logo
HARUN YAHYA

Përfundim

Këtë libër mbi dashurinë e kemi shkruar sepse dashuria ka një rol të rëndësishëm në moralin e Parajsës. Ata besimtarë të cilët kanë besim dhe duan të hyjnë në Parajsë dhe të banojnë aty përgjithmonë me gjithë profetët, vërtetuesit e të vërtetës dhe të drejtët duhen, derisa janë në këtë botë, të mësojnë t’i duan të tjerët dhe të fitojnë veçori që të tjerët i duan. Njëra prej bukurive më madhështore të Parajsës është miqësia e përjetshme midis atyre të cilët e duan njëri tjetrin dhe posedojnë moral të bukur.

Rruga për në Parajsë është ta duash Allahun plotësisht dhe të bëhesh një njeri të cilin Allahu e do shumë. Të tillët ia kanë frikën (dhe respektojnë) Allahun (Surja Teube: 4, Surja Ali Imran: 76), pastrohen (Surja Teube: 108, Surja Bekare: 222), janë të paanshëm (Surja Huxhurat: 9) dhe të palëkundur (Surja Ali Imran: 146), janë bamirës (Surja Bekare: 195), ndalojnë nga keqbërja (Surja Bekare: 222) dhe mbështetën në Të (Surja Ali Imran: 159).

Golf court

All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.(Kuran, 2: 257)

Lutja për dashurinë e përmendur nga Profeti ynë (savs) është shembull i rëndësishëm për të kuptuar dashurinë që duhet ta ndiejmë për Allahun dhe besimtarët:

Profeti (savs) ka thënë: "Njëra prej lutjeve të Hazreti Davudit (as) ishte: ‘Allah, Të lutem për dashurinë Tënde, për dashurinë e atyre të cilët Të duan dhe për aso sjellje që do t’më udhëzojë drejt dashurisë Tënde. Allah, bëje dashurinë Tënde më të dashur për mua se shpirtin tim dhe familjen time dhe më të dashur se ujët e ftohtë." 16

Fusnotat

16- Tirmidhiu

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Dashuria ndaj Allahut
  • Frika, Respekti Dhe Dashuria Ndaj Allahut Duhet Të Qëndrojnë Së Bashku
  • Ata Të Cilët E Duan Allahun I Duan Profetët Dhe Besimtarët
  • Profeti Ynë (savs) Këshilloi Dashurinë E Ndërsjellë
  • Të Duash Për Hir Të Allahut
  • Të Kuptuarit Kur’anor Të Dashurisë
  • Përfundim