logo
HARUN YAHYA

Allahu E Bënë Fenë E Tij Më Të Lartë Kur Ndonjëri
E Adhuronë Vetëm Atë

Një prej qëllimeve më të rëndsishme të një muslimanit në këtë jetë është përhapja e moraleve Kur’anore kudo në botë, që njerëzit t’i shërbejnë Allahut ashtu si duhet. Në Kur’an, Allahu u ka treguar besimtarëve udhen për arritjen e këtyre qëllimeve dhe i ka urdhëruar si më poshtë:

Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit. (Nur: 55)

Sipas një sekreti që Allahu u shpalli besimtarëve, Allahu do të siguroj vendosjen e vlerave Kur’anore kudo në botë, nëse besimtarët adhurojnë vetëm Allahun, pa i përshkruar Atij partner. Ky është një sekret shumë me rëndësi, sepse tregon se është përgjegjësi e çdo besimtari të përhap udhëzimet e Kur’anit midis njerëzve. Pasi që ky është rasti, çdo besimtar me ndërgjegjëje, saktsisht duhet t’i shmanget përshkrimit partner Allahut dhe të adhuroj vetëm Atë. Para se gjithash, përshkrimi partner Allahut është një mekat që Allahu nuk e fal dhe i cili e dërgon njeriun në xhehennem. Megjithatë, mund të jetë që shumica e njerëzimit e lidhin këtë koncept me paganët të cilët i adhuronin idhujt. Njerëzimi gjithashtu duhet të jetë i kujdesshëm për “idhullin e fshehur”. Në këtë formë të idhullit, ndonjëri mund lehtë të shpreh besimin e tij në Allahun, pranimin e Allahut si Një dhe i Vetmi Zotë dhe Krijues dhe të shfaq degjueshmëri ndaj Tij. Por, friksimi nga ndonjë gjallesë tjetër, pos Allahut, konsiderimi se pranimi dhe përkrahja e njërzve të tjerë është më me rëndësi, konsiderimi se tregtia, familja dhe origjina janë ma të rëndësishëm se Allahu dhe luftimi në rrugën e tij, janë plotësisht idhujtari. Ndjenja e vërtetë e besimit siç u shpjegua në Kur’an mendon për kënaqësinë e Allahut mbi të gjitha. Dashuria e shfaqur ndaj të gjitha gjallesave tjera përveç se Allahut, mund të jenë vetëm mënyra për fitimin e kënaqësisë së Allahut. Ata të cilët ndihen borxhli ndaj njerëzve për ndonjë të mirë të dhënë atyre, të cilët i respektojnë ata si mbrojtës të tyre janë, në fakt, idhujtar. Kjo është për arsye se, i Vetmi që dhuron lloje të ndryshme të mjeteve jetësore njerëzve është Allahu; i Vetmi që ushqën, mbronë dhe strehon çdo qënie të gjallë dhe u kthen atyre shendetin kur janë të sëmur, është vetëm Allahu. Nëse Allahu don, Ai e kthen njeriun e sëmur në të shëndosh me dorë të doktorit. Në këtë kuptim, është jologjike për dikën që t’i mbështet shpresat e tij vetëm në doktorin. Sepse, asnjë doktor nuk mund ta sheroj pacientin pa dëshirën e Allahut. Një përsoni që ju ka përmirsuar shendeti duhet ta shoh doktorin si një përson që me aftësitë e të cilit Allahu ja ka kthyer shendetin dhe, prandaj, të shpreh respektin e duhur për doktorin. Mirëpo, duke ditur se është në të vërtetë Allahu Ai që shëron, është Allahu të cilit ai duhet t’i jetë mirënjohës. Përndryshe, ai do t’i përshkruaj Allahut partner dhe do t’i përshkruaj një atribut të Allahut njeriut. Të gjithë muslimanët duhet t’i shmangën idhujtarive të fshehëta, dhe bërjen shokë, të besuar dhe mbrojtës tjerë përveç Allahut.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Përmbajtje
  • Parathënie
  • Allahu i përgjigjet lutjes se secilit lutës
  • Allahu e shton bekimin e tij mbi ata që janë mirënjohes
  • Sekretet e besimit të njërit në fatin dhe mbështetja e tij në Allahun
  • Në çdo ngjarje ka të mira
  • Allahu e turbullon të kuptuarit e jobesimtarëve
  • Allahu shpërndan kuptimin në ata që i frikohen atij
  • Ata që bëjnë mirë takojnë mirësinë
  • Në fytyrat e besimtarëve ka shkëlqim, por në fytyrat e jobesimtarëve ka turpërim
  • Sekreti që Allahu i fshin punët e këqija
  • Qëllimi i shenjët në shpenzimin në rrugën e Allahut
  • Efekti i punëve të mira dhe fjalëve të mira
  • Sekreti që Allahu i pajisë njerëzit me vend
  • Allahu sigurisht u ndihmon atyre të cilët e ndihmojnë fenë e tij
  • Përçarjet shkaktojnë humbjen e fuqisë
  • Vetëm në përkujtimin e Allahut zemrat gjejnë kënaqësi
  • Dinakëria e djallit është e dobët
  • Dëgjimi i shumicës e largon njeriun nga udha e drejtë
  • Sekretet në zgjerimin dhe zvoglimit të bekimeve
  • Bndja ndaj të dërguarit është bindje ndaj Allahut
  • Një numër i vogël i besimtarëve mund ta mposht shumicen jobesimtare
  • Allahu e bënë fenë e tij më të lartë kur ndonjëri e adhuronë vetëm atë
  • Jeta e kësaj bote është në fakt shumë e shkurtër
  • Në zemrat e jobesimtarëve Allahu hedh frikë
  • Urtësia dhe fjalimet bindëse janë bekim nga Allahu
  • Njeriu gjithashtu do të përgjegjet për mendimet dhe qëllimet e tij
  • Allahu është ai i cili vendos dashurinë në zemërat e njerëzve
  • Vdekja e besimtarëve dhe jobesimtarëve nuk do të jetë e njëjtë
  • Lutja e largon njeriun nga e keqja
  • Ata që janë mbytur në rrugen e allahut nuk janë të vdekur
  • Allahu është dhuruesi i nderit
  • Sekretet e zbulimit të rrugës së drejtë
  • Uni i njeriu urdhëron punë të këqija
  • Sekretet e begatisë dhe pasurisë të caktuara për njerëzit
  • Sekreti se pse Allahu nuk i dënon menjëherë jobesimtarët
  • Përfundim