Siç theksuam gjatë librit, vetia themelore në karakterin e arrogantit është mos aftësia për të kuptuar se ai është vetëm një qenie e dobët dhe e vdekshme para Allahut. Çfarëdo që të jenë kushtet dhe rrethanat, ai gjen prapë arsyetim për t'u bërë kryelartë me mburrje. Ky arsyetim mund të jetë ndonjë shtëpi e bukur, mobilje të shtrenjta, makinë sportive, veshje, stil flokësh, ngjyra e syve të tij, bukuria fizike, statusi, fama, emër prestigjioz i familjes ...
Sido që të jetë, ai kurrë nuk e vran mendjen se sa i rëndësishëm është ajeti, "Çdo njeri do ta shijojë vdekjen" (Ali Imran, 3:185) dhe se do të vdes dhe të shndërrohet në pluhur. Çdo gjë që ai e ka dashur një herë do të ketë përfundim të njëjtë; si trupi i tij, për të cilin i ishte dhënë me aq dashuri, në fillim do të kalbet e pastaj të mbesin vetëm eshtrat. Makina e tij e re do të bëhet një grumbull metali vetëm pas disa dekada. Sipas të gjitha gjasave, pas vetëm disa vitesh, askujt nuk do t’i bie ndër mend fama apo statusi i tij e për t'i pasur zili. Madje, pas më së njëqind vjetësh e më shumë, asnjë njeri nuk do të mbetet në tokë që e ka njohur. Mos mundësia e tij të paramendoj këto fakte, madje edhe refuzimi i tij për të vrarë mendjen për këto gjëra, është në fakt shenjë e qartë se i takon atyre njerëzve që nuk e përdorin siç duhet mendjen e tij.
Sidoqoftë, dështimi për të përdorur mendjen siç duhet nuk është arsye për shfajësim. Kjo është për shkak se Allahu krijoi çdo njeriu dhe i është sqaruar se ka dy rrugë, dy qëllime; ose njeriu të i dorëzohet plotësisht Zotit të tij dhe të kalojnë tërë jetën e tij për të fituar Xhennetin, apo të i pasoj tekat dhe dëshirat e tij dhe të bëhet arrogant ndaj Tij. Allahu i jep dituri dikujt nëse ai pason rrugën e parë, ndërsa rruga tjetër, e privon nga urtësia. Siç ndodhi me Iblisin, ashtu edhe ata që bëhen arrogantë zgjedhin çdoherë rrugën e dytë. Bile, çdo vërejtje që marrin, thjesht dëshmohet të jetë një arsye më shumë për këmbënguljen në mohimin e tyre. Në ajetin e mëposhtëm thuhet:
Këta njerëz, të cilët bëhen arrogantë ndaj Allahut, dhe nuk i kthehen Atij për shkak të arrogancës, do të dënohen si në këtë botë ashtu edhe në atë të përtejmen. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga ky qëndrim i qortuar. Bile, ajo do të jetë shkak që do të hedhen në Xhehennem:
Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në Xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre. (Furkan, 25:34)
Besimtarët, në anën tjetër, i përmbahen rrugës së parë. Ata janë falenderues dhe të nënshtruar ndaj Zotit të tyre. Ata sillen me modesti ndaj besimtarëve tjerë, pasiqë e dijnë se sa të dobët dhe të vegjël janë para fuqisë së pafundme të Allahut, si dhe e dijnë se "Modestia është pjesë e besimit dhe besimi është në xhennet" (Ahmedi, Tirmidhiu), ashtu siç ka thënë edhe vetë i Dërguari (saas). Gjithashtu, të vetëdijshëm se pasuria dhe veçanëritë e tyre u janë dhënë vetëm si sprovë në këtë botë, dhe asesi nuk është dashur të guxojnë që këtë ta shohin si bazë për të supozuar superioritetin ndaj të tjerëve. Njerëzit modestë janë të vetëdijshëm për të metat, dobësitë dhe ndjeshmërinë e tyre edhe ndaj një mikrobi i cili është i padukshëm për syrin e njeriut, si dhe e dinë se do të vdesin. Ata gjithashtu e dijnë faktin se, sikurse ata, edhe të tjerët janë gjithashtu të varur nga Allahu. E dinë se para Allahut, vetëm frika ndaj Allahut është kriter për epërsi, dhe nuk pranojnë asnjë kriter tjetër.
Ata janë "njerëz të mendjes," ashtu siç referohen në Kuran. Allahu i ka udhëzuar, dhe kjo tregohet në këtë ajet: "O ju që besuat, nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju" (Enfal, 8:29) dhe në këtë mënyrë, ata kanë kuptuar se kjo botë është e përkohshme, dhe se duhet të përgatiten për mundësi për të fituar xhennetin. Për këtë qëllim, ata e pastrojnë egon e vet nga të gjitha format e arrogancës.
Kjo, në të vërtetë, është rruga e vetme për shpëtim.