logo
HARUN YAHYA

SHEMBUJT E ARROGANCËS NË KURAN

Udhëheqësi i arrogantëve: shejtani

Arroganca e shejtanit, për shkak të cilit ka dalë nga mëshira dhe mirësia e Allahut, tregohet në Kuran si mësim për njerëzimin. Siç thamë edhe në parathënien e këtij libri, Allahu krijoi Ademin (as) dhe i urdhëroi engjëjt që të i përkulen atij. Ata iu nënshtruan urdhrit të Allahut, përveç Iblisit, që ishte njëri prej xhinëve. Ai pretendonte të jetë më superior sesa njeriu, dhe shkeli urdhrin e Allahut me arrogancë. Për këtë shkak, ai është privuar nga mirësia e Allahut.

Shkaku që mospërfillja e Iblisit ndaj fjalëve të Allahut tregohet në Kuran, si në vijim:

(Allahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!" (A'raf, 7:12)

Pretendimi i të qenit qenie më e lartë, Iblisi refuzoi që t’i bëj sexhde një njeriu. Sidoqoftë, ky pretendim nuk ka bazë. Ai tentonte për të argumentuar duke thënë se ai ishte i krijuar nga zjarri, e njeriu nga balta, duke thënë se zjarri është më superior se balta. Me fjalë të tjera, baza e vetme e arrogancës së tij është thjeshtë ndryshimi përbërjes fizike të dy substancave. Megjithatë, pa varësisht nga natyra- si balta ashtu edhe zjarri- dmth si njeriu ashtu edhe Iblisi janë qenie të krijuara nga Allahu. Mos nënshtrimi i Krijuesit të vetëm, në llogari të argumentit të tillë është krejtësisht i pakuptimtë dhe shenjë e madhe mosmirënjohje.

Përveç kësaj, një shqyrtim në bazën e argumentimit të Iblisit do të zbulonte qartë natyrën e gabuar të supozimit të tij. Zjarri mund të jetë më e ndritshme dhe më joshës për syrin, por edhe balta është e pasur me minerale dhe substanca tjera. Ajo përmban të gjitha format e materialeve të çmuara dhe margaritarëve. Veçse me vullnetin e Allahut, dheu as nuk kalbet e as nuk shpërbëhet lehtë. Por, kjo nuk është veti e zjarrit, pasi që mund të fiket për një moment. Përveç kësaj, dheu ka bile edhe një veti superiore, e fikë zjarrin.

Sido që të jetë, pa marrë parasysh shkakun, askush nuk guxon që të vë në pyetje urdhrin e Allahut. Megjithatë, arroganca e tepruar e Iblisit e ka penguar që të kuptojë fuqinë e Allahut, Krijuesin e të gjitha krijesave. Prandaj, ai nuk arriti të kuptoj Allahun siç duhet. Si pasojë, një dallim i parëndësishëm fizik ishte i mjaftueshëm që ta devijoj nga rruga. Ky mashtrim që ka rrjedhur nga arroganca ka shpie të rebelohet kundër Krijuesit të vetes, edhe pse ishte në praninë e Allahut, dhe ishte dikush që kishte dijeni të plotë për bukuritë e xhenetit dhe dënimit të xhehenemit:

Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?" (Isra, 17:61)

Deklarata e fundit e Iblisit në ajet jep të kuptuar se sa e madhe është arroganca e tij. Lartësimi i njeriut nga Allahu dhe ulja e pozitës së Iblisit e bile edhe kërkesa e Allahut që ai (Iblisi) të i përulet njeriut- zbulon krenarinë e tij të tepruar, që deri atëherë ishte e fshehur. Mungesa e vetëdijes për mendjen e tillë e ka shpie në humbje duke mos vlerësuar drejt Allahun. Si rrjedhojë e kësaj psikologjie, ai është sjellë me jo-ndershmëri dhe fodullëk ndaj Allahut (Allahu sigurisht që është larg kësaj). Përgjigje për këtë sjellje, Allahu e thotë me sa vijon:

(Zoti) Tha: "O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?" (Sad, 38:75)

Sjellja e tillë e shejtanit dhe përpjekja e tij për t’u lartësuar dështoi. Allahu e përuli atë si mësim për ata që e pasojnë rrugën e tij të pandershme- duke e larguar nga xheneti:

(Allahu) Tha: "Dil nga ai (Xheneti), i urryer, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehenemin me të gjithë ju. (A'raf, 7:18)

Siç e bëjnë të qartë këto ajete, gabimi më i madh i shejtanit ishte që të arrihet konkludimi i gabuar dhe vënia e tyre në praktikë. Ky arsyetim i gabuar është njëri ndër vetitë themelore të të gjithë atyre që shkojnë pas gjurmëve të shejtanit dhe bëhen arrogantë të djallosur”. Ndikimet e dëmshme të krenarisë së një personi janë paraqitur në mosbindjen e hapur të shejtanit, dhe atyre që e pasojnë atë, ndaj Krijuesit, Allahut të Plotfuqishëm. Duke vazhduar me pikëpamje të ngushta në gjëra, duke vlerësuar çdo gjë nga perspektiva e vet, bën që dikush të privohet nga mendjehollësia. Pikëpamja e tillë bën që personi të ketë prirje për të marrë dhe interpretuar gjërat gabimisht.

Ngacmimi i shejtanit

Për shkak të arsyetimit të tij të paarsyeshëm, shejtani sheh njeriun si shakatarin kryesor për turpërimin e tij. Prandaj, ai ka pyetur Allahun që për një kohë të caktuar të ketë mundësi që ta largoj nga rruga e drejtë njeriun dhe në këtë mënyrë të i hakmerret. Qëllimi i tij është që të largoj njeriun nga rruga e drejtë, dhe kështu, ta bëj të pabindur ndaj Allahut. Krenaria e tij lëndohet nëse e sheh se njeriu është lartësuar më shumë se ai, ndërsa vetë i poshtëruar. Tregimi për shejtanin paraqitet në Kuran në këtë mënyrë:

(Allahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!" (Allahu) Tha: "Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar". (Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!". (Allahu) Tha: "Ti je i Afatizuar!" (Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!" (A'raf, 7:12-17)

Si pasojë e këtij zotimi, Iblisi nisi luftën kundër njeriut. Brenda kohës që i është dhuruar, ai mundohet t’i vë në dispozicion të gjitha mjetet që ta parandalojë njeriun që mos të pasojë rrugën e Allahut, dhe duke i bërë që ta pasojnë atë. Në të vërtetë, Kurani na informon se shumë e pasojnë shejtanin dhe në këtë mënyrë janë rënë në fund të fundit. Që nga atëherë, Iblisi u ka humbur udhën shumë njerëz dhe i ka vënë në anën e tj. Përveç njerëzve, ai gjithashtu ka bërë pasues edhe në mesin e xhinëve.

Këta xhinë dhe njerëz të cilët e pasojnë Iblisin kanë veti të njëjta si "shejtani". (fjala shejtan rrjedh nga fjala arabe "shatana" që do të thotë "i larguar", është atribut i çdo keqbërësi i cili është arrogant ndaj Allahut, dhe në këtë mënyrë i larguar nga mëshira e Tij). Këta xhinë dhe njerëz pasojnë gjurmët e Iblsist, dhe qëllimi i tyre është që t'i largojnë njerëzit nga rruga e drejtë, ashtu siç edhe vetë janë larguar nga rruga për shkak të arrogancës së tyre. Kjo edhe tregohet në Kuran:

Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime. Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë). (En'am, 6: 112-113)

Arroganca e shejtanit është shenjë e qartë që dallohet tek ata që e kanë humbur rrugën për shkak tij dhe ekspozohen si ai. Arroganca është sikur vulë apo nënshkrim i shejtanit, dhe vulos ata që e pasojnë. Siç thamë edhe më parë, kjo sëmundje e shejtanit, i cili është dëbuar nga Allahu për shkak të arrogancës së tij, bart me vete rrezikun për vdekje për njeriun. Kjo është për shkak se shejtani, me qëllim që ta afrojë njeriun sa më afër dhe për ta bërë pasues besnik, përpiqet në radhë të parë që të i infektojë njerëzit me arrogancë. Njeriu i kapluar me këtë sëmundje nga arroganca humb ndërgjegjen dhe urtësinë. Arroganca ngurtëson zemrën. Për këtë shkak, ndryshe nga joshja e shejtanit, besimtarët porositen të jenë modestë:

...Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit. (Haxhxh, 22:34)

Ndikimet e shejtanit mund të shfaqen në forma të ndryshme. Siç dihet, në vend që të angazhohet në atë që Allahu i ka dhuruar, duke iu afruar dhe shfaqur mirënjohjen Atij, shejtani shtiret mendjemadh. Duke mos marr në konsideratë mundësinë që Allahu mund ta zvogëlojë rëndësinë e tij kur të dojë, ai çon kokën kundër urdhrit të Allahut. Në të vërtetë, pasuesit e shejtanit përpiqen që të shfaqin këtë veti në shumë mënyra.. Për shembull, edhepse dikush mund të bëjë një shërbim të Allahut, ai duhet ta konsiderojë këtë si rast i dhënë nga Zoti për të fituar kënaqësinë e Tij. Përndryshe, duke besuar se mund të arrihet sukses nga përpjeka vetanake, pa urdhrin e Allahut, bile duke u mburrur, është lajthitje. Pasi, atribuomi i vetes për sukses, dhe mburrja me këtë është karakteristikë tipike e shejtanit. Kështu edhe Karuni, i cili besonte se pasuria e tij ishte rezultat i punës së tij, mburrej ... "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!"... (Kasas, 28:78) është një shembull i tipik i të dënuarit ashpër nga Allahu për ligësitë e tij. Profeti Muhamed (saas), gjithashtu, u tha besimtarëve që mos të bëhen mendjemëdhenj:

Allahu më ka shpallur se duhet të jeni të përulur, askush të mos i mburret jetrit, ose të shtyp tjetrin. (Muslimi)

Njeriu duhet të mbaj në mend se shejtani i afrohet me dinakëri, pa paralajmërim. Atij nuk i ngutet. Duke përsëritur dhe me këmbëngulje, gradualisht mashtron njerëzit, metodë që është dëshmuar e suksesshme për afat të gjatë. Nëse nuk i kushton kujdes kësaj metode dinake të shejtanit, efekti rritet me kohë. Për shembull, nëse dikush përjeton ndonjë sukses të vogël, shejtani menjëherë shikon të përfitoj rastin për ta provokuar. Pëshpëritjet e shejtanit në kokën e tij në fillim nuk duket të jenë arrogancë e mirëfilltë. Personi i tillë, për shembull, nuk thotë haptasi: " Unë jam ai që e kam kryer këtë punë." Por shejtani aplikon një strategji mashtruese, duke depërtuar gradualisht thellë në zemër. Nëse njeriu nuk mund ta kuptojë se suksesi i tij nuk i takon askuj tjetër, por vetëm Allahut, me kohë, do të filloj të mbështetet vetëm në aftësitë e tij dhe të mendoj se është i pavarur nga Allahu. Nëse kjo ndjenje shndërrohet në gjendje e përhershme shpirtërore, mendjemadhësia bëhet pjesë e karakterit të tij. I tilli aplikon një ligj të brendshëm dhe bën atë që e konsideron të drejtë, e sheh veten më të mirë dhe më të mençur se kushdo tjetër. Zëri i brendshëm bëhet çdo herë më i zëshëm duke e bërë të duket më superior. Personi i infektuar në këtë mënyrë vuan shpirtërisht. Me kohë, zemra e tij ftohtet dhe bëhet çdo herë e më shumë i pandjeshm ndaj argumenteve të Allahut. Në të vërtetë, Kurani tregon se vetëm ata që nuk janë humbur besojnë drejtë në argumentet e Allahut:

Argumentet tona, i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi. (Sexhde, 32:15)

Fundi i atyre që pasojnë shejtanin

Shejtani ushtron ndikim të veçantë tek arrogantët. Atyre që u mungon besimi dhe urtësia për të kuptuar fuqinë e Allahut -ata që përbëjnë "shumicën e popullit," siç referohet në Kuran-pasojnë rrugën e shejtanit, bashkohen me hordhitë e pasuesve të tij. Një ajet thotë:

Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e Allahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit. (Muxhadele, 58:19)

Në botën tjetër, ata që janë në anën e shejtanit, pa dyshim, do të jenë më të poshtëruarit. Ata do të dërgohen në Xhehennem, madje, shejtani edhe do t’i braktisë. Në atë moment, do të kuptojnë se shejtani, ka dhënë premtime boshe, dhe se fjalët e tij ishin vetëm mashtruese. Por, atëherë do të jetë shumë vonë, pasi që zjarri është duke i pritur, dhe është duke u realizuar premtimi i shejtanit:

E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhenetit dhe të xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, Allahu iu pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'iu detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, por qortoni veten. Unë nuk mund t'iu shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm. (Ibrahim, 14:22)
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Shkaqet e arrogancës
  • Pasojat e arrogancës në shpirt
  • Pasojat negative të arrogancës në trupin e njeriut
  • Arroganca e fshehur
  • Shembujt e arrogancës në Kuran
  • Faraoni
  • Karuni
  • Hamani
  • Babai i Profetit Ibrahim
  • Ebu Lehebi
  • Pronari i vreshtës
  • Krerët e popujve
  • Popujt jobesimtarë
  • Modestia e besimtarëve
  • A mundet një arrogant të jetojë ende sipas parimeve fetare?
  • Vendi i arrogantëve në botën e përtejme
  • Fati i të devijuarve të udhëhequr nga arrogantët
  • Përfundim