Njëra nga veprimet ma të rëndsishëme të adhurimit që Allahu i urdhëron besimtarët në Kur’an është bindja ndaj të dërguarve të Tij. Allahu thotë se Ai ka dërgur të dërguar për me i dëgjuar, dhe besimtarët, në çdo moshë, kanë qënë të provuar në dëgjueshmërinë e tyre ndaj të dërguarve. Të dërguarit janë njerëz që bartin porositë e Allahut dhe urdhërat e Tij për njerëzit, dhe paralajmrojnë për ditën e ringjalljës dhe për shenjat e Tij. Ata janë të sinqertë dhe njerëz të bekuar të cilët janë të zgjedhur nga Allahu prej njerëzve të tjerë, me punët, qëndrimet dhe moralet e porsosura te të cilëve janë shembullor. Ata janë shokët e Allahut të cilët janë afrur pranë Tij. Siç thuhet në ajetet më poshtë, dëgjueshmëria ndaj të dërguarve është shenjë e dëgjueshmërisë ndaj Allahut.
Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre (Nisa': 80)
I derguari i Allahut, Muhamedi (saas), gjithashtu ka thënë se lajme të gëzueshme janë për ata të cilët janë dëshmitar për këtë fakt:
Ju dëshmoni se nuk ka përendi përveç Allahut dhe se unë jam i dërguar i Tij, a po? Nëse po, lajmet e gëzuara janë tuajat. Kur’ani është asi litari që njëri skaj shtrihet deri te Allahu e tjetri shtrihet deri te ju. Mbajuni fortë për të. nëse bëni kështu, ju kurrë nuk keni me gabue apo me u rrezikue 8
Jodëgjueshmëria ndaj të dërguarit është drejtëpërdrejt jodëgjueshmëri ndaj Allahut dhe fesë së Tij. Ky është një sekret me rëndësi që Allahu e shpall në Kur’an. Në një ajet, Allahu e tregon gjendjen e atyre që e dëgjojnë të dërguarin dhe atyre që nuk e dëgjojnë:
Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.Kush e kundërshton All-llahu dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë (Nisa': 13-14)
Allahu ka shpallur shumë detale në Kur’an për dëgjueshmërinë e të dërguarve dhe e ka bërë të qartë se si duhet të jenë dëgjueshmëria dhe nënshtrimi i vërtetë, si edhe lloji i dëgjueshmërisë që është i pranuar në vështrimin e Tij. Siç shihet gjithashtu në këto ajete, kryerja e të gjitha kërkesave të fesë dhe pasqyrimi i tepërt për shkak të tij nuk është adekuate. Nëse një përson dështon në adoptimin e qëndrimit dhe parimeve morale lidhur me dëgjueshmërinë e të dërguarit në kuptimin që Allahu e ka caktue në Kur’an dhe shpreh papërsosshmeri në dëgjueshmërinë e tij, mund të jetë që Allahu të gjitha punët e tija t’i anuloj. Disa nga ajetet relevante janë ekzaminuar më poshtë në pjesë :
Allahu shpall një sekret shumë me rëndësi në suren En-Nisa:
Për Allahun tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.(Nisa': 65)
Në këtë ajet, një sekret shumë me rëndësi është shpallur për dëgjueshmerinë ideale ndaj të dërguarit. Shumica e njerëzve e dinë konceptin e dëgjueshmërisë. Mirëpo, dëgjueshmëria ndaj të dërguarëve është shumë ndryshe prej të gjitha formave tjera të dëgjueshmërisë, që njerëzit i dijnë. Siç Allahu thotë në ajetin e më sipërm, besimtarët duhet t’i binden të dërguarit përzemërsisht, pa fshehë dyshimin ma të vogël apo shfaqjen e çfarëdo hezitimi. Nëse ndonjëri dyshon në atë që thotë i dërguari dhe konsideron se idetë e tij janë më të sakta se të dërguarit, atëherë kjo, siç sugjeron ajeti, thelbësisht do të thotë se ai nuk është besimtarë i vertetë.
Besimtarët me besim dhe nënshtrim të vërtet e dinë se çka i dërguari thotë është më së miri për ta. Edhe nese këto fjalë janë në kundërshtim me interesat e tyre përsonale, ata e pranojnë dhe i binden atij energjikisht dhe me entuziazëm. Kjo sjellje e mirë është një shenjë e besimit të drejtë, dhe Allahu u jep lajme të gëzuara për shpëtim për ata të cilët dëgjojnë të dërguarin me kësi bindje. Disa nga ajetet në të cilat Allahu jep lajme të mira janë:
E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!(Nisa': 69)
Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.(Nur: 52)
Thuaj: “Respektojeni All-llahun, respektojeni të dërguarin!” Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjigjsia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjigjsia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.(Nur: 54)
Siç u tha më lart, ata që e dëgjojnë të dërguarin do të jenë të udhëzuar drejtë. Gjatë gjithë historisë, të gjithë popujt janë sprovuar me dëgjushmerinë e tyre ndaj të dërguarve. Allahu gjithmonë i ka zgjedhur të dërguarit nga populli. Në këtë tekst, disa mendjengushtë dhe njerëz të pa ditur nuk e kan kuptuar si t’i binden një njeriu nga mesi i tyre apo një njeriu i cili nuk është më i pasur se ata. Mirëpo, Allahu i ka zgjedhur të dërguart e Tij, i ka pajisur me përkrahje nga vështrimi i Tij dhe u ka dhënë dituri dhe fuqi. Esenca e arsyes pse këta njerëz dështojnë që plotësisht ta kuptojnë është se, Allahu zgjedhë kënd të doj Ai. Besimtari i sinqertë përzemërsisht i bindet dhe e respekton atë që e ka zgjedhë Allahu, dhe bëhet shumë i devotshëm. Ai e din se, çdoherë që e dëgjon të dërguarin, ai në fakt e dëgjon Allahun. Ata të cilët janë të nënshtruar Allahut dhe fesë janë gjithashtu plotësishtë të nënshtruar të dërguarit të Tij. Allahu tregon situatën e atyre të cilët e nënshtrojnë vetën ndaj Tij si vijon:
Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Allahu i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.(Bekare: 112)
Në një ajet, Allahu thotë:
O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut, All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh. (Huxhurat: 2-3)
Pejgamberi i Allahut gjithmonë i thërret besimtarët në rrugën e drejtë, dhe më të bukur. Sigurisht ka raste kur këto thirrje të pejgamberve bien në konflikt me interesat e njerëzve rreth tyre.
Mirëpo, ata që besojnë dhe dëgjojnë të dërguarin nuk e ndjekun mendimin e tyre, por ma parë dorëzohen në fjalët e Allahut, pejgamberit të Tij dhe Kur’anit. Në anën tjetër, ata me besim të dobët apo ata që nuk mund t’i mbajnë deshirat e tyre nder kontroll mund të shfaqin jodëgjueshmëri apo dobsim mbi thirrjen e të dërguarit. Siç u tha në ajet, zërat e tyre, fjalimet dhe fjalët që ata i shqiptojnë mund të nxjerr në shesh sëmundjen në zemrat e tyre dhe dobësin e tyre në dëgjueshmëri. Ata mund të jenë aq të paditur që të kundërshtojnë çka i dërguari thotë dhe t’i ngrisin zërat e tyre mbi zërin e tij. Allahu na informon se veprimet e këtyre njërzve do të anulohen. Allahu ka informuar se të gjitha përpjekjet e përsonit të till, edhe nese ai punon ditë e natë në mënyrë që të përhapë fenë, do të viejnë në asgjë në raport me jodëgjueshmerinë e tij.
Ky është një sekret shumë me rëndësi i shpallur në shumë ajete në Kur’an. Allahu i ka urdhëruar njerëzit të bëjnë punë të mira, të shërbejnë energjikisht dhe vendosmërisht për të mirën e Islamit, të punojnë në pajtueshmëri me moralet e mira të përshkruara në Kur’an, të jenë zemërgjerë, të palëkundur, durimtarë, të sinçertë dhe të besueshëm. Pa dyshim, të gjitha këto janë forma të rëndsishme të adhurimit që do t’i ndihmojnë në ahiret. Megjithatë, siç pamë në suren “Huxhurat”, një veprim i vetëm i qëndrim jorespektues ndaj të dërguarit të Allahut mund t’i shëndrrojë të gjitha veprimet e atij përsoni në të padobi. Kjo, padyshim, na kujton neve edhe një herë sa me rëndësi është ta ndegjojmë dhe respektojmë të dërguarin e Allahut.
Incidenti i Talutit dhe armatës së tij e treguar në Kur’an është edhe një përkujtim, i cili vendosë kuptim të fuqishëm në rëndësinë e dëgjimit të te dërguarit të Allahut. Si është shpallur në Kur’an, kur Taluti, i dërguari i Allahut, dual me forcat e tij kundër armikut, ai i paralajmroj njerëzit e tij kundër pirjes nga lumi të cilin ata do ta kalojnë. Ajeti në lidhmëri është:
E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: “All-llahu do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht!” Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij!” Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!” All-llahu është me durimtarët. (Bekare: 249)
Siç u pa në ajet, ata të cilët nuk e dëgjuan urdhërat e Talutit u bënë të dobët, ndërsa ata të cilët e dëgjuan Talutin u është dhënë forcë nga Allahu dhe me deshirën e Allahut munden armikun edhe pse ata ishin shumicë. Këto janë sekrete që Allahu i shpalli njerëzimit në Kur’an. Fuqia, fitorja dhe epërsia nuk janë në pasuri materiale, status me prestigj, të qenurit shumicë apo posedimi i epërsisë trupore. Kushdo që i zbaton kufijtë e Allahut, i bindet Atij dhe pejgamberit të Tij, Allahu i bënë ata më të fortë se të tjerët, dhe i shpërblen me dhurata të panumërta, siç janë mençuria, shëndeti, bukuria, bekimi dhe pasuria. Për ata që janë të gatshëm me u qua me të derguarin e Allahut është përgaditur jetë e bukur e përhershme për ata në ahiret.