Dashuria është njëra prej mirësive më të mëdha që Allahu u dhuron njerëzve. Allahu i ka krijuar njerëzit ashtu që ata të ndiejnë kënaqësi kur të tjerët i duan ata apo kur ata i duan të tjerët. Burimi i vërtetë i dashurisë në zemrat e besimtarëve është dashuria e tyre e thellë ndaj Allahut. Besimtarët e duan shumë Allahun dhe, në çdo moment, përpiqen të fitojnë dashurinë dhe kënaqësinë e Tij. Kushdo që e do Allahun i do krijimet e Tij, ndien dhembshuri dhe mëshirë për ta. Ky libër bënë përpjekje që t’i përkujtoj njerëzit për rëndësinë e ndjenjës së dashurisë ndaj Zotit tonë dhe rëndësinë e dashurisë së Allahut ndaj krijimeve të Tij dhe besimtarëve, si edhe për të dëshmuar se mungesa e dashurisë, e cila është shenjë e atyre të cilët e mohojnë ekzistencën e Tij, është një gjëmë dhe ndëshkim i madh.