Një nga veprimet ma të rëndësishme të adhurimit që e fshinë ndytësirën materiale dhe shpirtërore, dhe i mundson njeriut të diciplinoj shpirtin e tij dhe kështu të arrij gjendjen e moralit të lartë që Allahu do të jetë i kënaqur me të, është shpenzimi në rrugën e Allahut për arsye të mirësisë. Allahu i ka thënë Pejgamberit (saas) të marr lemoshë nga pasuria e besimtarëve dhe t’i thjeshtsoj dhe pastroj ata në këtë mënyrë.
Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)... (Tevbe: 103)
Mirëpo, veprimi i shpenzimit që t’i thjeshtsoj dhe pastroj njerëzit është ajo që bëhet sipas mënyrës që është caktuar në Kur’an. Njerëzit besojnë se vetë kanë përmbushur së tepërmi detyrën e tyre kur ata u japin disa te imta lupsave, kur ata u japin të varfërve disa nga teshat e tyre të vjetra ose kur ata e ushqëjnë ndonjë përson të uritur. Pa dyshim këto veprime do të shpërblehen në vështrimin e Allahut nëse ato ishin kryer me qëllimin e fitimit të kënaqësisë së Allahut. Sidoqoftë, në Kur’an janë kufijtë e caktuar. P.sh. Allahu e urdhëron njeriun të shpenzoj çkado që është tepricë e nevojave të tij:
... Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën!” Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).(Bekare: 219)
Njeriu do të jetojë shumë pak në këtë botë. Pasuria që është mbi tepricën e nevojave të njëriut është tepricë e të mirave, ajo çka është me rëndësi është, se nuk është shuma e dhënë, por nëse ndonjëri jep sinqerisht çka ai realisht mund të jap. Allahu ka njohri për të gjitha sendet dhe Ai e ka lënë në vetëdijen e njeriut të zgjedh gjërat që nuk ka nevojë për to aktualisht. Dhënja është një formë e adhurimit shumë e lehtë për ata të cilët nuk janë të pushtuar për ambiciet botërore dhe të cilët nuk janë shitur për këtë botë, por janë të etur për ahiret. Allahu na ka urëdhuar neve të japim nga pasuria jonë që të shmangemi nga lidhja për këtë botë. Kjo është një mënyrë me pastruar vetëveten nga lakmia. Pa dyshim, kjo formë e adhurimit është shumë e rëndësishme për besimtarët në respekt të llogaritjeve të tyre në ahiret. Pejgamberi i Allahut (saas) gjithashtu ka thënë ai i cili shpenzon në rrugën e Allahut është i favorizuar:
Dy njërz janë të favorizuar: njëri është ai të cilit Allahu ja ka dhënë Kur’anin dhe i cili jeton sipas tij. Ai e pranon si legale çfarëdo që e urdhëron sikur legale, dhe si jolegale çfarëdo që urdhëron si jolegale. Tjetri është ai të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe i cili e ka shpërndarë këtë pasuri midis të afërmeve të tij dhe ka shpenzuar në rrugën e Allahut. 6
Njerëzit shpesh tentojnë me i bërë dikuj një të mirë nëse ajo e mirë nuk i dëmton interesat e tyre. P.sh. kur ndokush dhuron mall për nevojtarët, ai shpesh jep ato gjëra që nuk janë më të dëshirueshme, ose nuk i pelqëjnë,ose jashtë modes, ose nuk i përshtaten më
Allahu, megjithatë, urdhëron njeriun që të jap atë që ma së shumti e donë për vetëvetën. Ndonjëri do ta ketë shumë veshtirë që të japë pronën e dashur, por zemërgjersia e tillë është e nevojëshme për pastrim dhe arritjen e ndershmërisë. Ky është një sekrte i rëndësishëm që Allahu e ka shpallur për njerëzimin. Allahu ka shpallur se njeriu s’mund në asnjë mënyrë tjetër, të arrijë mirësinë:
Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos e jepni më të dhëmbshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Allahun),All-llahu atë e di. (Ali 'Imran: 92)
O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar. (Bekare: 267)
Për një besimtar, asgjë nuk është më e dashur se fitimi i kënaqësisë dhe dashurisë së Allahut. Një besimtar kërkon mënyrën për me u afruar te Allahu gjatë gjithë jetës së tij. Për këtë Allahu thotë:
O ju që besuat! Kinie frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim. (Ma'ide: 35)
Sikur një sekret dhe një lajm të mirë për besimtarët, Allahu ka shpall në Kur’an se çka është shpenzuar do të jetë një mënyrë e arritjes më afër Atij. Prandaj, për një besimtarë, dhurimi i asaj që ai donë dhe çka është përtej nevojave të tij nuk është një mundim, por më parë një rast i çmuar për me demostrue devotshmërinë dhe dashurinë për Allahun. Për këtë Allahu thotë:
Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ta, e All-llahu do t’i përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është mëshirues. (Tevbe: 99)
Edhe një sekret i shpallur në Kur’an në respekt të dhurimit të pasurisë se ndonjërit është se çkado që është shpenzuar sigurisht do të zavendsohet. Ky është premtim i Allahut. Ata që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut pa frikë nga varfëria, janë të prezentuar me bekime mahnitëse gjatë gjithë jetës së tyre. Çkado që shpenzohet në rrugën e Allahu do të paguhet prapa në tërësi. Disa nga ajetet që janë të lidhura me premtimin janë:
“Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos ju dëmtuar.” (Bekare: 272)
...çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t’ju konpenzohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë. (Enfal: 60)
Thuaj: “S’ka dyshim se Allahu im është Ai që jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh. (Sebe': 39)
Besimtarët deshirojnë të fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe xhennetin kur ata japin pasurinë e tyre dhe përforcojnë vetëveten; por si një sekret i shpallur nga Allahu, çkado që ata shpenzojnë do të ju kthehet atyre. Siç u tha në ajet, Allahu zavendson çka është shpenzuar. Këto shpërblime janë bekime në të dyat, në këtë botë dhe, mbi të gjitha, dhurata që në xhente Allahu ka përgadit për besimtarët. Në anën tjeter, e kundërta e atyre që dhurojnë, Allahu zvoglon furnizimin për ata njerëz të cilët janë dorështërnguar në dhënjën e pasurisë së tyre ose të cilët deshirojnë të akumulojnë më shumë pasuri duke mospërfillur kufijt e Allahut. Një nga ajetet tregon gjendjen e atyre që marrin kamatën:
All-llahu zhduk kamatën dhe shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëpremë dhe mëkatar. (Bekare: 276)
Allahu na informon neve për bollëkun që arrijnë ata që dhurojnë pasurinë e tyre:
Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet. (Bekare: 261)
O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që ia jep pasurinë e vet sa për sy e faqe të njerëzve, e nuk beson All-llahun dhe botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar pëbmi të cilin ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk udhëzon popullin pabesimtar. E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni. (Bekare: 264-265)
Secila nga këto ajete është sekret që Allahu e shpallë për besimtarët në Kur’an. Besimtarët shpenzojnë pasurinë e tyre vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe xhennetin e Tij. Mirëpo, duke qënë të vetëdijshëm për këto sekrete të shpallura në Kur’an, ata gjithashtu shpresojnë për bekimin dhe mirësinë e Allahut. Sa më shumë që shpenzojnë të mirat e tyre dhe përforcojnë vetëveten në rrugën e Allahut dhe sa më të përpikët që ata bëhen në vërejtjen se çka është e ndaluar dhe çka e lejuar, më shumë Allahu e shton pasurinë e tyre, i bënë detyrat e tyre të lehta, dhe i pajis me më shumë raste për me shpenzue në rrugën e Tij. Çdo besimtar që i frikohet Allahut dhe nuk fsheh frikë në zemrën e tij për të ardhmën, do ta përvojë këtë sekret në drejtimin e jetës së tij.