Pothuajse secili i ka të drejtat dhe gabimet e veta. Kriteri i përdorur për t’i përkufizuar këto të drejta dhe gabime ndryshon shumë. Një libër, një përson, një poletikan, apo, nganjëherë, një filozof mund të jetë udhëzues në jetën e një përsoni. Mirëpo, udha e drejt, e cila është udha e vetme që shpie në shpëtim, është feja që Allahu e ka zgjedhur. Në këtë udhë, qëllimi i vetëm është fitimi i kënaqësisë, mëshires dhe xhennetit të Allahut. Udhët tjera, pa marrë parasysh sa tërhjekse mund të dukën, janë mashtruese dhe drejtojnë në shkatrrim, pamundësi, hidhërim dhe dënim të vështirë në të dy botërat, këtu dhe në ahiret.
Ata që janë të udhëzuar në rrugën e drejtë janë një sekret i shpallur në Kur’an. Ata janë robërit që Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejt të Tij dhe të cilët e fitojnë xhennetin e Tij. Çka duhet të posedojmë për me qenë të udhëzuar në rrugën e drejt?
Para se gjithash, njëri duhet të ketë besimin në mënyrë që të jetë i udhëzuar në rrugën e drejtë. Nese njëri beson se poseduesi dhe krijuesi i vetëm i qiellit dhe tokës dhe çdogjëje në mes është Allahu dhe është i sigurtë se arsyeja e eksistimit të tij në këtë botë është të jetë rob i Allahut, dhe të përpiçët të fitoj kënaqësinë e Allahut, Allahu gjatë gjithë jetës së tij e udhëzon atë në rrugëjn e drejtë. Besimi në Allahun, në ahiretin dhe në Kur’an duhet të jetë një besim i vendosur dhe i sigurtë. Ndonëse disa njerëz thonë se ata janë besimtar, ata mund të kenë dyshime. Kur ata janë se bashku me jobesimtarët dhe janë nën ndikimin e tyre, njerëzit e tillë mund të shfaqin dobësinë dhe të marrin qëndrim armiqsor kundër Allahut dhe fesë së tij. Mirëpo, ata që Allahu i udhëzon në rrugën e drejtë kanë një besim të vendosur dhe të patundur:
E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'anin) është vërtetë prej Allahut tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të bindën ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan në rrugën e drejtë.(Haxhxh: 54)
Për besimtarë' kthimi me nënshtrim të plotë është edhe një sekret i të qenurit i udhëzuar në rrugën e drejtë. Për njërin që beson në Allahun dhe i frikohet ahiretit, kjo jetë nuk ka kënaqësi për të.
Kur qëllimi i vetëm është me fitua kënaqësinë e Allahut, besimtarët e vërtetë kthehen te Allahu në të gjitha veprimet e tyre, dhe duke ditur se Allahu i sprovon ata, ata e nënshtrojnë vetëvetën në fatin që Allahu e ka paracaktuar. Allahu ka informuar se ata të cilët e nënshtrojnë vetën te Ai do të jenë të udhëzuar në rrugën e drejtë:
Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i derguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai padyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë. ( Ali 'Imran: 101)
Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij. (Shura: 13)
Edhe një tjetër urdhër nga Allahu të robët e Tij të cilët deshirojnë që të jenë te udhëzuar në rrugën e drejtë është si në vijim:
... Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë. Dhe atëherë do t'u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh. Dhe do t'i udhëzonim në rrugë të drejtë. (Nisa': 66-68)
Besimtarët që i frikohën Allahut përpiqën që të pastrojnë vetëvetën nga keqbërjet e tyre dhe që të arrijnë moralin e përsosur, me çka Allahu do të jetë shumë i kënaqur. Mirëpo, njërit i duhët përulësia që të jetë i falur nga gabimet dhe pranoj udhëzimin për rrugën e drejtë. Një përson i thjeshtë i cili përpiqët që të pastroj vetën do që, së pari, përpikërisht t’i zbatoj urdhërat e Allahut. Përveç kësaj, besimtarët e sinqertë janë shokë dhe mbrojtës të njëri tjetrit. Ata urdhërojnë për punë të mira dhe ndalojnë nga të këqijat. Prandaj, duke ditur se paralajmrimi i një besimtari është e një rëndësie të madhe për llogarin e njërit në ahiret, besimtarët do të duhej gjithashtu të jenë përceptues në këshillimet e njëri tjetrit. Ai i cili e zbaton këshillën e mirë do të udhëzohet në rrugën e drejtë. Allahu u jep lajme të mira robërve të Tij të cilët i largohen përcjelljes së shejtanit dhe i dëgjojnë ata të cilët thërrasin për te Allahu dhe te urdhërat e Tij:
Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe ju drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoj robërit e Mi! Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.(Zumer: 17-18)