logo
HARUN YAHYA

Një Numër İ Vogël İ Besimtarëve Mund Ta
Mposht Shumicen Jobesimtare

Një nga mrekullit e Allahut është se besimtarët, edhe pse janë pakicë, me Dëshirën e Allahut, gjithmonë i mposhtin armiqët e tyre. Ky është një sekret i rëndësishëm që Allahu shpalli në shumë ajete dhe i drejton jobesimtarët të gabojnë. Siç u pa në tregimin e Talutit, Allahu i ka bërë besimtarët fitimtarë për arsye të dëgjueshmërisë së tyre, edhe pse në fakt ata ishin një numër i vogël. Allahu përfundon tregimin e Talutit me këto fjalë:

"Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!” All-llahu është me durimtarët." (Bekare: 249)

Palekundëshmëria u sjell forcë të madhe besimtarëve

Siç theksohet herë pas here në këtë libër, ka shumë sekrete të fshehëta në ajetet e Kur’anit. Një nga këto sekrete është për palëkundëshmërinë. Allahu jep lajme të gëzuara se ata të cilët janë të palëkundur do të bëhën më të fortë. Mbaje mend se tërë fuqia i takon Allahut. Bile edhe forca e një përsoni i cili është kundër Allahut, në fakt, i takon Allahut. Allahu u jep disa aftësi njerëzve deri sa t’i vë ata dhe ata përreth tyre në sprovë. Në të njëjtën mënyrë Ai i merr aq leht sa edhe kur i jep, kurdo që Ai don. Allahu na informon neve se ata të cilët janë të palëkundur do të jenë të fortë, kjo është sepse, Ai do t’i përforcojë ata. Për këtë, Allahu thotë:

Po, nëse jeni të qëndrushëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë tash në këtë momoent, Allahu juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar. ( Ali 'Imran: 125)

Siç u tha në ajetin e mësipërm, nëse Allahu don, Ai mund t’i bëjë njerëzit fitues në mënyrë të padukëshme. Në përpjekjet e ndonjërit që të përkrah fenë e Allahut, psh, Allahu mund t’i siguroj mbështetje të lehtë që t’i mundsoj përsonit që të bëhet inspiruesi më i madh dhe ligjeruesi me ndikimin më të madh dhe që t’i kthej zemërat e njerëzve që e ndëgjojnë drejtë fesë. Si pasojë, askush nuk mund të fitoj një fitore apo shfaq ndikim në të tjerët mos me dashtë Allahu. Pronari i të gjithë arritjeve, fitoreve dhe inspirimeve është Allahu. Çka i ndodh njerëzimit ka për t’i përcjellë urdhërat e Allahut dhe vërejë kufijtë e Tij. Në një ajet tjetër, Allahu informon besimtarët se si të arrijnë forcë të madhe:

O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fqishëm), do t'i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t'i mundni njëmijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë).

All-llahu ju bëri lehtësim tash duke ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse prej jush janë një mijë, me ndimën e Allahut do t'i mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm. (Enfal: 65-66)

Siç thotë Allahu në këto ajete, nëse besimtarët nuk kanë dobësi në vetëvete, dhe janë të vendosur në palekundëshmëri dhe besim, fuqia e një besimtari mund të barazohet me të dhjetë njerëzve. Në këtë kontekst, fjala “forca” mbanë domethënjë tjetër, ndryshe nga fuqia fizike. Psh, përpjekjet e një besimtari të bartë porosinë e fesë dhe t’i thërret njerëzit në rrugën e Allahut mund të jetë e barabartë me përpjekjet e dhjetë njerëzve. Si rrjedhim, dituria e një besimtari mund të barazohet me diturinë e dhjetë njerëzve. Një punë e mirë e bërë nga besimtari vetëm për fitimin e kënaqësisë së Allahut, mund të barazohet me punët e mira të dhjetë njerëzve bashkarisht. Një besimtar i vetëm mund të ftojë më shumë njerëz se dhjetë jobesimtar që mund t’i largojnë nga rruga e Allahut dhe mund të jetë një mënyrë e përmirësimit të besimit të tyre. Një besimtarë i vetëm mund të shkatërroj çka dhjetë jobesimtarët bisedojnë dhe ëndrrojnë atë me të vërtetën.

Ky sekret që Allahu e shpallë në Kur’an është e një rëndësie të madhe. Për arsye se, nëse të gjithë muslimanët garojnë njëri-tjetrin drejt udhës së drejtë, pa marr parasysh sa i vogël grupi mund të jetë, Allahu do t’i bëjë ata fitues në çdo punë që ata e ndërmarrin. Psh, nëse është e tërë bota me njerëz jobesimtar, profesora jobesimtar nga universitetet e tërë botës të cilët i drejtojnë të gjithë njerëzit në çdo vend në jobesim, Allahu e paraqët një grup të vogël të muslimanëve të fuqishëm, të aftë dhe bollë të ditur tu tregojnë të gjithë këtyre njerëzve rrugën e drejtë. Allahu u lehtësonë besimtarëve punët e tyre ndërsa ua vështirson punët jobesimtarëve. Për këtë arsye, besimtarët të cilët e dijnë këtë sekret kurrë nuk duhet ta zvoglojnë përpjekjen e tyre dhe të thonë ”a do të ndihmojnë përpjekjet e mia me ndërrue këtë situatë” por më fortë të jenë të sigurtë se Allahu do tu a shpërblej më efektshëm çdo punë të sinqertë që e kanë bërë me qëllimin e vetëm për kënaqsinë e Allahut. Një pjesë e shkruar për ekzistimin e Allahut, një fjalë që thërret njerëzit te Allahu apo një veprim në pajtueshmëri me vlerat morale të Kur’anit mund t’i drejtoj shumë njerëz në shpetim dhe të ngjallë në ta dashuri dhe frikë për Allahun. Ne duhet të mbajmë mend se ligjet dhe dukuritë efekt-pasojë që vlejnë për këtë botë janë vetëm çka është shpallur në Kur’an nga Allahu. Çdonjëri që mendon në përputhje me Kur’anin mund të kuptojë këto sekrete në krijimet e Allahut dhe, me Dëshirën e Allahut, ta arrijë një fuqi më të madhe dhe urtësi mbi dhe përtej çka ndonjë njeri mund të arrijë. Allahu u jep besimtarëve të vërtetë lajmin e mirë se ata do t’i mposhtin jobesimtarët përderisa janë të vendosur në besimin e tyre:

E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqert.( Ali 'Imran: 139)

Siç u pa në ajet, kusht i kërkuar për me qenë fitues dhe më i mirë në të dy botërat, është besimi i sinqertë. Edhe një tjetër sekret i lidhur me këtë çështje në Kur’an është besim pa i bërë partner Allahut.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Përmbajtje
  • Parathënie
  • Allahu i përgjigjet lutjes se secilit lutës
  • Allahu e shton bekimin e tij mbi ata që janë mirënjohes
  • Sekretet e besimit të njërit në fatin dhe mbështetja e tij në Allahun
  • Në çdo ngjarje ka të mira
  • Allahu e turbullon të kuptuarit e jobesimtarëve
  • Allahu shpërndan kuptimin në ata që i frikohen atij
  • Ata që bëjnë mirë takojnë mirësinë
  • Në fytyrat e besimtarëve ka shkëlqim, por në fytyrat e jobesimtarëve ka turpërim
  • Sekreti që Allahu i fshin punët e këqija
  • Qëllimi i shenjët në shpenzimin në rrugën e Allahut
  • Efekti i punëve të mira dhe fjalëve të mira
  • Sekreti që Allahu i pajisë njerëzit me vend
  • Allahu sigurisht u ndihmon atyre të cilët e ndihmojnë fenë e tij
  • Përçarjet shkaktojnë humbjen e fuqisë
  • Vetëm në përkujtimin e Allahut zemrat gjejnë kënaqësi
  • Dinakëria e djallit është e dobët
  • Dëgjimi i shumicës e largon njeriun nga udha e drejtë
  • Sekretet në zgjerimin dhe zvoglimit të bekimeve
  • Bndja ndaj të dërguarit është bindje ndaj Allahut
  • Një numër i vogël i besimtarëve mund ta mposht shumicen jobesimtare
  • Allahu e bënë fenë e tij më të lartë kur ndonjëri e adhuronë vetëm atë
  • Jeta e kësaj bote është në fakt shumë e shkurtër
  • Në zemrat e jobesimtarëve Allahu hedh frikë
  • Urtësia dhe fjalimet bindëse janë bekim nga Allahu
  • Njeriu gjithashtu do të përgjegjet për mendimet dhe qëllimet e tij
  • Allahu është ai i cili vendos dashurinë në zemërat e njerëzve
  • Vdekja e besimtarëve dhe jobesimtarëve nuk do të jetë e njëjtë
  • Lutja e largon njeriun nga e keqja
  • Ata që janë mbytur në rrugen e allahut nuk janë të vdekur
  • Allahu është dhuruesi i nderit
  • Sekretet e zbulimit të rrugës së drejtë
  • Uni i njeriu urdhëron punë të këqija
  • Sekretet e begatisë dhe pasurisë të caktuara për njerëzit
  • Sekreti se pse Allahu nuk i dënon menjëherë jobesimtarët
  • Përfundim