Kudo që të jesh pikërisht në këtë moment, ndalu dhe hidhe një sy përreth. Mundohu me sinqeritet të kuptosh bukurinë që të rrethon pa humbur asnjë pjesë të saj. Mendo për begatitë dhe mundësitë që ke, dhe mendo për ata që janë më keq se ti. Së shpejti, ju do të vëni re se mund të shihni gjëra edhe më të bukura dhe të mbërtheni hollësitë, dhe se ju mund të argëtoheni me ate që keni rreth jush shumë më tepër se sa që keni paramanduar ndonjëherë. Është një begati e madhe të mund të marrësh frymë lirisht, dhe të kënaqesh me shijën e ushqimit tend të preferuar, dhe kur t’jesh i lodhur të zgjatesh dhe të flesh gjumë të rehatshëm. Është e mrekullueshme të mund t’i shijosh të gjitha këto begati gjatë gjithë kohës pa menduar fare për këtë. Nuk i ka gjithkush të njejtat begati, por atyre që u mungojnë (psh.shëndeti), në mëshirën e Tij të pakufi, Allahu u jep begati të tjera. Ata të cilët janë të lumtur, që e kuptojnë këtë për here të parë dhe që kanë një gëzim të thellë në shpirtin e tyre, duhet t’a dijnë se kjo jetë përmban shumë më shumë gjëra të mrekullueshme. Ndoshta ata nuk kanë marrë kurrë parasysh këto begati për shkak të gjendjës mendore pesimiste që rrjedh nga mosbesimi. Ndoshta ata kurrë nuk i kanë kuptuar se sa të rëndësishme janë këto begati të mrekullueshme.
Ata mund t’mos e shohin se Ai ka krijuar gjithçka për kënaqësinë, rehatinë dhe lumturinë e njerëzimit; ata mund t’mos e kuptojnë se ata duhet t’a falemnderojnë Ate. Edhe nëse kanë qenë të pavëmendshëm, e kaluara a tyre do të fshihet në qoftë se ata me sinqeritet e pranojnë këtë të vërtetë dhe iu nënshtrohen Atij. Ai i krijoi ata, i mbron dhe i mban; Ai i mbulon ( si rrebesh shiu) ata me dashuri, dhembshuri dhe mëshirë dhe u dhuron atyre begati të panumërta. Si shpërblim ata duhet jetuar në mënyrën që e kënaqin Ate. Ata duhet t’a dijnë se jeta e tyre do të ndryshoj pas marrjës së një vendimi të tillë. Për një gjë, ata do t’a marrin vesh se jeta e tyre nuk paska qenë kurr aq e mirë. Përderisa shumë gjëra u bënin jetërat e skëtershme, ata do të fillojnë të jetojnë jetën në këtë botë duke ia përngjarë jetës në Parajsë. Çdo begati do të merr një kuptim të ri, dhe ata përfundimisht do të kuptojnë se sa gjëra të mrekullueshme përreth tyre u japin gëzim, kënaqësi dhe lumturi. Për herë të parë ata me të vërtetë do të gëzojnë dashuri dhe do të jenë të dashur nga dikush, ata do të përjetojnë gëzimin që sjellin miqësia, besimi dhe morali i mirë. Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha është, se ata do të ndijnë një kënaqësi të thellë duke pasur Allahun si shok të tyrin dhe shpresën për t’a fituar dashurinë e Tij, miqësinë e ngushtë dhe pëlqimin.
Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë. (Rum 6). Ai shpall lajmet e mira të bukurisë së pafund të jetës në Parajsë të atyre të cilët kanë gjetur strehim tek Ai dhe i kanë kyer provimet e tyre me durim. Në të dy botërat Allahu u ofron njerëzve jetën më të mirë, e cila u përshtatet shpirtit të tyre.
Për këtë arsye, gjithkush duhet t’a kuptoj këtë realitet dhe të angazhohet me ndërgjegje për t’a realizuar këtë.
Cila është e preferueshme? Disa dekada të jolumturisë, brengës dhe shqetësimit gjatë të cilave të gjitha kënaqësitë janë konsumuar dhe pasojnë me një jetë të agonisë në Ferr, ose një jetë e miqësisë, afërsisë dhe miqësisë së ngushtë me Allahun, në të cilën fitohet pëlqimi i Tij; një jetë e kënaqshme dhe e sigurtë në të cilën çdo moment është i mbushur me kënaqësi që përcillet në jetën e përhershme të Parajsës, kënaqësitë e së cilës nuk do të harxhohen kurrë?
Sigurisht, rruga e vetme për ata të cilët përdorin mendjet dhe ndërgjegjën e tyre është rruga e nënshtrimit ndaj Allahut dhe përcjellja e parimeve morale të Kur’anit. Me shpresë, ky libër do t’u mundësoj njerëzve të shohin këtë realitet dhe t’fitojnë mëshirën e Tij.
O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët. ( Bekare 208).
Engjëjt thanë: "Larg nga të metat je Ti o Zot!
Ne nuk kemi asnjë dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti.
Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëm dhe i Urtë!"
(Bekare 32)