Allahu ka shpallur në Kur’an se ata të cilët vdesin në rrugën e Tij në fakt nuk janë “të vdekur”, por janë të gjallë në pranin e Tij. Ky fakt është i lidhur në ajetin që vijon:
Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Allahu i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve. (Ali 'Imran: 169-171)
E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).(Bekare: 154)
Udhëheqja e shehidave është plotsisht në praninë e Allahut, dhe fakti se ata janë të mirëseardhur në xhennet është edhe një sekret tjetër që Allahu e shpall në Kur’an.
... E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton). Ata do t'i udhëzojë dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre.Dhe do t'i shtie në Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.(Muhammed: 4-6)
Allahu i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu. (Surah Ali 'Imran: 195)
E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s'ka dyshim All-llahu është më i miri shpërblyes. Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.(Haxhxh: 58-59)
Faktet e shpallura në ajetet e mësipërme për ata të cilët janë mbytur në rrugën e Allahut janë një ndër sekretet e Kur’anit, të cilët nuk i dinë shumica e njerëzve.