Siç u tha më parë, paria e pabindur dhe zemërlige e popujve jobesimtarë gjenden në secilën shoqëri gjatë tërë historisë. Duke u bërë arrogantë, refuzuan të dërguarit e Allahut, që ishin dërguar për t'i tirrur ata në rrugë të drejtë. Megjithatë, para se të vuajnë dënimin në Xhehennem, kanë përjetuar vuajtje të rënda edhe në këtë botë.
Në këtë pjesë të librit do të shqyrtojmë popuj për të cilët na tregon Kurani, dhe shohim se si iu kishin përgjigjur të dërguarve të tyre përkatës.
Paria e popullit të Nuhit (as) ishte tepër krenare, siç është rasti me shumë popuj gjatë historisë. Kur Nuhu (as) i ftoi në fenë e Allahut, shumë pak njerëz e pasuan. Megjithatë, Nuhu (as) asnjëherë nuk e humbi shpresën për t’i shpëtuar nga dënimi i botës së përtejme. Por, përkundër të gjitha përpjekjeve, populli i vet i ishte pergjigjur në këtë mënyrë:
Tek këta njerëz, ku në gjuhën e tyre shfaqej krenaria, fyenin edhe besimtarët që pasonin Nuhin (as). Pasiqë, sipas mendimit të tyre të gabuar, superioriteti varej nga pasuria, kamja, pasardhësit, pozita dhe grada. Këto cilësi i shikonin tek besimtarët që pasonin Nuhin (as). Megjithatë, ata nuk kuptonin shkallën e lartë të fituar kur arrihet afërsia e Allahut dhe morali i lartë:
Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim. (Kamer, 54:9)
Nuhi (as) kishte duruar këtë sjellje të tmerrshme dhe kryente detyrën e tij duke ftuar në të vërtetën me sinqeritet. Megjithatë, kur u bë e qartë se nuk ishte e mundur që ata të përmirësohen, iu drejtua Allahut për ndihmë:
Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha". Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje!... E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët! (Nuh, 71: 21-24, 26)
Allahu iu përgjigj lutjes së Nuhut; arroganca dhe refuzimi i tyre i kushtoi me jetë popullit të Nuhut. E në botën tjetër, nga ana tjetër, vuajtjet edhe më të mëdha janë duke i pritur:
Allahu dërgoi Hudin, si i dërguari i Tij për popullin e Adit. Ai i thirri në rrugën e Allahut, por ata iu përgjigjën me fyerje. Arroganca e popullit të Adit tregohet në Kuran si vijon:
Krenaria e tillë para Allahut është shkallë më të lartë e çoroditjes; ku ata morën guxim aq të madh si askush tjetër. Ata kishin një mendim aq të lartë për fuqinë e tyre saqë edhe zgjuarsia e tyre dukej e shëmtuar, sepse nuk arritën dot të kuptojnë edhe argumentet më të qarta. Me fuqinë e dhënë nga Allahu, dhe duke pasur mundësi që Ai mund ta merrte përsëri kur të donte, ata kundërshtonin Allahun dhe të dërguarin e Tij. Si ‘kompensim’ do të jenë të mallkuar si në këtë botë ashtu dhe në ditën e gjykimit:
Allahu dërgoi Salihun tek populli i Themudit si të dërguarin e Tij. Si të gjithë të dërguarit tjerë, edhe profeti Salih e thirri popullin e tij në të vërtetën, dhe ua përkujtonte atyre faktin se ishin të krijuar, ashtu që ta mernin vesh të vërtetën. Megjithatë, populli i tij i mbeti besnik zakoneve të vjetra. Kjo tregohet në Kuran:
Me sa duket, paraqitja e profetit si njeri ishte një nga arsyetimet për mos udhëzimin e tyre. Persiatja e mangët e tyre bënte që duhej të i nënshtrohen vetëm një qënie mbinatyrore, një engjëlli për shembull, apo dikujt që mund të bënte mrekullira. Arroganca tepër e madhe që i kishte pushtuar, i pengonte për të iu bindur dhe dëgjuar ndonjë qenie njerëzore. Për këtë shkak ata flisnin keq për të dërguarit, dhe i akuzuan si gënjeshtarë.
Nga një lexim më i kujdesshëm i Kuranit zbulohet se beni izrailët, duke mos qenë mirënjohës për begatitë dhe bekimet që Allahu shpesh përmend në librin e Tij, kanë qenë të mbajtur mend si njerëzit më të pacipë në histori. Duke marrë parasysh se kishin jetuar në një periudhë të veçantë të historisë, është e habitshme se sa kryelartë dhe kokëfortë u bënë, pavarësisht mëshirës dhe faljes që iu dha Allahu.
Siç dihet, Allahu u dha besni israilëve, shumë begati, dhe i bëri më superior ndaj popujve tjerë. E ata, përkundër kësaj, Ai vetëm u kërkoi që "të përmbushej zotimi i Tij." Megjithatë, në vend se të tregohet besnikëri e sinqertë dhe nënshtrim ndaj Allahut, ata nuk iu nënshtruan urdhrave të Zotit të tyre, duke dëmtuar veten me tejkalimin e kufijtëve e Allahut:
... Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, Allahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. Allahu nuk i do ngatërrestarët. (Maide, 5:64)
Allahu zbulon në Kuran se Ai sprovoi këta njerëz shumë herë, si me begati ashtu edhe me vështirësi. Siç dihet, beni israilët ishin në robëri. Për shkak të sundimit tiranik të faraonit, ky popull ishte dënuar me robëri për shekuj të tërë. Sistemi qeverisës i faraonit ishte jashtëzakonisht shtypës. Beni izrailët ishin në kupën e dëshpërimit nën regjimin e Faraonit, i cili, sipas Kuranit, "lente gratë e tyre të jetojnë dhe mbyste bijtë e tyre." Si rezultat i këtyre vështirësive të tmerrshme, Allahu dërgoi tek ky popull profetin Musa, i cili u prezentoi një mrekulli të madhe "ndarjen e detit," dhe i shpëtoi nga pushteti mizor i faraonit:
Kjo mrekulli, prej së cilës çdokujt që nuk e ka zemrën e ngurtësuar do t’i nënshtrohej Allahut, nuk i bëri ata të kanë frikën Allahut dhe të bëhen të përulur. Në vend që të forcojnë besimin e tyre, ata shkelën kufijtë e Allahut, kur Musa (as) i kishte lënë për një kohë të shkurtër. Ata madje shkuan deri në atë masë sa që bënë idhull një viç, dhe kështu, treguan prapësi të jashtëzakonshme:
Devijimi dhe arroganca që i bëri këta njerëz fajtorë, të treguar në Kuran është mësim për njerëzit, dhe nuk kufizohen vetëm për këtë ngjarje. Ky popull, i cili nuk mundi të jetë mirënjohës për mirësitë e Allahut, janë fajtorë edhe për shumë shembuj të tjerë për pacipësi.
Për shembull, Allahu dhuroi begati popullit të Izraelit ashtu që të jenë mirënjohës. Si mirënjohje për këto begati, Ai vetëm donte që ata të hyjnë në qytet me dhurata dhe të përkulen në shenjë nënshtrimi. Por, ata i bënë vetes padrejtë, dhe kundërshtuan Allahun:
Një shembull tjetër për ta është dhënë në Kuran duke thënë se nuk mund të durojnë vetëm një lloj të ushqimit, kur atyre u është thënë të hanë dhe pinë nga furnizimi i Allahut. Nuk pajtoheshin me atë që Allahu u kishte dhënë për mrekulli, kërkonin lloje tjera të ushqimit, tregon dëshmi të qartë se ata ishin larg nga të kuptuarit e fesë me të cilëm Allahu është i kënaqur. Mungesa e mirënjohjes, dhe se si ishin të ‘kompensuar’ në këtë botë për keqbërjet e tyre, të gjitha tregohen në Kuran:
Formë tjetër e sjelljes jomirënjohëse e beni israilëve ishte kur iu përgjigjen të dërguarit kur iu shpjegoi urdhërat e Allahut. Përgjigjet që dhanë zbuluan krenarinë dhe paciptësinë e tyre:
O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën Allahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpruar. (Maide, 5:21)
Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!" (Maide, 5:24)
Deklaratat e tilla të guximshme, thënë kundër urdhrit të Allahut, janë mësim për besimtarët. Vërtet, ‘kompensimi’ për sjelljen e popullit të Musait (as) do të jetë e ashpër botën tjetër. Në Kuran, Allahu na informon për dënimin që do ta marrin, si shpërblim për sjelljen e tyre të mbrapshtë që i shpuri në blasfemi të rëndë:
Siç e bëjnë të qartë ajetet, arsyeja kryesore e vetme ishte arroganca. Nga xhelozia, kishin mëri profetët, dhe ngurronin të pranojnë kompetencat e tyre. Shkurtimisht, arsyeja e kryeneçësisë, rezistencës dhe mosmirënjohjes së tyre, ishte arroganca e tyre. Prandaj, do të mbahet mend në histori si popull që vazhdimisht kundërshtonin hapur dhe bezdisnin profetët e tyre. Pa dyshim, kjo sjellje nuk mbetet pa reagim; dhe për shkak se janë shmangur nga rruga e drejtë, janë dënuar me vuajtje të përjetshme:
Bijtë e Izraelit nuk u treguan kryelartë vetëm kundër profetit Musa, por për të gjithë të dërguarit e Allahut që u ishin dërguar. Në të vërtetë, ka pasur raste kur arroganca e tyre ka bërë që edhe t’i vrasin të dërguarit e tyre:
Duke u treguar tepër krenarë dhe të padisiplinuar, beni israilët kundërshtuan gjithashtu edhe Talutin (Saulin), një mbret i emruar si udhëheqës, pak para profetit Davud:
Vetëm njëra nga mrekullitë që kanë përjetuar beni israilët, do të ishte e mjaftueshme për dikë që të udhëzohet dhe ta ketë frikë Allahun. Megjithatë, edhe pse Allahu ua fali beni israilëve dhe u tregua i Mëshirëshëm disa herë, sillen vrazhdë dhe nxisin çrregullime të mëdha në tokë. Kjo e bën të qartë se Allahu i ka çveshur nga të kuptuarit këtë popull, u ka verbuar sytë dhe shurdhuar veshët, për shkak të keqbërjeve të tyre. Dënimii beni israilëtëve, që do të mbahen mend si populli më i panënshtruar, është theksuar përsëri në Kuran. Ky popull është një mësim për gjithë arrogantët, për shkak të begative që u është dhënë, dhe kërkojnë të shkaktojnë çrregullime në tokë.
I dërguari Muhammedi (saws) gjithashtu u ka treguar popullit të tij se ishte i dërguari i Allahut, dhe se duhet ta dëgjojnë:
I dërguari Muhammed (saws) thirri popullin e tij në rrugën e Allahut. Megjithatë, reagimi i tyre ishte kësisoji:
Ai nuk i dha përgjigje popullit të tij, sepse nuk ishin në gjendje ta kuptojnë mesazhin që e sillte i dërguari. Ishte, në të vërtetë, shenjë e pacipësisë së tyre. Si popujt para tyre, edhe ata mohuan të dërguarin për shkak të krenarisë dhe arrogancës së tyre. Allahu tregon sjelljen e jobesimtarëve në Kuran kështu:
Sikur popujt nga e kaluara, edhe idhujtarët e Mekës gjithashtu nuk e pranuan Muhammedin (saas) si të dërguar, nga mendjemadhësia dhe dëshira për të qenë më superiorë. Ata thonin se i dërguari ishte poet, edhe pse as vetë nuk e besonin. Bile, pretendonin se ai vetë i kishte trilluar gjitha gjërat që i thonte, dhe në këtë mënyrë, e akuzonin për gënjeshtra.
Ngjashmërinë e këtyre shpifjeve me ato të popujve të mëhershëm, tregon se është pjesë e ligjit të pandryshueshëm të Allahut. Por, ekziston edhe një ligj tjetër i pandryshueshëm i Allahut: sipas të cilit, si në këtë botë ashtu edhe në atë të përtejshmën, Allahu poshtëron dhe jep dënim mbi ata që mohojnë dhe bëhen arrogantë ndaj të dërguarëve e Tij...
Ngjashmëria e fjalëve të përdorura nga gjithë popujt gjatë përballjes me të dërguarit e tyre është jashtëzakonisht e madhe. Një ndryshim kohe prej qindra vjetësh, bile edhe me dallimet kulturore dhe gjeografike, janë të parëndësishme. Jobesimtarët, e të gjitha epokave, të cilët nuk shohin ose injorojnë të vërtetën për shkak të arrogancës së tyre, kanë një tipar karakteristik të përbashkët. Ata ndjekin të njëjtin model dhe aplikojnë taktika shumë të ngjashme. S'ka dyshim se, përfundimi i tyre korrespondon me sjelljen e tyre, dhe përfundimish, do të shpërblehen me dënim nënçmues. Kurani na informon për shumë popuj që kanë ekzistuar, që kanë përjetuar vuajtje edhe para vuajtjes së amshuar në Xhehennem. Populli i Thiketit, Medjenit, Hixhrit, Lutit, dhe As-habi Kehfit janë vetëm disa nga këta popujt. Dhe, shumë popuj tjerë, që kanë ekzistuar në kohë dhe vende të ndryshme, u shkatërruan mu për këtë arsye: