logo
HARUN YAHYA

Begatitë e humbura në botën e ardhshme

Ata që për një vlerëtë paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyrue, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre,nuk i shikon ata dhe i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm. (Ali Imran 77)

Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!” (Mu’minun 108).

Ata as nuk do të jetojnë e as nuk do të vdesin

I cili do të hyjë në zjarrin e madh. Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë. (A’ëla 12-13)

Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë. (Ibrahim 17).

Ata të cilët në këtë botë kanë dëshiruar të jetojnë përgjithmonë, atje do të dëshirojnë të vdesin

E kur të hudhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjën) (Furkan 13).

Ata do t’i kenë humbur të gjitha shpresat

Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpruar. ( Zuhruf 75).

E ditën kur të ndodh kijameti, kriminelët heshtin. (Rrum 12).

Në vend se të jetojnë në kënaqësi (mjaftueshmëri) dhe siguri, ata do të jetojnë në fatkeqësi dhe konflikt

Kjo armiqësi në mes banuesve të zjarrit është e vërtetë. ( Saad 64).

E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:“Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur”, (Shuara 96-97).

Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar. (Kahf 28).

Ata do të jenë jo të lumtur përgjithmonë

Që aty nuk hyn tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri. (Lejl 15).

Ata kurrë nuk do t’a kenë një shok të mirë dhe të sinqertë: shoku i vetëm i tyre do të jetë Zjarri

E tash për ne nuk ndonjë ndihmës (ndërmjetësues). Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë. (Shuara 100-101).

E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë. ( Al Araf 36).

Ata do të jetojnë përgjithmonë me keqbërësit ( mizorët)

E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të Xhehennemit, Thonë: “Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!” (Al Araf 47).

Lajmet e mira do të jenë për ta të ndaluara

Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë (apo Xhenneti është haram për ju)!” (Furkan 22).

Ata nuk do të dijnë për dashurinë dhe respektin; ata do të jenë të përbuzur dhe të shihen me përçmim

Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit. (Tur 13)

Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në Xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre. (Furkan 34).

Zoti ynë, atë ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; oër mizorët nuk ka ndihëtarë! (Ali Imran 192).

Ata do të dëshirojnë dritë por nuk do t’jenë në gjendje t’a gjejnë ate

Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: “Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!” U thuhet: “Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri). ( Hadid 13).

Ata do t’a kenë shtëpinë më të keqe

Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin e keq. (Gafir 52).

Ferri do të jetë shtrati dhe mbulesë krevati i tyre

Për ata është përgattitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (mga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët. ( A’ëraf 41).

Ata do t’jetojnë në vende të errëta, të trubullta

Dhe në errësirë tymi. As e freskët e as e këndshme. (Vakia 43-44).

Ata do t’a gjejnë vehtë në vende të ngushta dhe të kufizuara

E kur të hudhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjën) (Furkan 13).

Ata do të tubohen të verbër

Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar). ( Taha 102)

Ata kurrë nuk do të gjejnë qetësi dhe freskim

Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije. Përveç ujë të valë e kalbësirë.( Nebe 24-25)

Dhe në errësirë tymi. As e freskët e as e këndshme. (Vakia 43-44).

Ata do t’i humbin pamjet e tyre të bukura dhe do të shëmtohen; ata do të marrin një pamje të neveritshme

Edhe në këtë botë ikemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditë e kijametit ata janë të përbuzur. ( Kasas 42 )

Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda. (Kijame 24)

E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehennem vendi i Kryelartëve? (Zummer 60).

Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar. (Marixh 44).

Të gjitha begatitë dhe të gjitha llojet e ushqimeve
që gjinden në Parajsë janë të ndaluara për ta


Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në Xhennet (duke ju thënë): “Na qitni diç nga uji apo nga ajo që u ka dhënë All-llahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (në Xhennet) thonë: “All-llahu i ka ndaluar që të gjitha këto për jobesimtarët!” (A’ëraf 50).

Ata do të jetojnë në frikë

E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur). . (atë ditë) Ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lar, nuk lëvizin sytë e tyre ( për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika). (Ibrahim 42-43).

Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar. (Ma’arixh 44).

Ushqimi i vetëm i tyre do të jetë uji I vluar, gjaku,
qel bi dhe zjarri

Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë. ( Saffat 67).

E pas tij (kryelartit) është Xhehennemi, në të cilin i jepet ujë të ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura)

Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë. (Ibrahim 16-17).

E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar! Do të pini si deveja e etshme!” (Vakia 54-55).
Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë! (Saad 57).

As ushqim tjetër përveç të të shplarave. (Qelbit të kulluar) (Hakka 36).

Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për te fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t’u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm. (Bekare 174).

Në vend të begative të Parajsës ata do të hanë Zekum dhe shkurre të hidhëta me gjemba

Është e vërtetë se pema e Zekumit, Do të jetë ushqim i mëkatarëve. vlon si katran (si pezhgeja) në barqet. Ashtu si vlon uji i valë. (Duhan 43-46).

A kjo pritje (me shpërblim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”? Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët. Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit. Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish. (Saffat 62-65).

Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë! Prej saj keni për t’i mbushur barqet! (Vakia 52-53).

Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm. (Muzzemil 13).

Ata kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri. (Gashije 6-7).

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Ata të cilët shijojnë të gjitha kënaqësitë e tyre në këtë jetë
  • Besimi është mënyra e vetme për t'i shijuar begatitë
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3 Kënaqësitë e humbura shpirtërore
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 3/3 Eshtë e mundshme t'i kthejmë këto kënaqësi të humbura
  • Vdekja: Momenti kur mbarojnë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote
  • Begatitë e humbura në botën e ardhshme
  • Përfundim