Bota është e mbushurme begati të panumërta, por shumë njerëz bile as që janë në dijeni për to. Të thelluar në dhimbjet dhe ankthet e tyre ata nuk mund t’a shohin bukurinë përreth tyre ose t’i pëlqejnë gjërat që i përjetojnë. Sikur t’i pyesje, ata do të thonin se jeta është një betejë e vështirë në një shpat (breg) të rrëpirët, për çka edhe janë të mërzitur dhe të lodhur nga ajo (jeta). Ata vazhdimisht ankohen se nuk gjejnë më kënaqësi dhe se dëshirojnë të vdesin për të ikur nga ajo. Disa prej tyre e teprojnë aq shumë sa që tentojnë të bëjnë vetëvrasje. Por, jeta nuk duhet të jetë kështu. Natyrisht, ka qenë e krijuar se bashku me shumë papërsosmëri dhe kufizime. Por mënyra për t’i përballuar ato nuk është beteja me jetën, zgjedhja më tepër qëndron në besimin në Allah-un, kështu:
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. ( Surja An Nahl:97)
Bota, së bashku me papërsosmëritë e saj, është e mbushur me begati të panumërta. Dhe për ata që botën e shohin me sy të besimit, begatitë e saj shpirtërore dhe materiale janë të vazhdueshme (pa fund). Si rezultat, ata nxjerrin një kënaqësi të thellë, duke qenë në gjendje të shohin mirësitë dhe bukurinë në cdo vend dhe në çdo situatë.
Shumë njerëz të cilët jetojnë pavarësisht nga Allahu, kurrë as që kanë dëgjuar për këto kënaqësi, pasi që shpirti i tyre i rebeluar ka bërë që ata qysh moti të harxhojnë çfarëdo të mire që mund të gjejnë në begatitë e tyre. Në mungesë të besimit ata shpenzojnë atë që mbetet nga jetërat e tyre si,, shpirtëra të humbur.” Jëtërat e tyre dominohen nga lodhja, mërzia, zbrazësia (boshllëku) dhe dëshira e paplotësuar. Koha kalon, por edhe në çoftë se ata do t’mund t’i shihnin gjërat e mira të panumërta rreth tyre, nuk do të ishin në gjendje të arrinin ndonjë kënaqësi të vërtetë në to. Për më tepër, ankthet (shqetësimet) që ata përjetojnë nuk janë të kufizuara në jetën e tyre në këtë botë. Allahu thot se ata që prishin kot qejfet e kësaj bote do t’u hjeket e drejta (privohen) në to përjetësisht në jetën e përtejme (botën tjetër).
E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): Ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues (Surja Al Ahkaf-ajeti 20).
Por askush nuk kishte dashur të jetë në një gjendje të tillë ose të marrë një shpërblim të tillë në cilëndo botë. Përkundrazi, gjithkush do të donte t’i përjetonte kënaqësitë më të mira prej mundësive që Allahu iu dhuron në të dy botërat. Dhe, nëse Allahu don, këto dëshira mund të arrihen goxha lehtë. Ky libër përpiqet tju tregoj privimin ( heqjën e ndonjë të mire ), humbjën, dhe shqetësimin ( ankthin) që vjen nga të jetuarit larg fesë, tju tregoj njerëzve gjendjën në të cilën kanë rënë ata, t’i informoj si t’i mbajnë kënaqësitë në këtë botë dhe të ruhen nga brejtja e ndërgjegjës për të cilën do të vuajnë në jetën e përtejme.
Veq kësaj ne kishim pasur dëshirë t’u përkujtojmë njerëzve se kjo jetë është përplot me begati dhe gjëra tjera të mira që njerëzit mund t’i shijojnë, me kusht që ata të besojnë në Allahun. Përfundimisht, ky libër fton çdokend të ndjek Rrugën e Tij. T’i nënshtrohet Kur’anit dhe të jeton jetën në besim.