Edhe një sekret që Allahu e shpall në Kur’an është se ata që bëjnë mirë do të shpërblehen me të mira në të dy botërat, këtu dhe në ahiret. Për këtë Allahu thotë:
Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, keni frikë ndaj Allahut tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer: 10)
Megjithatë, njeriu duhet ta dijë se çka është “mirësia” aktuale. Secila shoqëri e ka zhvillua kuptimin e vet për mirësinë; të qënurit i këndshëm, dhurimi i parave të varfërve, veprimi me durim ndaj çdo lloj i trajtimit shpesh është kuptuar si shenjë e “mirësisë” në shoqëri. Mirëpo, në Kur’an Allahu na informon neve se çka është “mirësia” aktuale:
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit. (Bekare: 177)
Sikur që ajeti i mësipërm na e tërhjek vemendjen tonë, mirësia e vërtet është me pasë frikë prej Allahut, me mbajtë vetëveten të zënë me përkujtimin e ditës së llogarive, të bindet me ndërgjegjëje dhe gjithmonë të angazhohet në veprime të cilat do ta kënaqin Allahun. Pejgamberi i Allahut Muhammedi (saas) gjithashtu i ka urdhëruar besimtaret me ju friksuar Allahut dhe me bë mirë:
Friksonju Allahut kudo që të jeni. Bëni mirë menjëherë pas një akti mëkatar me e fshi atë, dhe gjithmonë sillni mirë në mardhënjët e juaja me njerëzit.5
Allahu e ka shpallur në Kur’an se Ai i don ata të cilët gjithmonë bëjnë mirë në saje të besimit të tyre dhe për frikën dhe dashurinë e tyre për Allahun, dhe shton se Ai do t’i shpërblej ata me të mira:
Ndaj All-llahua u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërbllimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punë mirët. (Ali 'Imran: 148)
...edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve. (Nahl: 30)
Ky është lajmë i mirë i caktuar në Kur’an për ata që bëjnë mirë, të cilët janë vetëflijuesë dhe të cilët përpiqën të fitojnë kënaqësinë e Allahut.
Allahu u jep këture njerëzve lajme të gëzuëshme për jetë të mirë në të dy botërat, këtu dhe ahiret , një rritje në bekime- në të dyat materialën dhe shpirtrorën. Profeti Sulejman (as) të cilit ju është dhënë një mbretri e tëra, që nuk ju është dhënë askujt tjeter, dhe Profeti Jusuf (as) i cili që vendosur në kompetencen e thesarit të Egjiptit, janë shembuj të dhënë në Kur’an. Allahu na informon neve për të mirat që Ai i dhuroi Pejgamberit Muhammedit (saas) në ajetin:
"dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. (Duha: 8)
Njeriu duhet ta kujtoj se një jetë e bukur dhe e famshëme nuk është një bekim i cili u është dhuruar vetëm generates së hershme të besimtarëve. Allahu premton se, në çdo kohë, Ai do tu jep robërve besimtar të Tij një jetë të mirë.
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. (Nahl: 97)
Besimtarët kurrë nuk vrapojnë pas botës; dmth, ata nuk demostrojnë lakmi për pasurinë e kësaj bote, për pozitë ose fuqi. Sikur që Allahu thotë në një ajet: ata i kanë shitur jetrat dhe pasurinë e tyre në kompensim për xhennetin. Profesioni ose Tregtia nuk i tërheq ata prej kujtimit të Allahut, përmbushja e lutjeve dhe sherbimi për fenë. Gjithashtu, ata tregojnë përulësi dhe nënshtrim edhe kur ata janë të sprovuar me uri ose humbje të pasurisë, dhe ata kurrë nuk ankohen. Një shembull i mirë ishin besimtarët të cilët emigruan në kohen e Pejgamberit. Ata imigruan në tjetër qytet, duke lënë mbrapa shtëpitë e tyre, profesionët, tregtinë, pasurinë dhe kopshtet dhe atje, ata ishin të kënaqur me pak. Si kompensim ata vetëm donin të fitonin kënaqësinë e Allahut. Kënaqësia e tyre dhe kujtimi i sinqertë i ahiretit ju mundsoj të fitojnë bekimin e Allahut dhe jetë të mira dhe dhurata. Këto dhurata dhe pasuri nuk e rriten lidhjen e tyre me këtë botë, por më tepër i shtyri ata të shprehin falënderimet e tyre për Allahun dhe për ta kujtuar Atë. Allahu i premton çdo desimtari i cili shpreh një moral të lartë në jetën në këtë botë.
Allahu ka premtuar se do tju shtoj punët e mirat robërve të Tij të cilët bëjnë mirë. Disa nga ajetet që tregojn për këtë temë në Kur’an janë:
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.( En'am: 160)
S’ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh. (Nisa': 40)
Shenja më e dallueshme se Allahu e shton çdo punë të mirë është dallimi ndërmjet jetës së kësaj bote dhe ahiretit. Jeta e kësaj bote është një kohë mjaft e shkurt, e cila mesatarisht zgjat 60 vjet. Mirëpo, ata të cilët e pastrojnë vetëveten dhe ngarkohen me punë të mira në këtë botë do të shpërblehen me një mirësi të përjetshme në ahiret si kompensim për atë që ata kanë bërë gjatë kësaj jete të shkurtë. Allahu e ka dhënë këtë premtim në ajetin:
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun)... (Junus: 26)
Njëriu duhet të mendoj për konceptin “ përhershmëri” në mënyrë që të kuptojë madhështinë e këtij shpërblimi. Le të supozojmë se të gjithë njërzit të cilët kanë jetuar në tokë deri tani dhe ata të cilët kanë me jetua në të ardhmen e kalojnë secilin sekond të jetës së tyre duke numëruar. Kjo paraqitje sigurisht do të bëhet shumë e madhe për ta përceptuar. Sidoqoftë, lidhur me “përhershmerinë”, edhe ky numër i pa kufij nuk do të ishte asgjë. Për arsye se “përhershmëria” kupton pafundshmeri, mos pasja e kufirit në kohë. Vendbanimi i atyre të cilët shfaqin besnikëri ndaj Allahut në këtë botë do të jetë xhenneti në ahiret. Aty, ata do të qëndrojnë përgjithmonë, arrijnë çdo gjë që shpirti ua dëshiron dhe nuk do të kenë kufi për këtë. Kjo sigurisht është një shembull që duhet të reflektoj në mënyrë që të kuptohet madhësinë e mëshires dhe mirësisë se Allahut.