Ka shumë njerëz te cilët nuk besojnë në Kur’an pavarsisht nga pretendimet e tyre se janë besimtar te vertetë. Ata e kalojnë jetën e tyre duke u kapur për iluzione dhe e jetojnë jeten e tyre me kundërshtime dhe pamjaftueshmeri, refuzojnë te pranojnë se Kur’ani është udhërrefues i tyre. Sidoqoftë vetëm Kur’ani parashikon një jetë kohore me dituri të vërtetë për çdo përson dhe përmban fshehtsitë e krijesës së Allahut në formen e tij të vërtetë dhe te pastër. Çfarëdo pjese informative e cila nuk është e bazuar në Kur’an është e kundërshtueshme, dhe prandaj është një mashtrim dhe një shpresë e kotë. Prandaj ata te cilët nuk mbështetën në Kur’an jetojnë ne mashtrim. Në ahiret ata do të dënohen me ndëshkim të përjetshëm.
Ne Kur’an përveç lutjeve, udhrimeve, ndalimeve dhe standardeve te larta te moralit, Allahu i njofton njërzit me shumë fshehtësi. Keto janë fshehtësi me të vërtetë të rëndsishme, dhe një sy i vemendshëm mund t’i dëshmoi këto gjatë gjithë jetës se tij. Kur’ani është burimi i vetem i fshehtësive për të gjithë njerëzit, sado inteligjent, të shkolluar apo të mprehet të jenë, kurrë nuk do te shpresojnë me gjet ndokund tjeter.
Përderisa disa njërz nuk mund të shohin, ndersa të tjerët kanë kuptuar disa porosi te fshehta në Kur’an, është edhe një nga fshehtësitë e krijuara të Allahut. Ata të cilët nuk i kerkojnë këto fshehtësi te shpallura në Kur’an, jetojnë në ankth dhe veshtirsi. Për shkak te ironis ata kurrë nuk do ta kuptojnë se pse jetojnë në kësi ankthi. Në anën tjetër, ata të cilët mesojnë për këto fshehtësi të Kur’anit, e bejnë një jetë të lehtë dhe të lumtur Kjo është për arsye se Kur’ani është i qartë, i lehtë dhe mjaft i hapur për tu kuptuar nga çdokush. Ne Kur’an Allahu thotë:
O ju njërëz, juve ju erdhi nga Allahu juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t’i fusë në mëshirën (Xhennetin) e Tij dhe do t’i gradojë e do t’i udhëzojë për në rrugë të drejtë. (Nisa:174-175)
Megjithate shumica e njerëzve, pavarsisht nga aftësia për të zgjedhur problemet më të komplikuara, kuptimin dhe vendosjen e filozofive më të mistershme dhe ma të dykuptimshme në praktikë, deshtojnë të kuptojnë thjeshtësinë dhe qartësin e Kur’anit. Sikur që ky liber shpjegon, kjo në vetveten është edhe një misterie e rëndsishme. Nga pamundësia të kuptojnë shpejtsinë natyrore të jetës në këte botë të përkohshme. Këta njerëz shkojnë për çdo ditë më afër vdekjes se pashmangshme. Fshehtësitë në Kur’an janë sherim për besimtarët përderisa ata mposhtin jobesimtarët në dyluftim, në të dy jetrat në këtë dhe në ahiret. Allahu e shpall këtë fakt në ajetin vijues:
Ne të shpallim Kur’anin që është shërim për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u dhuron tjetër përpos dëshprim. (al-Isra': 82)
Ky libër shqyrton disa mesime të lidhura me ajetet që Allahu u a ka shpallur njerëzimit sikur një fshehtësi. Kur një përson i lexon këto ajete, dhe kur vemendja e tij është e përqendruar, ai duhet të përpiqët të zbuloi qëllimin e fshehtësis në ngjarjet dhe të vlersoi gjithçka në dritën e Kur’anit. Atëhere, njerëzit do të kuptojnë me entuziazem së fshehtësitë e Kur’anit kontrollojnë jetrat e tyre dhe të tjerëve sikur janë ata.
Prej momentit që ndokush zgjohet në mëngjes, manifestimet e fshehtësive të shpallura nga Allahu mund të shihen. Të vij të ky përfundim; ai vetëm duhet të jetë i kujdesëshëm, të kthehet të Allahu dhe të mendoi. Atëhere, ai do të kuptoi se jeta e tij nuk është e varur nga kurrfarrë ligjesh që njerëzit pamenduar adoptojnë dhe se autoritet të vetme dhe ligje të vlefshme janë ligjet e Allahut. Kjo është një fshehtësis shumë e rendsishme. Atje nuk ka asnjë te mirë në shumicen e ligjeve dhe praktikave të cilat shumica e njerëzve i kanë pranuar si të vertetat dhe të përfunduara. Si fakt thelbsor, këta njerëz janë shumë te zhgenjyer. E verteta është ajo që është shpallur në Kur’an. Çdokush që e lexon Kur’anin sinqërisht, vlerson ngjarjet në dritën e Kur’anit dhe të besimit, dhe jeton si përkrahes i Allahut, do t’i shohë kjartësisht këto fshehtësi. Kjo do ta dërgon të një kuptim më i mire se Allahu është i Vetmi i Cili mban kontrollin për çdo krijesë, për çdo shpirt dhe çdo mendim. Siç thotë Allahu në ajetet në vijim:
Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Allahu yt është dëshmitar për çdo gjë? Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Allahun e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send. (fussile 53-54)