Qëllimi i besimtarëve është të fitojnë kënaqësi, mëshirë dhe xhennetin e Allahut. Mirëpo, njeriu është krijuar i dobët dhe harrestar; prandaj, bënë shumë gabime dhe ka shumë dështime. Allahu, i Cili i ngjeh robërit e Tij në mënyren ma të mirë dhe i Cili është më mëshiruesi dhe më i mëshirëshim, na ka informuar neve se Ai do t’i fshij punët e këqija të robërve të sinqertë të Tij dhe do të ju jep një llogari të lehtë:
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta, ai do të llogaritet me një llogari të lehtë, do të kthehet te familja e vet i gëzuar. (Inshikak: 7-9)
Pa dyshim, Allahu nuk e ndrron punën e keqë të çdo përsoni në të mirë. Vetit e atyre besimtarëve punët e këqija të të cilëve i fshin dhe i fal Allahu janë treguar në Kur’an.
Në një ajet, Allahu thotë:
" Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm."(Nisa': 31)
Besimtarët të cilët janë të vëmendshëm për këtë fakt vërejnë kufijtë e vendosur përmes përpikmërisë së Allahut dhe largohen nga kryerja e asaj që është e ndaluar. Nëqoftëse ata ndonjëherë gabojnë në harresë ose nga pavëmendshmëria, ata menjëherë i drejtohen Allahut me pendim dhe kërkojnë falje.
Në Kur’an Allahu na informon neve për robërit e Tij, pendimi i të cilëve nuk do të pranohet. Dmth, i atyre që duke i ditur urdhërat e Allahut, akoma me qëllim kryejn mekate, duke thënë “pa marr parasysh se çka ndodh unë do të jem i falur” është plotësisht një arsyetim me të meta. Sepse, Allahu falë punët e këqija të robërve të Tij të cilët i kryejnë ato nga padituria dhe të cilët, pa humbar kohë, pendohen dhe nuk shfaqin këmbëngulje në ato punë dhe i ndreq për ta ato punë:
Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që kur bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgaditur dënim të ashpër.( Nisa': 17-18)
Sikur që këshillon ajeti, menjanimi i menjëhershëm nga mëkatet është esenciale nëse një përson don që punët e tij të këqija të fshihen dhe të mos pendohet në ditën e gjykimit. Një besimtar i cili bënë mëkat, në anën tjetër, nuk duhet të humbë kohë në kërkimin e faljes nga Allahu.
Në ajetet tjera, Allahu thotë se Ai do të mbulojë punët e këqija të atyre të cilët punojnë mirë. Disa nga ajetet për këtë janë në vijim:
Ditën e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira. Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në Xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjthmonë, e ai është shpëtimi i madh.(Tegabun: 9)
Përveç ati që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. (Furkan: 70)
Secili veprim dhe të gjitha sjelljet e shfaqura për të kërkuar përkrahjen e Allahut janë “punët e mira”. Psh, çdo qëndrim siç është komunikimi i porosive të fesë së Allahut njerëzve, përkujtimin e dikujt që nuk është i mbështetur të Allahu rreth fatit, pengimi i ndokujt nga thashethamet, mbajtja e shtëpisë dhe trupit pastër, zgjerimet e fushëpamjeve duke lexuar dhe mësuar, folja me mirësjellje, përkujtimin e njërzve për ahiretin, dashamirë për të sëmuret, shfaqja e dashurisë dhe keqardhjës për të vjetrit, fitimi i parave përmes udhëve legale që ai mund t’i shfrutzoj për të mirën e njërëzve, menjanimin e të ligës me të mirën dhe durimi, krej këto mund të bëhen punë të mira kur ato janë bërë për të fituar kënaqësinë e Allahut. Ata që deshirojnë që punët e tyre të këqija të zvoglohen dhe të transferohen në të mira në ahiret do të duhej që gjithmonë të zgjedhin të veprojnë në udhën që Allahu do të jetë i kënaqur më së shumti. Për kësi qëllimi, njeriu duhet që vazhdimisht të kujtoj llogaritjen në ditën e gjykimit. Është e qartë se si do të veprojë çdonjëri, psh, nëse ndonjëri do të ishte vendosur të qëndroj përpara zjarrit të xhehennemit, atij do t’i tregoheshin punët e këqija që ai i ka bërë në këtë jetë, dhe do të ishte njoftuar se ai duhet të punoj në udhën e drejt për me qënë i falur. Një përson që e sheh zjarrin, i cili e ndëgjon dëshprimin, keqardhjet dhe rënkimet e njerëzve të xhehennemit nën atë dënim të vështirë dhe i cili do të ishte deshmitar i dënimit të xhehennemit me sytë e tij, sigurisht do të vepronte në mënyrën që ma së shumti e kënaq Allahun dhe do të përpiqëj me përpjekjet maksimale të tij. Ky njëri do të lutej në kohë, do të kryente punë të mira, kurrë nuk do të ishte i pakujdesshëm, kurrë nuk do të guxonte të zgjedhë një veprim i cili do të kishte vlerë ma të vogël të Allahu kur e din se është një tjetër që ka vlerë ma të madhe te Allahu. Sepse xhehennemi, i cili qëndron drejt përpara tij, do ta përkujton çdoherë atë për jetën e përjetshme dhe për dënimin e Allahut. Një përson i tillë nuk do t’i lëshojë punët e mira të tij. Ai menjëherë dhe saktsisht do të kryente çka vetdija e tij urdhëron atë të bëjë. Ai do të ishte tepër i përpikët dhe këmbëngules në lutjet. Pra, në jetën e kësaj bote, punët e këqija të vetëm atyre të cilët kryejnë punë të mira, i frikohen Allahut dhe ditës së gjukimit, sikur ta kishin parë xhehennemin dhe të ishin kthyer prap në këtë botë, ose sikur ata gjithmonë ta shihnin zjarrin pranë tyre, do të tranësfomohen në të mira. Këta besimtar janë të sigurt për ahiretin dhe ata shumë i friksohen dhe përpiçen t’i shmangen dënimit të Allahut.