Padyshim, asgjë s’mund të jetë më e rëndësishme se krijimi i njeriut dhe njohja e Krijuesit të tij. Ajo që kemi bërë gjatë këtij libri është që të përpiqemi të kuptojmë një temë që është me rëndësi të dorës së parë për çdo person.
Mendojmë se është e domosdoshme që ta përkujtojmë lexuesin në këtë pikë se njeriut nuk i nevojiten informata të shumta për të kuptuar se gjithësia dhe gjithçka në të, duke e përfshirë vetveten e tij, janë krijuar. Është në sferën e vetëdijes dhe arsyes së një fëmije të vogël poaq sa është në atë të një të rrituri të kuptojë se ai u krijua. Fjalët e profetit Ibrahim në Kur’an janë një shembull shumë i mirë për atë që nënkuptojmë.
Profeti Ibrahim një kohë jetoi në një bashkësi që nuk besonte në Allahun dhe adhuronte shtylla totemi në vend të Tij. Edhepse ai kurrë nuk kishte marrë ndonjë mësim për ekzistencën e Allahut, e kishte kuptuar me arsyen dhe vetëdijen e tij se ishte krijuar – për më tepër, se ishte krijuar prej Allahut, I Cili i krijoi qiejt dhe tokën. Kjo në Kur’an rrëfehet kështu:
E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: "Ky është Zoti im!" E kur ai u zhduk (perëndoi), tha:" Unë nuk i dua ata që humbën".Kur e pa hënën të posa lindur tha: "Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!" Kur e pa diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!" e kur ai perëndoi, tha: O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!" Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok Allahut! (Sure En’am: 76-79)
Siç shohim në shembullin e Profetit Ibrahim, çdo njeri që posedon arsye dhe vetëdije dhe ajo që është më e rëndësishme, i cili “nuk refuzon me padrejtësi dhe mendjemadhësi” është në gjendje të kuptojë se gjithësia u krijua dhe, për më tepër, se ajo u krijua me një rregull dhe plan madhështor.
Nuk ka dyshim se gjendja e atyre të cilët nuk pranojnë ekzistencën e Allahut, përkundër të gjitha argumenteve të dukshme të shpalosura për t’i parë të gjithë, është fare e habitshme për ata që posedojnë arsye dhe vetëdije. Në Kur’an, deklarohet kështu për ata të cilët nuk besojnë në fuqinë dhe krijimin e Allahut:
E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhe?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë. (Sure Rra’d: 5)
Këto që u rrëfyen në këtë libër janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër në jetën tuaj. Ndoshta gjer më tani nuk keni qenë në gjendje t’ia kushtoni vëmendjen e duhur rëndësisë së kësaj çështjeje apo ndoshta ka mundësi që madje kurrë më parë nuk keni menduar për këtë. Megjithatë, të jeni të sigurt se të pranosh/njohësh Allahun, I Cili ju ka krijuar, është më e rëndësishme dhe më e ngutshme se çdo gjë tjetër që ju mund të bëni.
Mendoni për ato që Ai ju ka dhuruar: ju jetoni në një botë të planifikuar/projektuar në hollësi deri në detalin më të vogël dhe të krijuar posaçërisht për ju. Ju nuk kishit dorë në këtë proces. Ju i hapët sytë tuaj një ditë dhe e gjetët veten në mes të mirësive të panumërta. Ju mund të shihni, mund të dëgjoni, ju mund të ndjeni…
Dhe kjo është kështu sepse Ai ka dëshiruar një krijim të tillë. Në një varg thuhet:
Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues. (Sure Nahl: 78)
Siç theksohet në këtë ajet, është Allahu dhe askush tjetër I Cili ju ka dhuruar gjithçka që ju posedoni dhe I Cili krijoi gjithësinë në të cilën jetoni. Prandaj, ejani dhe nënshtrojuni Allahut dhe jeni falënderues ndaj Tij për të gjitha mirësitë me të cilat Ai ju ka pajisur dhe në këtë mënyrë fitoni një shpërblim të amshueshëm. Nëse e bëni të kundërtën, do të tregoni mosmirënjohje dhe veten do t’i një ndëshkimi që, me vullnetin e Allahut, do të zgjas përjetë.
Të jeni të sigurt: Ai ekziston dhe Ai është shumë pranë jush…
Ai sheh dhe dëgjon gjithçka që ju bëni dhe dëgjon çdo fjalë që e shqiptoni…
Dhe të jeni të sigurt se çdo njeri, duke ju përfshirë edhe juve, shpejt do t’i jap llogari Atij…
Engjëjt thanë: "Larg nga të metat je Ti o Zot!
Ne nuk kemi asnjë dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti.
Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëm dhe i Urtë!"
(Sure Bekare: 32)