logo
HARUN YAHYA

HAMANI

Siç kuptojmë nga Kurani, Hamani ishte njëri nga njerëzit më të afërt të faraonit, që i bindeshin dhe vepruan në pajtim me metodologjinë e tij. Duke qenë i vrazhdë dhe këmbëngulës, mbajti anën e faraonit dhe mbeti përkrahës besnik i tij. Kur Musa (as) erdhi tek populli i tij për të iu transmetuar porosinë e Allahut, Hamani ishte aty për ta kundërshtuar së bashku me faraonin:

Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta, te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar!" Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: "Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim". (Gafir 40: 23-25)

Sjellja e pahijshme ndaj Musait (as) u përkrah nga Hamani. Bile, e përkrahte edhe arsyetimin e çuditshëm të faraonit dhe pajtohej me të gjitha mendimet e tij. Ajeti i mëposhtëm tregon, se si faraoni kërkon nga Hamani që të ndërtojë një kullë për të parë të Allahut (natyrisht, Allahu është larg kësaj):

E faraoni tha: "O ju pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m'i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar". (Kasas, 28:38)

Megjithatë, Hamani, i verbuar nga mendjemadhësia, ishte këmbëngulës dhe refuzonte t’i nënshtrohej Allahut dhe të dërguarit e Tij, dhe pat të njëjtin përfundim si shejtani dhe faraoni. Ai shijoi një përfundim të pashmangshëm i përgatitur për mendjemëdhenjët:

Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t'i shpëtojnë dënimit. Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa përmbytëm në ujë. Allahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejtësi, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë. (Ankebut, 29: 39-40)
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Shkaqet e arrogancës
  • Pasojat e arrogancës në shpirt
  • Pasojat negative të arrogancës në trupin e njeriut
  • Arroganca e fshehur
  • Shembujt e arrogancës në Kuran
  • Faraoni
  • Karuni
  • Hamani
  • Babai i Profetit Ibrahim
  • Ebu Lehebi
  • Pronari i vreshtës
  • Krerët e popujve
  • Popujt jobesimtarë
  • Modestia e besimtarëve
  • A mundet një arrogant të jetojë ende sipas parimeve fetare?
  • Vendi i arrogantëve në botën e përtejme
  • Fati i të devijuarve të udhëhequr nga arrogantët
  • Përfundim