Përveç definimit të arrogantëve, Allahu gjithashtu na informon për përfundimin e atyre që posedojnë arrogancë si të faraonit, që do ta kenë në botën e pastajme. Kjo tregohet në këtë ajet:
Siç kuptojmë nga Kurani, shpërblimi i atyre që bëheshin krenarë aq të mëdhenj sa nuk adhuronin Allahun, të Plotfuqishmin, është Xhehennemi. Ajetet që tregojnë këtë janë:
Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshit padrejtë në dynja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak krenoheshi (me mendjemadhësi). Hyni në dyert e Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve! (Gafir, 40:75-76)
Se zjarri i Xhehenemit është është vendbanimi i arrogantëve është përmendur edhe tek një hadith i Profetit Muhammed (savs):
... Zjarri i Xhehennemit tha: Në mua gjenden njerëzit e pamëshirshëm dhe arrogantët ... (Muslimi)
Njerëzit bëhen arrogantë për shkak të asaj që posedojnë në këtë botë, dhe bëhen padrejtësisht arrogantë, duke bërë gabim të rëndë. Kurrë nuk ua merr mendja se çfarë do të jetë përfundimi i tyre në botën tjetër. Për këtë arsye, as për një moment nuk mund ta parashikojnë, se do të gjenden të rrethuar nga vuajtjet e Xhehennemit. Si kundërshpërblim për dështimin e tyre për të kuptuar se ata do të thirren për të dhënë llogari për veprat e tyre në Ditën e Gjykimit, dhe se do të dërgohen në Xhehennem. Ky është vendbanimi i fundit ku do të kalojnë pjesën tjetër të ekzistencës së tyre. Fati i këtyre njerëzve, të cilët harrojnë Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, është tregohen në ajetin e mëposhtëm:
Arsyeja kryesore për poshtërimin e këtyre njerëzve, të cilët do të hedhen në Xhehennem, sepse talleshin me ajetet e Allahut, dhe ishin habitur pas jetës së kësaj bote dhe duke harruar botën e pastajme, ishte arroganca. Arroganca është ajo që solli ata në këtë gjendje të vështirë. Në të vërtetë, nuk janë njerëz të cilët kurrë nuk kanë për jetën e botës tjetër, gjatë jetës së tyre në këtë botë, bile Allahu i ka njoftuar paraprakisht sa e sa herë me të dërguarit dhe librat e Tij. Megjithatë, duke u bërë arrogantë, injoronin çdo njoftim duke mos ia varur veshin. Do të ndëshkohen sepse do ta meritojnë:
Kurani jep përshkrim të hollësishëm të situatës së arrogantëve në Ditën e Gjykimit, banimit të përhershëm në Xhehennem, dhe dënimin që do ta vuajnë. Në këtë seksion, do të shqyrtojmë fatin e tyre në botën e pastajme, ashtu që mund të shërbejë si këshillë për ata që bëhen arrogantë ndaj Allahut, ose për ata që kanë prirje për të pasur ndjenja të tilla mosbindjeje.
Ata që bëhen arrogantë në këtë botë do të ndëshkohen në Xhehennem me një dënim nënçmues. Atje, përveç dhimbjes së mundimshme fizike, do të kenë edhe një përfundim që do t’i përul shpirtërisht. Si shpagim për atë që kanë qenë me padrejtësi mendjemëdhenj në tokë, do të degradohen përjetësisht në Xhehennem:
Në Xhehennem, Allahu do t’i nënshtroj në shume gjendje që do shkaktojnë vuajtje të thellë emocionale. Hedhja në zjarr është me torturë e vërtetë, por për arrogantët, më e keqe është se do të tubohen në kope si kafshët, dhe do të hedhen aty:
Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, Për shkak se e ndien veten të pavarur. Po kthimi është vetëm te Zoti yt. A më tregon atë që pengon, një rob kur ai falet? (Alek, 96:6-10)
Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. Floku rrenacak, mëkatar.. (Alek, 96: 15-16)
Në ajetet e mësipërme, njeriu ku ndihet i vetëkënaqur, arroganca, është cilësuar si arsyeja kryesore që ai të ngazëllehet. Përveç kësaj, ashtu siç ajeti thotë, faktor i rëndësishëm i këtij ngazëllimi është edhe përpjekja për të penguar besimtarët. Në një ajet tjetër, kuptojmë se arrogantët në këtë botë do të kenë një gjendje krejtësisht tjetër:
Ky është përfundimi i arrogantit i cili padrejtësisht ngazëllehet me vetveten. Qëllimet e kësaj bote që ndiqnin ishin të përkohshme. Edhe nëse do të kishin tërë botën, do të zhdukej pas një kohe të caktuar, si dhe çdo gjë tjetër që ka dëshiruar në këtë botë thjesht, do të zhduket. Sido qoftë, jeta e botës tjetër do të zgjasë deri në amshim. Përveç kësaj, Allahu është pronar i çdo gjëje; Ai iu ka dhënë njerëzve të gjitha në jetën e kësaj bote vetëm për të i sprovuar. Ai i sprovon ata për të parë nëse do të kërkojnë kënaqësinë e Tij dhe të jenë mirënjohës ndaj Tij apo jo. Shpërblimi i atyre që kanë prirje për arrogancë është vuajtja, diçka krejt tjetër me atë që ata presin.
Bukuria dhe cilësitë tjera fizike janë ndër tiparet kryesore me të cilat mburren arrogantët. Për këtë arsye, ata të cilët krenohem me bukurinë e tyre në këtë botë do të kenë atë që më së shumti frikësohen, do të duken të shëmtuar. Në Xhehennem, fytyrat e tyre do të bëhen të nxira:
Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur. (Kasas, 28:42)
Ajetet e bëjnë të qartë se ata që ngrenë kokë ndaj Allahut do të mbesin në Xhehennem përgjithmonë. Dhe, arsyeja pse dërgohen në Xhehennem është pikërisht arroganca e tyre. Allahu do t’i shpërblejë me zjarrin e përjetshëm të Xhehennemit:
Hyni në dyert e Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve! (Gafir, 40:76)
Andaj, hyni në dyert e Xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!" (Nahl, 16:29)
Me të vërtetë e pamundur të përfytyrohet të qenit përgjithmonë në vuajtjet e Xhehenemit -vend të cilin askush nuk do të mund ta duronte vetëm duke e parë -për miliona apo miliarda vjet, e prapëseprapë duke ditur se kurrë nuk do të përfundojë. Nuk ekziston asnjë dënim më i madh se sa dënimi i tillë. Bile, ky është asi dënimi e me aq intensitet sa që i dënuari do ta kishte vetëm një dëshirë të vetme, që ky dënim të mbarojë.
Është e qartë se arroganti mburret me pasurintë dhe fëmijët e vet dhe harrojnë se Allahu është Ai i Cili posedon çdo gjë. Çfarëdo që dikush posedon, është vetëm kënaqësi e përkohshme e jetës së kësaj bote. Kriteri i vetëm që është me të vërtetë i qëndrueshëm, dhe ka vlerë para Allahut, është "takvallëku", që do të thotë frikë-respekti ose frika ndaj Allahut, që bën që njeriu të ruhet dhe mos të gabojë dhe të lakmojë në gjëra që e kënaqin Atë. Një ajet kuranor thotë: "... s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)..." (Huxhurat, 49:13) Sidoqoftë, ata që garojnë në kryelartësi ndaj Allahut, e jo në frikën ndaj Tij, do të kuptojnë se sa kanë dështuar në Ditën e Gjykimit, sepse asnjëra nga vlerat që kanë pasur në këtë botë nuk do të kenë ndonjë dobi në Ditën e Gjykimit:
Një nga gjërat me të cilat arrogantët mburren janë fëmijët dhe familja e tyre. Në Kuran, Allahu na tregon se ata që harrojnë se edhe djemtë edhe familjet e tyre janë krijuar nga Allahu, të cilët do të ikin prej tyre në Ditën e Gjykimit:
Siç kemi kuptuar nga ajetet kuranore, lidhjet familjare do të zhduken në Ditën e Gjykimit, dhe ata që tani krenohen me familjet e tyre nuk do të kenë asnjë ndihmë prej tyre:
Në ditën e kijametit Allahu gjykon mes jush, e nuk do t'ju bëjnë dobi as të afërmit tuaj e as fëmijët tuaj. Allahu sheh atë që punoni. (Mumtehinet, 60:3)
Allahu gjithashtu na njofton në ajetin e mëposhtëm se grumbullimi i pasurisë në jetën e kësaj bote nuk do të ketë asnjë dobi në botën e pastajme për arrogantin:
Këta njerëz, edhe pse ata e konsideronin veten e tyre të fuqishëm, sepse nuk arrijnë të kuptojnë se Allahu posedon çdo gjë, do ta shohin të vërtetën në jetën e pastajme. Gjithashtu, do të kuptojnë se as pasuria e as pushteti i tyre nuk do t'iu mjaftojë për të i shpëtuar nga dënimi i frikshëm i Xhehennemit: