Uni i njeriut është forca urdhëruese përmbrenda tij dhe i dinë të dy prishjet dhe si t’i largohet atyre. Me fjalë të tjera, uni është ai i cili inspiron për punë të këqija dhe të liga. Allahu i ka shpall këto dy tipare të unit në Kur’an si në vijim:
Pasha unin(nefsin) dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. (Shams: 7-9)
Uni është përmendur në ajete si burim i të gjitha prishjeve dhe veprimeve të këqija të njerëzve. Duke pasur kësi tipari, uni është në mesin e armiqve më të dalluar të njerëzimit. Uni është vetjak dhe mendjemadh; gjithmonë deshiron t’i kënaq dëshirat dhe kotësitë e veta. Përkujdeset vetëm për nevojat e veta, e intereson dhe e kërkon vetëm kënaqësinë. Drejtohet me të gjitha metodat që ta provokoj njerëzimin pasi që nuk është gjithmonë e mundshëme t’i plotësoj deshirat e veta përmes rrugëve legale. Fjalët e Pejgamberit Jusuf (as) shpjegojnë këtë fakt në Kur’an si në vijim:
Unë nuk e çfajsoj veten time, pse uni është shumë nxitës për të keqën, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë. (Jusuf: 53)
Se uni i ndonjërit fuqishëm inspiron për punë të këqija dhe të liga është një sekret shumë me rëndësi i shpallur besimtarëve që i frikësohen Allahut. Kështu, ata e dinë se kurdisja e unit kurrë nuk do të pushojë, as për një moment të vetëm. Përmes joshjes, vazhdimisht tenton që ta largoj njeriun nga rruga e Allahut. Në përputhje me këtë sekret, uni kurrë nuk do të qëndrojë i heshtur; do t’i çfajësoj veprimet e veta ndër të gjitha rrethanat, do ta dojë vetën më shumë se të tjerët, do të bëhet më mendjemadh, do të dëshiroj që të ketë të gjitha të mirat dhe do të deshiroj të çoj një jetë me kënaqësi. Shkurtimisht, do të drejtohet në çdo mënyrë që ta bëjë një përson të shfaq qëndrim të kundërt me moralin me të cilin Allahu është i kënaqur.
Në të vërtet, sjellja dhe stili i jobesimtarëve, të cilat nuk pajtohen me moralet e Kur’anit, janë plotësisht të formuara nga uni i tyre. Duke mos pasur frikë nga Allahu, jobesimtarët nuk mund të paraqësin deshirën të dëgjojnë ndërgjegjëjen e tyre por ma parë e përcjellin unin e tyre. Përçarjet, konflikti i interesave dhe palumturi në rankimin në shoqëri në të cilën feja është hedhur anash, i kanë rrënjët e tyre në individë' që janë zhytur në unet e tyre dhe interesat e tyre dhe si pasojë, humbin të gjitha tiparet e tyre të njerëzishme siç janë dashuria e vërtet, respekti dhe sakrifica.
Kjo është arsyeja pse ky sekret i shpallur nga Allahu është i rëndësisë së madhe. Sa kohë që ndonjëri e mbanë këtë sekret në mend, ai mund të nderrmarr paramasa kunder unit të tij dhe të marr udhën e drejtë të sjelljës. Uni mund të diciplinohet duke e bërë vetëm të kundërten nga ajo që ai urdhëron. Psh, kur uni urdhëron përtacinë, njeriu duhet të punoj edhe më shumë. Kur uni urdhëron egoizmin, njeriu duhet të bëhet më vetë sakrifikues. Kur uni urdhëron koprracinë, njeriu duhet të bëhet më dorëhapur.
Përveç anës së lig të shpirtit, nga surja esh-Shems, ne e dimë se Allahu gjithashtu frumëzoi në shpirtë ndërgjegjëjen e cila e bënë përsonin që ta mposht shpirtin e tij nga përmbushja e dëshirave të ulëta. Domethënë, pranë një frymëzimi që nxit shpirtin në ligësi, shpirti gjithashtu është i hapur për nxitje në drejtësi. Çdonjëri është i vetëdijshëm për këta zëra përshpëritës dhe e njëh të ligin dhe atë të drejtin. Sidoqoftë, vetëm ata të cilët i frikohen Allahut zbatojnë zërin e ndërgjegjëjes së tyre.