Siç thuhet në ajetin e mësipërm, thesaret dhe statusi që Karuni kishte në Egjipt e bënë atë në njeri arrogant dhe të sillet vrazhdë ndaj popullit të vet. Për ta sprovuar, Allahu e begatoi me pasuri të jashtëzakonshme, siç është rasti me të gjithë arrogantët, dhe ai ishte u prish nga ajo (pasuria). Ai harroi se e gjithë pasuria i takon Allahut, dhe se Ai mund ta marrë kur të dëshiroj, dhe nuk arriti të mësoj se këto i ishin dhënë si sprovë. Për shkak të arrogancës, mendonte se i ishte dhënë për shkak të "diturisë" dhe cilësive të tij të larta:
Ky është një botëkuptim i gabuar i arrogantëve. Edhe pse Allahu i jep njeriut të gjitha që ka, arrogantët mburren me pasurinë e tyre dhe nuk shprehin mirënjohje ndaj Allahut, ose të kërkojnë falje prej Tij. Ata nuk e çajnë kokën bile të mendojnë, bile as për një sekond, se mund ta humbasin gjithë këto begati në një çast të vetëm. Sido që të jetë, siç e kuptojmë nga ky ajet, shumë njerëz, që ishin më të pasur apo më të fuqishëm se Karuni, u zhdukën për shkak të arrogancë së tyre. Si ata të tjerët nga e kaluara, edhe Karuni u dënua në këtë botë. Po të kishte qenë aq i fortë, ashtu siç ai vetë pretendonte, do të shpëtonte veten. Megjithatë, as statusi i tij e as pasuria, as njerëzit që e lakmonin, e as njohura me të cilën ai mburrej, nuk munden të shpëtonin nga dënimi i Allahut: