Ajo që kemi shtjelluar gjer më tani na tregon se vetitë e gjithësisë të zbuluara prej shkencës tregojnë për ekzistencën e Allahut. Shkenca na shpie në përfundimin se gjithësia ka një Krijues dhe se ky Krijues është i përkryer për nga fuqia, urtësia dhe dijenia. Është feja e cila na tregon udhën e njohjes së Allahut. Prandaj është e mundshme të themi se shkenca është një metodë që ne përdorim për të kuptuar më mirë dhe për të hulumtuar realitetet që adresohen nga feja. Sidoqoftë, sot, disa prej shkencëtarëve që ecin përpara në emër të shkencës marrin një qëndrim krejtësisht të ndryshëm. Sipas pikëpamjes së tyre, zbulimet shkencore nuk nënkuptojnë krijimin e Allahut. Ata, përkundrazi, kanë projektuar një kuptim ateist të shkencës duke thënë se nuk është e mundshme të arrihet Allahu përmes të dhënave shkencore: ata pretendojnë se shkenca dhe feja janë dy nocione që nuk bien ndesh me njëra tjetrën.
Në të vërtetë, ky kuptim ateist i shkencës është shumë i vonshëm. Deri para disa shekujve, shkenca dhe religjioni nuk është menduar kurrë të jenë në kundërshtim me njëra tjetrën dhe shkenca u pranua si metodë e të dëshmuarit të ekzistencës së Allahut. I ashtuquajturi kuptim ateist i shkencës lulëzoi vetëm pasi filozofitë materialiste dhe pozitiviste përshkuan botën e shkencës në shekujt e 18të dhe 19të.
Në veçanti pasi që Çarlls Darvini postuloi teorinë e evolucionit në vitin 1859, qarqet që mbanin një pikëpamje materialiste për botën filluan që të mbrojnë ideologjikisht këtë teori, të cilën ata e konsideronin si një alternativë ndaj fesë. Sipas teorisë së evolucionit gjithësia nuk ishte krijuar prej një krijuesi por kishte ardhë në jetë rastësisht. Si pasojë, u pohua se feja ishte në kundërshtim me shkencën. Hulumtuesit britanik Majkëll Baigent, Riçard Leigh dhe Henri Linkoln thanë në lidhje me këtë çështje:
Për Isak Njutnin, një shekull e gjysmë para Darvinit, shkenca nuk ishte e ndarë prej religjionit, por, përkundrazi, një aspekt i religjionit dhe përfundimisht i nënshtrohej atij. …Por shkenca e kohës së Darvinit u bë pikërisht ajo, duke e ndarë veten prej kontekstit në të cilin ekzistonte më parë dhe duke e vendosur veten si një rival absolut, si depo alternative e të kuptuarit. Si pasojë, shkenca dhe religjioni nuk bashkëpunonin më, por më tepër iu kundërvunë njëra tjetrës dhe njerëzimi u shty të zgjedhë në mes tyre. 23
Siç e theksuam më parë, e ashtuquajtura ndarje në mes të shkencës dhe religjionit ishte plotësisht ideologjike. Disa shkencëtarë, të cilët besonin seriozisht në materializëm, kushtëzuan vetveten të dëshmojnë se gjithësia nuk kishte krijues dhe shpikën teori të ndryshme në lidhje me këtë. Teoria e evolucionit ishte më e famshmja dhe më e rëndësishmja prej tyre. Në fushën e astronomisë gjithashtu u zhvilluan teori të caktuara si ajo e "gjendjes së qëndrueshme/të pandryshueshme" apo "teoria e kaosit/çrregullsisë". Mirëpo, të gjitha këto teori që e mohuan krijimin u shkatërruan prej vet shkencës, siç kemi treguar qartë në kapitujt e mëparshmëm. Sot, shkencëtarët që ende u qëndrojnë besnik këtyre teorive dhe këmbëngulin në mohimin e çdo gjëje që është fetare, janë njerëz dogmatik dhe fanatik, të cilët i kanë vënë kusht vetvetes që të mos besojnë në Allahun. Zoologu dhe evolucionisti i famshëm anglez D.M.S. Vatson e pranon këtë dogmatizëm kur shpjegon se pse ai dhe kolegët e tij pranojnë teorinë e evolucionit:
Nëse është ashtu, do të paraqet një paralele ndaj vet teorisë së evolucionit, një teori e pranuar botërisht, jo sepse mund të vërtetohet përmes dëshmisë logjikisht të kuptueshme, por për shkak të alternativës së vetme, krijimi i posaçëm, është qartë i pabesueshëm. 24
Ajo që Vatson nënkupton me "krijimin e posaçëm" është krijimi i Allahut. Siç pranohet, ky shkencëtar e konsideron si "të papranueshëm". Por pse? A është për shkak se shkenca thot ashtu? Në të vërtetë ajo nuk thot. Përkundrazi, shkenca e vërteton të vërtetën e krijimit. E vetmja arsye pse Vatson e konsideron këtë fakt si të papranueshëm është sepse ai i ka vënë kusht vetes të mohoj ekzistencën e Allahut. Të gjithë evolucionistët tjerë marrin të njëjtin qëndrim.
Evolucionistët nuk mbështeten në shkencë por në filozofinë materialiste dhe ata e shtrembërojnë shkencën për t'u pajtuar me këtë filozofi. Një gjenetikor dhe evolucionist i sinqertë i Universitetit të Harvardit, Richard Levontin, pranon këtë të vërtetë:
Nuk është se metodat dhe institucionet e shkencës në njëfarë mënyre na detyrojnë të pranojmë një shpjegim material të botës së dukurive, por, përkundrazi, se ne jemi të detyruar a priori prej besnikërisë sonë ndaj shkaqeve materiale të krijojmë një aparat/mjet hulumtimi dhe një strukturë konceptesh që prodhojnë shpjegime materiale, pa marrë parasysh se sa kundër-intuitive, pa marrë parasysh se sa mistike/e mjegulltë për të panisurën. Veç kësaj, se materializmi është absolut, në mënyrë që të mos lejojmë Hyjnoren tek porta. 25
Në anën tjetër, sot, sikurse edhe në histori, ka shkencëtarë që i kundërvihen këtij grupi dogmatik materialist, shkencëtarë të cilët vërtetojnë ekzistencën e Allahut dhe e konsiderojnë shkencën si një mënyrë të njohjes së Allahut. Disa trende që zhvillohen në SHBA siç është "Kreacionizmi" apo "Projektimi Inteligjent" provojnë me anë të fakteve shkencore se të gjitha gjallesat u krijuan prej Allahut.
Kjo na tregon se shkenca dhe religjioni nuk janë burime kundërthënëse të informacionit, por se, përkundrazi, shkenca është një metodë që vërteton të vërtetat absolute që ofron religjioni. Përplasja në mes të religjionit dhe shkencës mund të vlej vetëm për religjone të caktuara që përfshijnë disa elemente paragjykuese si edhe burime hyjnore. Mirëpo, kjo padyshim se nuk vlen për Islamin, i cili mbështetet vetëm në shpalljen e kulluar të Allahut. Veç kësaj, Islami përkrah në veçanti hetimin shkencor dhe bën të ditur se të hetuarit e gjithësisë është një metodë për të hulumtuar krijimin e Allahut. Vargu vijues i Kur'anit e adreson këtë çështje:
A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëra mbi tjetrën. (Sure Kaf: 6-7, 9-10)
Siç lënë të kuptohet vargjet e mësipërme, Kur'ani gjithmonë i shtyen njerëzit të mendojnë, të gjykojnë dhe të studiojnë gjithçka në botën në të cilën jetojmë. Kjo është për shkak se shkenca e mbështetë religjionin, e shpëton individin prej padijenisë dhe e shtynë atë të mendoj në mënyrë më të ndërgjegjshme, hap plotësisht botën e mendimeve/ideve të njeriut dhe i ndihmon të kuptojë argumentet e vetëkuptueshme të Allahut në gjithësi. Fizikani i mirënjohur gjerman Maks Planku tha se "çdokush i cili, pa marrë parasysh lëminë e tij, e studion shkencën seriozisht do të lexojë frazën në vijim në derën e tempullit të shkencës: 'Beso'". Sipas tij, besimi është një veçori thelbësore e një shkencëtari.26
Fizikani gjerman Maks Plank | Sir Isak Njutën |
Të gjitha çështjet që i kemi trajtuar gjer më tani thjeshtë vlerësojnë se ekzistenca e gjithësisë dhe e të gjitha gjallesave nuk mund të shpjegohet përmes rastësive. Shumë shkencëtarë që kanë lënë gjurmën e tyre në botën e shkencës kanë vërtetuar dhe vazhdojnë të vërtetojnë këtë realitet madhështor. Sa më shumë që mësojnë njerëzit për gjithësinë, aq më i madh bëhet admirimi për rregullin e përkryer të saj. Çdo hollësi rishtazi e zbuluar mbështet krijimin në një mënyrë të padiskutueshme.
Shumica e fizikanëve modern e pranojnë faktin e krijimit kur hyjmë në shekullin e 21të.
Sipas Dejvid Darling poashtu as koha, as hapësira, as material, as energjia dhe madje as edhe një pikë e vogël apo vrimë nuk ekzistonin në fillim. Një lëvizje e vogël dhe e shpejtë dhe një dridhje modeste dhe lëkundje u shfaq. Darling përfundon duke thënë se kur kapaku i kësaj kutie kozmike u hap, kërcejtë e mrekullisë së krijimit u shfaqën prej poshtë saj. 27
Veç kësaj, tashmë është e ditur se gadi të gjithë themeluesit e degëve të ndryshme shkencore besuan në Allahun dhe në librat e Tij hyjnor. Fizikanët më të mëdhenjë në histori, Njutni, Faradej, Kelvin dhe Maksvell janë vetëm disa shembuj të shkencëtarëve të tillë.
Në kohën e Isak Njutnit, fizikanit të madh, shkencëtarët besonin se lëvizjet e trupave qiellor dhe të planeteve mund të shpjegoheshin me anë të ligjeve të ndryshme. Sidoqoftë, Njutni besonte se krijuesi i tokës dhe hapësirës ishte i njëjtë dhe prandaj ato duhej të shpjegoheshin me anë të ligjeve të njëjta:
Ky sistem më se i bukur i diellit, planeteve dhe kometeve mund të buronte vetëm prej këshillës dhe autoritetit suprem të një Qenie inteligjente dhe të plotfuqishme. 28
Siç është e qartë, me mijëra shkencëtarë të cilët kishin bërë hulumtime në fushat e fizikës, matematikës dhe astronomisë që prej Mesjetës të gjithë pajtohen me idenë se gjithësia u krijua prej një Krijuesi të vetëm dhe gjithmonë përqendrohen në një pikë të njëjtë. Themeluesi i astronomisë fizike, Johan Kepler, deklaroi besimin e tij të fuqishëm në Zotin në njërin prej librave të tij ku ai shkruajti:
As is evident, thousands of scientists who have been doing research in the fields of physics, mathematics, and astronomy since the Middle Ages all agree on the idea that the universe is created by a single Creator and always focus on the same point. the founder of physical astronomy, Johannes Kepler, stated his strong belief in God in one of his books in which he declared that we, as poor, inadequate servants of God, have to see the greatness of God's wisdom and might and sumbit ourselves to Him.29
Fizikani i madh, Villiam Thompson (Lordi Kelvin), i cili themeloi termodinamikën në bazë formale shkencore, ishte poashtu një i krishterë i cili besonte në Zotin. Ai fuqishëm iu kundërvu teorisë së evolucionit të Darvinit dhe e hodhi poshtë plotësisht. Në vitin 1903, pak para vdekjes së tij, ai bëri një deklaratë të qartë se: "Në lidhje me zanafillën e jetës, shkenca…konfirmon pozitivisht fuqinë krijuese." 30
Njëri prej profesorëve të fizikës në Universitetin e Oksfordit, Robert Mateus deklaron të njëtin fakt në librin e tij të botuar në vitin 1992 ku ai shpjegon se molekulat e ADN-së u krijuan prej Zotit. Mateusi thot se të gjitha këto etapa zhvillohen në harmoni të përkryer prej një qelize të vetme deri te një foshnje e gjallë, pastaj deri te fëmija i vogël dhe përfundimisht deri te një adoleshent. Të gjitha këto ndodhi mund të shpjegohen vetëm me anë të një mrekullie, pikërisht sikurse në të gjitha fazat/etapat e biologjisë. Mateus pyet se si mundet që një organizëm aq i përkryer dhe kompleks të lind prej një qelize aq të thjeshtë dhe të vogël dhe si krijohet një NJERI i lavdishëm prej një qelize madje më të vogël se një pikë në shkronjën i. Ai në fund përfundon se kjo nuk është asgjë më pak se një mrekulli. 31
Disa shkencëtarë tjerë të cilët pranojnë se gjithësia është krijuar prej një Krijuesi dhe të cilët janë të njohur përmes atributeve të tyre të cituara janë:
23. Michael Baigent, Richard Leigh, Henry Lincoln, the Messianic Legacy, Gorgi Books, London: 1991, p. 177-178.
24. D.M.S. Watson, "Adaptation", Nature, no. 124, p. 233
25. Richard Levontin, the Demon-Haunted World, the New York Review of Books, January, 9, 1997, p. 28
26. J. De Vries, Essential of Physical Science, Wm.B.Eerdmans Pub.Co., Grand Rapids, SD 1958, p. 15.
27. David Darling, Deep Time, Delacorte Press, 1989, New York.
28.Timothy R. Stout, Tim Stout's Creation-Science Page..
29.Timothy R. Stout, Tim Stout's Creation-Science Page.
30.Timothy R. Stout, Tim Stout's Creation-Science Page.
31. Robert Matthews, Unravelling the Minde of God, London Bridege, July, 1995, p.8
32. Bilim ve Teknik, June 1997, p. 60