët kanë bërë rrafsh me tokë 165 fshatra bregdetare dhe kanë mbytur 36,000 njerëz5.

volkan
(Left) A volcano erupting. (Below) The bus in the middle of the sea of lava reminds one of the Pompeii disaster.

Vullkanet mbahen në mend jo vetëm për shkak të numrit të madh të të vdekurve por edhe për shkak se ata shpërthejnë në mënyrë shkatërruese saqë nuk mund të parashikohet. Erupsioni i Nevado Del Riuz është një shembull. Në fillim ishte një erupsion me intensitet të vogël. Sa për krahasim, ishte vetëm sa 3% i erupsionit të majës St. Helens. Pas pasivitetit prej 150 vjetësh, Nevado Del Riuz shpërtheu më 1985 duke e shkrirë borën dhe akullin në majën e tij. Shumë shkatërrues ishte lava apo lumi i baltës, që rrodhi poshtë majës së vullkanit në luginën e lumit Lagunille, ashtu që 20,000 banorë të Armeros në Kolumbi u zhdukën nga faqja e dheut, ashtu që u varrosën në baltën e nxehtë deri sa ishin duke fjetur. Kjo ngjarje ishte fatkeqësia më e madhe nga vullkanet që nga fatkeqësia në Mount Pelee më 1902, i cili mori 30, 000 jetë me llavën e vet rrjedhëse në qytetin St Pierre.6

dünya hayatı
Filling the entire horizon in June 1991, searing clouds of ash-laden gas – a lethal pyroclastic surge – spew from Mount Pinatubo in one of the 20th century's most violently explosive eruptions.

Residents around Mount Pinatubo protect themselves with umbrellas against ash-rain.7

Allahu demonstron se si njeriu papritmas mund të gjej vdekjen me anë të fatkeqësive të tilla dhe kështu e përkujton njeriun që të vras mendjen në lidhje me qëllimin e ekzistimit të tij në tokë. Këto incidente dërgojnë “paralajmërim”. Ajo që pritet si përgjigje nga njeriu, i cili mund të mendoj për Krijuesin e vet të Gjithëfuqishëm, nuk është që të kënaqet dhe të çmendet pas të mirave të kësaj bote për 50-60 vite dhe të neglizhoj jetën e përhershme, ahiretin. Duhet që ta kemi në mendje se vdekja patjetër do të vijë një ditë dhe çdokush do të gjykohet në prani të Allahut:

...(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues. (Ibrahim: 48)

Cunamet

Valët detare sizmike apo valët e baticës shkaktohen me ngritje apo rrëshqitje të papritur të fundit të detit apo gjatë erupsioneve vullkanike. Disa cuname mund të kenë efekte shkatërruese sikurse bombat atomike.

japonya tsunami
Great surges of water (tsunamis) at times may ravage coastal cities.

Vërshimet

Allahu sigurisht i krijon të gjitha këto fatkeqësi si “paralajmërime” për njerëzit. Ai është madhështor në fuqi dhe Ai ka fuqinë mbi të gjitha gjërat. Allahu e vërteton këtë në ajetin: “Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja”. (En’am: 65). Ekzistimi i kaq shumë kërcënimeve fizike serioze nëpër botë padyshim nënvizon një realitet të rëndësishëm. Me fatkeqësi, për disa sekonda Allahu mund t’i merr çfarëdo që ia ka dhuruar njeriut. Katastrofat mund të godasin në çdo vend dhe në çdo kohë. Ky është një demonstrim i qartë se asnjë vend në botë nuk i ofron njeriut siguri të plotë. Allahu e cek këtë në ajetin në vazhdim:

A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë para dite kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur. (A'raf: 97-99)

El nino, Tampa dolu

In 1997-1998, "El-Niño" raged over many cities. The total damage all over the world was put at 20 billion dollars.8 (Above) A city affected by El-Niño Although water is of great significance for life on earth, devastating floods remain to be a threat. (Next) A house sunk in water.

Ice falling at close to 100 miles an hour shattered automobile windows in Tampa, Florida, during a 1992 thunderstorm that cost some 25 million dollars in property damage.9 The roof of a house damaged by hailstones.

Wildfires and fires caused by human neglect may cause major losses.

Uji, i dhënë njerëzve si dhuratë dhe lehtësim, ndonjëherë mundet që të shndërrohet në fatkeqësi me dëshirën e Allahut. Është e pakuptueshme që njeriu është dëshmitar i një apo dy vërshimeve në vit dhe ende nënvlerëson mundësinë që ai vetë të përjetoj të fatkeqësi të tillë.

California yangını

An arsonist's blaze in the parched canyon above Laguna Beach, California triggered the worst urban wildfire of 1993. The inferno torched some 14,000 acres and 441 houses. The Mystic Hills neighbourhood was worst hit, with 286 homes turned to ashes.10

A Lesson from History: The Titanic

Historia përmban plot raste kur njerëzit janë mbështetur në zbulimet e mëdha teknologjike dhe duke nënvleftësuar krejtësisht fuqinë e Allahut. Kjo është pse shumë fatkeqësi janë shënuar në histori si mësime të hidhura për çdokënd. Secila nga këto ngjarje është e rëndësishme në aspektin e përkujtimit nga ana e njeriut që as pasuria e as fuqia, shkenca apo teknologjia nuk kanë forcë që t’i rezistojnë dëshirës së Allahut.

Shembujt të shumtë të incidenteve të tilla mund të jepen. Më i njohuri është i famshmi Titaniku, një anije e madhe udhëtarësh me lartësi prej 55 m e lartë dhe 275 metra i gjatë, i cili është fundosur para gati 90 vitesh. Titaniku, e synuar që të jetë “ofendim ndaj natyrës”, ishte një projekt i madh që ka angazhuar një ekip të inxhinierëve dhe nja 5.000 njerëz. Gati çdokush ishte i bindur plotësisht se kjo anije kurrë nuk do të mund të fundosej. Anija ishte kryevepër teknologjike me shumë risi inxhinierike që ishte përparimi i madh në kohën e vet. Prandaj ata që mbështeteshin në forcën teknologjike të anijes nuk e kanë marrë në konsideratë një fakt të rëndësishëm që është i cekur në ajetin: “... E urdhëri i All-llahut është vendim i kryer” (Ahzab: 38) dhe secili herët a vonë do të ndeshet me fatin e vet. Kështu, një gabim i vogël bëri që anija të fundosej dhe teknologjia e avancuar nuk mundi ta shpëtojë Titanikun nga fundi i hidhur.

titanic

Nga ajo që kanë rrëfyer mbijetuesit e Titanikut, shumica e udhëtarëve janë vendosur në kuvertën e anijes që të luten kur e kanë vërejtur se anija do të fundosej. Në shumë kaptina të Kur’anit, është përsëritur tendenca e tillë e sjelljes njerëzore. Në kohën e turbullirave dhe rrezikut, njeriu lutet sinqerisht dhe kërkon ndihmë nga Krijuesi i vet. Por, kur çlirohet nga rreziku, ata prapë kthehen në jo-falënderues:

Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush. E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës. A mos jeni të siguruar që nuk do t'u shafitë në tokë ose nuk do t'ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës. A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në det, e t'ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t'ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër Nesh për ju. (Isra: 66-69)

titanic kalıntılar
Some furniture and objects used aboard the Titanic. Together with the ocean liner, all these properties were buried in the depths of the ocean. Today, very few people in the world remember the owners of these goods.

Dikush ndoshta kurrë nuk do të përjetojë fatkeqësi të tillë, por duhet mbajtur në mend, se në çdo kohë, dikush mund të sjellët deri në zero. Kështu, njeriu duhet çdoherë që të preokupojë veten me përkujtimin e Allahut meqë “ ... e tërë fuqia i takon Allahut...” (Bekare: 165) Nga ana tjetër, kur godet katastrofa, dikush nuk do të ketë rastin që të ndërrojë qëndrimin e vet jo-falënderues ndaj Allahut dhe të pendohet. Vdekja mund të jetë shumë e papritur:

A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kur'anit) do ti besojnë? (A'raf:185)

Pranë mëshirës së Allahut

Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë. (Ankebut: 40)

Për çfarë është folur deri më tani është synuar që të përkujtojmë ata që e harrojnë qëllimin e krijimit të tyre për një fakt të rëndësishëm: çdo gjë në botë ia ka borxh ekzistencën e vet Allahut, Krijuesit që ka krijuar tërë gjithësinë materiale. Me fjalë tjera, ekzistenca e çdo gjëje është si rezultat i aktivitetit të vullnetit të Allahut. Prandaj, asgjë nuk është ndaras dhe mënjanë Allahut. Kur’ani na tregon se asgjë nuk është larg kontrollit të Allahut: “... All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).” (Jusuf:21)

Megjithatë, siç e bën të qartë Allahu në pjesën e dytë të ajetit, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Ata mendojnë, gjatë jetës së vet, se atyre nuk do t’iu bie çfarëdo fatkeqësie, kurrë nuk mendojnë se edhe ata janë shumë të dobët ndaj secilës nga këto fatkeqësi. Ne mendojmë se përjetimet e “të tjerëve” janë shumë të tmerrshme dhe se “ne” do të jetojmë gjithmonë të sigurt. Lajmet për fatkeqësitë, aksidentet apo epidemitë sigurisht që na bëjnë të ndiejmë keqardhje për të vuajturit. Ne me të vërtetë e ndajmë dhimbjen e tyre; por, me rastin kur fatkeqësitë largohen pak nga kujtesa, ne bëhemi më pak të koncentruar dhe qëndrimi i tillë tregon se ka qenë interes i përkohshëm për ne. Si të kyçemi në problemet ditore apo ballafaqohemi me probleme personale, ne shpejt zhvillojmë një ndjenjë apatie dhe mbetemi indiferent ndaj atyre që kanë përjetuar fatkeqësinë.

Sidoqoftë, mendimi se çdo ditë jeta e dikujt do të jetë e njëjtë është me të meta. Kjo është evidente nga paralajmërimet e Allahut. Sigurisht, ata njerëz që i janë ekspozuar fatkeqësive të ndryshme nuk e kanë ditur se një rrezik natyrore do të çrregullojë plotësisht jetën e tyre. Ata sigurisht e kanë filluar ditën si një ditë të zakonshme, duke menduar se do të jetë e ngjashme si ditët e përparshme. Mirëpo, doli të jetë një ditë plotësisht ndryshe. Me sa duket, kurrë nuk kanë menduar se, mu në atë ditë të caktuar do të bëhet ndryshim aq drastik në jetën e tyre, e që do t’ia u shndërrojë jetën e tyre në një luftë të rrezikshme. Në raste të tilla, jeta reduktohet në një thjeshtësi të dukshme. Sigurisht, kjo është mënyra se si Allahu i përkujton njerëzit se siguria në këtë botë është një mashtrim.

Mirëpo, shumica e njerëzve nuk e vrasin mendjen për këtë gjë. Ata harrojnë se jeta është e shkurtë dhe e përkohshme dhe nuk e përfillin faktin se ata do të jenë të gjykuar në prani të Allahut. Në këtë gjendje të pavëmendshmërisë, ata e kalojnë jetën pas dëshirave në vend që të jetojnë për kënaqësinë e Allahut.

Duke e shikuar nga ky pikëvështrim, telashet janë mëshirë e Allahut. Allahu demonstron natyrën e vërtetë të kësaj bote dhe e inkurajon njeriun që të përgatitet për jetën e ardhshme. Kjo është arsyeja pse thuhet se kur shkaktohet fatkeqësia në fakt është një rast i ofruar nga Allahu. Këto fatkeqësi i jepen njerëzve ashtu që ata ndoshta do të kërkojnë që të pendohen dhe të përmirësojnë sjelljet e tyre. Mësimet që duhet nxjerrë nga fatkeqësitë tregohen në ajetin e mëposhtëm:

A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim. (Teube: 126).

Footnotes

1. A. Maton, J. Hopkins, S. Johnson, D. LaHart, M.Quon Warner, J.D. Wright, Human Biology and Health, Prentice Hall, New Jersey, p.59.

2. J.A.C. Brown, Medical and Health Encyclopaedia, Remzi Publishing, Istanbul, p.250.

3. H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p.8.

4. Ibid., p.8.

5. Ibid., p. 64.

6. Ibid., p.18-19.

7. Ibid., p.64.

8. The Guinness Book of Amazing Nature, p.60.

9. H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p.105.

10. National Geographic, July 1988, p.29.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Jeta e kësaj bote
  • Dobësitë e njeriut
  • Dhënia pas të mirave te kësaj bote
  • Fatkeqësitë dhe rreziqet natyrore
  • Civilizimet e vjetra
  • Vendbanimi i vërtetë e njeriut: Aeti
  • Vërejtje
  • Relativiteti i kohës dhe realitiviteti i fatit