Armiku më i madh i njeriut, që nga Ademi (as), gjithmonë ka qenë djalli. Djalli premtoj se ai vetë do t’i drejtoj njërzit në rrugën e gabuar kur Ademi (as) është krijuar, dhe ka angazhua vetën për këtë çështje duke sajuar plane që e bëjnë botën të paraqitet joshëse dhe tërheqëse për njerëzimin. Kur’ani gjithashtu na informon neve se ky plan është i pa fuqi dhe se ai nuk mund të ushtroj autoritet mbi njerëzit:
Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.(Nisa': 76)
Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Allahu yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.( Sebe': 20-21)
Në fakt, mënyrë e Allahut për bërjen e gjërave të lehta për njerëzit është, plani i djallit është i dobët dhe se ai nuk ka fuqi mbi njerëzit. Djalli është e vetmja forcë negative kundër fesë dhe dobësia e tij nënkupton se besimtarët nuk do të përjetojnë asnjë vështirsi në jetesën sipas fesë. Mirëpo, që kjo të ndodhë, është i domosdoshëm besimi i sinqertë. Në Kur’an, Allahu na informon neve se ata me besim të sinqertë nuk do të jetë të prekur nga dredhit e djallit:
(Iblisi) Tha: “Allahu im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t'ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!”. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.(Hixhr: 39-40)
Në një ajet tjetër, Allahu ka treguar se djalli nuk do të ketë fuqi mbi ata që besojnë dhe të cilët mbështetën në Allahun:
Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Allahut të tyre.Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.(Nahl: 99-100)
Përkundër paaftësisë së djallit ndaj besimtarëve, ai mundët nganjëherë të provjë t’i ngacmoj ata me përshpëritjet e tij, për arsye të një krimi apo një gabimi që ata e kanë bërë.
Edhe një sekret tjetër me rëndësi që Allahu e zbulon në Kur’an, është si me iu ik përshpëritjeve të djallit. Kjo është një temë shumë e rëndësishëme për ata besimëtar të cilët i frikohen Allahut dhe shpresojnë të arrijnë xhennetin, sepse përshpëritjet e djallit janë fjalë mashtruese që e devijojnë njëriun nga rruga e Allahut dhe e mbajnë atë të zënë me çështje të kota dhe të parëndësishëme. Djalli mundohet t’ia mbush ndjenjat e hidhërimit, frikës dhe shqëtësimit nga njerëzit, të mbjell mosmarrëveshje midis tyre, t’i nxit të kenë dyshime për Allahun, për Kur’anin dhe fenë (dinin). Ai i mbush ata me shpresa të pavërteta. Disa nga ajetet që na tregojnë për përshpëritjet e djallit janë:
"Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata dotë shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim. (Nisa': 119-120)
“i cili bën cytje në zemrat e njerëzve” (an-Nas: 5)
Pa marr parasysh se çka ju përshpërit djalli besimtarëve, ai nuk do të jet i aftë t’i shkund nga udhëzimi i Allahut përderisa ata e përcjellin rrugën që Allahu u ka treguar. Allahu ju sjell ndër mend besimtarëve që të përkujtojnë Allahun kundër djallit:
E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën). (A'raf: 200-201)
Siç kuptohet nga ajeti, besimtarët rrinë të gatshëm në përshpëritjet e djallit. Ata nuk humbin kohë duke menduar në përshpëritjet e tij dhe, të vetëdijshëm se Allahun nuk do të ishte i kënaqur, ata kurrë nuk i lejojnë vetës të largohen me pesimizëm, frikë apo shqëtësim, të cilat të gjitha janë ndjenja negative të shmangura nga besimtarët. Kur besimtarët janë të shqëtësuar me diçka që nuk është në përputhje me moralet Kur’anore, ata menjëherë e njohin atë si një përshpëritje e dëmshme e djallit e cila nuk do ta kënaq Allahun. Ata e largojnë përshpëritjen e djallit nepërmes të përkujtimit të Allahut dhe të ajeteve Kur’anore.