Nga tregimet që Allahu na i jep në Kuran, kuptojmë se ata që mohuan të dërguarit, thellojnë armiqësi ndaj tyre, dhe kundërshtojnë ashpër, janë njerëz të cilët, sipas gjuhës së Kuranit, quhen "krerët e popullit." Tipari më karakteristik i tyre është arroganca. Një numër i ajeteve zbulojnë këtë fakt:
Paria, që ishte kryelartë nga populli i tij, tha: "O Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe me ata që besuan nga fshati ynë, ose pa tjetër të ktheheni në fenë tonë". Ai (Shuajbi) tha: "A edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?" (A'rafë, 7: 88)
Disa nga këta njerëz u bënë aq arrogantë sa që ata thanë se nuk do të besojnë, derisa të iu shpallet ngjashëm si profetëve:
Një nga arsyet kryesore prapa këtij mentaliteti është jo-toleranca e tyre ndaj të dërguarve, sepse ishin njerëz të zgjedhur nga Allahu. Ata pretendonin se është degraduese për statusin e tyre, famën, pasurinë dhe nderin për t'i dëgjuar të dërguarit. Për këtë shkak, në të gjitha epokat, qarqet pushtuese të jobesimtarëve kishte parë të dërguarit si kërcënim për rendin e tyre të vendosur, statusin dhe imazhin e tyre në sytë e popullit. Shpallja hyjnore sjellë nga të dërguarit shkaktonte që ata të nxjerrin në pah mburrjen e tyre dhe urrejtjen ndaj të dërguarve.
Në të gjitha epokat historike, "krerët e popujve" janë të referuar si "elitë" e shoqërive. Siç dihet, "elita" është grupi i njerëzve që gëzon status të lartë social ose ekonomik. Siç thamë më herët, tiparet e tilla shkaktojnë mburrje dhe arrogancë tek jobesimtarët që nuk veprojnë me mençuri. Duke pasur pushtet nga kjo mirëqenie dhe status social, ushtrojnë autoritet mbi pjesën tjetër të shoqërisë. Kanë mendim aq të të lartë për vete saqë shprehin revoltë ndaj Allahut dhe të dërguarve të Tij. Asnjëherë nuk pranojnë faktin se epërsia qëndron në afërimin tek Allahu, se sa fuqia ose mirëqenia e tyre. Është kështu, për shkak se, pranimi i kësaj të vërtete mund të anulonte statusin e tyre. Ata janë mendjemëdhenj, tipar që i bën që ta mohojnë Allahun. As nuk e kanë parasysh se, të gjithë njerëzit, të varfër apo të pasur, në fund do të mbështjellet në disa metra qefin, dhe do të mbesin veçse skelet. Pasuritë e tyre të kësaj bote nuk do t’iu bëjnë asnjë dobi në botën tjetër.
Në Kuran, Allahu i njofton besimtarët për vetitë kryesore të këtyre udhëheqësve të popujve, që rrjedhin nga krenaria dhe arroganca- dmth. nga mosbesimi. Në këtë mënyrë, besimtarët e të gjitha moshave i njohin këta njerëz, të cilët kanë prirje për të penguar çështjen e tyre fisnike, dhe kështu, të merren masat e nevojshme për t’u mbrojtur prej tyre. Nga besimtarët pritet që të nxjerrin mësime nga tregimet për ta dhe duhet kenë vëmendje të shtuar që të mos merret ndonjë tipar të ngjashëm i tyre. Askush nuk përjashtohet nga vërejtjet që jepen në Kuran, duke pretenduar të jetë i pavarur; bile besimtarët duhet të vrasin mendjen në domethënien e ajeteve që flasin për jobesimtarët, dhe të përpiqen që t’i largojnë mangësitë karakteristike për jobesimtarët.
Në pjesën e mëposhtme, do të shqyrtohen tiparet kryesore të "elitave" siç tregohet në Kuran.
Paria e popullit nuk lejojnë popullin e tyre që të besojnë në Allahun; e pasi është kështu, ata bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’iu humbur rrugën. Përqafimi i besimit nga njerëzit do të thotë humbja e bazës mbi të cilën ata ushtrojnë autoritetin e tyre. Para se gjithash, besimi pasqyrohet me shfrytëzimin e kritereve të kësaj bote për të treguar jo-efektshmërinë e vlerave të rreme. Bile, kështu edhe shoqëria mund të njoh dobësitë e atyre, që ajo i kishte kushtuar rëndësi aq shumë. Përfundimisht, askush nuk do të mbetej për t’i ekzaltuar, e as për t’iu nënshtruar. Është kundër interesave të parisë së popujve humbja e besimit të vartësve të tyre, njerëz që kanë prirje për t’i përbuzur dhe i konsiderojnë si më inferiorë. Dëshirojnë që populli t’i pasojë, pa marrë parasysh pasojat. Për këtë shkak, përdorin çdo metodë, bile edhe kërcënime, nëse nevojitet, për t’i devijuar nga parimet morale dhe mënyrën e jetesës të urdhëruar nga Kurani. Disa nga shembujt lidhur me përpjekjet e tilla të parisë së popujve sigurohen nga Kurani:
E faraoni tha: "I besuat atij (Musait) para se t'ju lejoja unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t'i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t'ju gjejë). (A'rafë, 7: 123)
Çfarë thekson mohimin e krerëve të popujve është arroganca këmbëngulëse, si në rastin e faraonit, dhe jo paaftësia e tyre për të kuptuar. Edhe në qoftë se kuptojnë ekzistencën e Allahut dhe botës tjetër, rezistojnë fuqishëm idenë, duke qenë të pushtuar nga mendjemadhësia. Allahu e bën të qartë gjendjen e tyre në Kuran: "Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjmadhësi ... (Neml, 27:14) Siç edhe u tha më parë, pasuria dhe pushtet është arsyeja për mendjemadhësinë e tyre:
Sido që të jetë, pasuria, fëmijët apo kamja nuk kanë dobi për atë që kërkon kënaqësinë e Allahut. Vetëm në qoftë se këto begati i përdor në rrugën e Allahut mund të pres shpërblimin e asaj bote:
Ata që të ngazëllehen me pasurinë e paraardhësve të tyre lavdërohen padrejtësisht duke mos iu mbajtur misionit të të dërguarit për të iu shmangur fesë së të parëve të tyre:
Refren tjetër i përbashkët për të arrogantët është se e mbajnë "fenë e gjyshërve". Atyre u duket se feja e etërve dhe të prindërve të tyre është ajo e drejta. Këtë pa dyshim e thotë vetëm një shpirt kundërshtimi që rrjedh nga arroganca. Duke pretenduar prejardhjen, traditat dhe trashëgiminë kulturore të tyre si më e mira, nuk pranojnë të dërguarin edhe pse është në të gjitha aspektet më i mençur se ata. Ky është gabim i përbashkët për këta njerëz:
Arrogantët nuk janë të gatshëm për t’iu përmbajtur librit të Allahut. Dëshira zjarrtë e tyre për të qenë superior ndaj tjerëve pasqyron këtë tendencë. Ata janë aq të sigurt në vetvete saqë kurrë nuk ua merr mendja që mund të jenë në rrugë të gabuar. Gabimisht mbahen se, në qoftë se ka rrugë të drejtë, është ajo që e pasojnë:
Këta njerëz janë më të mirët në besim, dituri dhe urtësi, dhe besimtarët i çmojnë shumë. Paria e korruptuar e popujve, në anën tjetër, me arrogancë kundërshtojnë të dërguarit, edhe pse janë më të besueshëm dhe të shquar në popull. Bile, ata edhe i fyenin, iu thonin fjalë të këqia kundër nderit të tyre dhe tipareve të tyre të çmuara, madje edhe duke vënë kurthe dhe komplote për vrasjen e tyre. Këto gjëra i bënin nga thellësia e prishur e arrogancës në zemrat e tyre. Kjo krenari i pengonte që të dëgjonin të dërguarit e Allahut dhe bënte që të mohonin të vërtetën:
Kurani gjithashtu tregon se si këta udhëheqës të popujve u përgjigjen profetëve dhe sa të prishura janë mendimet e tyre kur thirren për në të vërtetën:
Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!" (Mu'minun, 23: 33)
Krerët e popujve kërkonin nga të dërguarit që të bëjnë mrekulli. Fakti që të dërguarit bënin atë që Allahu kishte zgjedhur, dhe shkalla e tyre e lartë në urtësi, dituri, moral, mirësi, dhe natyrë shpirtërore, lëndonte krenarinë e tyre. Pasi që nuk ishin të prirur për të pranuar këtë realitet, akuzonin të dërguarit pse janë thjesht njerëz të zakonshëm dhe kërkonin nga ata që të kryenin mrekullira për të vërtetuar të kundërtën. Tiparet e zakonshme të njeriut që profetët kishin si, të ngrënit, të pirët dhe kështu me radhë, i befasonte. Bile, e bënin edhe si pretekst mosbesimi. Në të vërtetë, edhe kryerja e ndonjë mrekullie nuk do të kishte ndihmuar që këta kokëfortë që të besojnë:
Ajo që trazonte parinë e popujve ishte fakti se, pavarësisht nga pushteti, respekti dhe autoriteti që kishin, një njeri, i cili nuk ishte prej tyre, bile edhe që gjykonte sistemin e tyre, ishte pranuar nga pjesa tjetër e shoqërisë, duke përhapur porositë e fesë. Ata e morën këtë gjë krejtësisht si sulm personal dhe kurrë nuk pranonin pozitën më të lartë të profetëve. Këtë e morën si shkak personal dhe qëndruan në armiqësinë e tyre ndaj të të dërguarit (saas), dhe dëshironin që dikush nga ta të ketë qenë profet. Ata thanë:
Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kuran një njeriu të madh nga dy qytete?" (Zuhruf, 43:31)
Si përgjigje të kësaj dëshire krerëve, Allahu thotë në vijim:
A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd... (Zuhruf, 43:32)Të parët nga populli i faraonit thanë: "A do të lejosh Musain dhe popullin e tij të bëj përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e tu?" Ai (faraoni) tha: "Do t'ua mbysim djemtë e do t'i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi ta". (A'rafë, 7:127)
Siç përshkruan qartë ajeti, si faraoni, ashtu dhe paria e popullit të tij silleshin me përbuzje. Në fakt, ata ishin që nxitën dhunë tek faraoni. Duke akuzuar rrejshëm, për magji dhe çoroditje, përpiqeshin që të bëjnë faraonin edhe më të vrazhdë ndaj Musa (as) dhe pasuesve të tij, dhe imponojë metoda edhe më mizore ndaj tyre.
E paria e jobesimtarëve është e njohur për sjelljet e tyre të pacipa ndaj të dërguarëve, të cilët shkatërruan mu në themel regjimet e tyre të rreme. Qëndrimi i pretenduar i tyre ndaj të dërguarëve ishte me të vëretë fyes. Ja disa shembuj më poshtë:
Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtetë rrenacakë!" (A'rafë, 7:66)
Urtësia ishte vetia më e shquar e të dërguarve që Allahu i dërgoi për njerëzimin. Në të vërtetë, duke njohur Allahun ashtu siç duhet, duke kuptuar qëllimin esencën e fesë, dhe të jetuarit me të, kërkon urtësi. Prandaj, akuzat për "mendjelehtësi", që jobesimtarët kishin ngritur kundër të dërguarve ishin thjesht nga xhelozia që ndjenin ndaj tyre, dhe dëshirës për të qetësuar komplekset e tyre të superioritetit. Qëllim tjetër ishte edhe për të ndikuar negativisht njerëzit që i pasonin. Duke vepruar në këtë mënyrë, megjithatë, kanë treguar se mendjelehtit e vërtetë janë vetë ata.
Siç edhe u diskutua, sjelljet e paturpshme, guximi dhe pacipësia e parisë së jobesimtarëve kanë qënë të pranishme në të gjitha epokat. Sidoqoftë, përfundimi i tyre i përgjigjet ligësisë së tyre; dredhia e thurur nga kjo pari e vrazhdët gjithmonë në fund kthehet kundër tyre. Ligji i pandryshueshëm që Allahu përcaktoi për njerëzimin është përshkruar si më poshtë: