Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëreni ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)? (Merjem: 98)
Njeriu është në këtë botë ekziston që të sprovohet. Gjatë historisë, porosi dhe shpallje të qarta të Allahut u janë komunikuar njerëzve përmes të dërguarve të Tij duke siguruar kështu udhërrëfyes për njerëzinë. Këta profetë dhe libra gjithmonë kanë ftuar njeriun në rrugën e vërtetë, rrugën e Allahut. Sot është në dispozicion, libri i fundit i Allahut, shpallja e vetme e pandryshueshme e Tij për njerëzinë: Kur’ani.
Në Kur’an, Allahu na informon se Ai u tregoi rrugën e vërtetë të gjithë njerëzve gjatë historisë së botës dhe i ka paralajmëruar ata përmes profetëve të Tij për ditën e gjykimit dhe ferrin. Mirëpo, shumica e njerëzve nuk i kanë pranuar profetët që iu kanë dërguar dhe kanë shfaqur armiqësi ndaj tyre. Për shkak të arrogancës së tyre, ata u përballën me tërbimin e Allahut dhe papritmas u zhdukën nga faqja e dheut. Kështu tregon edhe ajeti në vazhdim:
Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam). E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam. Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje. (Furkan:38-40)
Lajmet e popujve të mëparshëm, që përbëjnë një pjesë të madhe të Kur’anit, sigurisht është njëra ndër çështjet e shpalljes për të cilën duhet vrarë mendjen. Mësimet që duhet nxjerrë nga përvoja e tyre jepet në ajetin në vazhdim:
A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) tjerë. (En'am: 6)
Ajeti tjetër i drejtohrt njeriut që vret mendjen, që kupton dhe që u vënë veshin paralajmërimeve është ky:
E sa e sa brezni para ty i kemi shkatërruar e që ishin më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t'i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje? Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë me vëmendje, ka argumente. (Kaf: 36-37)
Allahu në Kur’an tregon se të gjitha këto raste të shkatërrimit duhet të jenë vërejtje për gjeneratat e ardhshme. Gati të gjitha shkatërrimet e njerëzve të lashtë që tregohen në Kur’an janë të identifikuara, duke iu falënderuar studimeve dhe zbulimeve arkeologjike. Por do të ishte gabim i madh që të shtjellohen vetëm qasjet historike apo shkencore deri sa të shqyrtohen gjurmët e këtyre rasteve në Kur’an. Siç përmendet edhe në ajetin vijues, secili nga këto incidente është vërejtje nga të cilat duhet nxjerr mësime:
Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për brezat e ardhshëm, por edhe si këshillë për të devotshmit. (Bekare: 66).
Sidoqoftë, ne duhet pasur parasysh një fakt të rëndësishëm: ato bashkësi që nuk kanë dashur t’iu binden urdhrave të Allahut, nuk janë përballur me tërbimin e Allahut papritmas. Allahu u ka dërguar atyre profetë që t’i paralajmërojë ashtu që ata të pendohen për sjelljet e tyre dhe t’i dorëzohen Atij. Në Kur’an thuhet se të gjitha fatkeqësitë që i ndodhin njeriut janë përkujtim për dënimin e hidhur në ahiret:
Ne do t'u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në dynja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave). (Sexhde: 21)
Shkatërrimi shpesh pasohej kur këto paralajmërime nuk nxirrnin përgjigje në bashkësi dhe kur zvetënimi i tyre rritej. Të gjithë këta popuj ishin të dënuar nga zemërimi i Allahut. Ata u zhdukën nga faqet e historisë dhe ishin të zëvendësuar me gjenerata të reja. Këto bashkësi në të vërtetë kanë marrë përfitime nga mirësia e Allahut, kanë jetuar një jetë të përparuar, duke u kënaqur me të gjitha llojet e kënaqësive, por duke u kënaqur, kurrë nuk janë zënë me përkujtimin e Allahut. Ata kurrë nuk kanë menduar për faktin se çdo gjë në këtë botë është e dënuar që të zhduket. Ata e shijonin momentin dhe kurrë nuk mendonin për vdekjen dhe pas vdekjes. Për ata, diçka dhe gjithçka që kishte të bënte me jetën e kësaj bote dukej e përjetshme. Sidoqoftë, jeta e vërtetë e përhershme është pas vdekjes. Ata nuk kanë fituar asgjë nga ky perceptim i kësaj jete; mirëpo, historia përmban dëshmi të mjaftueshme të shkatërrimit të tyre të hidhur. Megjithëse kanë kaluar më shumë se një mijë vjet, kujtimet e tyre mbesin si vërejtje, duke i përkujtuar gjeneratat e tashme për fundin e atyre që janë larguar nga rruga e Krijuesit të tyre.
Themudët janë njëri ndër ata popuj që janë zhdukur për shkak të paturpësisë së shfaqur ndaj shpalljes hyjnore dhe mosvërejtjes së paralajmërimeve të Allahut. Siç thuhet në Kur’an, Themudët ishin të njohur për prosperitetin dhe fuqinë e tyre dhe ishte një popull që ishte i shkëlqyeshëm në art.
Përkujtoni All-llahun kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngritni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë. (A'raf:74)
Në një ajet tjetër, atmosfera shoqërore e themudëve është i ilustruar si vijon:
A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)? Në kopshte e në burime. Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët. Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore. (Shu'ara:146-149)
Të ngazëllyer në bollëk, themudët jetonin një jetë ekstravagante. Në Kur’an, Allahu thotë se profeti Salih u ishte dërguar themudëve që t’i paralajmërojë. Profeti Salih ishte një person i njohur ndër themudët. Populli i tij, që nuk kishin pritur që ky të shpallte fenë e vërtetë, ishin të befasuar me thirrjen e tij që të lënë anash prapësinë në të cilën ishin. Një pjesë e vogël e popullit e përkrahën thirrjen e Salihut, por shumica nuk e pranuan çfarë ai thoshte. Në veçanti, udhëheqësit e popullit mohuan Salihun dhe ishin kundër tij. Ata u përpoqën që t’i lëndojnë dhe të bëjnë presion në ata që i besonin Salihut. Ata ishin zemëruar kundër Salihut pasi ai i thërriste ata që të adhurojnë Allahun. Ky zemërim nuk ishte veçori e themudëve: ata përsëritnin gabimin e bërë nga populli i Nuhit dhe Adit të bërë më përpara. Ja pse Kur’ani i referohet këtyre tre popujve si vijon:
A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni". (Ibrahim: 9)
Themudët ishin të vendosur që të mbesin arrogantë dhe kurrë të mos e ndryshojnë qëndrimin ndaj profetit Salih, e bile kishin sajuar plane që ta mbysin atë. Salihu u tërhoqi vërejtjen duke iu thënë: “A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?” (Shu’ara: 146-149). Në të vërtetë, themudët vetëm sa e shtuan prapësinë e tyre duke mos qenë të vetëdijshëm për dënimin nga Allahu duke iu drejtuar profetit Salih me krenari dhe ngazëllim:
Ata e therrën devën dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve". (Araf: 77)
Profeti Salih u tha atyre, me shpalljen e Allahut, se ata do të zhdukeshin për tri ditë.
Tri ditë më vonë, paralajmërimi i profetit Salih u bë i njëmend dhe populli i Themudit u zhduk.
Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre. (gdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptoni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit! (Hud: 67-68)
Populli i Themudit e pagoi shumë shtrenjtë, duke u shkatërruar, për shkak se nuk u janë bindur profetit të tyre. Ndërtesat që i patën ndërtuar dhe puna artistike e tyre nuk i mbrojti ata nga dënimi. Populli i Themudit ishte shkatërruar me një dënim të ashpër, njëjtë sikurse të gjithë popujt tjerë që mohuan fenë para dhe pas tyre. Shkurtimisht, fundi i tyre erdhi sipas qëndrimit të tyre. Ata që mohuan ishin të shkatërruar plotësisht ndërsa ata që ishin të bindur morën shpëtimin e përjetshëm.
Boasting a history of two thousand years, Thamud had established a kingdom with another Arabian people, the Nabataeans. Today, in the Rum Valley, otherwise called the Petra Valley, in Jordan, it is possible to see the best examples of the stone carving of these people. Also in the Qur'an, Thamud are mentioned for their mastery in stone carving. And remember how He made you inheritors after 'Ad and gave you habitations in the land: you build for yourselves palaces and castles in (open) plains, and carve out homes in the mountains; so bring to remembrance the benefits (you have received) from Allah, and refrain from evil and mischief on the earth." (Surat al-A'raf: 74) |
Tregimi i popullit të Sebës (Shebës në Bibël) tregohet në Kur’an si vijon:
Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij: një territor i bukur dhe i lumtur, dhe Zot mëkatfalës. Po ata i kthyen shpinën (Allahut), e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të hidhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit. (Se'ba: 15-17)
Siç tregohet në ajetet e mësipërme, populli i Sebës jetonte në një vend të shquar me kopshte dhe vreshta të bukura dhe të frytshme. Në një vend të tillë, ku standardet jetësore dhe rrethanat ishin aq të larta, krejt çfarë duhej të bënin ishte që të shprehnin falënderim Allahut. Por, siç thuhet në ajet, ata “i kthyen shpinën (Allahut)”. Pasi ata ishin të “kthyer“ plotësisht prosperitetit të tyre, ata i humbën të gjitha. Siç morëm vesh nga ajeti, vërshimi i Arimit shkatërroi tërë vendin.
The Ma'rib Dam was a work of a very advanced technology. Yet the dam collapsed and the "Arim flood" laid waste to the people of Saba and their land.
| Queen Puabi may have been buried together with treasures beyond counting, but that did not save her body from being reduced to a skeleton.
|
Sumeria ishte një bashkësi e qyteteve-shtete rreth lumenjve Tigër dhe Eufrat ku sot gjendet Iraku jugor. Sot, terreni që duhet përshkuar për në Irakun Jugor është kryesisht shkretinor. Shumica e tokës, përveç qyteteve, dhe regjionet që dikur kanë qenë të pyllëzuara, janë të mbuluara me rërë. Këto shkretëtira, dikur vendbanim i sumerëve, kanë qenë aty me mijëra vite. Vendi i tyre famshëm, që sot mund të hasim vetëm në libra, ishte aq vërtetë sa çdo civilizim bashkëkohor. Këta njerëz ishin të gjallë siç jemi ne sot, dhe kanë krijuar kryeveprat arkitekturale. Në këtë kuptim, qytetet madhështore të ngritura nga sumerët janë pjesë e trashëgimisë kulturore të ditës së sotme.
Në mesin e asaj çfarë ka mbijetuar nga kultura sumeriane, kemi informata vetëm për zhvillimin e një funerali të mbajtur për Puabin, njërën ndër mbretëreshat e tyre. Përshtypjet nga ky ceremonial madhështor mund të gjenden nga burimet e ndryshme dhe tregojnë se si trupi i vdekur i mbretëreshës ishte stolisur në mënyrë të jashtëzakonshme. Kufoma e saj ishte veshur me rroba të zbukuruara me rruaza të argjendit, arit dhe gurëve të çmuar si dhe me një xhufkë me margaritarë. Në kokën e saj ishte paruka e dekoruar me kurorë të praruar me fleta të arta. Gjithashtu, edhe një sasi e madhe ari ishte vendosur në varr.7
Shkurtimisht, mbretëresha Puabi, emër i shquar në historinë sumeriane, ishte varrosur me një thesar të mrekullueshëm. Sipas të dhënave, kjo pasuri e pazakonshme ishin bartur deri në varrezën e saj nga një kortezh rojesh dhe shërbyesish. Mbretëresha Puabi mund të jetë varrosur së bashku me thesar, por as kjo nuk e ka shpëtuar atë që të reduktohet deri në skelet.
Sikurse të gjithë njerëzit e mbretërisë së saj, prej të cilëve ajo ndoshta ka ndier neveri pasi kanë qenë të varfër, trupi i saj është kalbur nën dhé duke u shndërruar në një masë të prishur nga bakteret. Ky është sigurisht një shembull i rëndësishëm që tregon se edhe të pasurit dhe pasuria e kësaj bote nuk janë mjete që të shpëtojnë nga fundi shkatërrimtar.
Toka dhe deti mund të qëndrojnë relativisht qetë me shekuj. Pastaj, trazohen papritmas duke shkaktuar kataklizëm. Ndoshta asnjë ngjarje nuk e përshkruan tmerrin aq qartë sa fatkeqësia e Therës së lashtë. Çfarë ka ndodhur atje mund të përshkruhet si shpërthimi më eksploziv i vullkanit në histori. Duke u ngritur nga deti Egjé para nja 3,500 vjetësh, vullkani i lartë prej një kilometri ka formuar ishullin prej 12 km të gjerë. Atje u ngrit një civilizim madhështor diku rreth 100 km në jug të ishullit të Kretës. Në kulmin e vet, ndoshta 30.000 njerëz banonin në Akrotiri, qyteti kryesor i Therës, në të cilin ishin ngritur pallate me vizatime në mur (freska) nga të cilat largoheshin dhe vinin anije të ngarkuara me mallra për tregti. Derisa studiuesit nuk janë të sigurt për datën e saktë – vlerësuar në diapazonin prej 1470-1628 PER – ata e kanë të njohur renditjen e ngjarjeve. Lëkundje të lehta të tokës të pasuara me tërmet të fort, dhe një eksplodim saqë zëri i është dëgjuar shumë larg, deri në Skandinavi, Gjirin Persik si dhe në shkëmbin e Gjibraltarit.8 Valë të mëdha janë ngritur dhe kanë goditur Amnisin, limanin e Knosit. Sot, vetëm gërmadhat kanë mbetur nga pallatet e famshëm.
Civilizimin i Minoanit, njëra ndër civilizimet më të rëndësishme të asaj kohe, sigurisht as që e kanë pritur një përfundim aq të ashpër. Ata njerëz që mburreshin me pasurinë dhe pronën e tyre humben të gjitha që i kishin. Allahu, në Kur’an, nënvizon se fundet e ashpra të civilizimeve të lashta mund të reflektohen tek shoqëritë bashkëkohore:
A nuk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se në ato (vende të shkatërruara) ka fakte, se nuk janë duke dëgjuar me vëmendje? (Sexhde: 26)
Mbeturinat nga Pompeji, për historianët janë dëshmi të qarta për jetën e shthurur që kishte mbretëruar atje. Bile edhe rrugët e Pompejit, si simbol i degjenerimit të Perandorisë Romake, tregojnë për kënaqësitë dhe gëzimet që u bënin në këtë qytet: dikur rrugët e gjalla të vijëzuara me mejhane, klube të natës dhe bordele, ende mund të vërehen edhe pas shkatërrimit duke e paraqitur kështu jetën e tyre të përditshme.
Këtu, në dheun e pasuruar me hi vullkanik, dikur ishin fermat e begatshme, vreshtat e bollshme dhe vila luksoze. E ndërtuar mes shpateve të Vezuvit dhe detit, Pompei ishte pushimorja më e preferuar e romakëve të pasur që iknin nga zagushia e kryeqytetit. Sidoqoftë, Pompei ka qenë dëshmitar i njërit ndër shpërthimet më të tmerrshme vullkanike, duke e fshirë qytetin nga faqja e dheut. Sot, ajo çfarë ka mbetur nga banorët e qytetit- asfiksimi nga avujt helmues të Vezuvit derisa ata ishin duke bërë punët e përditshme si zakonisht – shumë qartë portretizon detajet që e karakterizonin mënyrën e jetës së romakëve. Fatkeqësia që goditi Pompejin, së bashku me Herkulanin, gjatë një dite vere, tamam në kohën kur regjioni ishte i mbushur përplot me romakë të pasur duke i kaluar pushimet në vilat e tyre të famshme.
Ishte data 24 gusht të vitit 79 të erës së re. Hulumtimet në vend zbulojnë se erupsioni është zhvilluar në disa etapa. Para erupsionit, vendi është dridhur disa herë. Gjëmime të forta dhe të tmerrshme nga larg, shoqëruan këto dridhma. Së pari, Vezuvi volli një rrëke të avullit dhe hirit. “Pastaj kjo re u ngjit mbi atmosferë duke bartur me vete shkëmbinjtë të copëtuar nga gryka e vullkanit dhe miliona tonelata, shtuf të ngrirë. Erërat i bartnin retë me hi drejt Pompejit, ku filluan të bien “gurë të vogël”. Derisa tymi mbulonte diellin në tërë qytetin, shtufa dhe hiri filluan që të rigojnë mbi Pompej, duke rënë nga 6 inça në orë”.9
Herkulani ishte më afër Vezuvit; shumica e banorëve ikën nga qyteti të tmerruar nga vala e madhe piroklastike që lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre. Ata të cilët nuk e lëshuan qytetin menjëherë, nuk jetuan aq gjatë sa që të pendohen për vonesën e tyre. Vala piroklastike me të arritur Herkulanin mbyti ata që ngurruan, derisa rrjedha piroklastike e ngadalshme gllabëronte qytetin, duke i varrosur. Gërmimet arkeologjike afër Pompejit, nga ana tjetër, tregojnë se shumica e banorëve kishin ngurruar që të lëshojnë qytetin. Ata mendonin se nuk do të jenë në rrezik pasi Pompeji nuk ishte afër kraterit të vullkanit. Për këtë arsye, shumica e banorëve të Pompejit nuk i lëshuan shtëpitë e tyre dhe përkundrazi ata ikën brenda nëpër shtëpitë dhe dyqanet e tyre, duke shpresuar se fatkeqësia së shpejti do të kalojë. Ata të gjithë u zhdukën para se të kuptojnë se ishte shumë vonë për ta. Për vetëm një ditë, Pompei dhe Herkulani së bashku me gjashtë fshatrat përreth, u fshinë nga harta. Kur’ani tregon për këtë ngjarje ashtu që të përkujtojë të gjithë:
Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t'i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar. (Hud:100)
Zbulimi i fshehtësive të Pompejit nuk ishte i mundur deri pas shumë shekujve. Më shumë se vetëm informacion i thjeshtë, gërmimet arkeologjike të këtij qyteti antik tregojnë tregime të qarta për jetën e tyre të përditshme. Forma e shumë viktimave në agoni ishin të ruajtura dhe të padëmtuara. Ajeti në vijim tregon:
Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm e i ashpër. xJa, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm e i ashpër. (Hud:102)
Sot, mbeturinat e shumta janë fakte të thjeshta të qytetërimeve komplekse që njëherë ishin në lulëzim të vetin para qindra apo mijëra vjetësh. Shumë nga ndërtuesit e metropoleve të mëdha nga epokat e ndryshme të historisë janë të panjohur. Pasuria, teknologjia apo puna e tyre nuk i kishte mbrojtur nga fundi i hidhur. Nuk ishin ata por gjeneratat e ardhshme që kishin përfitime nga trashëgimia e tyre e pasur. Me disa informata të shkurtra për të na udhëzuar, origjina dhe fatet e këtyre qytetërimeve të lashta janë misterioze edhe sot. Sidoqoftë dy gjëra janë evidente: ata mendonin se kurrë nuk do të vdesin dhe ishin të dhënë pas kënaqësive të kësaj bote. Ata lënë prapa monumente madhështore duke besuar se ashtu do të arrihet përjetësia. Jo më pak se këto civilizime, shumë grupe njerëzish sot kanë të njëjtën mendësi. Duke pritur që të bëjnë emrat e tyre të përjetshëm, shumica e njerëzve të shoqërive moderne janë të përkushtuar ndaj asaj që të akumulojnë sa më shumë pasuri apo që të lënë vepra prapa sa më të mëdha. Bile, duket se ata më shumë bëjnë jetë ekstravagante sesa gjeneratat e mëhershme dhe mbesin të shkujdesur ndaj shpalljeve të Allahut. Ka shumë mësime që mund të nxirren nga qëndrimi social dhe përvojat e popujve të lashtë. Asnjëra nga këto bashkësi të hershme nuk kanë mbijetuar. Punimet artistike dhe monumentet që ata kanë lënë prapa mund tu kenë ndihmuar atyre që të përkujtohen nga gjeneratat e ardhshme, por nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë nga dënimi hyjnor apo që të ndalojnë trupat e tyre të mos kalben. Mbetjet e tyre mbeten aty vetëm që të mbesin si përkujtues dhe vërejtje për zemërimin e Allahut ndaj atyre që ishin kryeneç dhe jofalënderues për pasuritë që u kishte dhuruar nga Ai.
Pompeii, a place of splendour and beauty, perished together with its twenty thousand inhabitants. |
Padyshim mësimet e nxjerra nga këto ngjarje historike duhet që të na japin mend. Vetëm atëherë dikush mund të kuptojë se çfarë u ka ndodhur shoqërive të hershme nuk ishte e paqëllimshme. Dikush mund të kuptojë më tutje se vetëm Allahu Fuqiplotë ka fuqi që të krijon fatkeqësi të çfarëdoshme në çdo çast. Bota është vend ku njerëzit janë vënë në sprovë. Ata që i binden Allahut do të fitojnë shpëtimin. Ata që janë të kënaqur me këtë botë, në anën tjetër, do të jenë të privuar nga amshimi i bekuar. Padyshim, fundi i tyre do të jetë sipas veprave të tyre dhe ata do të gjykohen sipas punëve të tyre të kryera. Sigurisht, Allahu është Gjyqtari më i Mirë.
The shapes of many agonised Pompeiian victims were preserved as a warning for succeeding generations. |
11. Mesopotamia and Ancient Near East, Great Civilisations Encyclopaedia, Iletisim Publications, p.92.
12. Ana Brittannica, Volume 20, p.592.
13. H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p.18-19.