logo
HARUN YAHYA

Besimi është mënyra e vetme për t’i shijuar begatitë

Kur’ani konstaton:

Ata që besuan dhe metë përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen. ( Rad 28 ).

Me fjalë të tjera, vetëm atëherë kur e kuptojmë mëshirën që Ai ju dhuron shërbyesve të Tij, dhe të besojmë në Të, mund t’a shmangim jolumturinë ( hidhërimin ) dhe mërzinë, dhe në këtë mënyrë të shijojmë kënaqësinë e vërtetë në këtë jetë dhe t’ia dijmë vlerën e gjërave të mira.

Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: “ç’është ajo që shpalli Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë!” Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jet kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve. (Surja An Nahl 30)

Ndaj All-llahuua u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërbllimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punë mirët. ( Ali Imran 148)

Por, siç është shpallur në ajetin tjetër, ata që e mohojnë Atë do të kenë një jetë plot me shqetësime (brenga):

E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. ( Ta Ha 124)

Vetëm besimi mund t’na shpëtoj nga jeta me brenga, për çka nuk mund të gjejmë lumturi në vetvete. Edhe nese njerëzit janë të pasur ata nuk mund t’i shijojnë pasurinë apo begatitë që posedojnë. Për t’a bërë këtë, ata duhet të kuptojnë si t’i çmojnë ato. Për shembull, ata duhet të kuptojnë se një karanfil me petale të vendosura në mënyrë të përkryer, si dhe aroma e saj, butësia,dhe bukuria e pakrahueshme, është një begati e madhe e krijimit. Por, vetëm besimtarët munden vërtetë t’a kuptojnë, sepse ata e dijnë se çdo gjë që ekziston është një dhuratë e çmuar nga Allahu dhe se të gjitha begatitë vijnë nga Ai. Prandaj ata e mendojnë (parashikojnë) fuqinë e e Tij të pakufishme krijuese si një gjë shumë të mirë, kështu që e rrisin dashurinë dhe lidhjën e tyre me Atë. Profeti ynë (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të- pshqt) thot:

Dujeni Allahun për shkak të begative (të mirave) që ju dhuron, dhe dumni mua për shkak se Allahu më do mua (Al Tirmidhi).

Allahu me fuqinë dhe forcën e Tij të pakufishme, dhe prej dashurisë dhe mëshirës ndaj njerëzimit, i lejon të gjithë njerëzit t’i shijojnë begatitë (të mirat) në këtë botë. Njerëzit e tillë e shikojnë të zgjimin dhe thithjën e arjit të mëngjesit si begati të mrekullueshme, për çka edhe kënaqen me faktin se Ai ju ka dhënë atyre edhe një ditë t’a fitojnë simpatinë e Tij.

Ata konsiderojnë si burim të lumturisë të qenurit në gjendje të ecin, folin, qeshin dhe të lëvizin, duke e ditur se Ai kishte mundur tju merr këto begati nëseAi kishte dashtur t’a bënte këtë. Në këtë mënyrë, ata shijojnë këaqësi në këtë botë.

Duke e kuptuar se kjo jetë është një periudhë testuese dhe se jeta e vërtetë është jeta e përjetshme që vjen, ata shpresojnë se karakteri i moralit të mirë që ata shfaqin në këtë jetë, si dhe durimi dhe pranimi që ata tregojnë kur t’hasin në fatkeqësi, do t’i shëndrroj ato (durimin dhe pranimin) në begati për ta në parajsë. Për këtë arsye, çdo shqetësim (brengë) që kanë ata në këtë botë bëhet mjet i shpërblimit. Kjo është njëra prej arsyeve se pse besimtarët janë gjithmonë të mbushur me hare, kënaqësi dhe paqe.

Kushdo që mohon Allahun do të përjetoj depresion dhe nuk do të ketë kënaqësi në çfarëdo kënaqësie që ai përjeton, sepse ai e ka larguar vehtën shumë larg nga gjendja e natyrës shpirtërore të shëndoshë që besimi siguron ( pajis, mundëson).

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Ata të cilët shijojnë të gjitha kënaqësitë e tyre në këtë jetë
  • Besimi është mënyra e vetme për t'i shijuar begatitë
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3 Kënaqësitë e humbura shpirtërore
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 3/3 Eshtë e mundshme t'i kthejmë këto kënaqësi të humbura
  • Vdekja: Momenti kur mbarojnë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote
  • Begatitë e humbura në botën e ardhshme
  • Përfundim