Allahu shpallë një sekret në Kur’an si vijon:
O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja. ( Muhammed: 7)
Besimtarët gjatë gjithë jetës së tyre, bëjnë përpjekje serioze për me i përhapë vleratë e Kur’anit midis njerzëve dhe përhapjen e porosisë së Allahut. Në anën tjetër, gjatë gjithë historisë, ka pasë grupe të jobesimtarëve të cilët kanë qënë kundër besimtarëve dhe janë munduar t’i pengojnë ata me forcë dhe shtypje. Në Kur’an, Allahu thotë se Ai është gjithmonë me besimtarët kundër jobesimtarëve, se Ai do t’i bëjë punët e tyre të lehta, dhe se Ai do te ju ndihmoj dhe përkrah besimtarët. Besimtarët të cilët vendosin përpjekje serioze në rrugën e Allahut e përjetojnë këtë në çdo moment të jetës së tyre. Allahu i bjenë punët e tyre te një rezultat me lehtësime, dhe u jep atyre suksese dhe bukuri. Bile në situata shumë të vështira, Ai i pajis besimëtarët me lehtësime. Bile në rastet kur ata me besim të dobët thonë “mjerisht,” i hapin udhen dëshprimit dhe nuk shohin rrugdalje, Allahu e ka dërguar ndihmen e Tij për besimtarët dhe i ka bërë ata të jenë fitues.
Besimtarët të cilët janë të sigurt se Allahu i ndihmonë dhe i përkrah ata, kurrë nuk e humbin shpresen dhe presin me padurim me pa se si Allahu do ta vendosë një ngjarje. Pejgamberi Musa (as) dhe populli i tij janë një shembëll për këtë. Pejgamberi Musa (as) dhe populli i Izraelit lëshuan Egjiptin për me u mbrojtë nga mizoria e Faraonit. Por Faraoni dhe ushtria e tij shkuan pas tyre. Kur Pejgamberi Musa (as) dhe populli i Izraelit arriten të deti, disa nga ata të cilët patën besim të dobët i kapi panika dhe humbën shpresën, duke menduar se ata do t’i kapë Faraoni, sidoçoftë Pejgamberi Musa (as) tha:
"... me mua është Allahu im, Ai do të më udhëzojë”. " (Shu'ara': 62)
Dhe kështu e shprehu besimin e tij në përkrahjen e Allahut për besimtarët. Në të vërtetë, Allahu ndau ujrat e detit dhe i lejoj Pejgamberit Musa (as) dhe shoqëruesve të tij të kalojnë në bregun tjetër të sigurt. Në ndërkoh, Ai e mbylli detin mbi Faraonin dhe ushtaret e tij, të cilët u fundosen.
Një besimtarë, që është afër Allahut, i cili e merr Allahun si shok të tij dhe e dinë se Ai i përkrah ata që besojnë, do të shohë manifestimin e këtij sekreti në çdo moment të jetës së tij. Sigurisht, mrekullit sikur ndarja e detit janë shenja që Allahu i paraqet për disa Pejgamber të tij. Megjithatë, nëse besimtarët sinqërisht mendojnë, në pasqyrimin e krijimeve të Allahut dhe të ajeteve Kur’anore në çdo incident, ata mund të shohin mrekulli sikur manifestimet e përkrahjes dhe ndihmës së Allahut në çdo situatë.
Në shumë ajete, Allahu i ka informuar besimtarët për përkrahjen që Ai u jep atyre. P. sh., në një ajet, Allahu ka thënë se Ai do t’i bëjë armiqët që t’i shohin muslimanët dyfish më shumë se që janë:
Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupet që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtetë, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjelltë. (Ali 'Imran: 13)
Siç u përmen më parë, jobesimtarët shkaktojnë vështirësi të ndryshme për besimtarët dhe kurdisin intriga kundër tyre në mënyrë që t’i pengojë ata nga rruga e Allahut. Por Allahu informon në Kur’an se të gjitha intrigat kundër besimtarëve do të zmbrapsen, do të kthehen kundër intriguesve dhe nuk do t’i dëmtoj besimtarët në çfarëdo mënyre. Disa nga këto ajete janë
... E kur u erdh atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.(Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim. (Fatir: 42-43)
Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpron ajo, e nëse u godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të t'u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata. (Ali 'Imran: 120)
Jeta e Pejgamberit Jusufit (as) është shembull në këtë kuptim, sepse planet e kurdisura kundër besimtarëve në fund do të kthehen në favor të tyre kundër atyre që kurdisin. Siç është shpallur në Suren Jusuf, vëllazerit e Pejgamberit Jusufit (as) të cilët ishin të prishur nga zilia, sajuan një plan dhe e gjuajten atë në pus. Kur Pejgamberi Jusufi (as) ishte ende i ri, edhe një plan është sajuar nga gruaja e guvernatorit, në shtëpinë e të cilit Pejgamberi Jusuf (as) jetonte. Premtimi i Allahut detyroj deshtimin e këtyre intrigave dhe mbrojti nga dëmtimi. Duke përcjellur sajimet, Allahu vendosi Pejgamberin Jusufin (as) në autoritet mbi thesarët e vendit. Pas të gjitha këtyre, Pejgamberi Jusufi (as) e komentoj se intrigat e jobesimtarëve janë të destinuara për dështim:
Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve. (Jusuf: 52)