logo
HARUN YAHYA

Prej Mosqenies Në Ekzistencë

Pyetjet se si zuri fill gjithësia, ku shpie ajo dhe si ligjet që mbajnë këtë rregull dhe barazpeshë funksionojnë kanë qenë gjithmonë tema të interesimit. Shkencëtarët dhe mendimtarët kanë menduar në lidhje me këtë çështje pandërprerë dhe kanë krijuar mjaft teori.

Mendimi mbizotërues deri në fillim të shekullit 20të ishte se gjithësia kishte përmasa të pafund, se kishte ekzistuar përjetësisht dhe se do të vazhdonte të ekzistonte përgjithmonë. Sipas kësaj pikëpamjeje, të quajtur 'modeli statik i gjithësisë', gjithësia nuk kishte as fillim dhe as fund.

Duke vendosur bazat për filozofinë materialiste, kjo pikëpamje mohonte ekzistencën e një Krijuesi ndërsa pohonte se gjithësia është një grumbull i përhershëm, i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm i materies.

Materializmi është një sistem i të menduarit sipas të cilit materia është një qenie absolute dhe mohon ekzistencën e çdo gjëje përveç materies. Meqenëse i kishte rrënjët e saj në Greqinë e lashtë dhe duke fituar përkrahje gjithnjë e në rritje në shekullin e 19të, ky sistem i të menduarit u bë i njohur në formën e materializmit dialektik të Karl Marksit.

As we have stated earlier, the static universe model of the 19th century prepared the grounds for the materialist philosophy. In his book Principes Fondamentaux de Philosophie, George Politzer stated concerning the basis of this universe model that "the universe was not a created object", and added:

Siç këmi thënë më heret, modeli statik i gjithësisë i shekullit 19të përgatiti bazat e filozofisë materialiste. Në këtë libër Principes Fondamentaux de Philosophie (Principet Fundamentale të Filozofisë), Xhorxh Policeri deklaroi në lidhje me bazën e këtij modeli të gjithësisë se: "gjithësia nuk ishte një objekt i krijuar" dhe shtoi: Po të ishte, atëherë do të duhej të ishte krijohej përnjëherë nga Zoti dhe të vinte në jetë prej asgjëje. Për të pranuar krijimin, njeriut i duhet të pranoj, në rradhë të parë, ekzistencën e një momenti kur gjithësia nuk ekzistonte dhe se diçka u krijua nga asgjëja. Kjo është diçka me të cilën shkenca s'mund të pajtohet. 1

Kur Policeri pohoi se gjithësia nuk u krijua prej asgjësë, ai po mbështetej në modelin statik të gjithësisë të shekullit 19të dhe duke menduar që po parashtronte një pohim shkencor. Mirëpo, shkenca dhe teknologjia në zhvillim e shekullit 20të hodhi poshtë idetë primitive siç është modeli statik i gjithësisë që vuri bazat për materialistët. Sot, në prag të shekullit 21, fizika moderne ka vërtetuar me anë të eksperimenteve, vrojtimeve dhe llogaritjeve të shumta se gjithësia kishte një fillim dhe se ajo u krijua prej asgjëje me anë të një shpërthimi të madh.

Veç kësaj, u zbulua se gjithësia nuk ishte statike siç pretendonin materialistët, por ajo zgjerohej. Sot këto fakte pranohen nga e tërë bota shkencore.

Se gjithësia kishte një fillim nënkupton se gjithësia erdh në jetë prej asgjëje, domethënë, se ajo u krijua. Poqese ekziston një gjë e krijuar (e cila nuk kishte ekzistuar më parë), atëherë padyshim se duhet të ketë një Krijues. Të krijuarit prej mosqenies është diçka e paimagjinueshme për mendjen njerëzore. Prandaj, të krijuarit prej mosqenies është një gjë krejtësisht tjetër prej bashkimit të objekteve për të formuar një objekt të ri (siç janë veprat e artit apo shpikjet teknologjike). Është shenjë/argument vetëm i krijimit të Allahut se gjithçka u formua në mënyrë të përkryer përnjëherë dhe në një moment të vetëm, kur gjërat e krijuara nuk kishin shembuj të mëparshëm dhe madje as koha dhe as hapësira nuk ekzistonin ku të krijoheshin ato.

Ardhja në jetë e gjithësisë nga mosqenia është prova më madhështore e mundshme se ajo është krijuar. Marrja parasysh e këtij fakti do të ndryshojë shumë gjëra. Kjo i ndihmon njerëzit të kuptojnë domethënien e jetës dhe të rishikojnë qëndrimet dhe qëllimet e tyre. Kjo është arsyeja pse gjatë historisë, shumë njerëz janë përpjekur të shpërfillin faktin e krijimit të cilin ata nuk mund ta kuptonin plotësisht, edhepse dëshmia për të ishte e qartë për ta. Ata sajuan alternative për të krijuar huti në mendjet e njerëzve. Sidoqoftë, vet dëshmitë shkencore përfundimisht u japin fund këtyre teorive.

Tani, le t'i hedhim një vështrim të shkurtër procesit zhvillimor të shkencës përmes të cilit u krijua gjithësia.

Zgjerimi I Gjithësisë

Atom

Edvin Habëll, pranë teleskopit të tij gjigant.

Në vitin 1929, në Observatorin e Kalifornia Mount Vilson, një astronom amerikan i quajtur Edvin Habëll bëri njërën prej zbulimeve më të mëdha në historinë e astronomisë. Gjersa vrojtonte yjet me një teleskop gjigant, ai zbuloi se drita që vinte prej tyre zhvendosej në drejtim të skajit të kuq të spektrit dhe se kjo zhvendosje ishte më e shprehur sa më i largët ishte ylli prej tokës. Ky zbulim kishte një efekt elektrizues në botën e shkencës, sepse sipas rregullave të pranuara të fizikës, spektret e rrezeve të dritës që lëvizin në drejtim të pikës së vrojtimit anojnë kah ngjyra vjollcë ndërsa spektret e rrezeve të dritës që lëvizin në drejtim të kundërt në raport me pikën e vrojtimit anojnë kah ngjyra e kuqe. Gjatë vrojtimeve të Habëllit, u zbulua se drita që vinte prej yjeve anonte kah ngjyra e kuqe. Kjo nënkuptonte se ato vazhdimisht largoheshin prej nesh.

galaksilerin uzaklıkları ile kızıla kaçış oranları

Këtu, tregohet dallimi në largësinë e galaktikave të ndryshme dhe shkalla në të cilën ato shkojnë nga e kuqja. Vija vertikale në maje tregon një pikë të caktuar në spektër. Në spektrat tjerë, kjo pikë shkon nga e djathta aq sa shtrihen shigjetat horizontale. Prirja/animi nga e kuqja, e cila është treguese e largësisë, rritet me largimin e mëtejshëm të një galaktike prej tokës.

Së shpejti, Habëll bëri edhe një zbulim tjetër shumë të rëndësishëm: Yjet dhe galaktikat largoheshin jo vetëm prej nesh, por edhe prej njëra tjetrës. I vetmi përfundim që mund të nxjerrej prej një gjithësie ku gjithçka largohet prej çdo gjëje tjetër është se gjithësia 'zgjerohet' vazhdimisht.

Për ta pasur më të qartë, për gjithësinë mund të mendohet si për sipërfaqen e balonit që fryhet. Pikërisht ashtu sikurse pikat në sipërfaqen e balonit largohen prej njëra tjetrës me fryerjen e balonit, ashtu edhe objektet në hapësirë largohen prej njëra tjetrës me të zgjeruar të gjithësisë.

Në të vërtetë, kjo ishte zbuluar teorikisht madje edhe më heret. Albert Ajnshtajni, i cili konsiderohet si shkencëtari më i madh i shekullit, kishte ardhur në përfundim pas llogaritjeve që kishte bërë në fizikën teorike se gjithësia nuk mund të ishte statike. Megjithatë, ai e kishte mbajtur të heshtur këtë zbulim thjeshtë për t'mos rënë në kundërshtim me modelin e gjithësisë statike të kohës së tij të pranuar botërisht. Më vonë, Ajnshtajni do ta identifikonte këtë veprim të tij si 'gabimin më të madh të karrierës së tij'. Më pas, u bë e qartë nga vrojtimet e Habëllit se gjithësia zgjerohet.

Çfarë rëndësie kishte atëherë fakti se gjithësia zgjerohet për ekzistencën e gjithësisë? Zgjerimi i gjithësisë nënkuptonte se po të mund të lëvizte gjithësia mbrapsht në kohë, do të vërtetohej që gjithësia kishte zënë fill nga një pikë e vetme. Llogaritjet treguan se kjo 'pikë e vetme' që strehoi gjithë materien e gjithësisë do të duhej të kishte 'vëllim zero' dhe 'dendësi të pakufishme'. Gjithësia kishte zënë fill prej shpërthimit të kësaj pike të vetme me vëllim zero. Ky shpërthim madhështor që shënoi fillimin e gjithësisë u emërua 'Shpërthimi i Madh' (Big Bengu) dhe teoria filloi të quhej ashtu. Duhet të theksohet se 'vëllimi zero' është një shprehje teorike e përdorur për qëllime përshkruese. Shkenca mund ta definojë konceptin/idenë e 'asgjësë', i cili tejkalon kufijtë e të kuptuarit njerëzor, vetëm duke e përshkruar atë si 'një pikë me vëllim zero'. Në të vërtetë, 'një pikë pa vëllim' don të thot 'asgjë/mosqenie'. Gjithësia erdh në jetë nga asgjëja/mosqenia. Me fjalë të tjera, ajo u krijua.

Teoria e Shpërthimit të Madh tregoi se në fillim të gjitha objektet në gjithësi ishin një tërësi dhe pastaj u ndanë. Ky fakt, i cili u zbulua me teorinë e Shpërthimit të Madh u shpall në Kur'an 14 shekuj më parë, kur njerëzit kishin një dijeni shumë të kufizuar për gjithësinë:

A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi? A nuk besojnë? (Sure Enbija: 30)

Siç shpallet në këtë varg, gjithçka, madje edhe 'qiejt dhe toka' që ende nuk ishin krijuar, u krijuan me një Shpërthim të Madh prej një pike të vetme dhe i dhanë formë gjithësisë ekzistuese duke u ndarë prej njëra tjetrës.

Kur e bëjmë krahasimin e formulimeve në këtë varg me teorinë e Shpërthimit të Madh, vërejmë se ato pajtohen plotësisht me njëra tjetrën. Megjithatë, Shpërthimi i Madh u njoh si teori shkencore vetëm në shekullin e 20të.

Zgjerimi i gjithësisë është njëra prej provave më të rëndësishme shkencore se gjithësia u krijua nga asgjëja. Edhepse ky fakt nuk u zbulua prej shkencës deri në shekullin e 20të, Allahu na ka bërë me dije për këtë të vërtetë në Kur'an të shpallur 1,400 vjet më parë:

Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (Sure Dharijat: 47)

Kërkimi I Alternativave Për Teorinë E Shpërthimit Të Madh

Atom

Hulumtimet kanë treguar se yjet dhe galaktikat largohen si prej neve ashtu edhe prej njëra tjetrës, domethënë, gjithësia zgjerohet. Kjo sugjeron se kur të lëvizet mbrapsht në kohë, vërtetohet që gjithësia të ketë filluar prej një pike të vetme.

Siç shihet qartë, teoria e Shpërthimit të Madh vërtetoi se gjithësia 'u krijua nga asgjëja/mosqenia', me fjalë të tjera, se ajo u krijua prej Allahut. Për këtë arsye, astronomët e përkushtuar ndaj filozofisë materialiste vazhduan t'i bëjnë ballë Shpërthimit të Madh dhe të përkrahin teorinë e gjendjes së qëndrueshme. Arsyeja për këtë përpjekje zbulohet në fjalët në vazhdim të A.S. Eddington, njërit prej fizikanëve materialist më të shquar: 'Filozofikisht, ideja e një fillimi të papritur të rregullit ekzistues të Natyrës është e neveritshme për mua.'2

Sir Fred Hojll ishte njëri prej atyre që u trazuan/shqetësuan nga teoria e Shpërthimit të Madh. Në mesin e shekullit, Hojlli përkrahu një teori të quajtur gjendja e qëndrueshme/e pandryshueshme e cila ishte e ngjashme me qasjen e 'gjithësisë konstante/të pandryshueshme' të shekullit të 19të. Teoria e gjendjes së qëndrueshme pohonte se gjithësia ishte si e pafund në madhësi ashtu edhe e përjetshme në kohëzgjatje. Me të vetmin qëllim të qartë të përkrahjes së filozofisë materialiste, kjo teori ishte në kundërshtim të plotë me teorinë e Shpërthimit të Madh, e cila konsideronte se gjithësia kishte një fillim.

Ata që e mbrojtën teorinë e gjendjes së qëndrueshme iu kundërvunë Shpërthimit të Madh për një kohë të gjatë. Megjithatë, shkenca po punonte kundër tyre.

Disa shkencëtarë, në anën tjetër, kërkuan mënyra për të zhvilluar alternativa.

Në vitin 1948, Xhorxh Gamov doli me një ide tjetër në lidhje me Shpërthimin e Madh. Ai deklaroi se pas formimit të gjithësisë me anë të një shpërthimi të madh, një tepricë e rrezatimit duhej të kishte ekzistuar në gjithësi e mbetur prej këtij shpërthimi. Veç kësaj, ky rrezatim duhej të ishte i shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në tërë gjithësinë.

Kjo dëshmi e cila 'duhej të kishte ekzistuar' do të zbulohej së shpejti.

Më Shumë Dëshmi: Rrezatimi Kozmik Në Prapavi

Në vitin 1965, dy hulumtues të quajtur Arno Penzias dhe Robert Vilson zbuluan këto valë rastësisht. Ky rrezatim, i quajtur 'rrezatimi kozmik në prapavi', nuk dukej të rrezatonte nga një burim i caktuar/i veçantë por më tepër përshkonte gjithë hapësirën. Kështu, u kuptua se valët e nxehtësisë që rrezatonin në mënyrë të njëtrajtshme prej gjithandej në hapësirë kishin mbetur prej fazave fillestare të Shpërthimit të Madh. Penzias dhe Vilson u shpërblyen me Çmimin Nobël për zbulimin e tyre.

Në vitin 1989, NASA dërgoi në hapësirë satelitin për Hulumtim të Prapavisë Kozmike (Cosmic Background Explorer - COBE) për të hulumtuar rrezatimin e prapavisë/sfondit kozmike. Skanerëve të ndjeshëm iu nevojitën vetëm tetë minuta në këtë satelit për të vërtetuar matjet e Penzias dhe Vilson. COBE kishte gjetur mbeturinat e shpërthimit të madh që kishte ndodhur në fillimin e gjithësisë.

I definuar si zbulimi më i madh astronomik i të gjitha kohërave, ky zbulim vërtetoi qartë teorinë e Shpërthimit të Madh. Zbulimet e satelitit COBE 2 i cili u dërgua në hapësirë pas satelitit COBE poashtu vërtetoi matjet e bazuara në Shpërthimin e Madh.

Një dëshmi tjetër e rëndësishme për Shpërthimin e Madh ishte sasia e hidrogjenit dhe heliumit në hapësirë. Në llogaritjet më të vonshme, u kuptua se përqendrimi i hidrogjen-heliumit në gjithësi përputhej me llogaritjet teorike të përqendrimit të hidrogjen-heliumit të mbetur prej Shpërthimit të Madh. Po të mos kishte pasur gjithësia një fillim dhe po të kishte ekzistuar përjetësisht, përbërësi i saj i hidrogjenit do të duhej të ishte shpenzuar tërësisht dhe të shndërrohej në helium.

Bigbang büyük patlama

Të gjitha këto dëshmi bindëse bënë që teoria e Shpërthimit të Madh të përqafohej nga komuniteti shkencor. Modeli i Shpërthimit të Madh ishte pika më kulminante e arritur nga shkenca në lidhje me formimin dhe fillimin e gjithësisë.

Duke e mbrojtur teorinë e gjendjes së qëndrueshme bashkë me Fred Hojllin me vite të tëra, Denis Skiama përshkruajti qëndrimin përfundimtar që kishin arritur ata pasiqë të gjitha provat për teorinë e Shpërthimit të Madh u zbuluan. Skiama deklaroi se ai kishte marrë pjesë në debate të nxehta në mes të mbrojtësve të teorisë së gjendjes së qëndrueshme dhe të atyre të cilët e vunë në sprovë atë teori me shpresë që ta hudhnin poshtë. Ai shtoi se kishte mbrojtur teorinë e gjendjes së qëndrueshme jo pse e konsideronte atë si të vlefshme, por sepse kishte dëshirë që ajo të ishte e vlefshme. Fred Hojlli u ngrit kundër të gjitha kundërshtimeve me të filluar të shpalosjes së provave kundër kësaj teorie. Skiama vazhdon duke thënë se ai së pari ishte pozicionuar së bashku me Hojllin, por me të filluar të grumbullimit të provave, atij i ishte dashur të pranoj se loja kishte mbaruar dhe se teoria e gjendjes së qëndrueshme duhej të hudhej poshtë. 3

Prof. Xhorxh Abel i Univerzitetit të Kalifornisë gjithashtu deklaron se dëshmia ekzistuese në dispozicion tregon se gjithësia zuri fill miliarda vite më parë me Shpërthimin e Madh. Ai pranon se nuk ka zgjidhje tjetër pos të pranojë teorinë e Shpërthimit të Madh.

Me fitoren e Shpërthimit të Madh, koncepti i 'materies së përjetshme' që formoi bazën e filozofisë materialiste u hodh në grumbullin e mbeturinave të historisë. Çfarë atëherë kishte para Shpërthimit të Madh dhe cila ishte ajo fuqi që solli në 'jetë' gjithësinë me anë të këtij shpërthimi të madh kur ajo ishte 'e paqenë'? Kjo pyetje padyshim se nënkupton, sipas fjalëve të Arthur Edingtonit, faktin 'filozofikisht të pafavorshëm' për materialistët, domethënë, ekzistencën e një Krijuesi. Filozofi i famshëm ateist Antoni Flu bën këtë koment në lidhje me këtë çështje:

Është e njohur se pranimi është i mirë për shpirtin. Prandaj do të fillojë duke pranuar se ateisti Stratonist do të duhej të turpërohej nga koncensusi bashkëkohor kozmologjik. Sepse duket se kozmologët po ofrojnë një provë shkencore se ajo për çka luftonte St. Thomas nuk mund të dëshmohej filozofikisht, domethënë, se gjithësia kishte një fillim. Për aq kohë sa për gjithësinë të mendohet me rehati të jetë jo vetëm e pa fund por gjithashtu edhe e pa fillim, është e lehtë të përpiqet që ekzistenca e saj e thjeshtë dhe çfarëdo që zbulohet të jenë veçoritë e saj më fundamentale, do të duhej të pranoheshin si baza sqaruese. Edhepse besoj se ende mbetet e saktë, padyshim se nuk është as e lehtë dhe as e rehatshme që të mbahet ky qëndrim përballë historisë së Shpërthimit të Madh. 4

Shumë shkencëtarë të cilët nuk kushtëzojnë vetveten verbërisht të jenë ateistë kanë pranuar rolin e një Krijuesi të plotfuqishëm në krijimin e gjithësisë. Ky Krijues duhet të jetë një qenie E Cila ka krijuar si materien ashtu edhe kohën, por E Cila është e pavarur prej të dyjave. Astrofizikani i mirënjohur Hju Ros ka këtë për të thënë: Poqese fillimi i kohës është i njëkohshëm me fillimin e gjithësisë, siç shprehet teorema e hapësirës, atëherë shkaktari i gjithësisë duhet të jetë një qenie që vepron në një dimension kohor krejtësisht të pavarur dhe paraekzistues në raport me dimensionin e kohës së gjithësisë. Ky përfundim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të kuptuarit tonë të asaj se kush është Zoti dhe kush apo çfarë nuk është Zoti. Kjo na tregon se Zoti nuk është vet gjithësia dhe as që Zoti është i përfshirë brenda gjithësisë. 5

Materia dhe koha janë krijuar prej Krijuesit të plotfuqishëm I Cili është i pavarur prej gjithë këtyre nocioneve. Ky Krijues është Allahu, I Cili është Zoti i qiejve dhe i tokës.

Barazpeshat E Brishta Në Hapësirë

Në të vërtetë, Shpërthimi i Madh shkaktoi një telashe shumë më të madhe për materialistët se pranimet e lartpërmendura të filozofit ateist, Antoni Flu. Sepse Shpërthimi i Madh jo vetëm që provon se gjithësia u krijua prej asgjëje, por gjithashtu se ajo erdh në jetë në një mënyrë shumë mirë të planifikuar, sistematike dhe të kontrolluar.

Shpërthimi i Madh ndodhi me shpërthimin e pikës e cila përmbante gjithë materien dhe energjinë e gjithësisë dhe me shpërndarjen e saj në hapësirë në të gjitha drejtimet me një shpejtësi të llahtarshme. Prej kësaj materieje dhe energjie, u krijua një barazpeshë madhështore që përmban galaktikat, yjet, diellin, tokën dhe të gjithë trupat tjerë qiellor. Veç kësaj, u formuan ligjet e quajtura 'ligjet e fizikës', të cilat janë të njëtrajtshme në tërë gjithësinë dhe nuk ndryshojnë. Të gjitha këto tregojnë se një rregull i përkryer u krijua pas Shpërthimit të Madh.

Shpërthimet, megjithatë, nuk shkaktojnë rregull. Të gjitha shpërthimet e vrojtueshme tregojnë prirje të shkaktojnë dëm, të shpërbërjnë dhe shkatërrojnë atë që është e pranishme. Për shembull, shpërthimet e bombave atomike dhe hidrogjenike, shpërthimet e gazërave shpërthyese, shpërthimet vullkanike, shpërthimet e gazit natyror, shpërthimet diellore: ato të gjitha kanë efekte shkatërruese.

Poqese do të ndesheshim me një rregull shumë të detajuar pas një shpërthimi – për shembull, poqese një shpërthim i nëndheshëm do të shkaktonte formimin e veprave të përkryera të artit, pallateve madhështore apo shtëpive impozante – do të mund të vinim në përfundim se pas këtij shpërthimi ekzistonte një ndërhyrje 'e mbinatyrshme' dhe se të gjitha grimcat e shpërndara prej shpërthimit janë shtyrë të lëvizin në mënyrë shumë të kontrolluar.

Citati i Sir Fred Hojllit, i cili e pranoi gabimin e tij shumë vjet pas kundërshtimit të Teorisë së Shpërthimit të Madh, e shpreh këtë situatë shumë mirë:

Sipas teorisë së shpërthimit të madh gjithësia filloi me një shpërthim të vetëm. Mirëpo siç mund të shihet më poshtë, një shpërthim thjeshtë e shpërndanë materien, ndërsa shpërthimi i madh (big bengu) në mënyrë të mistershme ka shkaktuar efektin e kundërt – me bashkimin e materies në formën e galaktikave. 6

Kur deklaron se Shpërthimi i Madh i hapi udhën rregullit është kundërthënës, ai padyshim se e interpreton Shpërthimin e Madh me një paragjykim materialist dhe supozon se ky ishte një 'shpërthim i pakontrolluar'. Mirëpo, ai ishte në realitet ai i cili rra në kundërshtim me vetveten duke bërë një deklaratë të tillë thjeshtë për t'mos pranuar ekzistencën e një Krijuesi. Sepse poqese me një shpërthim u shfaq një rregull madhështor, atëherë ideja e një 'shpërthimi të pakontrolluar' do të duhej të anulohej dhe do të duhej të pranohej se shpërthimi ishte jashtëzakonisht i kontrolluar.

Një aspekt tjetër i këtij rregulli mahnitës të formuar në gjithësi pas Shpërthimit të Madh është krijimi i një 'gjithësie të banueshme'. Kushtet për formimin e një planete të banueshme janë aq të shumta dhe aq komplekse sa që është gati e pamundshme të mendohet se ky formim është i rastësishëm.

Pol Dejvis, një profesor i famshëm i fizikës teorike, llogariti se sa 'mirë i harmonizuar'ishte ritmi/shpejtësia e zgjerimit pas Shpërthimit të Madh dhe ai arriti në një përfundim të pabesueshëm. Sipas Dejvis, po të kishte qenë ritmi i zgjerimit pas Shpërthimit të Madh më i ndryshëm madje me një përpjestim prej një në një bilion herë, asnjë lloj i yllit të banueshëm s'do të formohej:

Një matje e kujdesshme e vendos shkallën e zgjerimit shumë pranë një vlere kritike në të cilën gjithësia do t'i shmangej vet gravitacionit të saj dhe të zgjerohej përjetësisht. Pak më ngadalë dhe gjithësia do të rrënohej, pak më shpejtë dhe materiali kozmik do të ishte shpërbërë shumë kohë më parë. Është me rëndësi të pyetemi me saktësi se sa me finesë ka qenë 'e mirë harmonizuar' shkalla e zgjerimit për të rrënë në këtë vijë ndarëse të ngushtë në mes të dy katastrofave. Po të kishte dalluar shkalla e zgjerimit në kohën I S (kohë në të cilën modeli i zgjerimit tashmë ishte përcaktuar me vendosmëri) nga vlera aktuale për më shumë se 10-18, do të mjaftonte që kjo barazpeshë e brishtë të rrënohej. Fuqia shpërthyese e gjithësisë kështu përputhet me një saktësi gadi të pabesueshme në raport me fuqinë e saj gravituese. Është e qartë, se shpërthimi i madh nuk ishte ndonjë shpërthim i vjetër, por një shpërthim me një madhësi hollësisht të rregulluar. 7

Ligjet e fizikës që u shfaqën së bashku me Shpërthimin e Madh nuk ndryshuan fare në një periudhë prej 15 miliardë vjetësh. Veç kësaj, këto ligje u rezistojnë llogaritjeve aq të përpikta sa që edhe një ndryshim prej një milimetri nga vlerat e tyre ekzistuese mund të rezultojë me shkatërrimin e tërë strukturës dhe konfiguracionit/trajtës të gjithësisë.

Fizikani i famshëm Prof. Stefën Hoking deklaron në librin e tij "Një histori e shkurtër e kohës" se gjithësia është e bazuar në llogaritje dhe barazpesha të harmonizuara në mënyrë më delikate se që mund të paramendojmë. Hoking deklaron në lidhje me shkallën e zgjerimit të gjithësisë:

Pse filloi gjithësia me një shkallë aq pranë shkallës kritike të zgjerimit që ndanë modelet që rrënohen prej atyre që vazhdojnë të zgjerohen përgjithmonë, aq sa madje edhe tani, dhjetë mijë milionë vite më vonë, ende vazhdon të zgjerohet gadi në shkallën kritike? Po të kishte qenë shkalla e zgjerimit një sekond pas shërthimit të madh më e vogël madje edhe për një pjesë në njëqind mijë milionë milionë, gjithësia do të rrënohej para se të arrinte madhësinë e saj të tanishme. 8

Pol Dejvis poashtu sqaron pasojën e pashmangshme që rrjedh prej këtyre llogaritjeve dhe barazpeshave pabesueshëm të sakta:

Është vështirë t'i bëhet ballë përshtypjes se përbërja ekzistuese e gjithësisë, aq dukshëm e ndjeshme ndaj ndryshimeve të vogla në numra, është planifikuar me shumë kujdes…Bashkëveprimi në dukje i mrekullueshëm i vlerave numerike që natyra ka përcaktuar për konstantat e saj fundamentale duhet të mbetet dëshmia më bindëse për një element të projektimit kozmik. 9

Në raport me të njëjtin fakt, një profesor amerikan i astronomisë, Xhorxh Grinstain, shkruan në librin e tij "Gjithësia Simbiotike":

Kur i analizojmë të gjitha provat, shfaqet me këmbëngulje mendimi se një ndërmjetës i mbinatyrshëm – apo më saktë Ndërmjetësi – duhet të jetë i përfshirë. 10

Krijimi I Materies

Atomi, materiali ndërtues i materies, erdh në jetë pas Shpërthimit të Madh. Këto atome pastaj u bashkuan për të formuar gjithësinë me yjet e saj, tokën dhe diellin. Pastaj, atomet e njëjta themeluan jetën në tokë. Gjithçka që shihni rreth vetes: trupi juaj, karriga në të cilën jeni të ulur, libri që mbani në dorën tuaj, qielli që shihni nga dritarja, dheu, betoni, frutet, bimët, të gjitha gjallesat dhe çdo gjë që ju mund të imagjinoni ka ardhë në jetë me grumbullimin e atomeve.

Prej çfarë atëherë përbëhet atomi, materiali ndërtues i çdo gjëje, dhe çfarë strukture ka ai?

Kur e analizojmë strukturën e atomeve, shohim se të gjitha ato kanë një projektim dhe rregull mahnitës. Çdo atom ka një bërthamë në të cilën ekziston një numër i caktuar i protoneve dhe neutroneve. Përveç këtyre, ka elektrone të cilat lëvizin rreth bërthamës në një orbitë konstante me një shpejtësi prej 1,000 kilometrave në sekond. 11

Elektronet dhe protonet e një atomi janë të barabarta në numër, sepse protonet e ngarkuara pozitivisht dhe elektronet e ngarkuara negativisht gjithnjë e mbajnë ekuilibrin e njëra tjetrës. Po të ishte njëri prej këtyre numrave i ndryshëm, nuk do të ekzistonte ndonjë atom, pasiqë barazpesha e tij elektromagnetike do të çrregullohej. Bërthama e një atomi, protonet dhe neutronet në të dhe elektronet rreth tij janë gjithnjë në lëvizje. Ato sillen si rreth vetes ashtu edhe rreth njëra tjetrës në mënyrë të pagabueshme në shpejtësi të caktuara. Ato shpejtësi janë gjithnjë në përpjestim me njëra tjetrën dhe sigurojnë ekzistencën e atomit. Asnjë çrregullim, mospajtim apo ndryshim nuk ndodhë asnjëherë.

Është një gjë shumë e jashtëzakonshme që entitete të tilla tejet të rregullta dhe të përcaktuara të mund të vinin në jetë pas një shpërthimi madhështor që ndodhi në mosqenie. Po të ishte Shpërthimi i Madh një shpërthim i pakontrolluar, i rastësishëm, atëherë ai duhej të ishte pasuar prej ngjarjeve të rastësishme dhe gjithçka që u formua më pas do të duhej të ishte shpërbërë në një kaos të madh.

Në të vërtetë, një rregull i përkryer ka mbizotëruar gjithkund prej fillimit të ekzistencës. Për shembull, edhepse atomet janë formuar në vende dhe kohë të ndryshme, ato janë aq të organizuara sa që duken sikur të ishin prodhuar nga një fabrikë e vetme me një vetëdije të secilit lloj. Së pari, elektronet ia gjejnë vetes bërthamën dhe fillojnë të sillen rreth saj. Më vonë, atomet bashkohen për të formuar materien dhe të gjitha këto shkaktojnë krijimin e objekteve kuptimplota, të qëllimshme dhe të arsyeshme. Kurrë nuk ndodhin gjëra të dykuptueshme, të padobishme, jonormale dhe të paqëllimshme. Gjithçka prej njësisë më të vogël gjer te përbërësit më të mëdhenjë është e organizuar dhe ka qëllime të shumëfishta.

Gjithë kjo është një dëshmi solide e ekzistencës së Krijuesit, I Cili është i lartësuar me fuqi dhe tregojnë faktin se gjithçka vie në jetë sido që Ai të dëshirojë dhe kurdo që Ai të dëshirojë. Në Kur'an, Allahu flet kështu për krijimin e Tij:

E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë: "Bëhu"! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë… (Sure En'am: 73)

Pas Shpërthimit Të Madh

Atom

Rregulli i strukturës së atomit sundon tërë gjithësinë. Me lëvizjen e atomit dhe grimcave të tij sipas një rregulli të caktuar, malet nuk shpartallohen, tokat nuk ndahen/shkëputen, qielli nuk çahet dhe, thënë shkurt, materia mbahet e bashkuar dhe është e qëndrueshme.

Ashtu siç Roxher Penrouz, një fizikan i cili ka bërë kërkime të gjera për zanafillën e gjithësisë, ka theksuar faktin se gjithësia qëndron ku është jo thjeshtë si rezultat i rastësisë tregon se ajo padyshim ka një qëllim. Për disa njerëz, 'gjithësia është thjeshtë aty' dhe thjeshtë vazhdon të jetë aty. Ne vetëm rastisëm të gjejmë veten tonë mu në mes të gjithë kësaj. Kjo pikëpamje me siguri se nuk do t'na ndihmonte që të kuptojmë gjithësinë. Sipas pikëpamjes së Penrouz, ekzistojnë shumë gjëra të fshehta që ndodhin brenda gjithësisë ekzistencën e së cilës ne sot nuk mund ta marrim me mend. 12

Idetë e Roger Penrouz janë me të vërtetë domethënëse. Siç nënkuptojnë këto fjalë, shumë njerëz gabimisht ushqejnë mendime se gjithësia me gjithë harmoninë e saj të përkryer ekziston për asgjë dhe se ata jetojnë në këtë gjithësi prap kot së koti.

Megjithatë, nuk mundet assesi të konsiderohet si diçka e zakonshme se një rregull krejtësisht i përkryer dhe i mahnitshëm ndodhi pas Shpërthimit të Madh, i cili konsiderohet nga komuniteti shkencor të jetë mënyra e formimit të gjithësisë.

Shkurt, kur e analizojmë sistemin madhështor në gjithësi, shohim se ekzistenca e gjithësisë dhe funksionimi i saj mbështeten në barazpesha tejet të brishta dhe në një rregull tejet kompleks që të mund të shpjegohej me anë të shkaqeve të rastësishme. Siç është e qartë, assesi nuk është e mundshme që kjo barazpeshë e brishtë dhe ky rregull të jenë formuar vetvetiu dhe me anë të rastësisë pas një shpërthimi të madh. Formimi i një rregulli të tillë që pasoi një shpërthim të tillë si Shpërthimi i Madh do të ishte i mundshëm vetëm si rezultat i një krijimi të mbinatyrshëm.

Ky plan dhe rregull i pakrahasueshëm në gjithësi padyshim se vërteton ekzistencën e një Krijuesi me dijeni, fuqi dhe urtësi/mençuri të pakufizuar, I Cili ka krijuar materien prej asgjëje dhe I Cili e kontrollon dhe e drejton atë vazhdimisht. Ky Krijues është Allahu, Zoti i qiejve, i tokës dhe i çdo gjëje që është në mes tyre.

Të gjitha këto fakte na tregojnë poashtu se si pohimet e filozofisë materialiste, e cila është thjeshtë një dogmë e shekullit të 19të, janë zhvlerësuar nga shkenca e shekullit të 20të.

Duke e vënë në dukje planin, projektimi dhe rregullin madhështor që mbizotëron në gjithësi, shkenca bashkëkohore ka vërtetuar ekzistencën e një Krijuesi I Cili ka krijuar dhe sundon të gjitha qeniet: domethënë, Allahun.

Duke pasur pushtetin mbi një numër shumë të madh të njerëzve me shekuj të tërë dhe madje duke e maskuar vetveten me maskën e 'shkencës', materializmi, duke konsideruar se gjithçka përbëhet prej asgjë tjetër përveç materies, ka bërë një gabim trashanik dhe ka mohuar ekzistencën e Allahut, I Cili e ka krijuar dhe rregulluar materien nga asgjëja. Një ditë, materializmi do të mbahet në mend në histori si një besim primitiv dhe paragjykues që i kundërvihet si arsyes ashtu edhe shkencës.

Footnotes

1. George Politzer, Principes Fondamentaux de Philosophie, Editions Sociales, Paris, 1954, p. 84

2. Recounted in Jaki, S. (1980) Cosmos and Creator Regnery Gateway, Chicago

3. Stephen Hawking's A Brief History of Time A Reader's Companion (Edited by Stephen Hawking; prepared by Gene Stone), New York, Bantam Books, 1982, p. 62-63

4. Henry Margenau and Roy Abraham Varghese, eds., Cosmos, Bios, Theos, La Salle, IL: Open Court Publishing, 1992, p. 241

5. Hugh Ross, Ph.D., the Creator and the Cosmos, Navpress, 1995, p. 76

6. W.R. Bird, the Origin of Species Revisited, Nashville: Thomas Nelson, 1991; originally published by Philosophical Library in 1987, p. 462

7. W.R. Bird, the Origin of Species Revisited, Nashville: Thomas Nelson, 1991; originally published by Philosophical Library in 1987, pp. 405-406

8. Stephen W. Hawking, A Brief History of Time, Bantam Books, April, 1988, p. 121

9. Paul Davies, God and the New Physics, New York: Simon & Schuster, 1983, p. 189

10. Hugh Ross, the Fingerpring of God, 2nd. Ed., Orange, CA: Promise Publishing Co., 1991, pp. 114-115

11. A Dorling Kindersley Book – the Science, published in the United States by Dorling Kindersley Inc., p. 24

12. Stephen Hawking's A Brief History of Time A Reader's Companion (Edited by Stephen Hawking; prepared by Gene Stone), New York, Bantam Books, 1982, p. 143

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Parathënie
  • Prej Mosqenies Në Ekzistencë
  • Shenjat/Argumentet Në Qiej Dhe Në Tokë
  • Shkencëtarët Vërtetojnë Shenjat/Argumentet E Allahut
  • Faktet Shkencore Dhe Mrekullia E Kur’anit
  • Mashtrimi I Evolucionit
  • Filozofitë Që Bën Gabimin E Mohimit Të Allahut
  • Dëmet E Modelit Të Shoqërisë Që Nuk Beson Në Allahun
  • Banesa E Vërtetë E Premtuar: Ahireti
  • Një Qasje Krejtësisht Tjetër Ndaj Materies
  • Relativiteti I Kohës Dhe Realiteti I Fatit
  • Përfundim