Formë tjetër e arrogancës ose të konsideruarit e vetes superior, është ajo që ne e quajmë arrogancë e fshehur. Në përgjithësi, sjelljet e njerëzve me arrogancë të fshehur dallojnë shumë nga ato të njerëzve kryelartë. Dallimi më domethënës mes këtyre të dyjave është se njeriu kryelartë mund të dallohet lehtë nga pamja e tij e jashtme, kurse është vështirë të dallohet personi me arrogancë të fshehur.
Zakonisht, njerëzit kryelartë zbulojnë arrogancën e tyre duke u lavdëruar hapur. Ndërsa, është edhe grupi i tjetër i arrogantëve që e mbajnë të fshehtë arrogancën e tyre. Njerëzit e tillë i kushtojnë vëmendje të veçantë maskimit të kësaj cilësie të qortueshme. prandaj, pasojnë pyetjet: Pse ata dëshirojnë ta fshehin arrogancën e tyre? Pse mundohen aq shumë?
Ekzistojnë arsye të shumta për këtë. Në të vërtetë, të tillët, që janë më inteligjent se arrogantët, janë shumë të vetëdijshëm se çka është e drejtë dhe çka jo. Për këtë shkak, ata shohin se sjelljet e arrogantit kanë prirje për të dhënë efekte të padëshirueshme dhe shqetësuar të tjerët. Pasi që ata i kushtojnë rëndësi të tepruar mendimit të të tjerëve, parapëlqejnë ta fshehin arrogancën e tyre dhe kështu fitojnë kënaqësinë e tyre. Ata e dinë se të qenit modest është virtyt dhe prandaj pretendojnë të bëhen të tillë.
Këta besojnë se janë njerëzit “më inteligjentë” dhe “më të drejtët”. Ata bile hyjnizojnë veten. Bërja e gabimeve ose të qenit i paaftë lëndojnë krenarinë e tyre. Për këtë shkak, përpiqen të krijojnë një imazh të përsosur para syve të njerëzve. Ky është shkaku pse nuk dëshirojnë të njihen si kryelartë dhe turpërohen nëse kuptojnë se njerëzit kanë mendim të tillë për ta. Ata frikohen ta humbin kënaqësinë që kanë të tjerët se sa frika ndaj Allahut dhe kërkimi i kënaqësinë së Tij.
E vetmja gjë që i kënaq është përqeshja e të tjerëve. Kjo një formë që të ushqejnë epshet e tyre. Sidoqoftë, kësaj i kushtojnë kujdes shumë të madh ashtu që të tjerët mos ta vërejnë këtë ligësi.
Mënyra e tyre e fshehjes së arrogancës është mjaft dinake; kryesisht, mundohen ta paraqesin veten si të përkryer. Është qenësore për ata që të njihen si të “virtytshëm”, duke qenë shkak pse kanë për qëllim të paraqiten si “të përkryer” dhe “të pasherr”. Fitimi i kënaqësisë së tjerëve, dhe admirimi nga ta, dhe kështu, arroganca bëhet qëllimi i tyre kryesor.
Njeriu kryelartë mburret vazhdimisht, duke u munduar që tërheq vëmendjen me tiparet e tyre. Megjithatë, njerëzit me arrogancë të fshehur, i shmangen tentimeve të tilla. Intrigat e tyre janë më të rafinuara, ose saktësisht, më të liga. Ata mundohen të krijojnë rrethana të caktuara që shpien deri tek lavdërimi i tyre nga të tjerët.
Lloji i tillë i arrogancës është i rrezikshëm; është i ngjashëm me ajsbergun (ku rreth 90 përqind e masës së tij gjendet nën ujë). Pasi lehtë dallohen, arrogantët, në kuptimin e plotë të fjalës, lehtë mund të iu shmangesh. Por, është ndryshe me ata të cilët e fshehin arrogancën e tyre. Arroganca e tyre duket e qartë vetëm pas një kohe, duke e bërë më të vështirë qortimin apo të u shpjegohet situata në të cilën gjenden.
Në përgjithësi, kjo gjendje shpirtërore bëhet vetvetiu e njohur pasi dikush pretendon të ketë autoritet apo përgjegjësi, domethënë, në kësi raste, dobësia e tyre e fshehur bëhet e theksuar. Ata i veshin kësaj përgjegjësie veçoritë e tyre superiore, dhe është shumë e vështirë të binden ndryshe. E nëse arrijnë sukses në përmbushjen e detyrave të tyre, ata mburren pa masë.
Ekzistojnë edhe shumë situata të tjera që shkaktojnë nxjerrjen në sipërfaqe të arrogancës së fshehur. Për shembull, me humbjen e prestigjit, personi i cili paraqitet modest nga pamja e jashtme mund të ketë sjellje të papritur; mund të bëhet introvert, i druajtshëm dhe i vrerët. Ky sjellje tregon shenja arrogance. Temperamenti i njeriut modest asnjëherë nuk ndryshon, pa marrë parasysh se çfarë i ndodhë. Njeriu i tillë e di që ekziston një e mirë në çdo gjë që ndodhë, dhe përpiqet që të fitojë kënaqësinë e Allahut pa marrë parasysh rrethanat. E në të kundërtën, bëhet e qartë se personi në fjalë i jep rëndësi të tepruar prestigjit dhe statusit, duke zbuluar arrogancën e tij.
Në anën tjetër, njeriu modest është i pastër nga sjelljet e ngjashme. Ai është i vetëkënaqur dhe pa brenga. Por, meriton të përmendet se modestia e tepruar është gjithashtu formë e arrogancës. Pasi që, aty ku çmohet modestia, personi i cili ushqehet me arrogancë të fshehur, përpiqet për të fituar pëlqimin dhe të çmuarit nga të tjerët duke u shtirur si modest.
Siç thamë edhe më parë, arroganca e fshehur është e rrezikshme, meqenëse manifestohet në mënyra të papritura. Dhe, përballja me dikë që ka personalitetin e fshehur, mund të jetë tepër tronditëse. Për shembull, kur ballafaqohet me dështim ose kritikë, personi i cili nuk është i njohur si arrogant, mund të humbë durimin dhe të sillet shumë pahijshëm. Për shkak se nëse tjerët marrin vesh për dështimin e tij, lëndohet rëndë krenaria e tij. Mund të jetë edhe se nuk e ka shfaqur arrogancën e tij asnjëherë pasi dëshirat dhe shpresat e tij kurrë nuk janë sfiduar. Sido që të jetë, mendimi se ka humbur tërë prestigjin në sytë e njerëzve, nuk ndien më nevojë për fshehjen e arrogancës dhe ligësisë së tij, që deri në atë moment kanë qenë të fshehura.
Arroganca e fshehur po ashtu mund të paraqitet në formë të imoralitetit. Personi mund të gënjen për të fshehur jo-përsosmërinë e tij, ose mundohet t’i bëj të ditura dobësitë e të tjerëve, në mënyrë që vet të duket më i mirë. Nëse e meta e tij vërehet, mundohet të shmang të gjitha reagimet e mundshme dhe të mbrojë natyrën e vet të ulët. Për këtë përfundim, fshihet pas metodave të liga, siç janë, fillon të qajë apo duke i bërë të tjerët të shfaqin keqardhje për të.
Arroganti shfaq pakënaqësinë përmes protestës së qetë, bëhet i ftohtë, reagon ashpër apo sillet keq. Prandaj, dikush që përballet me gjestet e tilla lehtë mund ta njoh arrogantin. Por, në rast të arrogancës së fshehur, vështirë mund të dallohet me gjeste të tilla. Njerëzit e tillë, çdoherë shfaqen të gëzuar dhe me sjellje të zakonshme. Normalisht, sjellja e tyre nuk tradhton asnjë fije dinakërinë e tyre. Madje, në disa raste, ata shtiren modest me aq sukses, saqë arrijnë t’i mashtrojnë të tjerët. Megjithatë, këta njerëz kanë një veçori të theksuar, e ajo është se kanë mendim tepër të mirë për vetveten. Disi besojnë se janë “më të mirët” si në profesionin e tyre ashtu edhe në shkollë, në rrethin e tyre. Bile, mendimi i tillë ka depërtuar thellë në nëndijen e tyre. Siç thamë më herët, kur pranojnë reagime të padëshirueshme, karakteri i tyre i vërtetë del në shesh, befas bëhet edhe luftarak. Duke besuar gabimisht se kanë qenë të nënshtruar ndonjë padrejtësie, përjetojnë gjendje jo të shëndoshë shpirtërore. Kjo prirje është shenjë e dobësisë së tyre. Në thelb, kur ndeshen me diçka të padëshirueshme, arroganca e tyre bëhet evidente dhe fillojnë të përjetojnë një lloj “çmendurie”.
Ata që fshehin arrogancën e tyre dhe deklarohen si të pastër, për një kohë të shkurtër mund të arrijnë të fshehin krenarinë nga të tjerët, por Allahu me siguri e di dhe e bënë të njohur atë që është e fshehur në zemrat e tyre. Në një ajet thuhet:
Karakteristika më e rëndësishme e përbashkët për të dy grupet është si për arrogantët, si ata me arrogancë të fshehur, i pret fundi i pashmangshëm: xhehenemi. Kurani na informon për fundin e atyre që janë kryelartë, si për ata që e shfaqin haptazi si ata fshehurazi, dhe ata që janë shumë kryelartë për ta adhuruar Allahun. Një nga ajetet në këtë temë është edhe ky :