Se disa njerëz nuk mund ta kuptojnë Kur’anin është njëra prej sekreteve me shumë rëndësi e shpallur në Kur’an. Kjo në të vëtetë është një sekret i rëndësishëm, për arsye se Kur’ani është një libër shumë i qartë, i lehtë dhe i hapur. Çdokush që dëshiron mund ta lexoj Kur’anin dhe të mesoj urdhërat e Allahut, moralet e mira me të cilat Ai është i kënaqur, vetitë e xhennetit dhe të xhehennemit, dhe për shumë sekrete disa prej të cilave janë shpallur në këtë libër. Megjithatë, sikur një ligj i përhershëm i Allahut, disa njerëz nuk mund ta kuptojn Kur’anin pavarësisht nga qartësia e tij. Gjithashtu, këta njerëz mund të jenë inxhinier atomik ose profesor të bielogjisë, mund të kuptojnë fusha shumë të komplikuara të shkencës siç janë fizika, kimia ose matematika, mund ta kuptojnë budizmin, hinduizmin, zjarrëputizmin, materializmin ose komunizmin, dhe prap të deshtojnë në kuptimin e Kur’anit. Këta njërëz të cilët i adoptojnë strukturat e komplikuara të sistemeve jo Kur’anore disi nuk mund ta kuptojnë fenë e qartë dhe të lehtë të Allahut, dhe dështojnë të kuptojnë bile edhe mësimet ma të dukëshme aty.
Të qënurit e tyre të paaftë për të kuptuar bile edhe faktet ma evidente është një mrekulli në vetëvete. Duke paraqitur se ata kanë një mungesë kaq serioze në kuptimin. Allahu sqaron se disa njerëz kanë karakter tjetër. Në anën tjetër, kjo pajis me prova në faktin se të gjitha zemrat, arsyet dhe të kuptuarit janë në duart e Allahu. Allahu deklaron se Ai do të mbuloj zemrat dhe të kuptuarit e atyre të cilët janë pushtuar prej ndjenjave të madhështisë, kjo është për ata që nuk i binden Allahut. Fakti se ata kuptojnë çdo gjë përveç Kur’anit, tregon se Allahu i ka larguar ata prej shenjave të Tij, dhe ata janë refuzuar prej Kur’anit për shkak të josinqëritetit të tyre. Disa nga ajetet që flasin për këtë janë:
Kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne e vëmë një perde të padukshme. Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur'an Allahun tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen. (Isra': 45-46)
Ka prej tyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur'anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t'i shohin të gjitha faktet, ata nuk besojnë, derisa kur vijnë te ti e të polemizojnë ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur'ani) vetëm se mit i hershëm.” (En'am: 25)
Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Allahut të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë. (Kehf: 57)
Siç u tregua në ajetet, sekreti pse jobesimtaret nuk mund ta kuptojnë Kur’anin është se Allahu e ka vendosur një pengesë për kuptimin e tyre dhe i ka vulosur zemrat e tyre për arsye të mospranimit të tyre. Kjo është një mrekulli e madhe e cila paraqët Madhështinë e Allahut dhe se Ai është poseduesi i zemrave dhe mendimeve të çdo njeriu.