Çdokush që është i lidhur për kësaj bote e dinë, por do t’preferonte të harojë, se çdo kush do të vdesë një ditë. Vdekja do të fshijë gjithçka që kanë bërë për t’a themeluar një jetë të bazuar në vlerat e kësaj bote. Vdekja do të zhbëjë vitet e gjata të zotërimeve të mahnitshme dhe fitimin e admirimit nga njerëzit e tjerë. Një individ mund të jetë i pasur, tërheqës, i respektuar dhe i mirënjohur, por për një moment ai do të humb tërë pasurinë materiale. Për një kohë të shkurtër trupi i tij do të prishet deri në atë vend ku askush nuk dëshiron t’iu afrohet; pastaj do të varroset në tokë për t’u kalbur. Ky është përfundimi për të cilin një pabesimtarë shpenzon dekada duke u përpjekur drejt arritjeve të tij në këtë botë. Duke jetuar një jetë të mbushur me dëshira të kësaj bote duke u lodhur për t’shijuar çdo kënaqësi deri në fund nuk do bëjë asgjë që t’a ndrrojë përfundimin e një njeriu. Vdekja do t’i fshijë të gjitha këto kënaqësi. Vdekja do të jetë një moment ku të gjitha dëshirave dhe pasioneve të një njeriu i cili e ka mohuar Allahun do t’u vie fundi; pas atij momenti ai do t’fillojë një jetë të përhershme të mundimit dhe brengës. Allahu na lajmëron se çka do të përjetojnë ata:
E si do të jetë atëherë puna e tyre engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre? (Muhamed 27).
E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: “Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: “Do të thur diçka të ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahu”. E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): “Shpëtonie pra vetveten (nëse mundeni)”. “Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumrnteve të Tij ishit kryeneç. (En’am 93).
E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja). Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk. Të është afruar ty e keqja e t’u afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri). Edhe nje herë t’u afrua ty e keqja; t’u afroftë! (Kijame 29-35)
Nga kjo mund të kuptojmë se vdekja është një realitet i pamohueshëm dhe, po të mos dojë Allahu ndryshe, do të jetë fillimi i një agonie të përhershme për të gjithë ata që e mohojnë Ate. Por, disa njerëz mundohen të mendojnë për vdekjën sa më pak që është e mundshme përderisa janë të gjallë; ata dëshirojnë t’a harrojnë dhe mos t’a përmendin atë. Kështu është, përderisa vdekja të vie. . . Më në fund, duke e kuptuar se i kanë kaluar jetërat e tyre të tëra duke shtypur ndërgjegjën dhe duke e mohuar realitetin e vdekjës, ata menjëherë gjejnë strehim tek Allahu, duke shpresuar të gjejnë shpëtim. Por ata janë vonuar shumë, kështu :
Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë! Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi? Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!” (Fexhr 22-24).
Allahu u jep njerëzve një jetë (kohë gjatë tërë jetës) që ta shohin rrugën e vërtetë dhe t’a dijnë mëshirën e Tij. Ata të cilët refuzojnë t’a shfrytëzojnë këtë do të pendohen për vendimet e tyre:
Dhe ata do të klithin aty: “O Zot ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!” Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar. (Fatir 37).
Njerëzit duhet ditur se Allahu nuk do t’i pranoj përgjërimet e atyre të cilët bëjnë pendim vetëm në shtratin e vdekjës. Për këtë arsye, gjithkush duhet patur parasysh përkujtuesit e Allahut gjersa ka ende kohë dhe t’u nënshtrohet Atij para se t’arrijë momenti i paevitueshëm dhe i pakthyeshëm. Nëse një person e bënë shijimin e kënaqësive të kësaj bote synim të tijin, ai duhet t’a ketë parasysh, edhe nëse nuk dëshiron, se pa dyshim, një ditë këto gjëra padyshim do të përfundojnë. Kur jetëgjatësia që Allahu ia ka dhuruar një individi të mbaroj, të gjitha kënaqësitë që ai i ka ndjekur do t’a humbin vlerën e tyre, ato do të kalben në tokë së bashku me trupin e tyre. Kjo është një e vërtetë e qartë të cilën gjithkush duhet t’a kuptoj. Veq kësaj, ata duhet kuptuar se mohimi i Allahut sjell veçse brengë (jolumturi) në këtë botë, pendim në çastin e vdekjës, dhe agoni në botën e ardhshme, kurse besimi sjell një thellësi të shpirtit i cili u mundëson atyyre t’i shijojnë kënaqësitë e kësaj bote në nivelin më të lartë dhe kënaqësi me bollëk përgjithmonë në jetën e përtejme. Njerëzit duhet t’a shohin dallimin në mes të këtyre dy gjendjeve dhe duhet t’u nënshtrohen dritës Hyjnore të besimit për t’i ikur errësirës së mohimit.
Në këtë libër mbi zbrazëtinë dhe brengën e pabesimtarëve, harxhimin e kënaqësive të tyre, dhe pakuptueshmërinë e jetërave të tyre ne kemi siguruar mjetet / mënyrat që ata të kërkojnë të vërtetën dhe t’i nënshtrohen Allahut. Me shpresë, ata do të pasojnë parimet morale të Kur’anit përpara se të përballen me vdekjën. Allahu na tregon se pabesimtarët do të dëshirojnë të kishin besuar. Por, kjo nuk do jetë më e mundshme pas vdekjës.
Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë. Leri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë. (Hixhr 2-3).