Shumë njerëz të cilët nuk besojnë në ahiretin duan pushtetin, forcën dhe epërsinë në botë, duke pretenduar se jeta e tyre është vetëm ajo e kësaj bote. Gjatë gjithë jetës së tyre, ata përpiçën me lakmi për këtë qëllim. Ata i kanë vlerësimet dhe kriteret e veta për të qenurit të fuqishëm, i fortë dhe i ndershëm. Sipas kriterit të tyre, njëri duhet të jetë i pasur, të ketë funksion kryesues në shoqëri dhe reputacion. Nese do të humbnin ndonjëren nga këto, ata mendojnë se i tërë respekti, nderi dhe autoriteti kanë përfunduar. Ata janë, megjithatë, duke gabuar. Ky gabim është shpjeguar në Kur’an:
Dhe kur ata në vend të All-llahut adhuruan zota tjerë për t'u krenuar me ta. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.(Merjem: 81-82)
Poseduesi i vetëm i pushtetit dhe fuqisë është Allahu dhe Ai i jep pushtet dhe fuqi kujdo që Ai dëshiron. Prandaj, ata të cilët drejtohen në mënyra tjera të arrijnë pushtetin dhe epërsinë ndryshe nga lutja Allahut janë në fakt duke i bërë shokë Atij. Kjo është për arsye se as pasuria, as autoriteti, as statusi që ka një përson nuk do ta pajis një përson me pushtet. Veç kësaj, është çështje e një momenti të vetëm për Allahun që t’ia marr një përsoni pushtetin. Psh, kryesori qëveritar mund të humb tërë pasurinë e tij, autoritetin dhe statusin e tij në një moment, për arsye se i vetmi posedues i të gjithave është Allahu.
Allahu dhuron pushtet dhe nder në robërit e Tij të cilët janë shokë te Tij, të cilët janë përzemërsisht të devotëshëm ndaj Tij dhe të cilët e zbatojnë Kur’anin. Një përson që jeton sipas Kur’anit kurrë nuk bënë çfarëdoqoftë që ka mundësi me i sjell humbjen e nderit, të ndjen keqardhje apo turp në praninë e Allahut. Besimtarët e vërtetë nuk i frikohen askujt dhe asnjë pushteti, kurrë nuk ia mbajnë anën ndokujtë. Ata vetëm duan të arrijnë kënaqësinë e Allahut dhe i frikohen vetëm Allahut. Kjo është pse ata nuk kanë çfarëdo dobësie apo ndonjë ndjenjë të pamjaftueshmërisë. Megjithëse ata tani nuk zotrojnë çfarëdo posedimesh, pasuri, rank apo autoritet, Allahu u dhuron pushtet dhe nder atyre. Një përson i till, ndërkohë, mbanë epërsinë dhe nderin e të qenurit besnik dhe të jeton sipas moraleve të Kur’anit. Për këtë Allahu thotë si në vijim:
... Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë. (Munafikun: 8)