logo
HARUN YAHYA

Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3 - Është e mundshme t’i kthejmë këto kënaqësi
të humbura

Shumë njerëz shprehense nuk janë të lumtur, edhe pse kanë bekime (begati) të mrekullueshme si dhe mjetet për t’u kënaqur me to dhe e konsiderojnë jetën si përplot me vështërësi dhe shqetësime. Por, gjatë jetës së tyre, ata duhet të ndalen dhe t’a pyesin vehtën se ç’janë duke bërë, cilat janë qëllimet e tyre dhe ku janë duke shkuar. Ata duhet konsideruar se jeta në mes të këtyre gjërave aq të kënaqshme dhe të mrekullueshme nuk duhet t’jetë aq e vështirë, e dhimbshme dhe jo e lumtur. Ata duhet kërkuar burimin e zbrazësisë në shpirtin e tyre dhe pakuptueshmërisë së jetërave të tyre dhe duhet t’a kuptojnë se duke humbur edhe më shumë kohë veçse do t’a shtoj hidhërimin (jolumturinë) e tyre. Edhe pse jetërat e tyre i bazojnë në përdorimin më të mirë dhe më të kënaqshëm të burimeve të tyre, duhet t’a kuptojnë se ekziston një arsye e posaçme se pse nuk mund të jenë të lumtur dhe t’i gëzojnë begatitë e tyre. Ata duhet shiquar këtë si pjesë të mëshirës dhe dhembshurisë së Allahut, e cila është e përcaktuar për t’u dhënë atyre mundësi të panumërta për t’iu kthyer Atij dhe të përcjellin parimet morale të Kur’anit. Ata nuk duhet filluar të mendojnë rreth këtyre gjërave kur t’kenë humbur gjithqka dhe kur vdekja t’u afrohet, bile më mirë t’a bëjnë këtë herën e parë që Ai u tregon të vërtetën dhe paralajmëron ndërgjegjën e tyre. Kur të vijnë tek kjo pikë, nëse janë të sinqertë Allahu do t’u tregoj atyre rrugën e drejtë dhe çka duhet të bëjnë. Meqenëse Ai I është Gjithëdijshëm dhe më afër tyre se sa vena e qafës ( jugulare), Ai do të dijë se çka dëshirojnë dhe kërkojnë, dhe do t’u tregoj rrugën e duhur dhe si t’i shmangin shqetësimet e tyre. Megjithatë, nëse njerëzit nuk ndryshojnë atëherë është faji i tyre kështu që;

Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë. (Nisa 79).

Në një ajet tjetër, Ai thotë se nëse një njeri dëshiron t’a ndërroj gjendjën e tij, ai së pari duhet t’a bëjë një ndryshim të sinqertë në zemrën e tij:

Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruer një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë). ( Enfal 53)

Në momentin që njerëzit vendosin të ndryshojnë dhe sinqerisht të ekzaminojnë vehtën dhe më pastaj t’a ndryshojnë mënyrën e të menduarit, Allahu do t’a dijë dhe do t’i ndryshoj begatitë e Tij mbi ta kështu falja dhe zemërgjërësia e Tij janë infinite (pa kufi) dhe mëshira e Tij është e pamasë.

Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve, (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues. (Bekare 160)

Kur njerëzit t’i pasojnë parimet morale të Kur’anit , pavarësisht se çka kanë bërë në të kaluarën, Ai do t’u fal, do t’iu ndryshojë të këqijat e tyre në të mira, dhe si shpërblim për karakterin e moralit të mirë të tyre, për ta krijon në këtë botë mirësi dhe bukuri që do të vazhdojnë në Parajsë:

Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten. ( Bekare 112).

Ndaj All-llahuua u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërbllimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punë mirët. ( Ali Imran 148)

Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë. (Enam 160)

Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën. S’ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve. (Al Araf 56)

Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e aërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqiat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat. Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shprblimin bëmirësve. (Hud 114-115)

Përveç ati që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. (Furkan 70).

Kush ka bërë vepër të morë, ati do t’i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite. ( Neml 89)

Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer 10)

Ajo (dhunti) konsistonnë atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time vetëm respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mira; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës. (Shura 23)

E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët. (Jusuf 22).

Allahu do t’u shpall rrugën e vërtetë atyre të cilët e kërkojnë ate me sinqeritet dhe do t’i ndihmoj ata në kërkimin e saj.

Ai do t’a largoj frikën, errësirën, dëshpërimin dhe shqetësimin që dikur mbizotëronte jetërat e tyre dhe do t’a zëvendësoj me vetëkënaqësi dhe siguri. Kushdo që e sheh këtë të vërtetë iu nënshtrohet Allahut dhe Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kr ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.( Ali Imran 103)

Dhe duhet t’a dijnë se: E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve. Llukman 22). nuk do të vuan fatkeqësi që Allahu nuk e dëshiron, dhe do t’jetojë jetën më të mirë të mundshme në këtë botë dhe në Parajsë, duke shijuar kënaqësitë më të mëdha prej të gjitha begative të Tij:

Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë. (Junus 107).

Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre ( Nahl 97).

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Ata të cilët shijojnë të gjitha kënaqësitë e tyre në këtë jetë
  • Besimi është mënyra e vetme për t'i shijuar begatitë
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3 Kënaqësitë e humbura shpirtërore
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 3/3 Eshtë e mundshme t'i kthejmë këto kënaqësi të humbura
  • Vdekja: Momenti kur mbarojnë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote
  • Begatitë e humbura në botën e ardhshme
  • Përfundim