logo
HARUN YAHYA

Frika, Respekti Dhe Dashuria Ndaj Allahut Duhet Të Qëndrojnë Së Bashku

Ka njerëz që pandehin se dashuria ndaj Allahut mjafton për ata të cilët përpiqen të jetojnë sipas normave morale fetare për të fituar kënaqësinë e Allahut. Mirëpo, Allahu na bën me dije se robërit e Tij të cilët kanë moral të lartë dhe e duan Atë kanë gjithashtu frikë dhe respekt të sinqertë për Të. Çdo njeri i cili e pranon Allahun me të gjitha vetitë e Tij dhe e vlerëson madhështinë e Tij, si edhe ata të cilët kanë zgjuarsi dhe ndërgjegje, do t'i frikësohen dhe do ta respektojnë Allahun deri në shkallën më të lartë. Allahu u mundëson robërve të tillë, të cilët gjithashtu veprojnë në përputhje me vullnetin e Tij, që ta dallojnë të mirën prej të keqes dhe t'i respektojnë kufijtë që Ai ka caktuar për njerëzimin. Allahu na njofton për të mirat që Ai u dhuron besimtarëve në ajetin vijues:

O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t'ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t'ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t'ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe. (Surja Enfal:29)

bridge

Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.(Kuran, 64: 16)

Dhe jepni për një rrugë të All-llahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.(Kuran, 2: 195)

Për shembull, të tillët nuk gënjejnë. Madje edhe nëse interesat e tyre pësojnë humbje, ata do të jenë të brengosur për mos-fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe në këtë mënyrë fitimin e ndëshkimit të Tij. Prandaj, ata do të veprojnë në mënyrë të ndershme. Nëse ata zhyten madje në një moment të pavëmendshmërisë dhe thonë diçka që nuk është e drejtë, ata do të pendohen menjëherë dhe do të marrim përsipër që kurrë më të mos e përsërisin atë veprim në të ardhmen. Ngjashëm, përkundër se janë në gjendje shumë të vështirë, ata nuk do të përpiqen të fitojnë për jetesë përmes mënyrave të ndaluara sepse ata e kanë frikë (dhe e respektojnë) Allahun.

Çdo njeri i cili nuk e ka frikë dhe nuk e respekton Allahun ashtu siç e meriton Ai ka kufijtë e vet privat. Madje edhe nëse ai është i sinqertë deri në atë kufi, ai do të veproj në pajtim me interesat e veta përtej atij kufiri. Ata të cilët e kanë frikë dhe e respektojnë Allahun, në anën tjetër, kurrë nuk do të devijojnë nga rruga e drejtë, pavarësisht se sa e vështirë është gjendja e tyre. Kur të përballen me çfarëdo vështirësie qoftë, ata menjëherë i kthehen Atij me besim të plotë dhe e lusin Atë që t'iu tregoj rrugëdaljen.

tulips

Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu.(Kuran, 3: 198)

Allahu i do robërit e Tij, iu dëshiron të mirën atyre, është shumë-falës dhe i mëshirshëm, i ndihmon ata në çdo rast dhe derdh prej mirësisë së Tij mbi robërit e Tij pa kërkuar kompensim. Idhujtarët dhe mosbesimtarët janë shumë larg prej mëshirës së Allahut. Zoti ynë, poseduesi i drejtësisë së pafund, kujdeset për robërit e Tij të devotshëm të cilët kanë zemër të çiltër dhe besim të vërtetë në Allahun dhe do t'i shpërblejë ata në këtë botë dhe në Jetën e përtejme. Ata të cilët këmbëngulin në mosbesim do të vuajnë dhimbjet e Ferrit.

Ata të cilët e kuptojnë fuqinë e pafund dhe aftësinë e Zotit tonë për të ndëshkuar në Jetën e përtejme e besojnë Allahun me frikë dhe respekt të plotë. Si rezultat, ata janë të kujdesshëm për të mos përvetësuar një sjellje që nuk lejon fitimin e kënaqësisë së Zotit tonë. Mirëpo, në anën tjetër, si rezultat i dashurisë së tyre të drejtë dhe të vërtetë ndaj Allahut, duke shpresuar se Allahu do t'iu falë gjynahet dhe do ta pranojë pendimin e tyre, ata bëjnë gjithçka munden për të fituar kënaqësinë e Tij dhe për t'u shpërblyer me Parajsë për përpjekjet e tyre në rrugën e Tij. Kur'ani përmend moralin e besimtarëve, si vijon:

Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh! (Surja Mulk: 12)

O besimtarë! Kini frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë! (Surja Al 'Imran: 102)

Çdo besimtar i cili e do sinqerisht Allahun do të ndiejë një frikë të madhe për ndëshkimin e Allahut dhe, duke u përpjekur për të mos e humbur dashurinë dhe pëlqimin e Tij, do të përpiqet për të fituar kënaqësinë e Tij. Allahu thotë për ata besimtarë, të cilët e kanë këtë moral:

Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet..(Surja Isra': 19)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Dashuria ndaj Allahut
  • Frika, Respekti Dhe Dashuria Ndaj Allahut Duhet Të Qëndrojnë Së Bashku
  • Ata Të Cilët E Duan Allahun I Duan Profetët Dhe Besimtarët
  • Profeti Ynë (savs) Këshilloi Dashurinë E Ndërsjellë
  • Të Duash Për Hir Të Allahut
  • Të Kuptuarit Kur’anor Të Dashurisë
  • Përfundim