Shumica e njerëzve janë të lidhur për këtë botë sikur se ata kurrë nuk do të vdesin, dhe kështu nuk jetojnë sipas fesë dhe me mendimin e vdekjes dhe ahiretit. Mirëpo, jeta e kësaj bote, për të cilën ata janë të lidhur aq fort, është shumë e shkurtër dhe kalimtare. Edhe atyre me jetë të gjatë sigurisht do të ju vijë rradha për vdekje një ditë. Kjo, jetë e kësaj bote nuk është aq e gjatë sa që duket të jetë. Allahu shpall këtë sekret për njerëzimin në shumë ajete Kur’anore:
Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?”Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!”Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!”A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? (Mu’minun: 112-115)
E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës. (Rrum: 55)
Më sipër janë bisedat ndërmjet atyre që janë grumbulluar bashkarisht për llogari. Siç sugjerojnë edhe këto bisedime, pas vdekjes njerëzit kuptojnë se ata, në fakt, kanë qëndruar në këtë botë vetëm pak. Kjo, perioda, e cila duket të jetë gjashtë apo shtatë dekada në jetën e kësaj bote, është në fakt e shkurtër si një ditë apo bile shumë më e shkurtër. Kjo është e ngjashme me rastin e një njeriu i cili supozon se ai ka kaluar ditë, muaj apo bile edhe vjetë në ëndrrat e tij, por i cili, pas zgjimit, e kupton se ai ka ëndrruar vetëm për disa sekonda.
Disa parashikime do t’i mundsojnë njeriut të kuptoj shkurtsinë dhe karakterin e përkohshëm të jetës së kësaj bote. Psh, çdonjëri bënë plane të caktuara dhe i vendosë disa qëllime për jetën e tij. Keto plane dhe qëllime kurrë nuk mbarojnë. Ato përcjellin njëra tjetrën. Në mënyrë tipike, një përson diplomon në shkollë të lartë, regjistrohet në fakultet, dhe fillon një punë në një kompani. Të gjitha këto janë, prapseprap, përvojë e shkurtër. Në rini, njëri vështir që imagjinon se do t’i arrij të tridhjetat. Tashmë pas një kohe të shkurtër ai i ka arritur të dyzetat.
Jeta e shkurtër e kësaj bote është një fakt i sigurt që Allahu e shpall në Kur’an që mund të kuptohet nga çdonjëri para vdekjes. Për ata që e kuptojnë këtë do të ishte budallaki ta lënë pas dore pafundshmërinë dhe jetën e vërtetë të ahiretit për një kësi jete të shkurtër dhe kalimtare. Disa nga ajetet në të cilat Allahu i paralajmron njerëzit për kohën e shkurtër të kësaj bote janë:
'O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.' (Gafir: 39)
Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.(Insan: 27)