Gjithçka që u rrëfye gjer më tani demonstron se "hapësira tre-dimensionale" nuk ekziston në realitet, domethënë ajo është një paragjykim i bazuar në tërësi në perceptime dhe se njeriu e çon gjithë jetën e tij në "pafundësi".
Të pohohet e kundërta do të ishte sikurse të mbrohej një besim paragjykues tejet i largët prej arsyes dhe të vërtetës shkencore, sepse nuk ekziston një provë e vlefshme e ekzistencës së botës materiale tre-dimensionale.
Kjo hedh poshtë supozimin parësor të filozofisë materialiste që përbën bazën e teorisë së evolucionit, supozimin se materia është absolute dhe e amshueshme. Supozimi i dytë mbi të cilin mbështetet filozofia materialiste është supozimi se koha është absolute dhe e amshueshme. Ky është poaq paragjykues sa edhe i pari.
Ajo që ne perceptojmë si kohë është, në të vërtetë, një metodë me anën e së cilës një moment krahasohet me një tjetër. Këtë mund ta shpjegojmë me një shembull. Për shembull, kur një person e godet një objekt, dëgjon një tingull të caktuar. Kur ai godet të njëjtin objekt pesë minuta më vonë, dëgjon një tingull tjetër. Ky person e percepton se ekziston një interval në mes të tingullit të parë dhe të dytë dhe këtë interval e quan interval "kohe". Mirëpo kur ai dëgjon tingullin e dytë, tingulli i parë që dëgjoi nuk është asgjë më shumë se një përfytyrim në mendjen e tij. Është thjeshtë një copëz informacioni në kujtesën e tij. Personi e formulon konceptin e "kohës" duke krahasuar momentin në të cilin jeton me atë që ai ka në kujtesën e tij. Po të mos bëhej ky krahasim, nuk mund të ketë ndonjë koncept të kohës.
Ngjashëm, një person bën një krahasim kur e sheh dikend që hyn në një dhomë nga një derë dhe që ulet në një karrigë në mes të dhomës. Kur ky person të jetë ulur në karrigë, përfytyrimet në lidhje me momentet kur ai hap derën, hyn në dhomë dhe arrin deri tek karriga grumbullohen si copëza informacionesh në tru. Perceptimi i kohës ndodhë kur njeriu krahason njeriun që ulet në karrigë me ato copëza informatash.
Thënë shkurt, koha ekziston si rezultat i krahasimit të bërë në mes të disa iluzioneve të deponuara në tru. Po të mos kishte njeriu kujtesën, atëherë truri i tij nuk do të bënte interpretime të tilla dhe prandaj kurrë nuk do të formonte konceptin e kohës. E vetmja arsye pse dikush llogaritë të jetë tridhjetë vjeçar është sepse ai ka akumuluar informacionin në lidhje me ato thridhjetë vjet në mendjen e tij. Po të mos ekzistonte kujtesa e tij, atëherë ai nuk do të mendonte për ekzistencën e një periudhe të tillë paraprirëse dhe do të përjetonte vetëm "momentin" e vetëm në të cilin ai jeton.
Le të përpiqemi ta qartësojmë këtë çështje duke cituar shpjegimet e shkencëtarëve dhe dijetarëve të ndryshëm në lidhje me këtë çështje. Në lidhje me çështjen e rrjedhës së kohës në drejtimin e kundërt, intelektuali i famshëm dhe profesori i gjenetikës fitues i çmimit Nobël, Fransua Jakob, deklaron si vijon në librin e tij Le Jeu des Possibles (E mundshmja dhe ekzistuesja):
Filmat e luajtur mbrapsht na mundësojnë të imagjinojmë një botë në të cilën koha rrjedhë në drejtim të kundërt. Një botë në të cilën qumështi ndahet nga kafeja dhe kërcen jashtë filxhanit për të arritur në enën e qumështit; një botë në të cilën rrezet e dritës emitohen prej mureve për t'u përmbledhur në një kurthë (qendër të gravitacionit) në vend se të shpërndahet me vrull prej një burimi të dritës; një botë në të cilën një gur kthehet në pëllëmbën e një njeriu me anë të një bashkëpunimi të mahnitshëm të pikave të panumërta të ujit që mundësojnë që guri të kërcej jashtë ujit. Mirëpo, në një botë të tillë në të cilën koha ka tipare aq të kundërta, proceset e trurit tonë dhe mënyra se si kujtesa përpilon/grumbullon informatat, do të funksiononte ngjashëm në drejtim të kundërt. E njëjta gjë vlen për të kaluarën dhe të ardhmën dhe bota do të na shfaqej pikërisht në mënyrën se si na paraqitet tani.80
Zamanın Tersine İşlediği Bir Dünyada, Geçmiş, Gelecek Olurdu |
Tüm olaylar bize belli bir sıralamayla gösterildiği için, zamanın hep ileri doğru aktığını düşünürüz. Örneğin bir kayakçı hep dağdan aşağı doğru kayar, yukarı doğru kaymaz veya bir su damlası su birikintisinden yukarı doğru çıkmaz, hep aşağı doğru düşer. Bu durumda bir kayakçının tepedeki hali geçmiş iken, aşağıya ulaştığı hali gelecektir. Oysa eğer hafızamızdaki bilgiler, bir filmin başa sarılması gibi tersine doğru gösterilmeye başlarsa bizim için gelecek, yani aşağı inmiş hali geçmiş olur, geçmiş ise yani tepedeki hali ise gelecek olur. |
Pasiqë truri është i mësuar me një rrjedhë të caktuar të ngjarjeve, bota nuk funksionon siç u rrëfye më lartë dhe ne supozojmë se koha rrjedhë gjithnjë përpara. Megjithatë, ky është një vendim që merret në tru dhe është relativ. Në realitet, ne kurrë nuk mund të dijmë se si rrjedhë koha apo nëse ajo rrjedhë ose jo. Ky është një tregues i faktit se koha nuk është një fakt absolut por vetëm një lloj perceptimi.
Relativiteti i kohës është një fakt i verifikuar poashtu nga njëri prej fizikanëve më të rëndësishëm të shekullit të 20të, Albert Ajnshtajni. Linkoln Barnet, shkruan në librin e tij Gjithësia dhe Dr. Ajnshtajni:
1. 30 yıl Önce, | 2. Bugün |
Işık hızına yakın bir hızla uzay yolculuğuna çıkan ikiz kardeşlerden biri, 30 yıl sonra geri döndüğünde, dünyada kalan kardeş diğerine göre çok daha yaşlı olacaktır. |
Bashkë me hapësirën absolute, Ajnshtajni hodhi poshtë idenë e kohës absolute – e një rrjedhe univerzale të kohës të qëndrueshme, të pandryshueshme dhe të paepur, që rrjedhë prej të kaluarës së pafund në të ardhmën e pafund. Paqartësia më e madhe që ka rrethuar Teorinë e Relativitetit buron prej mosdashjes së njeriut të pranojë se ndjenja e kohës, sikurse ndjenja e ngjyrës, është një formë perceptimi. Mu sikurse hapësira është thjeshtë një rregull i mundshëm i objekteve materiale, ashtu edhe koha është një rregull i mundshëm i ngjarjeve. Subjektiviteti i kohës shpjegohet më së miri me vet fjalët e Ajnshtajnit. "Përvojat e një individi" thot ai, "na shfaqen të rregulluara në një varg ngjarjesh; në këtë varg ngjarjet e vetmuara të cilat i mbajmë në mend na shfaqen të renditura sipas kriterit 'më heret' dhe 'më vonë'. Prandaj, për individin, ekziston një Unë-kohë apo kohë subjektive. Kjo në vetvete nuk është e matshme. Unë mundem, me të vërtetë, t'u shoqërojë numra ngjarjeve, në mënyrë të tillë që një numër më i madh shoqërohet me ngjarjen më të vonshme se sa me një ngjarje më të hershme." 81
Siç citohet në librin e Barnetit, Ajnshtajni vet theksoi se: "hapësira dhe koha janë forma të intuitës, të cilat nuk mund të ndahen prej ndërgjegjes më shumë se konceptet tona të ngjyrës, formës apo madhësisë." Sipas Teorisë së Relativitetit të Përgjithshëm: "koha nuk ka ekzistencë të pavarur të veçuar nga renditja e ngjarjeve me të cilat e masim atë."82
Pasiqë koha përbëhet prej perceptimit, ajo varet tërësisht nga perceptuesi dhe prandaj është relative.
Shpejtësia me të cilën rrjedhë koha ndryshon në pajtim me referencat që ne përdorim për ta matur atë sepse nuk ekziston një orë e natyrshme në organizmin e njeriut për të treguar saktësisht se sa shpejtë kalon koha. Siç shkruajti Linkoln Barnet: "Sikur që nuk ekziston një gjë e tillë si ngjyra pa një sy për ta dalluar atë, ashtu edhe një çast apo një orë apo një ditë nuk është asgjë pa një ngjarje për ta shënuar atë."83
Relativiteti i kohës përjetohet qartë në ëndrra. Edhepse ajo që shohim në ëndrrat tona duket të zgjas për orë të tëra, në të vërtetë, zgjatë vetëm disa minuta dhe madje disa sekonda.
Le të mendojmë për një shembull për ta qartësuar këtë çështje më tej. Le të pandehim se jemi të vendosur në një dhomë me një dritare të vetme që është dizajnuar në mënyrë të posaçme dhe se ne jemi mbajtur aty për një periudhë të caktuar. Le të ketë një orë në dhomë ku mund të shohim sasinë e kohës që ka kaluar. Në të njëjtën kohë, le të jetë se nga dritarja e dhomës shohim diellin që lind dhe perëndon në intervale të caktuara. Disa ditë më vonë, përgjigja që ne do të japnim në pyetjen për sasinë e kohës që kaluam në dhomë do të mbështetej si në informacionin që do të kishim grumbulluar duke shikuar në orë kohë pas kohe dhe në llogaritjen që do të kishim bërë duke iu referuar asaj se sa herë dielli lindi dhe perëndoi. Për shembull, mund të llogarisim se kaluam tri ditë në këtë dhomë. Mirëpo, nëse personi i cili na vendosi në atë dhomë do të thot se ne kishim kaluar vetëm dy ditë në dhomë dhe se dielli që kishim parë prej dritares u prodhua artificialisht me anë të një makine simuluese dhe se ora në dhomë u rregullua posaçërisht për të punuar më shpejtë, atëherë llogaritja që do të kishim bërë do të ishte e pakuptim.
Ky shembull konfirmon se informacioni që kemi për shpejtësinë e kalimit të kohës bazohet në referenca relative. Relativiteti i kohës është një fakt shkencor poashtu i vërtetuar me anë të metodologjisë shkencore. Teoria e Relativitetit të Përgjithshëm e Ajnshtajnit pohon se shpejtësia e kohës ndryshon varësisht prej shpejtësisë së objektit dhe pozitës së tij në fushën e gravitacionit. Me rritjen e shpejtësisë, koha shkurtohet dhe ngjeshet/përmbledhet; ngadalësohet sikur të arrinte në pikën e "ndalimit".
Le ta shpjegojmë këtë me një shembull të dhënë nga Ajnshtajni. Imagjinoni dy binjakë, njëri prej të cilëve qëndron në tokë ndërsa tjetri shkon të udhëtojë në gjithësi me një shpejtësi të afërt me atë të dritës. Kur të kthehet, udhëtari do të shoh se vëllau i tij është bërë shumë më i vjetër se ai. Arsyeja është se koha rrjedhë shumë më ngadalë për personin i cili udhëton me shpejtësi të afërta me shpejtësinë e dritës. Le të marrim parasysh një baba që udhëton në gjithësi dhe djalin e tij tokësor. Poqese babai do të ishte njëzet e shtatë vjeçar kur do të nisej dhe djali i tij tre vjeçar; kur do të kthehej babai në tokë tridhjetë vjet më vonë (kohë tokësore), djali do të ishte tridhjetë e tre vjeçar ndërsa babai i tij do të ishte vetëm tridhjetë vjeçar.46 Ky relativitet i kohës nuk shkaktohet me ngadalësimin apo shpejtimin e orëve ose me ngadalësimin e një burimi mekanik. Kjo më tepër është rezultat i periudhave të ndara të funksionimit të tërë sistemit të ekzistencës materiale, e cila shkon aq thellë sa edhe grimcat nën-atomike (më të vogla se atomi). Me fjalë të tjera, për personin që e përjeton atë, shkurtimi i kohës nuk përjetohet si veprim në një film me lëvizje të ngadalësuara. Në një ambient të tillë ku koha shkurtohet, të rrahurat e zemrës së njeriut, riprodhimi i qelizave dhe funksionet e trurit, etj, të gjitha funksionojnë më ngadalë se ato të njeriut që lëvizë më ngadalë në tokë. Sidoqoftë, personi vazhdon jetën e tij të përditshme dhe nuk e heton shkurtimin e kohës fare. Me të vërtetë shkurtimi madje as nuk bëhet i dukshëm derisa të bëhet krahasimi.
Përfundimi në të cilin vijmë me anë të zbulimeve të shkencës moderne është se koha nuk është një fakt absolut siç supozohet prej materialistëve, por vetëm një perceptim relativ. Ajo që është më interesante është se ky fakt, i pazbuluar deri në shekullin e 20të nga shkenca, iu shpall njerëzimit në Kur'an katërmbëdhjetë shekuj më parë. Ka referenca të ndryshme në Kur'an për relativitetin e kohës.
Është e mundshme të shohim në shumë vargje të Kur'anit faktin e vërtetuar shkencërisht se koha është një perceptim psikologjik i varur nga ngjaret, ambienti dhe rrethanat. Për shembull, e tërë jeta e një njeriu është një kohë shumë e shkurtër siç informohemi në Kur'an:
Dhe ditën kur Ai do t'i tubojë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. (Sure Junus: 45)
Disa vargje tregojnë se njerëzit e perceptojnë kohën në mënyra të ndryshme dhe se nganjëherë njerëzit mund ta perceptojnë një periudhë shumë të shkurtër si një periudhë shumë të gjatë. Biseda në vijim e zhvilluar ndërmjet njerëzve gjatë gjykimit të tyre në ahiret është shembull i mirë për këtë:
Në disa vargje tjera Allahu shpall se koha mund të rrjedhë me ritme të ndryshme në ambiente të ndryshme:
Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet. (Sure Me'arixh: 4)
Ai e rregullon çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështje) ngrihet tek Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet. (Es-Sexhde 5)
Këto vargje janë shprehje e qartë e relativitetit të kohës. Se ky rezultat, i cili vetëm së voni u kuptua nga shkencëtarët në shekullin e 20të, iu komunikua njeriut 1,400 vjet më parë në Kur'an është një tregues i shpalljes së Kur'anit nga Allahu, I Cili përfshinë gjithë kohën dhe hapësirën.
Shumë vargje tjera të Kur'anit zbulojnë se koha është një perceptim. Kjo është e qartë në veçanti në tregimet. Për shembull, Allahu i ka mbajtur Shokët e Shpellës, një grup të besimtarëve të përmendur në Kur'an, në një gjumë të thellë për më shumë se tre shekuj. Kur ata u zgjuan, menduan se kishin qëndruar në atë gjendje për një kohë të shkurtër dhe nuk kishin dijeni se sa gjatë kishin fjetur:
Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgoni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i jap të kuptojë askujt për ju". (Sure Kehf: 19)
Situata e treguar në ajetin e mëposhtëm është poashtu dëshmi se koha është në të vërtetë një perceptim psikologjik.
Vargu i mësipërm thekson në mënyrë të qartë se Allahu, I Cili krijoi kohën, është i pavarur prej saj. Njeriu, në anën tjetër, është i varur prej kohës, gjë që është e përcaktuar prej Allahut. Sikurse në këtë varg, njeriu është madje i paaftë të dijë se sa gjatë ka fjetur. Në një gjendje të tillë, të pohohet se koha është absolute (siç bëjnë materialistët në të menduarit e tyre të shtrembëruar) është një gjë e paarsyeshme.
Ky relativitet i kohës e qartëson një çështje shumë të rëndësishme. Relativiteti është aq i ndryshueshëm sa që një periudhë që ne na duket e gjatë me miliarda vjet mund të zgjas vetëm një sekond në një perspektivë tjetër. Veç kësaj, një periudhë vigane e kohës që shtrihet prej fillimit të botës deri te fundi i saj mundet madje të mos zgjas as edhe një sekond por vetëm një çast në një dimension tjetër.
Ky është pikërisht thelbi i konceptit të fatit – një koncept që nuk kuptohet mirë nga shumica e njerëzve, posaçërisht nga materiastët të cilët e mohojnë atë në tërësi. Fati është dijenia e përkryer e Allahut për të gjitha ngjarjet e kaluara dhe të ardhme. Shumica e njerëzve e vënë në dyshim faktin se si Allahu mundet tashmë të dijë për ngjarjet që ende nuk janë përjetuar dhe kjo bën që ata të dështojnë në të kuptuarit e vërtetësisë së fatit. Megjithatë, "ngjarjet akoma të papërjetuara" janë të tilla vetëm për ne. Allahu nuk është i varur nga koha apo hapësira sepse Ai Vet i ka krijuar ato. Për këtë arsye, e kaluara, e ardhmja dhe e tashmja janë të gjitha të njëjta për Allahun; sepse për Atë gjithçka tashmë ka ndodhur dhe ka përfunduar.
Në librin Gjithësia dhe Dr. Ajnshtajni, Linkoln Barnet shpjegon se si Teoria e Relativitetit të Përgjithshëm na shpie te ky përfundim. Sipas Barnetit, gjithësia mund të "përfshihet me gjithë madhështinë e saj vetëm nga një intelekt kozmik".47 Vullneti që Barneti e quan "intelekti kozmik" është urtësia dhe dijenia e Allahut, I Cili mbizotëron tërë gjithësinë. Mu sikurse mund të shohim me lehtësi fillimin, mesin dhe fundin e një sundimtari dhe të gjitha elementet në mes si një tërësi, Allahu e njeh kohën nga e cila jemi të varur sikurse ajo të ishte një moment i vetëm që prej fillimit e deri në fund të saj. Mirëpo, njerëzit përjetojnë ngjarjet vetëm kur të vie koha e tyre dhe bëhen dëshmitarë të fatit që Allahu ka krijuar për ta.
Është poashtu e rëndësishme të tërheqim vëmendjen ndaj cektësisë së kuptimit të shtrembëruar të fatit që dominon në shoqërinë tonë. Ky besim i shtrembëruar i fatit është një paragjykim se Allahu ka përcaktuar një "fat" për çdo njeri por se këto fate munden ndonjëherë të ndryshohen prej njerëzve. Për shembull, njerëzit bëjnë deklarata sipërfaqësore për një pacient i cili kthehet prej pragut të vdekjes si "ai mposhti fatin e tij". Askush nuk është i aftë të ndryshojë fatin e tij. Personi i cili u kthye nga pragu i vdekjes, nuk vdiq saktësisht sepse ai e kishte të paracaktuar të mos vdes në atë kohë. Për ironi, është fati i këtyre njerëzve që mashtrojnë vetveten duke thënë "Unë e mposhta fatin tim" se do të thonë ashtu dhe do ta mbajnë këtë mendësi.
Fati është dijenia e amshueshme e Allahut dhe për Allahun, I Cili e njeh kohën si një moment të vetëm dhe I Cili mbizotëron gjithë kohën dhe hapësirën; gjithçka është vendosur/përcaktuar dhe ka përfunduar në lidhje me fatin. Ne poashtu kuptojmë prej asaj që Ai rrëfen në Kur'an se koha është një për Allahun: disa ngjarje që ne na duket të ndodhin në të ardhmën rrëfehen në Kur'an në atë mënyrë sikur ato të kishin ndodhur tashmë shumë kohë më parë. Për shembull, vargjet që përshkruajnë llogaritë që njerëzit duhet t'i japin Allahut në ahiret rrëfehen si ngjarje të cilat kanë ndodhur shumë kohë më parë:
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur ç'ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur ja, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhërin e Zotit). Dhe toka ndriçohet me dritën e Zotit të vet, dhe Libri (shënimet mbi veprat) vëhet pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, dhe atyre nuk u bëhet padrejtë… E ata që nuk besuan sillen në grupe në Xhehennem… E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe në Xhennet" (Sure Zumer: 68-73)
Disa vargje të tjera për këtë çështje janë:
E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari. (Sure Kaf: 21)
E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur. (Sure Hakka: 16)
Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi. Aty janë të mbështetur në koltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. (Sure Insan: 12-13)
E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. (Sure Nazi'at: 36)
E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. (Sure Mutaffifin: 34)
Kriminelët e shohin zjarri dhe binden se do të hudhen në të, dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij. (Sure Kehf: 53)
Siç mund të shihet, ndodhitë që do të ndodhin pas vdekjes sonë (nga këndvështrimi jonë) rrëfehen në Kur'an si ngjarje të kaluara tashmë të përjetuara. Allahu nuk është i varur nga korniza relative e kohës në të cilën ne jemi të ngujuar. Allahu i ka paracaktuar këto gjëra në pafundësi: njerëzit i kanë realizuar tashmë ato dhe të gjitha këto ngjarje janë përjetuar dhe kanë mbaruar. Ai përkujton në ajetin e mëposhtëm se çdo ngjarje, e madhe apo e vogël, është e përfshirë në dijeninë e Allahut dhe është e evidentuar në një libër:
Çështjet e diskutuara në këtë kapitull, domethënë e vërteta që përbën bazën e materies, amshueshmërisë dhe pafundësisë, janë me të vërtetë tejet të qarta. Siç u përshkrua më heret, këto përfundimisht nuk janë asnjë lloj filozofie apo mënyre e të menduarit, por përfundime shkencore që është e pamundshme të mohohen. Përveç të qenit e saj një realitet teknik, dëshmitë poashtu nuk pranojnë asnjë alternativë tjetër të arsyeshme apo logjike në lidhje me këtë çështje: gjithësia është një qenie iluzore me tërë materien që e përbën atë dhe me të gjitha krijesat që jetojnë në të. Ajo është një përmbledhje perceptimesh.
Materialistët e kanë shumë të vështirë ta kuptojnë këtë fakt. Për shembull, po të kthehemi tek shembulli i autobusit të Policerit: edhepse Policeri teknikisht e dinte se nuk mund të dilte jashtë perceptimeve të tij ai mund ta pranonte këtë vetëm në raste të caktuara. Domethënë, për Policerin, ngjarjet ndodhin në tru deri në përplasjen me autobus, por posa të ndodhë ndeshja me autobus, gjërat dalin jashtë trurit dhe marrin realitet fizik. E meta logjike e këtij argumenti është më se e qartë. Policeri ka bërë gabimin e njëjtë si materialisti Xhonson i cili tha: "Unë e shqelmoj gurin, ndiej dhimbje në këmbë, prandaj ai ekziston". Policeri nuk mund ta kuptonte se tronditja e përjetuar pas ndeshjes me autobus ishte gjithashtu vetëm një perceptim.
Arsyeja e ndërdijes pse materialistët nuk mund ta kuptojnë këtë çështje është frika e tyre ndaj asaj me çka do të përballen kur ta kuptojnë atë. Linkoln Barnet na tregon se disa shkencëtarë "e dalluan" këtë çështje:
Bashkë me reduktimin e tërë realitetit objektiv në një botë-hije të perceptimeve nga ana e filozofëve, shkencëtarët janë bërë të vetëdijshëm për kufizimet shqetësuese të shqisave të njeriut.86
Çdo referim që i bëhet faktit se materia dhe koha janë perceptime shkakton frikë të madhe tek materialisti, sepse ato janë të vetmet nocione në të cilat ai i konsideron si qenie absolute. Ai, në njëfarë mënyre, i merr ato si idhuj për t'i adhuruar; sepse mendon se materia dhe koha (përmes evolucionit) e krijuan atë.
Prej këtij momenti e tutje, ky materialist përpiqet ta bind veten për realitetin e materies dhe shpikë "dëshmi/prova" për këtë qëllim. Ai e godet me grushtin e tij murin, shqelmon gurë, bërtet, çirret, por s'mundet kurrë t'i ikë realitetit.
Sikurse dëshirojnë që ta largojnë këtë realitet prej mendjeve të tyre, ata poashtu dëshirojnë që edhe njerëzit e tjerë ta flakin atë. Ata janë poashtu të vetëdijshëm se nëse njerëzit në përgjithësi e njohin natyrën e vërtetë të materies, natyra primitive e vet filozofisë së tyre dhe mosdija e botëkuptimit të tyre do të zhveshet që ta shohin të gjithë dhe nuk do të mbetet asnjë bazë ku ata do të mund t'i mbështesin pikëpamjet e tyre. Këto druajtje janë arsyet pse ata janë aq të trazuar nga faktet e rrëfyera këtu.
Allahu shpall se shqetësimet e mosbesimtarëve do të shtohen në ahiret. Në ditën e gjykimit, atyre do t'ju drejtohet në këtë mënyrë:
Pas kësaj, mosbesimtarët do të jenë dëshmitarë se pronat e tyre, fëmijët dhe të afërmit e tyre, të cilët ata kishin supozuar të jenë të vërtetë dhe që ia kishin përshkruar Allahut shokë, t'i lënë ata dhe të zhduken. Allahu na informon për këtë në ajetin: "Shih, se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin!" (Sure En'am: 24)
Ndërsa fakti se materia dhe koha janë perceptime i shqetëson materialistët, e kundërta vlen për besimtarët. Ata që besojnë gëzohen shumë kur e kuptojnë atë që fshehet pas materies, sepse ky realitet është çelësi i të gjitha çështjeve. Me këtë çelës, të gjitha fshehtësitë zbërthehen. Njeriu me lehtësi kupton shumë çështje që paraprakisht kishte vështirësi për t'i kuptuar.
Siç u tha më heret, çështjet e vdekjes, xhennetit, xhehennemit, ahiretit, dimensioneve që ndryshojnë dhe pyetjet e tilla si "Ku është Allahu?" "Çfarë ekzistonte para Allahut?" "Kush krijoi Allahun?" "Sa do të zgjas jeta në varr?" "Ku janë xhenneti dhe xhehennemi?" dhe "Ku ekzistojnë tani xhenneti dhe xhehennemi?" marrin përgjigje me lehtësi. Do të kuptohet se me çfarë lloj rregulli krijoi Allahu tërë gjithësinë nga asgjëja, aq shumë sa që, me këtë fshehtësi, pyetjet "kur?" dhe "ku?" bëhen të pakuptim sepse nuk mbetet më as koha dhe as hapësira. Kur të kuptohet pafundësia, do të kuptohet se gjithçka ndodhë në një moment të vetëm: për asgjë nuk pritet dhe koha nuk kalon, sepse gjithçka tashmë ka ndodhur dhe ka përfunduar.
Me zbërthimin e kësaj fshehtësie, bota shëndrrohet në parajsë për besimtarin. Të gjitha brengat shqetësuese materiale, shqetësimet dhe frikat zhduken. Njeriu e kupton se e tërë gjithësia ka një sundues të vetëm, se Ai e ndryshon tërë botën fizike ashtu si dëshiron Ai dhe se gjithçka që njeriu duhet të bëj është t'i drejtohet Atij. Ai atëherë ia nënshtron vetveten plotësisht Allahut "për t'ju përkushtuar shërbimit të Tij". (Sure Ali Imran: 35)
Të kuptuarit e kësaj fshehtësie është përfitimi më i madh në këtë botë.
Me këtë fshehtësi, zbulohet një realitet tjetër shumë i rëndësishëm i përmendur në Kur'an: se "Allahu është më afër njeriut se damari i qafës së tij" (Sure Kaf: 16). Kjo rrethanë mund të shpjegohet me lehtësi me realitetin e pafundësisë. Ky ajet poashtu mund të kuptohet më mirë me të kuptuarit e kësaj fshehtësie.
Kjo është e vërteta e kulluar. Do të duhej rrënjosur mirë se nuk ekziston tjetër ndihmues dhe furnizues për njeriun përveç Allahut. Nuk ekziston asgjë përveç Allahut; Ai është qenia e vetme absolute tek E Cila njeriu mund të kërkojë strehim, Të Cilës njeriu mund t'i lutet për ndihmë dhe të llogaris në shpërblim.
Ngado që të kthehemi, është prania e Allahut.
80. François Jacob, Le Jeu des Possibles, University of Washington Press, 1982, p.111
81. Lincoln Barnett, the Universe and Dr.Einstein, William Sloane Associate, New York, 1948, pp. 52-53
82. Lincoln Barnett, the Universe and Dr.Einstein, William Sloane Associate, New York, 1948, p.17
83. Lincoln Barnett, the Universe and Dr.Einstein, William Sloane Associate, New York, 1948, p.58.
84. Paul Strathern, the Big Idea: Einstein and Relativity, Arrow Books, 1997, p. 57
85. Lincoln Barnett, the Universe and Dr.Einstein, William Sloane Associate, New York, 1948, p.84
86. Lincoln Barnett, the Universe and Dr.Einstein, William Sloane Associate, New York, 1948, pp.17-18