logo
HARUN YAHYA

FATI I TË DEVIJUARVE TË UDHËHEQUR NGA ARROGANTËT

Një tipar të veçantë në karakterin e arrogantit është që përveç vetes, të humbasin rrugën edhe tjerëve. Nga një ajet kuranor, njoftohemi se këtë e bëjnë "duke humbur rrugën prej mendjemadhësisë":

E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së Allahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm. Ai që shtrëmbron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i humbë njerëzit nga rruga e Allahut. Atij do t'i takojë poshtrimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t'ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit). (Haxhxh, 22:8-9)

Ndërsa arroganti dërgohet në xhehenem, edhe ata që i lakmonin, duke i pasuar këta të paturpshëm, do të hidhet në zjarr të Xhehennemit. Këta janë ata të cilët i dëgjuan arrogantët, sepse ua kishin lakmi vetitë e tyre të kësaj bote. Edhe pse jo aq arrogant sa ata të cilët kishin “arrogancë faraoni”, ata që i pasuan u mungonte karakteri dhe vullneti. Tjetër tipar i tyre është mos vënja e besimit të tyre në Allahun, duke qenë të udhëhequr vetëm nga motivet personale. Kurani përmend popullin e faraonit që mbetën fajtorë vetëm për veset e tilla:

Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?" (Zuhruf, 43:51)

Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar. (Zuhruf, 43:54)

Njerëzit e tillë, që mbyllin sytë para gjitha format e dhunës dhe padrejtësisë, nuk e vrasin mendjen dhe të kërkojnë strehim tek Zoti i tyre dhe të bëhen shërbëtorët e Tij. Në Ditën e Gjykimit, do të kuptojnë për gabimet e tyre, por do të jetë tepër vonë. Kur të dalin para Allahut, së bashku për të dhënë llogari për veprat e tyre, arrogantët dhe ata që i pasuan do të grinden me njëri-tjetrin:

Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kurani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!" E sikur t'i shihje zullumqarët kur të dalin para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!" E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: "A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!" E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë Allahun dhe t'i bëjmë Atij shokë. E kur e shohim dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan. (Sebe', 34:31-33)

Siç tregojnë këto ajet, arrogantët dhe ata që tregohen "të dobët", do të akuzojnë njëri-tjetrin, por nuk do të ketë dobi. Në një ajet tjetër, gjendja e tyre tregohet si vijon:

Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!" Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarë tuaj (në dynja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?" (Gafir, 40:46-47)
SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Shkaqet e arrogancës
  • Pasojat e arrogancës në shpirt
  • Pasojat negative të arrogancës në trupin e njeriut
  • Arroganca e fshehur
  • Shembujt e arrogancës në Kuran
  • Faraoni
  • Karuni
  • Hamani
  • Babai i Profetit Ibrahim
  • Ebu Lehebi
  • Pronari i vreshtës
  • Krerët e popujve
  • Popujt jobesimtarë
  • Modestia e besimtarëve
  • A mundet një arrogant të jetojë ende sipas parimeve fetare?
  • Vendi i arrogantëve në botën e përtejme
  • Fati i të devijuarve të udhëhequr nga arrogantët
  • Përfundim