logo
HARUN YAHYA

SHKAQET E ARROGANCËS

Siç thamë edhe më herët, shkaku që dikush i nënshtrohet arrogancës është pikëpamja e tij e gabuar se ai ekziston dhe ndihet i pavarur nga Allahu, dhe se cilësitë e veta i ka fituar me punën e vet. Sidoqoftë, për ta njohur këtë karakter të mjegulluar të kësaj mënyre të të menduarit, nuk është e domosdoshme të jetë pjesëtar i ndonjë feje.

Thjeshtë, vetëm duke menduar pak për këtë çështje, do të i bëhet e kuptueshme se nuk ka ardhur në këtë botë me dëshirën e tij, dhe se nuk ka haber se kur do të vdes dhe se vetitë e tij fizike nuk i ka fituar nga puna e vet. Të gjithë këta faktorë duhet ta bëjnë njeriun që të kuptojë se çdo gjë që ka, madje edhe trupin e tij, e ka përkohësisht dhe se në fund edhe trupi do t’i kalbet. Të gjithë këto janë tregues të qartë se njeriu është krijesë e dobët dhe se asgjë nuk posedon, përfshirë këtu edhe gjërat të cilat mendon se i takojnë apo i ka nën kontroll. Mund të përmenden këtu edhe shumë shembuj të ngjashëm, nëse thellohemi pak. Nga kjo pikëpamje, bëhet shumë e qartë se sa e paarsyeshme është arroganca. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk ia vënë veshin aq edhe rolit të tyre në jetë, saqë nuk mund t’i kuptojnë apo janë të prirur t’i harrojnë edhe këto fakte shumë të thjeshta. Për këtë shkak, shumë vështirë është të gjendet sot ndonjë person që nuk është bile sadopak i zhytur në arrogancë.

Sido që të jetë, është krejtësisht e paimagjinueshme për dikë që të bëhet kryelartë nëse është i vetëdijshëm se Allahu është i Plotfuqishëm dhe se Ai krijoi çdo gjë prej asgjëje, që Allahu është Ai i Cili i pajisi njerëzit me cilësitë e tyre dhe iu dha begati, dhe se Allahu është Ai i Cili mund t’i merr të gjitha prapë kur Ai dëshiron, se të gjithë krijesat janë të vdekshme, dhe se i Vetmi është Allahu i Cili do të ekzistojë përgjithmonë. Vetëm ata të cilët nuk i kuptojnë këto fakte dhe harrojnë mangësitë, dobësitë dhe vdekjen e tyre mund të veprojnë asisoj.

Arsyet kryesore që shkaktojnë arrogancë janë të ndryshme; diçka që për dikë duket e parëndësishme, mund të bëhet shkak për arrogancë tek dikush tjetër. Por në përgjithësi, shkaqet që shpienë drejt arrogancës ndaj njerëzve janë kryesisht të njëjta. Këto shkaqe përgjithësisht janë të lidhura me vetitë fizike dhe intelektuale të njerëzve. Shkaqet më të shpeshta janë:

- pushteti dhe pasuria

- bukuria dhe rinia

- Status, Prestige and Esteem

- inteligjenca, mençuria dhe arsimimi

Natyrisht, këtyre shkaqeve mund t’i shtojmë edhe të tjera. Shkaqet tjera që mund të shpien në arrogancë varen nga ambienti në të cilin dikush jeton. Ndonjëherë, personi i cili kërkon shkaqet se pse disa njerëz bëhen kryelartë, lehtë përgjigjën mund ta gjejnë tek vetitë e përmendura më lart.

Shqyrtimi i mëtutjeshëm i vetive të lartpërmendura do të shpijnë në përfundim se të gjitha këto janë veti të përkohshme mbi të cilat njeriu nuk ka kontroll. Të gjitha këto janë vlera të përkohshme, pavarësisht se sa njeriu mund të jetë i bukur, i pasur apo i mençur. Njeriu mund të jetoj mesatarisht 50-80 vjet, ose më së shumti 100 vjet… As njeriu më i pasur, e as gruaja më e bukur nuk kanë privilegjin të gëzojnë jetë më të gjatë në këtë botë. Ai apo ajo më në fund do të përballen me vdekjen, edhe pse është përpjekur që të ikë nga ajo dhe humb të tërën me të cilën ishte mburrur.

Prandaj, duhet mbajtur mend se të gjitha gjërat si pasuria, bukuria dhe shëndeti nuk janë të garantuara në këtë jetë. Është vetëm çështje kohe kur njeriu mund të humb gjithë ato cilësi materiale apo shpirtërore me të cilat aq shumë mburret. Nuk janë të rralla shembujt e njerëzve që përjetojnë humbje të tilla. Kurani zbulon natyrën e vërtetë të jetës në këtë botë, ashtu që ta kemi parasysh:

Ju njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Hadid, 57: 20)

Thamë se këto cilësi të cilat kontribuojnë në krijimin e arrogancës tek njerëzit nuk janë tipare të cilat e bëjnë njeriun më superior. Të gjitha këto janë begati për të cilat njeriu duhet të jetë mirënjohës ndaj Allahut. Sido që të jetë, në rast se njeriu nuk e vret mendjen se Allahu është Ai i Cili i jep këto begati dhe arsyet pse Ai i jep, ai gjithnjë e më shumë bëhet arrogant dhe fillon të besojë se ai këto veçori i ka, sepse i meriton ato.

Derisa këshillonte besimtarët i dërguari Muhammedi saas, ua tërhoqi vëmendjen për këtë, duke i përkujtuar ata se e gjithë pasuria që njeriu mendon se e ka, mund të zhduket një ditë dhe duhet ta përdorë atë në mënyrë për ta kënaqur Allahun:

Përfitoni nga pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera; rinisë para pleqërisë, shëndetit para sëmundjes, pasurisë para varfërisë, kohës së lirë para preokupimit dhe jetës para se të vijë vdekja (Hakimi, Bejhekiu, Hadith Sahih)

Në vijim do të shpalosim natyrën e këtyre cilësive që shkaktojnë arrogancë, dhe të vërtetën lidhur me jetën e kësaj bote, për së cilën njeriu është aq shumë i lidhur.

Pushteti dhe pasuria

Hulumtimet përgjatë historisë tregojnë se pasja e pushtetit dhe pasurisë është karakteristikë e zakonshme e njerëzve kryelartë dhe mendjemëdhenj. Në saje të pushtetit që mbajnë, këta njerëz kanë refuzuar besimin dhe kanë vënë nën thundër njerëzit përreth tyre.

Megjithatë, të gjithë këta njerëz të cilët kanë kultivuar arrogancë për shkak të pasurisë dhe pushtetit të tyre, nuk e kanë mundur të kuptojnë një të vërtetë shumë të rëndësishme: që secili, i pasur apo i varfër do të vdes një ditë dhe do të varroset. Pas vdekjes, paratë dhe pasuria nuk janë më të rëndësishme. Vetëm jeta e amshueshme pas vdekjes është e vetmja e vërtetë që e pret. Paratë dhe pasurinë e grumbulluara gjatë jetës në këtë botë nuk do t’i sjellin dobi, përveç nëse i ka shpenzuar për çështjen e Allahut. Dikush që mburret me pasurinë e tij dhe mban për vete mendim të lartë, në të vërtetë, harron faktin se është i dobët edhe para një virusi shumë të vogël sa që as nuk mund të shihet me sy të lirë. Edhe dikush i pasur nuk është i sigurt nga një mikrob aq i vogël. Bile, edhe po të kishte gjithë pasurinë e kësaj bote, bile edhe një herë aq, nuk do ta bënte imun ndaj vdekjes.

Edhe pse dikujt mund t’ia merr mendja se ai mund të vazhdojë të mbetet shumë i respektuar me mallrat dhe paratë që i lë prapa në këtë botë, ai do të zhgënjehet në Ditën e Gjykimit. Pasi që, sado që njeriu të jetë i pasur, vetëm pak njerëz do ta mbajnë në mend vetëm 3 deri në 5 vjet pas vdekjes së tij. Edhe pse, në raste të rralla, në mënyrë të veçantë, mund të mbetet në kujtesën e një numri të madh njerëzish, edhe kjo në fund nuk do t’i ndihmonte gjë. Në të vërtetë, derisa ai vuan dënimin për arrogancën e shprehur ndaj Allahut, sa do ta kujtojnë njerëzit, më nuk do të jetë edhe aq e rëndësishme.

Njerëzit e tillë karakterin e tyre e ndërtojnë mbi arrogancë. Mirëpo, karakteri që buron nga fuqia e pasurisë nuk është “karakter” në kuptimin e plotë të fjalës; dhe me humbjen e pasurisë së tij apo takimi i tij me dikë më të pasur sesa vet, do të shkaktojë humbje të vetëbesimit dhe të të ashtuquajturit “karakter”. Domethënë, nëse vetëbesimi dhe karakteri i njeriut varet nga faktorë të tillë, atëherë fati i tij do të jetë mungesa e vetëbesimit dhe frustrimit kur ai i humb ato.

Mirëpo, personi që beson Allahun, Krijuesin e të gjitha krijesave dhe të Cilit i mbështetet, ruan karakterin e tij të fortë, pa marrë parasysh se çfarë t’i ndodhë. Është kështu, se e di se Allahu është burimi i vetëm i fuqisë dhe Allahu është Poseduesi i Përhershëm dhe Sovran. Prandaj, faktori i vetëm në të cilin besimi i njeriut duhet të varet është besimi në Allahun.

A person who turns to Allah, and puts his trust in Him in all his affairs, gains a strong character because he knows that there is no power other than Him. Unless Allah wills, nothing will happen to a person of faith. Meanwhile, when Allah decides on something, He just says to it, "Be!" and it is. For human beings, who are weak and in need of their Creator, there exists nothing greater than being Allah' s friend. Therefore, for a believer, it is unthinkable to assume an image of himself that is founded on material wealth, or any other temporal quality. He considers these qualities merely as Allah' s blessings, and puts them to use for the cause of Allah alone.

Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. (Kehf, 18: 46)

Siç pohohet në vargjet e më lart, për njerëzit kryelartë edhe fëmijët janë një formë e pasurisë, gjithashtu; ata i konsiderojnë si objekte për mburrje. Ata edhe cilësitë e mira të fëmijëve të tyre e konsiderojnë si meritë e tyre, dhe në këtë mënyrë mburren, thua se janë vetë ata, të cilët i kanë dhënë ato cilësi fëmijëve të tyre. Në vend që të kuptojnë se fëmijët e tyre janë begati e dhënë nga Allahu dhe ua ka dhënë për tu kujdesur për ta dhe t’i rrisin dhe edukojnë atë mënyrë që të fitojnë kënaqësinë e Allahut, përkundrazi, ata i konsiderojnë fëmijët e tyre si mjet për të garuar me të tjerët. Për këtë shkak, çdo gjë që ka të bëjë me fëmijët e tyre si p.sh ushqimi, veshja, shkollimi që ata e ndjekin, profesioni etj. bëhet çështje prestigji për ta.

“Salltaneti”, i cili duhet konsideruar si “sëmundje” shoqërore, nuk përshkruhet vetëm me këtë shembull. Shumica e njerëzve mburren me pozitën e tyre shoqërore, veshjen, veturat, shtëpitë, mallin etj. Për çudi, qëllimi i tyre kryesor është që në këtë formë të luksit të fitojnë respektin e të tjerëve. Për shkak se zgjedhjet e tyre nuk pasqyrojnë atë çka në të vërtetë kanë nevojë për të përmirësuar shëndetin, rahatinë apo shijet. Ata u kushtojnë shumë rëndësi mendimit të të tjerëve. Kjo i shtynë në një rreth vicioz emocional, drejt qëllimeve dhe aspiratave çdo herë e më të mëdha. Por a do të jetë e mjaftueshme kjo aspiratë që t’i shuaj lakmitë e njeriut?

Allahu na njofton në Kuran se lakmia e jobesimtarëve është e pashterrshme. Sa më lakmitar të jetë njeriu, aq më kryelartë dhe kundërshtues bëhet. Në të vërtetë, ajeti i më poshtëm na jep përshkrim të saktë të psikologjisë së jobesimtarit:

Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar. Dhe bëra këtë pasuri të madhe. E bëra edhe me djem që i ka me vete. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë. E ai lakmon që t'i shtoj edhe më tepër. (Mudeththir, 74: 11-15)

Ashtu siç na shpjegon ajeti më lart, lakmitë janë të pashterrshme, ku çdoherë shtohet dëshira për tepër e më tepër. Çdoherë dëshiron diçka, dhe kur ta arrij, menjëherë kërkon tjetrën. Njeriu beson se do të jetë i lumtur vetëm atëherë kur realizon dëshirën e tij, por së shpejti ai do të vërejë se realizimi i asaj dëshire që ka menduar se do të ketë përfundim të dëshirueshëm nuk i sjell lumturi të gjatë. Pavarësisht nga ky fakt, megjithatë, i shtyrë nga lakmia, ai grumbullon pasuri dhe vazhdimisht orvatet që të ketë më tepër. Për shembull, pas disa vjet orvatjesh, dikush arrinë ta blejë një banesë. Por pas pak viteve, humb interesi për të dhe fillon të lakmojë shtëpitë e mira. Le të supozojmë se ai ia del mbanë dhe e blen edhe atë; pastaj vetëm pas pesë viteve, ai fillon të ëndërrojë për një shtëpi edhe më të mirë, këtë herë me pishinë dhe kopsht, dhe ky rreth vicioz vazhdon tutje.

Shpesh ne hasim shembuj të ngjashëm edhe në jetën tonë. Vrapimi pas shtëpisë, veturës, vilës, fëmijëve, përfitimeve personale etj., i joshë këta njerëz drejt një spirale të pafund të ngashënjimit pas jetës së kësaj bote, dhe i preokupon derisa t’i zë vdekja. Natyrisht, nuk ka asgjë të keqe ky preokupim; plotësisht është e drejtë. Por, e tërë jeta të jetë e drejtuar nga këto ambicie, nuk ka kuptim. Në të vërtetë, disa nga “lojtarët” edhe arrijnë shumë nga dëshirat e tyre në këtë lojë, por shumica dështojnë, dhe takohen me vdekjen para se të shuhet lakmia.

Është e kotë që të konsumohemi me lakmi të tillë, por përkohshmëria e kësaj bote, ose shkurtësia e kësaj jete, nuk janë të vetmet shkaqe për këtë kotësi. Ne po ashtu duhet të kemi në konsideratë edhe këtë gjë: edhe njeriu më i pasur që jeton në një shtëpi shumë të madhe, apo shtëpi të mahnitshme me më shumë dhoma se njerëz, mund të qëndrojë vetëm në një dhomë brenda një kohe të caktuar. Edhe pse, mund të ketë një gardërobë të shumë të mahnitshme dhe të shtrenjtë, mund të veshë vetëm një komplet tesha për momentin. Edhe nëse i ndërron rrobat për çdo orë, shumë shpejt do të mërzitet. Nëse edhe i shërbehet pandërprerë ushqim i zgjedhur dhe i shumëllojshëm, atij do t’i shuhet oreksi para se të përfundojë servimin e dytë. Përpjekja për të ngrënë më tepër, madje mund të jetë edhe e dëmshme… Është e qartë se shumica e sjelljeve të njeriut drejtohen nga koprracia e kotë. Sido që të jetë, nga pikëpamja e atij që ka aftësi të dalloj mirë, këto nuk janë gjëra për të cilat duhet të bëhemi ambicioz. Përkundrazi, janë mashtrime në jetën e kësaj bote. Ky fakt, i cili injorohet nga shumica e njerëzve, tregohet në këtë mënyrë në Kuran:

Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por te Allahu është e ardhmja më e mirë. (Ali Imran, 3: 14)

Ekziston edhe një fakt tjetër i rëndësishëm që duhet mbahet në mend; çdo gjë që njeriu posedon në këtë botë ekziston nga Vullneti i Allahut. Me Vullnetin e Allahut, disa njerëz kanë lindur të pasur, derisa të tjerët janë sprovuar me varfëri gjatë jetës së tyre. Sido qoftë, është plotësisht e paarsyeshme për njeriun të bëhet arrogant për shkak të begative që Allahu ia dhuron atij. Si njerëz, duhet të kuptojmë se kjo me të vërtetë është çështje e Vullnetit të Allahut; Ai përmirëson gjendjen atyre që do dhe gjithashtu kufizon pasurinë tjerëve. Megjithatë, në të dy rastet, kjo është një sprovë për njeriun; pasi sprovohet në atë se si do jetë qëndrimi i tij ndaj këtyre begative dhe kufizimeve. Në një varg thuhet:

Allahu ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër). (Rra'd, 13: 26)

Pasi është kështu, në jetën e kësaj bote, e cila është aq e shkurtë sa hap e mbyll sytë, njeriu duhet t’iu shmanget mashtrimeve të tilla dhe të jetë mirënjohës ndaj begative që iu kanë dhënë, sesa të përdoren si gjëra për tu bërë arrogant ndaj Allahut. Në të vërtetë, Dita e Ringjalljes është një ditë e tmerrshme, kur e tërë pasuria do të zhduket plotësisht. Në atë Ditë, kur nuk do të mbetet asnjë gjurmë njeriu, ai do të thirret të japë llogari për çdo shkelje që ai e ka bërë kundër Allahut.

Në vazhdim të këtij libri, ne do t’iu paraqesim shembuj nga jeta e njerëzve arrogantë, të cilët mburreshin me pasurinë e tyre, ashtu siç edhe janë të përmendur në Kuran.

Bukuria dhe rinia

Edhe bukuria është njëra nga shkaqet që e bën njeriun të jetë kryelartë. Njerëzit shumë lehtë janë mashtruar nga ngashënjimi i rrufeshëm i kësaj bote. Sido që të jetë, bukuria nuk është cilësi e krijuar nga vetë njeriu. Ajo dhurohet nga Allahu. Gjithashtu ajo është cilësi që mund të humbet në çdo kohë.

Çdo kush e di që për një çast të vetëm mund të humbet bukuria e dikujt. Vërraga në fytyrë, ose të humburit e organit, mund të ndryshoj pamjen e njeriut përgjithmonë, dhe askush nuk është imun nga kjo. Edhe nëse nuk ndodh asnjëra nga këto gjëra të tmerrshme, njeriu duhet të ketë parasysh se është i paaftë të i rezistojë një armiku të pamëshirshëm dhe i pafrenueshëm, e që është pleqëria. Edhe njeriu më i bukur në botë nuk mund ta pengoj procesit të pleqërisë, dhe ngadalë bukuria humbet së pari, duke filluar rrudhat dhe gjurmët e tjera të pleqërisë, dhe zbehet me kalimin e kohës. Njerëzit e famshëm janë shembull i mirë i këtij realiteti. Si ligj i pandryshueshëm i Allahut, këta njerëz, të cilët sot kënaqen në valën e adhurimit të admiruesve, nuk mund ta parandalojnë pleqërinë e tyre gjatë kalimit të jetës së tyre. E gjithë pasuria dhe gjërat që i kanë në dispozicion nuk mund t’i shpëtojnë nga ky fund i paevitueshëm. Këto shembuj na bëjnë të kuptojmë se sa e kotë është për njeriun të bëhet arrogant për shkak të bukurisë dhe rinisë së vet. Madje, do të ndihmoj mjaft nëse do kemi parasysh se çfarë ndodhë me trupin në dhjetë ditët e para pas vdekjes.

Kufoma, kur varroset nën dhé, do t’i nënshtrohet një procesi të shpejtë të kalbjes. Menjëherë pasi kufoma të vendoset në varr, bakteret fillojnë punën. Gazrat të liruara nga këta organizma fryjnë trupin, duke filluar nga abdomeni, duke ndryshuar formën dhe pamjen e tij. Gjaku del nga goja dhe hunda për shkak të shtypjes së gazrave në diafragmë. Transformimin e jashtëm të trupit, e shoqërojnë organet e tij të brendshme, të cilat po ashtu prishen, duke liruar një aromë të neveritshme dhe të padurueshme. Edhe truri do të kalbet. Eshtrat ndahen nga pejzat dhe skeleti shkatërrohet. Ky proces vazhdon derisa i tërë trupi do të mbetet si një grumbull i thjeshtë eshtrash.

Saktësisht kjo është ajo që do të na ndodhë gjithë neve, edhe pse na vjen vështirë për ta dërguar mendjen në këtë gjë. Ai i cili mendon se atraktiviteti i tij fizik i takon atij, po ashtu duhet të mendojë njëjtë edhe për kufomën e vet të kalbur. Sidoqoftë, kësaj mundohet t’i shmanget edhe personi më i bukur në botë, sepse është absurd që njeriu të mburret dhe të bëhet mendjemadh ndaj Allahut me trupin e vet të kalbur.

Nga ana tjetër, disave u mungon vetëbesimi sepse nuk janë mjaft atraktiv. Në fakt, kjo është një formë tjetër e egoizmit. Personi në fjalë, ia veshë vetes bukurinë ndërsa mungesën e saj e konsideron si mungesë apo e metë. Sa i përket kësaj çështje, rekomandohet sjellja modeste e besimtarëve. Besimtarët janë të kënaqur me atë që Allahu u ka dhuruar, kështu që nuk i konsiderojnë vetitë e tyre fizike si arsye vetë-dyshimi ose arrogance. Ata janë të vetëdijshëm se pronar i vërtetë të trupave të tyre është Allahu, dhe se ata janë vetëm duke u sprovuar me trupat e tyre. Shpirti është ai i cili vlen dhe afërsia e dikujt ndaj Allahut.

Duke qenë mirënjohës ndaj Allahut, i vetëdijshëm se bukuria është dhuratë nga Ai për njeriun, dhe në këtë mënyrë duke qenë modest, është mënyra më shembullore e sjelljes. Ndërkaq, mund të ndodhë që Allahu të i dhurojë dikujt bukuri të brendshme, joshëse dhe tërheqëse në sytë e Tij dhe nuk mburret me atë që ka, duke ditur se Allahu është ai i cili posedon çdo gjë. Prandaj, personi i tillë mund të jetë më i dashur për njerëzit se sa shumë të tjerë me dukje më të mirë fizike.

Pozita, prestigji dhe respekti

Dhe mos ec në tokë me mburrje pasi ti as nuk mund ta çash tokën e as nuk mund të arrish lartësinë e maleve. (Isra, 17:37)

Duke pasur status, dhe prestigjin që ai e sjellë, është një nga ngashënjimet e jetës së kësaj bote. Me siguri është e padobishme dhe e paarsyeshme të qenit kryelartë dhe për tu ndier superior për shkak të pozitës dhe prestigjit që njeriu e ka në këtë jetë. Historia është e stërmbushur përplot me shembuj të njerëzve të cilët kishin pozitë dhe pushtet të madh, e pastaj që i kishin humbur të dyja për një çast. Me siguri, çdonjëri është i njoftuar me shembuj të tillë. Edhe pse të vetëdijshëm për këta shembuj, ata që e konsiderojnë pozitën dhe prestigjin e tyre si arsye për krenari, thjeshtë nuk janë të mençur, pasi që këto janë vlera të kësaj bote të cilat janë çmuara nga njerëz të caktuar dhe janë gjëra të kësaj bote. Njeriu i kamur, për shembull, në përgjithësi është i respektuar vetëm nga punëtorët tij. Po ashtu, edhe një burrë shteti është i njohur dhe i çmuar vetëm nga banorët e atij shteti. Edhe nëse dikush arrin të fitojë mirënjohjen dhe respektin e të gjithë njerëzve në botë, edhe pse vështirë mund të ndodhë- ky fakt vështirë se do të jetë i pandryshueshëm. E vërteta është se ata të cilët e respektojnë atë janë njerëz të zakonshëm, e kjo nuk është gjë e përjetshme.

E vërteta e pandryshueshme e jetës së kësaj bote është kjo: pa marrë parasysh a është dikush i varfër apo i pasur, i bukur apo i shëmtuar, një ditë do të mbështjellët me qefin të thjeshtë dhe do të vendoset në varr. Çdo gjë që i përket kësaj bote, nuk do t’i sjellë më ndonjë dobi. Ai do të mbetet vetëm si eshtra dhe asgjë tjetër. Në atë moment, statusi, profesioni, pushteti apo bukuria e dikujt do të humbin tërë kuptimin, dhe njeriu do të pyetet vetëm e vetëm për nënshtrimin e tij ndaj Allahut. Qëndrimi i dikujt në këtë botë dhe bindja e tij e plotë ndaj Zotit të tij, do të jenë kritere vendimtare për pozitën e tij në jetën pas vdekjes. Kurani na informon për të ardhmërinë këtyre njerëzve në jetën pas vdekjes:

Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta respektojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kuranin) që të mos bjerë njeriu viktimë e asaj që ka vepruar, e që s'ka mbrojtës as ndërmjetësues për te pos Allahut. Madje ai (njeri) edhe nëse jep, çdo lloj shpagimi nuk i pranohet. Të tillët janë ata që ranë viktimë e asaj që punuan. Ata, për shkak se mohuan, për pije kanë ujë të vluar e dënim të hidhët. (En-am, 6: 70)

Në esencë, ata të cilët mburren me statusin e tyre dhe e konsiderojnë veten më të lartë se të tjerët, janë ata që vuajnë më së shumti nga pasojat e veprave të tyre. Kjo ndodhë për shkak se çdoherë ndokush është në pozitë më të lartë, afër të cilit njerëzit e tillë ndihen inferiorë, gjë që është një shkaktar i madh i çoroditjes së këtyre njerëzve.

Pikëpamje tjetër e temës për të cilën po e shqyrtojmë e që meriton theksim të veçantë; është se arroganca e tyre nuk sjell kurrfarë dobie në këtë botë. Edhe pse këta njerëz fitojnë ndonjë formë të mirënjohjes nga të tjerët, në të vërtetë, ata janë të padëshirueshëm dhe shoqërimi i tyre është shumë pak i mirëseardhur. Ata të cilët janë modestë, nga ana tjetër, janë ata të cilët e vlerësojnë rëndësinë e karakterit, mençurisë dhe moralit si vlera të vërteta. Ata nuk mburren aspak me cilësitë e tyre. Dhe, duke pasur këtë karakter, ata fitojnë dashurinë, respektin dhe mirënjohjen e të tjerëve.

Inteligjenca, ndriçimi i mendjes dhe arsimimi

Përveç pasurisë, bukurisë dhe statusit shoqëror të cilat janë shkaqet kryesore të arrogancës, ekziston edhe një faktor tjetër të cilit njerëzit i japin rëndësi shumë të madhe. Ata konsiderojnë se të qenit i diplomuar në ndonjë kolegj prestigjioz, për shembull, është arsye e fortë për kryelartësi.

Sidoqoftë, si edhe të gjitha gjërat tjera në jetë, të ndjekurit e shkollës së tillë po ashtu është pjesë e fatit që Allahu ka paracaktuar. Prandaj, marrja e kësaj si arsye për të qenë kryelartë do të ishte një mburrje e pavend e dikujt.

Në jetën pas vdekjes, njeriu as nuk do të pyetet në cilin fakultet ka diplomuar, as për kualifikimin e tij intelektual. (Patjetër, arsimimi është shumë i rëndësishëm por sigurisht jo diçka që duhet të mburret.) Para Allahut njeriu do të jetë përgjegjës për sinqeritetin, besimin, modestinë dhe adhurimin e tij.

Sidoqoftë, për njerëzit e tillë, që vetes i vejnë qëllim kryesor arritjen e vlerave të përkohshme të kësaj bote, çdo cilësi- e vogël apo e rëndësishme- mund të jetë shkak për arrogancë. Të poseduarit e njohurisë së thellë për një lëndë është cilësi e tillë. Në fakt, edhe pse dikush mund të jetë jashtëzakonisht i aftë në matematikë, ose ka zhvilluar teori të rëndësishme në fushën e fizikës, ekziston vetëm një problem i rëndësishëm që neve duhet ta marrim parasysh; edhe nëse e përdorë gjithë njohurinë e vet, asnjëherë nuk do të mund të ndryshojë as ndonjë ligj të thjeshtë të fizikës ose të krijojë një qelizë të gjallë.

Përveç çështjeve themelore të përmendura më lart, po ashtu ka asi që mburren me cilësitë e tyre të parëndësishme. Për ata, privilegje të zakonshme, si flokët e bukura, veturë e re, veshjen, njohuri me kompjuter, zë të fuqishëm, shokë të popullarizuar etj., mund të jenë arsye për ta për tu mburrur. Sidoqoftë, ata të cilët janë më të mençur, vazhdimisht janë të vetëdijshëm për banalitetin dhe trivialitetin e kësaj mënyre të thjeshtë e të menduarit.

Të mençurit, pra, pejgamberet dhe besimtarët që qëndruan modest gjatë tërë jetës së tyre, japin shembull shumë të mirë për të pasuar. Për shembull, profeti Sulejman përdori gjithë pasurinë dhe pushtetin e tij për çështjen e Allahut. Ngjashëm, Dhulkarnejni, autoritetin e tij mbi popujt e përdori si mjet për t’i shërbyer fesë së Allahut. Po ashtu, profeti Davud ka shfaqur kujdes të madh ndaj urdhrave të Allahut dhe duke iu përmbajtur dhe duke qenë i drejtë.

Përveç këtyre pak njerëzve të zgjedhur, edhe jeta e pasuesve të të dërguarit Muhammed (saas) jep shembull të mirë për muslimanët. Megjithëse shumica e tyre kishin prejardhjen nga familje të mirënjohura të shoqërive ku jetonin, ata aspak nuk nguronin që të anonin kah Allahu dhe i dërguari i Tij, kur ishin të detyruar të zgjedhin në mes të pasurisë, parave, njerëzve rreth tyre dhe fesë së Allahut. Ishte kështu, sepse ata ishin të vetëdijshëm se jeta e kësaj bote është e parëndësishme dhe se vendi i vërtetë për të pushuar është në jetën e përtejme. Me qëllim që të fitojnë kënaqësinë e Allahut, ata iu bashkëngjitën të Dërguarit saas, u shpërngulën kur ishin të detyruar, lanë pas vetes pasuritë dhe pronat, nuk lakmonin shkallën shoqërore apo rangun që kishin, por tërë jetën e tyre ia kushtuan shërbimit në rrugën e Allahut.

Shihet qartë se me cilin karakter është i kënaqur Allahu. Ata të cilët aktualisht mund të jenë në posedim të të mirave siç janë pasuria, bukuria, inteligjenca, prestigji, rinia etj., duhet të mbajnë mend se Allahu është ai i Cili ua ka dhuruar ato të mira dhe se janë në sprovë me ato. Në Ditën e Gjykimit ata do të thirren të japin llogari për secilën nga këto të mira. Allahu në Kuran tregon për psikologjinë e atyre që dështuan të kuptojnë këtë fakt, dhe në këtë mënyrë të bëhen kryelartë ndaj Tij:

Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush? (Beled, 90: 5-7)

Për të mirën e tij, lexuesi duhet të vrasë mendjen mbi karakterin e tij duke e marrë parasysh atë që është shpjeguar në këtë kapitull. Instinkti i njeriut shumë ka prirje për tu mburrur. Inteligjenca, prejardhja, profesioni, shtëpia, vetura, edukata, vetitë fizike të dikujt dhe tipare tjera të ndryshme mund ta shpijnë në mendjemadhësi. Bile, përpos kësaj, dikush i gjen edhe tjera gjëra për tu mburrë. Por, gjëja kryesore është që të mos humbasim rrugën dhe të mashtrohemi nga aspektet sipërfaqësore të kësaj bote. Duhet mbahet mend se arroganca i sjell njeriut vetëm poshtërim në këtë botë dhe botën tjetër.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Shkaqet e arrogancës
  • Pasojat e arrogancës në shpirt
  • Pasojat negative të arrogancës në trupin e njeriut
  • Arroganca e fshehur
  • Shembujt e arrogancës në Kuran
  • Faraoni
  • Karuni
  • Hamani
  • Babai i Profetit Ibrahim
  • Ebu Lehebi
  • Pronari i vreshtës
  • Krerët e popujve
  • Popujt jobesimtarë
  • Modestia e besimtarëve
  • A mundet një arrogant të jetojë ende sipas parimeve fetare?
  • Vendi i arrogantëve në botën e përtejme
  • Fati i të devijuarve të udhëhequr nga arrogantët
  • Përfundim