logo
HARUN YAHYA

Ata të cilët shijojnë të gjitha kënaqësitë e tyre në këtë jetë

Një shiqim i shpejtënë histori tregon se shumë njerëz kanë një gjë të përbashkët: qoftë të rinj apo të moshuar, të pasur apo të varfër, ankesa për jetën e tyre është pjesë e rëndësishme e stilit të tyre të jetës. Gjithcka që ndodh i jep atyre një mundësi për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Edhe në qoftë se diqka duket se ka njëqind aspekte të mira dhe të këndshme, në vend se të jenë të kënaqur, ata vërejnë disa papërsosmëri dhe bëhen nervoz. Kjo mënyrë e të menduarit është bërë aq e rrënjosur sa që ata reagojnë në mënyrë të njejtë për gjërat të cilat as nuk i kanë parë e as nuk i kanë përjetuar, sepse ata mendojnë për vështirësitë e mundshme dhe kështu e bëjnë vehtën jo të lumtur. Si rezultat, ata lodhen mjaftë shumë për arsye që ata nuk mund t’i kuptojnë dhe ndjejnë se kur nuk do të jenë mjaftë të kënaqur për dicka. Pa dyshim ju njihni njerëz që ankohen:,, Nuk e di çka nuk është në rregull me mua” “ jam aq i mërzitur, ,, jam ngopur me këtë jetë” , ose ,, nuk jam në qejf me bë diqka “ ,, Nëse keni provuar t’i ndihmoni në lodhjet e rrënjosura të kësaj bote dhe pakënaqësinë, sipas gjitha gjasave kishit me dështu.

Edhe ne qoftë se kishit për t’i quar në vendin më të bukur të botës t’i shpalosni begatitë më të mrekullueshme para tyre, dhe tju mundësonit çdo luks që zemrat e tyre do të dëshironin ju nuk do të mund t’i bënit ata t’i shijojnë këto gjëra ose të bëni që këto begati të kenë ndikim të përhershëm në shpirtërat e tyre. Me fjalë të tjera, ju kurrë nuk do të mund t’i bënit ata vërtetë të lumtur.

Sidoqoftë, cdo vend, nga qiejt e lartë e deri tek detet e thella, është i mbushur me mrekulli të panumërta: qenie të gjalla të bukura (P.sh. zogj, lepuj, ketra, luana, zebra, pantera, tigra, maca, qenë dhe peshqi) mijëra lloje frutash (psh: dredhëza, portokaj, bostana, kumbulla dhe pjeshka), bimë që ngazëllejnë shpirtin (trëndafila, orkide, margaritë, manushaqe, zymbyl, dhe karanfila) dhe shumë gjëra të tjera të bukura që e kënaqin shpirtin njerëzor. Një pamje e bukur, një fytyrë e këndshme njeriu, ose një ushqim i mirë i japin një kënaqësi të madhe shpirtit të njeriut : në Kur’an Allahu numëron për ne shumë gjëra të bukura që Ai na ka ofruar ne në këtë jetë, dhe na sjell ndër mend se këto begati janë aq të shumta në numër dhe të larmishme për ne bile edhe vetëm për t’i numëruar.

All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë. Për ju nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës. (Surja Ibrahim 32-34).

Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron. ( Surja Nahl 18)

Vetëm njëra prej këtyre begative i jep kënaqësi shpirtit njerëzor. Prandaj, është shumë e çuditshme nëse dikush që jeton midis këtyre gjërave të bukura të mos i vërej ose të mos jetë i kënaqur me to. Kjo është një humbje e madhe. Me sa duket, njerëzit e tillë i kanë shijuar dhe harxhuar të gjitha kënaqësitë e kësaj bote dhe tash ato u duken të mërzitshme. Është një kundërshtim i madh se ata që japin arsyetime të dobëta për t’iu shmangur fesë dëshirojnë t’a shohin këtë botë si një vend ku mund të qeshin dhe të kënaqen. Qëllimi i tyre më i madh është të shijojnë sa më shumë kënaqësi që munden. Ky ligj universal ka mbetë i pandryshuar gjatë epokave. Disa prej atyre që nuk e kuptojnë kuptimin e vërtetë të jetës kanë zhvillluar filozofi të bazuara në kënaqësitë e kësaj bote dhe i kanë lavdëruar ata që përpiqen të ,, bëjnë sa më shumë për një ditë.

Horaci (65-8 Para Krishtit) poet lirik i njohur romak, ka thënë: carpe diem (zëre ditën), mbizotëruese qysh nga shekull i shtatëmbëdhjetë, përmbledh një filozofi të jetës të bazuar vetëm në jetën e kësaj bote. Me pak fjalë, don të thotë, se një person nuk duhet të mendoj për nesër, por të jetoj për momentin, dhe të bëjë më së shumti prej secilës ditë, dhe se ata nuk duhet t’a kenë parasysh se vdekja mund të vjen në çdo moment ose të mendojnë se çka vjen pas kësaj. Në të njejtën mënyrë motoja e epokës së Rilindjës memento mori (kujtohu se do të vdisësh) ju sjell ndër mend njerëzve se ata do të vdesin dhe se ata duhet të përqafojnë botën sa më shumë që munden. Sipas kësaj ideje njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga vdekja , më tepër, duke e ditur se ajo është afër, ata duhet të jetojnë si të dëshirojnë, të mos njohin kufij, dhe të ndjekin vetëm kënaqësinë e tyre.

Gjatë historisë, shoqëritë që kanë kërkuar një jetë të mirë dhe të lumtur jashtë shpalljeve të Allahut kanë zhvilluar shumë ide dhe filozofi të çuditshme. Një veti që të gjithë e kanë të përbashkët, sidoqoftë, është ideja se njerëzit duhet t’i kënaqin ( shuajnë, paqësojnë) pasionet dhe dëshirat e tyre dhe t’i shfrytëzojnë plotësisht të githa begatitë që u dalin përpara, Allahu ju tërhjek vërejtjën ambicjeve të këtyre njerëzve:

Andaj ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur’anit dhe që nuk do tjetër pos jetës së kësaj bote! (Surja Nexhm 29)

Në vend se t’i falemnderohen Atij për begatitë dhe mundësitë e panumërta që iu janë dhënë, ata jetojnë me një lakmi të pangopur.

Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar. Dhe bëra këtë pasuri të madhe. E bëra edhe me djem që i ka me vete. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë. E ai lakmon që t’i shtoj edhe më tepër. (Mudethirr 11-15)

Përse njerëzit e gjejnë vehtën të paplotësuar? Përse nuk mund t’a shijojnë këtë jetë, njerëzit tjerë, natyrën dhe sendet e gjalla? Qëllimi i tyre i vetëm është t’i shfrytëzojnë kënaqësitë e kësaj bote. Pse, atëherë, ata nuk janë në gjendje t’i shijojnë këto kënaqësi? Përse janë ata kaq të shqetësuar, të pikëlluar, të brengosur, dhe të lodhur pas kësaj bote?

Si kanë rënë ata në një situate shpirtërore që i parandalon ata t’i vërejnë dhe shijojnë këto begati dhe bukuri?

Përse e kanë harxhuar ata tërë kënaqësinë e kësaj bote dhe nuk gjejnë lumturi në të? Për këto pyetje ka vetëm një përgjigje: Mohimi i Allahut nga ata, mosmirënjohja e tyre ndaj Tij dhe begative të Tij bëjnë zemrat e tyre të shqetësuara:

Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si tëngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë. (An’am 125 )

Për shkak të mohimit të tyre Allahu dëshiron që ata të jetojnë në errësirë dhe pikëllim, edhe pse janë të rrethuar me gjëra të bukura.

All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. (Bekare 257).

Pasi që Allahu e krijoi këtë botë si një vend testues, njerëzit që jepen pas zbukurimeve të kësaj bote bëjnë një gabim të madh. Në një hadith (thënie) të tij Profeti Muhamedi s.a.v.s thot:

Bota është e kënaqshme, Allahu do tju bëjë trashegimtar dhe do të shiqoj se si do të silleni atje. Pra, shmangiuni botës. (Sahih Muslimi dhe AL-Tirmidhi).

Kur kuptojmë se të gjitha begatitë e kësaj bote janë një dhuratë nga Allahu dhe jemi falemnderues për to, e kënaqim Allahun. Si rezultat, ne gjithmonë jemi në dijeni se bukuria, begatitë, dhe gjërat e mira rreth nesh vijnë nga Ai.

Megjithatë, ata që e mohojnë Allahun nuk e shohin këtë të vërtetë. Në vend të kësaj, ata e ignjorojnë Atë dhe I kënaqin ( paqësojnë, zbusin) dëshirat dhe pasionet e tyre. Pasi ata të kënaqen më shumë e më shumë me këto begati, gjithashtu pakënaqësia e tyre rritet, sepse ato harxhohen nga dëshira e çmendur për të poseduar çdo gjë. Në vend që të jenë të kënaqur me çka kanë, ata janë jo të lumtur deri sa të marrin edhe më shumë. Dhe si rezultat, ata kurr nuk mund t’i çmojnë plotësisht begatitë e panumërta dhe potencialet e pakufishme që ata tashmë i posedojnë. Për shembull: ata mund të kenë një veturë të mirë por të bëhen të pakënaqur sapo të del një model i ri. Ata besojnë se shkuarja në pushime do t’i jap fund të gjitha vështirësive të tyre; sidoqoftë, pengesa më e vogël ju shkakton atyre mizori dhe shqetësim.Ata nuk provojnë t’i tejkalojnë vështirësitë e tyre me durim dhe nënshtrim ndaj fatit, por bëhen pessimist dhe kthejnë edhe më shumë shqetësim dhe dëshpërim. Edhe nëse janë kënaqur,kënaqësia e tyre është e përkohshme, shqetësimi tjetër zgjatë shumë më tepër. Natyrisht, ky vend testimi, është përplot me gjëra të bukura dhe gjithashtu me të meta, papërsosmëri, dhe mungesë të qëndrueshmërisë, dhe do të hasin në gjitha këto. Për shembull, njerëzit e pasur mund t’a humbin pasurinë e tyre gjatë një aksidenti apo katastrofe, njerëzit tërheqës mund t’i humbin dukjet e tyre, dhe njerëzit mençur mund t’i humbin aftësitgë e tyre mendore. Veç kësaj, rinia dhe shëndeti i tyre, si dhe enerjia dhe fuqia e tyre, do të dështojnë me kohën. Njerëzit të cilët nuk pasojnë parimet morale të Kur’anit gjithashtu brengosen për t’u takuar me njerëz të nivelit më të lartë shpirtëror dhe material. Fakti që disa njerëz janë më të pasur, më tërheqës, më të suksesshëm, më intelligjent, dhe kanë një rreth shoqëror më të gjerë se sa ata, që zhytë (kredhë) ata në një depresion të thellë. Pra, kjo mënyrë kokëforte e të menduarit shpjegon se pse ata që mohojnë Allahun janë në kërkim të përjtetshëm dhe nuk mund të kënaqen me ate çka kanë. Dëshirat e tyre ju vështërsojnë jetërat për çka edhe nuk mund t’a vlerësojnë ose të kënaqen me ate çka kanë. Duke besuar se të gjitha begatitë mbarojnë me vdekje, ata i hargjojnë dhe konsumojnë gjërat e tyre të mira një nga një. Bukuria, rinia, shëndeti dhe të githa janë kalimtare për ta, dhe dëshirat e forta ( egra) të egos së tyre i bëjnë ata jo të lumtur me atë çka kanë ( posedojnë). Dhe kështu ata jetojnë në mjerim në të dy botërat.:

E ata thonë: “Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni,kur do të realizohet ai premtimi (me dënim)?” Ti thuaj: “Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!” ( En Neml 71-72)

Pjesë e këtij mjerimi është se njerëzit jetojnë në një lloj Ferri në këtë botë, edhe pse janë të rethuar me bukuri dhe shanse (mundësi). Shumë njerëz ekzistojnë në këtë gjendje shpirtërore, dhe kështu zbulojnë se niveli i tyre i shqetësimit, depresionit, stresit, dhe problemeve psikologjike vazhdojnë të rriten. Ata që ankohen vazhdimisht, duke thënë : ,, Nuk e di pse ndihem kaq i shqetësuar” , ,, jam aq i mërzitur” , ,, jam ngopur me këtë jetë” , ose ,, nuk jam në qejf të bëjë asgjë” duhet të kuptojnë se gjendja tyre shpirtërore duhet të ndryshoj. Ata duhet pyetur vehtën se ç’ka ndodhur me ta- dhe pse. Allahu e ka dërguar ilaqin: besimin. Ne tash do të egzaminojmë këtë të vërtetë të rëndësishme, dhe në këtë mënyrë nxjerrim në shesh se kur shiqojmë në begatitë shpirtërore dhe materiale vetëm me sytë e besmit shpirti ynë mund vërtetë t’i shijoj ato.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Ata të cilët shijojnë të gjitha kënaqësitë e tyre në këtë jetë
  • Besimi është mënyra e vetme për t'i shijuar begatitë
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3 Kënaqësitë e humbura shpirtërore
  • Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 3/3 Eshtë e mundshme t'i kthejmë këto kënaqësi të humbura
  • Vdekja: Momenti kur mbarojnë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote
  • Begatitë e humbura në botën e ardhshme
  • Përfundim