logo
HARUN YAHYA

Njeriu Gjithashtu Do Të Përgjegjet Për Mendimet
Dhe Qëllimet E Tij

Në Kur’an, Allahu urdhëron njeriu të jetojë sipas principeve të fesë vullnetarisht dhe besnikrisht:

... ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për te. Mirëpo, agjërimi është më i mirë për ju, sikur ta dini.(Bekare: 184)

Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze). (Bekare: 238)

Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtarë i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët. (Nahl: 120)

Siç u pa në ajetët e mësipërme, Allahu e udhëzonë njerëzimin t’i kryejnë të gjitha lutjet e tyre me besnikëri. Gjatë kryerjes së lutjës, agjerimit, dhënjes së lëmoshës apo paraqitjes së dëgjueshmërisë, çka me të vërtetë ka rëndësi, është qëllimi i vërtetë dhe mendimet e përzemërta. Në Kur’an, Allahu na e tërhjek vëmendjen tonë në ekzistimin e disa njerëzve të cilët kryejnë lutjet apo të cilët japin pasurinë e tyre vetëm për tu treguar. Mund fare mirë të ndodhë që këta njerëz nuk reflektohen në Allahun, dhe nuk mendojnë për pafuqin dhe nënshtrueshmërinë përpara Allahut gjatë lutjes, por vetëm kryejn rituale. Si rrjedhim, njëri nga jashtë mund të dukët se po bënë punë bëmirëse, mund të formoj shkolla apo t’i ndihmoj të varfërit. Mirëpo, veç nëse i ka bërë me qëllim të vetëm për fitimin e kënaqësisë së Allahut, duke menduar në faktin se njeriu është i dobët dhe nevojtar përpara Allahu dhe duke ndier frikë për ahiretin, përndryshe këto veprime mund të mos jenë të pranueshme nga Allahu. Allahu na tregon neve se gjaku i kafshës së sakrifikuar nuk arrin te Ai, por devotshmëria (takva) është ajo që arrin te Ai:

Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahu për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.(Haxhxh: 37)

Ndër besimet më të gabuara është se njerëzit supozojnë se ata do të jenë përgjigjs vetëm për veprimet e tyre. Sidoqoft, Allahu na informon neve se njeriu do të jap llogari për qëllimet e tij, mendimet dhe bile edhe çka ai fsheh thellë në zemëren e tij:

Të All-llahut janë ç'ka në qiell dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send. (Bekare: 284)

Allahu ka njohuri për zemëren e përsonit, për ndërgjegjëjen, mendimet dhe çka mban ai fsheht prej tjerve. Allahu ndërhyn ndërmjet një njeriu dhe zemëres se tij. Prandaj, njeriu nuk mundet të mbaj asgjë fsheht nga Allahu. Çdo dyshim që i kalon në mendje, çdo përshpëritje e djallit, mendimet e tij aktuale për besimtarët, besimi i tij në Kur’an, çfarë kalon nepër mendjen e tij gjatë lutjes, janë të gjitha të ditura një nga një për Allahun dhe të regjistruara nga Allahu. Psh, Allahu e din kur ndonjëri i kryen lutjet fjetur, apo kur ai fsheh mendime kontradiktore. Njeriu do t’i takoj secilën nga këto në ditën e fundit. Pastrimi i zemëres se ndonjërit, jetesa sipas fesë, jo duke i dalluar vetëm ritualet por gjithashtu duke qënë i sinqertë dhe i vendosur, janë mënyrat që ne do të arrijmë shpëtimin. Thjesht do të ishte pakujdesi me lënë pas dore pafundshmërinë dhe jetën e vërtetë të ahiretit për një jetë të shkurtë dhe të shpejtë. Më posht janë disa ajete në të cilat Allahu e paralajmëron njerëzimin për përkohëshmërinë dhe karakterin e jetës së kësaj bote:

O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja. (Gafir: 39)

Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.(Insan: 27)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Përmbajtje
  • Parathënie
  • Allahu i përgjigjet lutjes se secilit lutës
  • Allahu e shton bekimin e tij mbi ata që janë mirënjohes
  • Sekretet e besimit të njërit në fatin dhe mbështetja e tij në Allahun
  • Në çdo ngjarje ka të mira
  • Allahu e turbullon të kuptuarit e jobesimtarëve
  • Allahu shpërndan kuptimin në ata që i frikohen atij
  • Ata që bëjnë mirë takojnë mirësinë
  • Në fytyrat e besimtarëve ka shkëlqim, por në fytyrat e jobesimtarëve ka turpërim
  • Sekreti që Allahu i fshin punët e këqija
  • Qëllimi i shenjët në shpenzimin në rrugën e Allahut
  • Efekti i punëve të mira dhe fjalëve të mira
  • Sekreti që Allahu i pajisë njerëzit me vend
  • Allahu sigurisht u ndihmon atyre të cilët e ndihmojnë fenë e tij
  • Përçarjet shkaktojnë humbjen e fuqisë
  • Vetëm në përkujtimin e Allahut zemrat gjejnë kënaqësi
  • Dinakëria e djallit është e dobët
  • Dëgjimi i shumicës e largon njeriun nga udha e drejtë
  • Sekretet në zgjerimin dhe zvoglimit të bekimeve
  • Bndja ndaj të dërguarit është bindje ndaj Allahut
  • Një numër i vogël i besimtarëve mund ta mposht shumicen jobesimtare
  • Allahu e bënë fenë e tij më të lartë kur ndonjëri e adhuronë vetëm atë
  • Jeta e kësaj bote është në fakt shumë e shkurtër
  • Në zemrat e jobesimtarëve Allahu hedh frikë
  • Urtësia dhe fjalimet bindëse janë bekim nga Allahu
  • Njeriu gjithashtu do të përgjegjet për mendimet dhe qëllimet e tij
  • Allahu është ai i cili vendos dashurinë në zemërat e njerëzve
  • Vdekja e besimtarëve dhe jobesimtarëve nuk do të jetë e njëjtë
  • Lutja e largon njeriun nga e keqja
  • Ata që janë mbytur në rrugen e allahut nuk janë të vdekur
  • Allahu është dhuruesi i nderit
  • Sekretet e zbulimit të rrugës së drejtë
  • Uni i njeriu urdhëron punë të këqija
  • Sekretet e begatisë dhe pasurisë të caktuara për njerëzit
  • Sekreti se pse Allahu nuk i dënon menjëherë jobesimtarët
  • Përfundim