logo
HARUN YAHYA

Vdekja E Besimtarëve Dhe Jobesimtarëve
Nuk Do Të Jetë E Njëjtë

Në Kur’an, Allahu e hap një sekret për vdekjen, i cili është i panjohur për shumë njerëz- çfarë përsoni i vdekur aktualisht përjeton, nuk është çka njerëzit tjerë vërejnë nga pamja e jashtme. Allahu na thotë neve në Kur’an si në vijim:

Përse, pra kur arrin shpirti në fyt, e ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni. (Waki'a: 83-85)

Edhe një sekret që Allahu e shpall për vdekjen është terrorri i madh dhe vuajtjet që i përjetojnë jobesimtarët në momentin e vdekjes. Njerëzit përreth nuk kanë mundësi për të parë këtë terror. Allahu e lidhë këtë fakt në ajetet e Tij si vijon:

E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Allahut, ose thotë: “Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: “Do të thur diçka të ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahu”. E, sikur t'i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): “Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)”. “Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumenteve të Tij ishit kryeneç. (En’am: 93)

Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues. (Tewbe: 85)

Në pajtueshmëri me këtë sekret të shpallur në Kur’an, një jobesimtarë mund të duket se ka vdekur i qëtë në shtratin e tij. Mund të duket për njerëzit përreth sikur ai nuk ka kaluar nëpër çfarëdo mundimi apo vuajtje në çastin e vdekjes, por se sytë e tij vetëm janë mbyllur. Mirëpo, Allahu na informon neve se një jobesimtarë ndjenë një vuajtje të thellë që ne nuk mund ta shohim. Se si engjujt e marrin jobesimtarin në vdekje është shpjeguar në Kur’an në vijim:

E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre? E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre. (Muhammed: 27-28)

Sikur t'i kishe parë engjëjt kur ua marrë shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u binin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): “Shijoni dënimin e djegëjes!”Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij (Enfal: 50-51)

Përkundrazi nga kjo vdekje e vështirë e jobesimtarëve, besimtarët përjetojnë vdekje shumë të lehtë. Psh, një besimtarë i cili ka luftuar në luftë pranë pejgamberit (saas) dhe është shpuar me një shpatë, u lehtësua nga të gjitha format e frikës, përjetoj një moment të qëtë të vdekjes. Siç na informon neve Allahu në ajete, shpirtërat e besimtarëve do të merren në gjendje të pastër dhe ata do të jenë të mirëpritur nga engjujt me përshëndetje dhe lajme të mira. Allahu e ka përshkruar vdekjen e besimtarëve si vijon:

... engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: “Selamun alejkum” - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat. (Nahl: 32)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Përmbajtje
  • Parathënie
  • Allahu i përgjigjet lutjes se secilit lutës
  • Allahu e shton bekimin e tij mbi ata që janë mirënjohes
  • Sekretet e besimit të njërit në fatin dhe mbështetja e tij në Allahun
  • Në çdo ngjarje ka të mira
  • Allahu e turbullon të kuptuarit e jobesimtarëve
  • Allahu shpërndan kuptimin në ata që i frikohen atij
  • Ata që bëjnë mirë takojnë mirësinë
  • Në fytyrat e besimtarëve ka shkëlqim, por në fytyrat e jobesimtarëve ka turpërim
  • Sekreti që Allahu i fshin punët e këqija
  • Qëllimi i shenjët në shpenzimin në rrugën e Allahut
  • Efekti i punëve të mira dhe fjalëve të mira
  • Sekreti që Allahu i pajisë njerëzit me vend
  • Allahu sigurisht u ndihmon atyre të cilët e ndihmojnë fenë e tij
  • Përçarjet shkaktojnë humbjen e fuqisë
  • Vetëm në përkujtimin e Allahut zemrat gjejnë kënaqësi
  • Dinakëria e djallit është e dobët
  • Dëgjimi i shumicës e largon njeriun nga udha e drejtë
  • Sekretet në zgjerimin dhe zvoglimit të bekimeve
  • Bndja ndaj të dërguarit është bindje ndaj Allahut
  • Një numër i vogël i besimtarëve mund ta mposht shumicen jobesimtare
  • Allahu e bënë fenë e tij më të lartë kur ndonjëri e adhuronë vetëm atë
  • Jeta e kësaj bote është në fakt shumë e shkurtër
  • Në zemrat e jobesimtarëve Allahu hedh frikë
  • Urtësia dhe fjalimet bindëse janë bekim nga Allahu
  • Njeriu gjithashtu do të përgjegjet për mendimet dhe qëllimet e tij
  • Allahu është ai i cili vendos dashurinë në zemërat e njerëzve
  • Vdekja e besimtarëve dhe jobesimtarëve nuk do të jetë e njëjtë
  • Lutja e largon njeriun nga e keqja
  • Ata që janë mbytur në rrugen e allahut nuk janë të vdekur
  • Allahu është dhuruesi i nderit
  • Sekretet e zbulimit të rrugës së drejtë
  • Uni i njeriu urdhëron punë të këqija
  • Sekretet e begatisë dhe pasurisë të caktuara për njerëzit
  • Sekreti se pse Allahu nuk i dënon menjëherë jobesimtarët
  • Përfundim