logo
HARUN YAHYA

Profeti Ynë (savs) Këshilloi Dashurinë E Ndërsjellë

Al-Miqdam ibn Ma'di Karib transmeton se: I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: "Kur njeriu e do vëllanë e tij (për hir të Allahut), le t'i tregojë atij se e do.2

I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: "Shtrëngoni duart dhe mëria do të zhduket. Dhurojini dhurata njëri tjetrit dhe duajeni njëri tjetrin dhe armiqësia do të zhduket.3

lake

Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve. E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.(Surat al-Isra', 37-38)

Profeti (savs) ka thënë: "Dhurojini dhurata njëri tjetrit dhe atëherë do të ndieni dashuri për njëri tjetrin.4

Sjellja e mirë është burimi i dashurisë për njëri tjetrin dhe sjellja e keqe është burimi i urrejtjes, zilisë dhe armiqësisë. 5

Profeti (savs) ka thënë: "Nëse dy vëllezër takohen me njëri tjetrin, ata janë si dy duar, njëra prej të cilave e fshinë pluhurin nga dora tjetër. 6

Mos kini zili njëri tjetrin, mos e urreni njëri tjetrin, mos i ktheni shpinën njëri tjetrit (në shenjë pakënaqësie), dhe jini robërit e Allahut si vëllezër. 7

palace

A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm. (Kur'an, 31: 20)

...Përkujtoni të mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dine se All-llahu është i Gjithëdijshëm për çdo send. (Kur'an, 2: 231)

Duajeni Allahun, sepse Ai ju ushqen dhe mban gjallë. Më duani, sepse Allahu më do mua. 8

Profeti (savs) ka thënë: "Allahu e ngritë atë i cili përulet për Allahun. Ai poshtëron atë i cili është përbuzës. Allahu e do atë i cili e përkujton Atë shumë. 9

Fusnotat

2- Tirmidhiu dhe Sunan Abu Davud

3- Sahih Muslimi

4- Imam al-Ghazzali, Ihya' `Ulum ad-Din

5- Imam al-Ghazzali, Ihya' `Ulum ad-Din

6- Imam al-Ghazzali, Ihya' `Ulum ad-Din

7- Sahih Buhariu dhe Sahih Muslimi

8- Tirmidhiu

9- Imam al-Ghazzali, Ihya' 'Ulum ad-Din

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Dashuria ndaj Allahut
  • Frika, Respekti Dhe Dashuria Ndaj Allahut Duhet Të Qëndrojnë Së Bashku
  • Ata Të Cilët E Duan Allahun I Duan Profetët Dhe Besimtarët
  • Profeti Ynë (savs) Këshilloi Dashurinë E Ndërsjellë
  • Të Duash Për Hir Të Allahut
  • Të Kuptuarit Kur’anor Të Dashurisë
  • Përfundim