logo
HARUN YAHYA

BABAI I PROFETIT IBRAHIM

Babai i profetit Ibrahim kishte tipare të përbashkëta me popujt jobesimtarë. Ishte njëri nga ata që u bënë arrogantë ndaj Allahut, dhe këmbëngulte në kundërshtimin ndaj profetit. Mësimet mbi etikën fetare nga djali i tij lëndonin krenarinë e tij. Me fjalë të këndshme dhe të buta profeti Ibrahim transmetonte babait të vet fenë e Allahut dhe kërkoi mënyrat për ta parandaluar nga adhurimi i idhujve. Pavarësisht përpjekjeve të pashoqa të profetit Ibrahim, babai i tij këmbëngulte në injorancën e tij. Ai u largua nga profeti Ibrahim vetëm për shkak se ai besonte Allahun, duke e kërcënuar madje edhe me gurë:

Përkujtoju në Libër Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber. Kur babait të vet i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij? O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!" Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!" (Merjem, 19: 41-46)

Këto kërcënime nuk e zbutën Ibrahimin (as); dhe tregoi besnikëri ndaj Allahut, duke mos iu bindur as babait të vet e as popullit të vet që e mohuan pejgamberllëkun e tij, dhe i la përfundimisht. Kjo sjellje shembullore të Ibrahim (as) tregohet në Kuran si vijon:

Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i Allahut, besimtarë i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët. (Nahl, 16:120)

Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishterë). (Nahl, 16:123)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Shkaqet e arrogancës
  • Pasojat e arrogancës në shpirt
  • Pasojat negative të arrogancës në trupin e njeriut
  • Arroganca e fshehur
  • Shembujt e arrogancës në Kuran
  • Faraoni
  • Karuni
  • Hamani
  • Babai i Profetit Ibrahim
  • Ebu Lehebi
  • Pronari i vreshtës
  • Krerët e popujve
  • Popujt jobesimtarë
  • Modestia e besimtarëve
  • A mundet një arrogant të jetojë ende sipas parimeve fetare?
  • Vendi i arrogantëve në botën e përtejme
  • Fati i të devijuarve të udhëhequr nga arrogantët
  • Përfundim