Njerëzit janë në kërkim të papajtueshëm për rrethinën paqësore ku ata mund të jetojnë në siguri, të kënaqen dhe shoqërin që e duan. Përkunder këtij dëshirimi, megjithatë, ata kurrë nuk vënë përpara një përpjekje për kujdesjen e këtyre vlerave, por më parë ata bëhen shkaktarët e konflikteve dhe vuajtjeve. Shpesh njerëzit presin që të tjeret të kujdesen për paqën dhe sigurinë dhe të jenë të shoqërueshëm. Kjo i kushtohet marëdhënjëve familjare, marëdhënja midis punëtorëve të një kompanie, paqës sociale sikur që edhe për çështjet ndërkombëtare. Sidoqoftë, mirëmbajtja e miqësis, paqja dhe siguria kërkojnë altuizëm. Konflikti dhe nervozizmi nuk mund të menjanohen kur njerëzit insistojnë që fjala e fundit të jetë e tyre, kur ata konsiderojnë vetëm rahatin e tyre dhe s’janë të gatëshëm me bë çfardo kompromisi apo sakrifice. Mirëpo, besimtarët të cilët i frikohën Allahut veprojnë ndryshe. Ata janë bujar, durimtarë dhe falin. Bile edhe kur nuk janë gabim, ata heqin dorë nga të drejtat e tyre, duke marrë parasysh paqën dhe sigurinë e shoqërisë dhe lumturinë e të tjerëve mbi interesin përsonal të tyre, dhe paraqësin sjellje xhentile. Ky është një tiparë fisnik që Allahu i urdhëron besimtarët ta kenë:
Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk e arrin kush, pos atyre të durueshmëve, dhe nuk e arrin kush, pos atyre me virtyt të lartë. (Fusilet: 34-35)
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Allahut tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Allahu yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit. (Nahl: 125)
Siç u tha në ajetin, si shpërblim për këtë punë të mirë të besimtarëve, Allahu i ndrronë armiqët e tyre në “shokë krahrori”. Kjo është një nga sekretet e Allahut. Pas të gjithave, të gjitha zemrat janë në duar të Allahut. Ai e ndrron zemrën dhe dëshirën e kujt do Ai.
Në një ajet tjetër, Allahu e tërhjek vëmendjet tonë te efekti i fjalës së mirë dhe të butë. Allahu i urdhëron Profetët Musen dhe Harunin (as) të shkojnë te faraoni dhe të flasin butësisht. Përkundër padrejtësisë, paftyrësis dhe pamëshirshmëris së faraonit, Allahu i ka urdhëruar Profetët e tij që të flasin me të me fjalë të buta. Allahu e ka shpjeguar arsyen në Kur’an:
Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet e frikësohet. (Ta Ha: 43-44)
Këto ajete e informojnë besimtarin se çfarë qëndrimi, ata duhet të pretendojnë ndaj jobesimtarëve, armiqëve të tyre dhe njërzve të paturp. Kjo me siguri nxit për durim, vendosje, thjeshtësi dhe mençuri. Allahu e ka shpallur si sekret se Ai do t’i shpërblejë punët e efektshme të besimtarëve dhe do t’i ndrrojë armiqët e tyre në miq kur ata ndëgjojnë urdhërat e Tij dhe punojnë në pajtim me moralet e mira.