Një nga sekretet e rëndsishme që Allahu shpalli për besimtarëve është të mos përçahen. Përndryshe fuqia e tyre do të mënjanohet dhe ata do të jenë të dobët në zemër. Ajet i ndërlidhur është:
Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit. (Enfal: 46)
Virtytet Kur’anore lidhen me përulësinë. Ata që mbështeten në vlerat morale të Kur’anit shuajnë përçarjet, gjejnë zgjidhje të problemeve, i bëjnë gjërat më të lehta për njërzit dhe nuk shfaqin lakmi. Në mungesë të moralit Kur’anor, përçarjet dhe konfliktet janë të pashmangshëm. Është plotësisht natyrale që çdonjëri ka opcione të ndryshme. P.sh. njëzet njerëz mund të propozojnë njëzet zgjidhje të ndryshme për një problem. Secila zgjidhje mund të jetë me vend apo e qëndrueshëme në vetëvete. Në qoftë se çdo njëri insiston në të qenuri me vend, është e qartë se aty do të ketë rrëmujë dhe konflikt. Në kësi rasti, ma parë se unifikimi i konsensusit të njëzetë njerëzve, aty do të ketë grindje dhe ambicie përsonale që do të pengojnë punët e mira të angazhuara për çështjen e Allahut. Si rrjedhim, e tërë fuqia e këture njëzet njerëzve do të zhduket, unioni dhe vllazërimi mes tyre do të jetë i tretur.
Besimtarët duhet të ndiejnë një dashuri të thellë për njëri tjetrin, bërjen e sakrificave dhe vendosjen e një solidariteti dhe bashkpunimi të fortë midis tyre. Posaqërisht në kohët e vështira, ata duhet ta mbajnë vetëveten të okupuar me përkujtimin e Allahut, dhe të jenë më shumë durimtar dhe përkrahes ndaj njëri tjetrit. Përçarjet e zvoglojnë fuqinë, ndërsa bashkpunimi e rrit fuqinë midis besimtarëve. Në një ajet tjetër, Allahu e ka shpallur sekretin se nese besimtaret nuk janë miq dhe mbrojtës të njëri tjetrit, do të ketë çrregullim dhe korrupcion në tokë:
Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë. (Enfal: 73)
Secila nga këto është sekret që Allahu e ka shpall dhe i ka ngarkuar muslimanët me përgjëgjsi. Asnjë musliman s’duhet të konsideroj një grindje me një tjetër musliman të vogël, duke thënë: “ani çka nëse ne jemi grindur?” Për arsye se, siç na informon Allahu neve, secila grindje midis mulimanëve, do të thotë zvoglim i fuqisë së besimtarëve për të cilën muslimanët do të japin llogari te Allahu. Kjo është pse Pejgamberi i dashuri ynë (saas) ka thënë:
Frikësonju Allahut. Bëni paqë midis juve. Sigurisht, Allahu bënë paqë midis muslimanëve 7
Muslimanet nuk duhet të shikojnë gabimet apo deshtimet e njëri tjetrit, por më parë të mbulojnë gabimet e muslimanëve të tjerë me keqardhje. Fuqia që besimtarët e nxjerrin nga ky bashkim, do të thotë përkushtim i tërë energjisë në përhapjen e fesë se Allahut dhe moralet e Kur’anit. Me bashkim ata mund të koncentrohen në komunikimini e shenjave të ekzistimit të Allahut me anën e punëve shkencore dhe paraqësin sherbime për tu lavdruar për njerëzimin. Njeriu duhet të përkujtoj, megjithatë, se secili paraqët sherbimet e tij posaqërisht për fitimin e jetës së përjetshme në ahiret dhe të jetë i mbrojtur nga denimi i Allahut.