Arrogantët pa dyshim janë koprracë dhe lakmojnë të jenë prestigjioz.. Ata janë të njohur për ambiciet dhe dëshira për të fituar prestigj. Kudo që të jenë, dëshirojnë të bëhen më supremët, më të veçantët dhe më me autoritet. Ata mbështeten në bukurinë, posedimin, inteligjencën ose statusin, dmth. në gjërat me të cilat mburren. Bile, besojnë se kurrë nuk do t’i humbin këto cilësi ose posedime. Në asnjë moment ata nuk dyshojnë në të menduarit e gabuar të tyre. Edhepse njerëzit rreth tyre janë të vetëdijshëm për të metat e tyre, ata i besojnë vetes padiskutim. Në të vërtetë, ata kanë shumë dobësi për shkak se nuk mund të kuptojnë këto fakte. Në Kuran kjo e metë mentale është e shpjeguar në këtë mënyrë:
Sado që arsyet për kryelartësi dallojnë nga njeri tjetri, e që varet nga karakteri i tyre, gjendja shpirtërore e arrogantëve është pothuajse e njëjtë. Në kapitullin e ardhshëm, do t’i shqyrtojmë disa nga cilësitë kryesore që rrjedhin nga kjo gjendje shpirtërore.
Njeriu normal, i cili ka gjendje shpirtërore të qëndrueshme, është i hapur, i lirë dhe i sinqertë. Ndërsa, njeriu kryelartë vuan nga një gjendje të errët dhe të çrregulluar shpirtërore. Të mashtruar dhe të verbëruar nga krenaria, bota e tij e brendshme është një vend i zymtë me shqetësim dhe ankth, i gllabëruar nga intrigat dhe mendimet e liga. Gjendja e tillë shpirtërore i rraskapitë si dhe bën që të plaken para kohe.
Të dobët në karakter, ata janë të ftohtë dhe keqdashës. Janë të rralla rastet kur në fytyrat e tyre shihen shenja dashamirësie apo dashurie, ose të dëgjohen fjalë inkurajuese nga ta. Në praninë apo shoqërinë e tyre, njeriu nuk ndihet i lirshëm dhe komfort. Burrat mundohen të jenë agresiv dhe gjaknxehtë. Ndërsa femrat, nga ana tjetër, arroganca manifestohet me shqetësim. Kudo që të jenë, edhe problemi më i vogël mund të shkaktojë tension tek ata dhe t’i fusë në ngatërresë.
Të gjitha veprimet dhe mendimet e atyre që mburren pa masë drejtohen kah të fituarit e kënaqësisë së të tjerëve dhe të bëhen më superiorë. Për këtë arsye, frikësohen shumë të bëjnë gabime. Për ata, bërja e gabimeve është formë e poshtërimit. Ata kanë besim të plotë në vetvete, por prapëseprapë, vazhdimisht ndihen të shqetësuar në mos bëjnë gabime. Arrogantët me të madhe mundohen t’i shmangen të gjitha llojet e gabimeve; pasi për ta gabimet janë turp. Prandaj, mohojnë edhe mundësinë e tyre për të gabuar. Ata vazhdimisht mundohen për t’iu ikur akuzave të çdo gabimi. Në një ajet, Allahu përshkruan natyrën e këtyre njerëzve:
Arroganti nënçmon ata që ua zbulojnë gabimet. Ata zmadhojnë gabimet që tjerët i bëjnë, duke shfrytëzuar çdo rast për t’i hedhur në shesh. Ata nuk shfaqin aspak mëshirë ndaj atyre që bëjnë gabime dhe bëhen mospërfillës ndaj tyre. Ata gabimisht pretendojnë se nëse i zbulojnë gabimet e të tjerëve theksohet pagabueshmëria e tyre. Prandaj, askush nuk ndihet rehat në shoqërinë e tyre. Çdo herë, njerëzit e tillë krijojnë atmosferë negative.
Për shkak të këtyre cilësive të pahijshme, arroganti kurrë nuk mund të posedojë sinqeritet në kuptimin e plotë të fjalës. Mbeten të privuar nga kjo cilësi sepse janë të ftohtë, gjithmonë intrigues. Tiparet e tilla pengojnë që të bëhen të sinqertë ndaj të tjerëve, duke qenë shkak që të tjerët të largohen nga ata. Çdoherë frikësohen se sjellja e sinqertë ose të metat natyrore mund të bëhen objekte tallëse ndaj tyre. Në sajë të karakterit të keq, arrogantët zakonisht braktisen nga të tjerët kur humbin pushtetin ose pasurinë. Prapëseprapë, duhet të mbajmë në mend se, edhe në kohëra kur ata ndiheshin të fuqishëm, në botën e tyre të brendshme janë të vetëm, dhe shumë larg nga morali kuranor.
Të qenit temë e kritikës është diçka që arrogantit nuk e pëlqen fare. Kur kritikohet, muskujt e fytyrës së tij tensionohen dhe pamja e tij zbehet. I brengosur për dëmtimin e prestigjit të vet, ai llahtariset. Ai supozon se nëse bën gabim, atëherë do të përqeshet ose turpërohet nga tjerët, ashtu si e ka zakon edhe vetë të iu tërheq vërejtjen tjerëve në situata të ngjashme. Ai beson se të qenit temë e kritikës ose qortimit është degradim. Përvetësimi i gjendjes së tillë shpirtërore është i dëmshëm si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë fizik. Zëri i tyre shteret dhe ngjiret, ata dobësohen dhe dridhen nga tensioni dhe në fytyrë nuk gjen fare shenja të sinqeritetit. Përfundimisht, kurrsesi nuk mund të rehatohen dhe qetësohen.
Ata mbahen si “më të bukurit”, “më të mençurit” dhe si “më të përgatiturit”. Synimet e tilla u bëjnë presion të pandërprerë. Duke e parë veten si të përsosur ose superior, (ose thënë më mirë, mundohen ta paraqesin veten), edhe ngacmimi më i vogël mjafton që të tërbohen. Sido që të jetë, ekziston një pikë që e harrojnë; ata përpiqen të paraqesin veten si të përsosur dhe të pametë, e në disa raste edhe arrijnë atë. Por prapëseprapë, në Ditën e Gjykimit ata do të përballen me të gjitha veprat e tyre të liga, si të vogla ashtu edhe të mëdha. Siç Allahu na informon në Kuran , “A thua nuk e dinë ata se Allahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë? (Bekare, 2:77), çdo gjë për ata, i di Allahu i Plotfuqishëm. Por duke harruar Zotin e tyre dhe Ditën e Gjykimit, ata vetëm e mashtrojnë dhe turpërojnë veten.
Gjendja shpirtërore tipike për arrogantin është i dukshëm si në pamjen ashtu edhe në mënyrën e të folurit të tyre. Të tillët ose lavdërohen haptazi ose vendosin veten në vende lavdëruese. Në anën tjetër, tiparet e mira të të tjerëve i bën ziliqarë. Kjo zili menjëherë shprehet në fytyrën e tyre. Për shkak të kryelartësisë, ata nuk janë të shoqërueshëm. Në parim, ata janë të tendosur dhe të shqetësuar, duke u munduar të paraqiten të qetë dhe ndryshe nga tjerët. Më së tepërmi kënaqen kur lavdërohen vetë ose lavdërohen nga të tjerët.
Përndryshe, besimtarët janë të vetëdijshëm se ata janë vetëm robër të Allahut dhe se vetëm Allahu është i denjë për tu lavdëruar. I dërguari Muhamedi (saas) jep një shembull të modestisë për gjithë muslimanët, sikurse thuhet në hadithin e tij: Mos më lavdëroni tepër; pasi që unë jam vetëm rob i Zotit; prandaj më thirrni rob i dhe i dërguar i Allahut. (Buhariu, Muslimi).
Kryelartit e donë veten më së tepërmi dhe për atë arsye ata asnjëherë nuk shijojnë dashuri të vërtetë. Në shumicën e rasteve, ata vetëm mund të bëhen kinse dashurojnë. Ata mendojnë se shfaqja e dashurisë tjerëve, i poshtëron; ata çdoherë dëshirojnë të jenë ata që tu kushtohet kujdes dhe dashuri. Arrogantët mendojnë se është dobësi për të dashur të tjerët si dhe tu shfaqet të tjerëve dashuri.
Për shkak të krenarisë së tyre imponuese, nuk janë të aftë të donë. Kryesisht, dashuria ndaj personit tjetër kërkon që dikush të ketë aftësi t’i dallojë cilësitë që meritojnë të duhen. Prandaj, arroganti ngurron t’i njohë këto cilësi të dobishme tek njerëzit. Në të vërtetë, në sytë e tyre, shohin se vetëm ata meritojnë të duhen. Për këtë shkak, ata xhelozojnë në bukurinë, inteligjencën, virtytin ose pasurinë e të tjerëve. Ndonjëherë, kjo xhelozi arrin në nivel aq të lartë saqë dëshirojnë që edhe tjerët t’i humbin të gjitha të mirat e tyre.
Arsye tjetër pse njerëzit kryelartë janë të paaftë për të shfaqur dashuri është se nuk dijnë të çmojnë cilësitë e mira të të tjerëve. Bile, edhe po nëse i shohin ato cilësi, me qëllim nuk i përmendin. Prania e dikujt me cilësi më të mira se e tyre i bën të shqetësohen. Të shkatërruar nga xhelozia, bëhen keqdashës dhe armiqë.
Në realitet, kryelartët të shqetësuar në shpirt; janë në humbje të madhe. Gjatë gjithë jetës së tyre asnjëherë nuk do të mund të përjetojnë dashuri të vërtetë, ndjenjë e cila është dhuratë e çmuar nga Allahu. Përveç paaftësisë për të dashur, edhe ata nuk dashurohen në kuptimin e plotë të fjalës, edhe pse mund të jenë të bukur ose inteligjentë. Sepse mund të jetë ndonjë interes që të krijojnë marrëdhënie me dikë. Përndryshe, shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë shoqërinë e tyre. Është diçka e pakëndshme në karakterin dhe rrethin e tyre. Në mungesë të butësisë, ngrohtësisë, sinqeritetit dhe modestisë në karakterin e tyre, nuk është vështirë të kuptojmë pse njerëzit i largohen nga njerëzit e tillë pavarësisht nga statusi apo privilegji i tyre.
Arroganti, gjithashtu, është i paaftë për t’u kënaqur. Ngjarjet dhe vendet ku të tjerët kryesisht kënaqen, nuk i përkasin shijes së tyre. Në rrethana të tilla, ata kërkojnë jo-përsosmërinë tek të tjerët dhe gjatë gjithë kohës orvaten ta shfaqin superioritetin e tyre të supozuar. Ata mundohen të duken ‘cool’ dhe indiferent si shenjë të superioritetit dhe i duket se është degraduese të jesh i kënaqur.
Megjithatë, vetëm ata vuajnë nga pasojat e prirjes së tillë; edhe nuk mund të shijojnë begatinë e gëzimit, duke qenë vazhdimisht të zhytur në botën e tyre të errët. Për çudi, ata nuk mund të kuptojnë shkakun e shqetësimit të tyre. Sipas tyre, edhepse kanë tipare të larta, nuk mund të çlirohen nga shqetësimi dhe hidhërimi. Kjo vërteton faktin se ata që janë kryelartë ndaj Allahut nuk janë të aftë për të kuptuar se Allahu është Ai i cili shkakton shqetësime në zemra.
Ajeti i mëposhtëm tregon në detale të këtë lloj arrogance:
Dhe kur i thuhet atij: "Kij frikë Allahun!", atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (Xhehenemi). (Bekare, 2: 206)
Allahu bën që këta njerëz të bien në depresion dhe i gropos në poshtërim, për shkak të "kryelartësisë" dhe "harresës" ndaj Tij:
Pa dyshim këto janë problemet që u shkaktohen në këtë botë; por, dënimi në botën e pastajme do të jetë edhe më i rëndë.